Atletja kampione akuzohet se ka përdhunuar një femër

14 Nëntor 2012, 22:41Lifestyle TEMA
Atletja kampione akuzohet se ka përdhunuar një femër

Autoritetet indiane, që po hetojnë rastin e një atleteje, që ka fituar medaljen e artë në Lojërat Aziatike, thonë se ai është një mashkull.

Policia e ka akuzuar Pinki Pramanik të hënën për përdhunim dhe sulm ndaj një gruaje, me të cilën jetonte në Bengal.

Gruaja ishte shprehur se Pramanik ishte një burrë, që i kishte premtuar asaj edhe martesë.

Një ekip prej tetë mjekësh kanë bërë një test për gjininë e atletes dhe kanë arritur në përfundimin se gjenetikisht është një mashkull.

Por Pramanik i ka mohuar akuzat, duke thënë se janë një konspiracion.

Ajo ka thënë se ka më shumë hormone mashkullore si rezultat edhe i ilaçeve që ka marrë gjatë karrierës si atlete.

Madje ajo ka shtuar se mjekët kanë thënë se ajo nuk është në gjendje të bëjë një përdhunim.

Prindërit e atletes thonë se ajo është një vajzë shumë e mirë.

Ky nuk është rasti i parë kur sportistet femra dyshohet se janë meshkuj. Kështu ka ndodhur me një atlete të Afrikës së Jugut, që dyshohej se ishte mashkull. Caster Semenya u përfshi në një debat, në fund të të cilit doli fituese, pasi testet provuan se ishte femër.

5 komente në “Atletja kampione akuzohet se ka përdhunuar një femër”

  1. Arberi USA says:

    Kaq e zorshme qenka per ta verifikuar,zoti ju ka dhene njerezve veglat e punes,vec verifikim kerkojne,shkurt ne se ke alltije je mashkull dhe pike.

  2. ciksi says:

    po mire o mire, po ky polici miop mos i ka hedhur gje doren te gjoksi(sado i vogel qofte ai ) ?

    1. Ai says:

      ahahahahahahahahhahahaahahahah

    2. armand says:

      Fotografia eshte bere gjate testit per te vertetuar seksin.

  3. trgirl says:

    paska rrujt musteqet cuni….;)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje