Dy amendamente anti- Berishë në Bruksel

15 Nëntor 2012, 22:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Parlamenti Evropian ka shtuar dy kushte të reja në rezolutën e tij për Shqipërinë lidhur me marrjen e statusit, të cilat janë qartazi dy kushte të sigurta që nuk realizohen. Eduard Kukan, kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Evropian, i cili është dhe një përfaqësues i së djathtës evropiane në parlament, ka propozuar dy amendamente që kanë të bëjnë e para me një gjykim të drejtë dhe të pavarur për 21 janarin dhe e dyta me mënyrën si duhen trajtuar ish- të përndjekurit politikë, duke theksuar se ka marrë shkas nga mungesa e dialogut dhe vetëdjegia e Lirak Bejkos. Të dy kushtet janë në fakt dy probleme tërësisht personale të Sali Berishës, që e lidhin atë me vdekjen e pesë qytetarëve, katër më 21 Janar dhe 1 tjetër javë më parë kur i dëshpëruar nga fyerja dhe refuzimi i qeverisë për dialog, një ish- i përndjekur i diktaturës vdiq pas një akti vetëflijimi.

Amendamenti i parë, ai i 21 Janarit, është tërësisht i parealizueshëm. Ndërsa Kukan në emër të Parlamentit Evropian kërkon një gjyq të ndershëm dhe të paanshëm, gjyqi ndaj vrasësve të katër qytetarëve është një tragjedi e vërtetë e sistemit të drejtësisë në këtë vend. Mjafton që zoti Kukan të dërgojë një ditë asistentin e tij në atë gjyq dhe do të shikojë rreth 30 të fortë që hyjnë në sallë të gjyqit me uniforma të gardës, i puthin dorën komandantit të gardës sikur të jetë një padrino, ulen në sallë pasi ulërasin shumica në tropojançe të fortë “pa q… nënën teme s’e dënon njeri këtë burrë”, dhe ulen përballë gjykatësve të trembur, që gati nuk u shpëton urina nga frika. Kjo është pamja e zakonshme e një dite gjyqi në Gjykatën e Tiranës për ngjarjet e 21 Janarit. Ekspertiza e shërbimit më profesional në botë kundër krimi, FBI, thotë qartë se komandanti i gardës ka vrarë së paku një demonstrues dhe besohet se ka vrarë dhe të dytin, por gjykata e ka lënë atë të lirë dhe në vend të tij janë të trembur vetëm gjykatësit që gjykojnë çështjen.

Personazhi kryesor i kësaj tragjedie, Sali Berisha dhe ndihmësi i tij, Lulëzim Basha, jo vetëm që nuk janë në sallën e gjyqit si të pandehur, por as është marrë guximi t’u shqiptohet emri si urdhërues të vrasjeve politike. Për shkak të këtij krimi shtetëror, që do t’i kushtojë rëndë historisë së këtij vendi, Sali Berisha ka prishur çdo standard të pavarësisë së institucioneve dhe ka futur me shpejtësi nën kontroll gjykatat, KLD, SHISH dhe prokurorinë, përmes një dordoleci që ka emëruar President. Në këto rrethana plotësimi i “amendamentit Kukan” ka vetëm një shpresë, ikjen nga skena politike e Sali Berishës, çmontimi i sistemit të kapjes së institucioneve dhe drejtësisë që ai ka bërë dhe rikthimin e shpresës për një gjykim real të vrasësve dhe urdhërdhënësve të 21 janarit. Deri sa të bëhet kjo ndoshta duhet kohë, por e sigurt është se ne deri atëherë do të jemi në vendnumëro në integrim jo prej Fierit, por prej vrasësve të Bulevardit.

Edhe “amendamenti i dytë Kukan” është i parealizueshëm. Vëmendja që ai i kushton dialogut me ish- të përndjekurit dhe përmbajtjes së ligjit për dëmshpërblimin e tyre, nuk ka lidhje fare me logjikën klasore të Sali Berishës dhe përdorimin e kësaj shtrese vetëm për qëllime politike. Ai nuk është puna se nuk i dha lekët sa ishte gjallë Lirak Bejko, por e fyeu atë, e quajti trafikant dhe shërbëtor të opozitës, vetëm pse ai njeri kish protestuar ndaj Sali Berishës dhe e kish qëlluar e një qese mielli para parlamentit. Ashtu siç ka vrarë deri më sot gjithë kundërshtarët që e kanë kërcënuar, ashtu e vrau dhe Lirak Bejkon. Gjithmonë i vret duke përdorur o mercenarë, o mekanizmin e tij vrastar politiko- shtetëror. E rëndësishme është se kush kërcënon atë, vdes. Ashtu vdiqën dhjetëra djem në Tropojë pas vitit 1997, ashtu vdiq Azem Hajdari, ashtu vdiq dhe Lirak Bejko. Ai ka hedhur gurin dhe ka fshehur dorën. Edhe kur nuk ngre dorën vetë, ai prodhon rrethana vrasëse për ata që nuk i do më të gjallë.

Në këto kushte dy amendamentet Kukan janë thjesht një njoftim përfundimtar që Bashkimi Evropian nuk na pranon me Sali Berishën për arsye që i di vetë Sali Berisha. Ai po vë si kusht që ne të shkojmë në Bashkimin Evropian me një proces të ndershëm dhe të pavarur për 21 janarin dhe me një qëndrim joklasor ndaj ish- të përndjekurve politikë, që nuk janë dakord me Sali Berishën. Kjo është njësoj sikur të thonë ‘u duam pa Sali Berishën’. Një gjyq i drejtë i 21 Janarit e çon Sali Berishën në qeli, ndërsa një drejtësi për ish- të përndjekurit politikë, e çon Sali Berishën si politikan në shtëpi. Dy kushtet e rezolutës së Parlamentit Evropian në këtë rast presin çdo shpresë se ne do të çelim ndonjë ditë negociatat me Bashkimin Evropian, por hapin shpresën e zbehtë se të paktën duhet të bindemi se shkak për këtë është Sali Berisha. Dhe duhet të zgjedhim ose atë, ose Evropën!

57 komente në “Dy amendamente anti- Berishë në Bruksel”

  1. tani says:

    ne lule te ballit saliut

    1. dino says:

      Eshte shume e thjeshte!Per kete gjyq special te ngrihet nje gjykate speciale me gjyqtare ndofta nga Kosova,ose te huaj!Gjyqi mund te behet me dyer te mbyllura!

  2. Labi Vlore says:

    Mire eke ti Mero,por nje pjes e emire epopullit Shqiptar,midis Europes dhe Saliut zgjedh Saliun.Problemin e kemi poshte ne popull.Eshte e paimagjinueshme qe Sali Berisha mbas vrasjeve te 21 Janarit,mbas krimve te panumerta te marre perseri nje numer te konsiderueshem votash.Edhe pse gjithsesi votat qe merr jane me pak se 50%,kjo nuk ka shume rendesi.Problemi me i madh eshte se nje numer shume i madh Shqiptaresh jane Kamikaze te tij te bindur.Eshte nje shoqeri e semure prej korrupsionit dhe krimit qe Sali Berisha ka perhapur poshte ne shoqeri.Plaget e regjimit te Sali Berishes do te jene shume te veshtira per tu kuruar.Ato jane plaget e Shqiperise.eshte e paimagjinueshme qe nje njeri normal te thote per viktimat e 21 Janarit.”Mire beri qe i vrau Sali Berisha” dhe me tej shton.”Nqs nuk do te shkonin te protestonin,nuk do ishin vrare”.Kjo eshte plaga me e madhe qe ka sot Shqiperia.Mendim i imi personal.

    1. Ben Chicago says:

      Ashtu eshte populli eshte kamikaze,populli eshte budall qe voton PD,i mencur eshte Fidel Ylli me pallatet e tij,Sadri Abazi me 15 milion $ te deklaruar ,eshte Rama qe deklaron 3000$ dhe jeton ne shtepi me qira,i zgjuar eshte Dash Peza me Kullat ne mes te Tiranes,,,,,te zgjuar te mencur,dhe largpames jane edhe G.Ruci,Arta Dade,L.Xhuvani me gjithe djemte e tyre qe vrasin njerez ne mes te Tiranes dhe nuk iu hyn gjemb ne kembe,,,pa harruar edhe zgjuarsine e cubave miliardere qe nuk dine te shkruajne si Tom Doshi dhe Sterkaj!!!!.Pra Kush eshte budalla populli????.Mua nuk me rezulton keshtu.Populli te jep gjithmone ate qe te takon.

      1. TJ says:

        Te lumte o Ben Cikago.Se shpejti Sala do te therrase si keshilltar personal te tij dhe dukesh qe e meriton te bashkohesh me nje vrases si Berisha.E ardhmja eshte perpara teje dhe do te flijohesh per Salen e Vicidolit

      2. vlora 1 says:

        Uarda une me mire rri me Koreane se me nje zgjebe puzzolente si ty

      3. sif says:

        O beno
        Po do Sala e fut jo ne Europe por edhe ne SHBA Shqiperine. Po te donte ai nuk pyet jo per Fierin, por as per Lushnjen dhe as per Beratin. Ja kish dhene Edit mjafton qe te hynim ne BE. Nuk do o Beno, se po te doje do bente sic beri kur zgjodhi Topin President, 5 deputete nga Fatosi dhe kaq. Edhe ne 2009 nje koalicion me Ilirin 4-5 ministra per 4 deputete dhe Kryeminister. Edhe kur zgjodhi Nishanin, mori Kaçon dhe e vuri president se deshi vete. Pse ça kujton ti Beno se po te doje berisha nuk hyn? Hyn ore hyn por nuk ja ka qejfi. Ku pjerth ai per Edin o Beno. Ai po te doje i ben 3/5 fet e fet. Eshte komunist i vjeter ai o Beno, nuk dorezohet kollaj. Por ti Beno ke mendimin tend, edhe une po te kisha Salen padronin tim, per nje cope buke, si ty do shkruaja. Ciao Beno pac fat.

      4. Tironsi says:

        Cope Palle.. !!

    2. Blerina says:

      Ashtu eshte, ne e meritojme nje qeveri te tille, perderisa nuk bejme asgje, perderisa ka akoma njerez qe perqendrohen te shajne opoziten dhe nuk shofim hatane e madhe qe na ka pllakosur, ne do vazhdojme te jemi vendi me i varfer ne evrope, si ekonomikisht dhe shpirterisht.

    3. reformer says:

      Shumica e komentatoreve ketu me duken pak si delirante. Te gjithe besojne se jane aq te zgjuar, madje se zoterojne nje fare fuqie mendore te vecante, mbi bazen e se ciles ata jane ne gjendje te profetizojne se cdo te ndodhe, se cfare meriton populli dhe se si voton populli e te tjera si keto.

      Me modesti dua te them vetem se ajo qe po ndodh eshte se faktori i trete ne loje – ose me mire te themi arbitri nderkombetar – po ben gati kartonin e kuq per Berishen.

      Ky eshte nje fenomen OBJEKTIV. Komentet tuaja jane SUBJEKTIVE.

      1. shqiperia says:

        HALLO REFORMA !
        MOS U MUNDONI TI ABSOLUTIZONI GJERAT. KOMENTI JUAJ ESHTE PO AQ SUBJEKTIV
        SA I TE TJERVE.
        MACH’S GUT

    4. ismet kuqi says:

      Labi Vlore!sesa vota merr berisha u duk ne zgjedhjet e fundit vendore .ngaqe ky hajdut donte vetem tiranen me te vetmin qellim qe te sfidonte kundershtarin e tij Ramen e perqendroi te gjithe makinen e tij shteterore te vjedhjes te zgjedhjeve ne tirane kurse rrethet e tjera te vendit i la pas dore dmth “nuk vodhi” dhe a e pate qe humbi ne gjithe shqiperine vodhi vetem tiranen sepse edhe ate e humbi|Ja pra Labi sa vota fiton realisht shpellari!

      1. Labi Vlore says:

        Po ne Shkoder pse mori 65% te votave.Apo edhe aty vodhi??Pse ne gjithe Veriun fitoi perseri e perseri??Dhe ne 2013-en Veriu prape per Saliun do votoje.Jane me te thella problemet e Shqiptareve.Sidomos te Verioreve.

    5. Leonard says:

      I ke rene pikes. Fjale me mend. Nuk kam c’te shtoj me.

  3. Beni says:

    Per Kelin

    hahahaha, shpreso kel shpreso, por i ka dale tymi kesaj pune. Se ka mbajt ndonje qeveri tre mandate qe ta mbaje sala! Te fala Mesiles dhe mos u deshpero pas 7 muajsh, mund te shkosh vete refugjat te ura ne Paris, mbase gjen ndonje pune atje se helbete me aftesite qe ke………

    1. Dean says:

      O Beno,une nuk po shof ndo1 Kel qe te ket komentuar ketu.A mos e ke fjalen per Kelin,ate kollovarin e Mesiles?????????

  4. tani says:

    zvarre si kadafi do te terheqim more sali

    1. Astrit N says:

      PO KURRE,KURE TE SHUHEN SHQIPTARET? dhe te ngelet (sala me janollaton)…………………………

  5. tani says:

    zvarre do te terheqin more sali

  6. Mir na e bejne neve says:

    Mir e ka sala bile bile pak po na ben ne meritojme me shume. Garda e republikes qe ushqehen me paret tona shkojne ne sallen e gjyqit me liste me bo presion katunaresh trupit gjykues. Po na brejne cdo dite e me shume. Ne rrime. Po me thershin dhe mua bashke me njemije dash e qingja nese sala don status nuk i a mban me e marre se e fusin ne vathen e europes e nuk e lene me qeveris. Na eshte bere i perjetshem ne qeveri. Ai eshte TRISHTIM TRISHTIM TRISHTIM

    1. Agimi says:

      Ke shume te drejte .

  7. populli says:

    Konkluzion:PS,PD, s’duan futjen ne BE, ato duan futjen ne paktin e detit te zi,ku s’diskuptohet drejtesia por tregetia.Stan me lepuj s’behet thote populli.

  8. analist says:

    “Pa qi nanën teme se dënon njeri këtë burrë”–ky eshte betimi solemn tropojan dhe mos te guxoj kush te denoj kumandarin se zbatohet menjiher betimi i dhan ne gjykat dhe fillon qirja e nenave te tyre nga vete keta halabaket tropojan te Tiranes!

  9. bamka says:

    beni flete arrestin dhe shkoni arrestojeni ne shtepi.dhe mbaron puna,derri do plumbin ka thene populli.

    1. LORA says:

      Kush ta beje arrestin?????Ajo dhjaksja ina rama?????
      Ajo me gjyqtaret e kane sajuar nje demostrim te tille,
      nga gangsteret e gardes pretoriane,per te krijuar alibine
      e pafuqise se tyre(per nje proces te plote e te sakte gjykimi), te cilen e beson edhe z.Baze per fat te keq.Sa te jete dhjeramani i historise ne fron,gjykimi dhe denimi i krimineleve te kulles se ngujimit kryeministror nuk ka per tu bere.Keshtu eshte z/zjBamka.

  10. e verteta says:

    Akoma su bindet ju se po te donte Garda dhe Berisha te vrisnin me 21 janar,do te qellonin ne rradhe te pare ata qe kishin hipur mbi kangjelat e rrethimit dhe qe cane porten me force e jo ata qe mund ti kene kapur plumbat rikoshet(!!!).BE-ja dhe Kukan (qe s’shte i djathte por i majte)e dine mire kete se e kane pare dhe degjuar vete.Hetimin e drejte te kesaj ngjarjeje dihet perse dhe nga kush e kerkojne…

  11. Dike Mullai thote- says:

    “Qendrimi i gjate i Berishes ne pushtet s’eshte force e tij, por dobesi e popullit. Kjo s’na ben nder.” Ne keto PAK fjale Akademiku i NDERUAR Rexhep Qosja flet shume! Sipas Jush,Mero:-“Per shkak te ketij krimi(krimeve)shteteror, qe do t’i kushtoje rende historise se ketij vendi,S.Berisha ka prishur cdo standart te pavaresise se institucioneve dhe ka ka futur me shpejtesi nen kontroll (kthetra) Gjykatat,KLD,SHISH dhe Prokurorine, permes nje dordoleci qe ka emeruar President.” Opozita e PERCARE ne te Majte, por edhe ne te Djathte (AK,FRD), dalin perdite, nga mengjezi ne mbremje:-Si dhe Sa mandate deputetesh do te fitojne ne Qershorin 2013! Kenaqen me SPEKTAKLE! Nese keto parti Opozitare perfaqesojne popullin, eshte URGJENTE te bashkohen. Se Pari te LARGOJNE Berishen, pastaj te shohin per Parlamentin tashme te UZURPUAR nga Berisha. Po priten Qershorin 2013:Berisha Veteshpallet MBRET! Kur ne relitet GJYKATA e HAGES e Pret!!!

  12. alban4eva says:

    dua te shof kur te denohet ushtari i gardes qe vrau, a do ti qijne nenat e tyre ata maloket qe betohen??? jam shume kurioz te shof incest malokerie..

  13. ligji says:

    Labi Vlore,
    pervec problemit per te cilin po i qani hallin Bazes,na rezulton edhe nje tjeter problem:Si t’a bejme me kete gjysmen e shqipetareve qe ju permendni dhe qe e kan koken mbrapsh e nuk mendojne si ne.Ti sikur ia pate vene ca emra para ca kohesh kesaj gjysme,por s’mjafton me aqe,problemi eshte si t’ia bejme qe te mos egzistoi fare kjo gjysem populli.Vetem keshtu mund te zgjidhej ky problem,pikrisht ashtu sic na e don neve mideja…
    O Labi Vlore,njerezit shohin dhe duan faktet dhe veprat,zoteri, e jo llafe…

  14. H.B. says:

    Uarda , je kaq precize dhe dhe e sakt ne ato qe thua, sa qorra dhe analfabet jane tere keta truleshet e tjere qe shkaravisin neveritshem sa po na veshtirosin gazetat…

  15. pellumbi says:

    Jam dakort me kushtet e evropes.Prokuroria dhe gjykata e evropes aty eshte,partite opozitare ose ps ta hedhi ceshtjen ne prokurorine e evropes;ata punonjes prandaj paguhen nga qytetaret evropiane dhe drejtesia del shume shpejt dhe pergjigje ju jepet dhe ketyre evvropineve qe punojne ne shqiperi dhe qe na thone vetem fjale te bukura e dipllomatike.Por kryesore eshte qe populli shqiptar qartesohet.

  16. ILIRET says:

    Sali Bej Risha ka ndertuar nje dinasti, ku gjithandej puneson dhe shperblen kamikazet e tij. Dhe ata jane besnike, si nje qen. Ma pare ata .ijne nanen e tyne, se sa tradhetojne padronin.
    Asht e veshtire me fitu ndaj kesaj tufe qensh te terbum, te cilet e dine fort mire, se po iku padroni, mbaroi dhe tasi me corbe qe ata perlajne e lepijne.
    Por populli asht tu e kuptu, se pas gjashte muajsh, nuk bahet fjale per votim, por per clirim…
    Clirim nga kjo bande injorantesh qe ka pushtu jo vetem institucionet, por tane rruget e sheshet e Tiranes, tu kelthit sa ju mba gabzherri i fytit, se qyteti ku ata kane mbrrit, tash e mbrapa po quhet Tirapoje…

  17. saimir koka says:

    Nuk dua te zgjatem ne komentin tim,por do te shtoja qe z.Kukan nje kopje te kushteve duhet t`ia dergoje edhe presidentit te shtetit qe nepermjet nje pseudodiplomati mban ne post nje kriminel tashme te dale bojee nepermjet tij pengos nje popull te tere qe lirine e demokracine e morri per femer te virgjer e qe ne fakt i doli nje prostitute qe shkon me ke te doje qofshin keta pseudodiplomate apo te vetquajtur “burra shteti”!

  18. Horri i Bulevardit says:

    Keto dy amandamente jane vene me urgjence nga KE, se si 21-janari dhe vetflijimi i heroit Lirak Bejko, kane nje emerues te perbashket, qe lidhen vetem me personin shtetasin Sali Berisha dhe keto dy amandamente jane thjesht vetem per te marre statusin e kandidatit, jo ate te anetarit, qe ka nje kerkese shume te qarte dhe te prere: Rikthimi i prones private, tek i zoti.
    Qysh ne vitin 92, kur ne pushtet erdhi Partija Demokratike, kerkesa kryesore per te vazhduar proceset demokratike, nga Bashkimi Europian, ka qene shume e qarte dhe e prere, Prona te rikthehet tek i zoti.
    Kjo kerkese erdhi edhe si rezultat i vemendjes europiane te biznesit, qe pa ne tregun shqiptar, nje treg te virgjer, ku mund te investohej, kjo mbasi prona te kishte pronarin real, qe kompanite investuese, mos te kishin probleme pronesie me shtetin dhe me personat e trete.
    Prona nuk u kthye tek i zoti, ketu nuk flas per latifondistet e medhenj si verlacet apo toptanet, qe do te duheshin te kishin nje kriter te barabarte perafersisht me te tjeret ish pronare.
    Prona sot fale vemendjes se vete shtetasit Sali Berisha dhe familjes se tij, u mor pa shperblim dhe u shit e u stershit disa here dhe sot kemi nje gjendje amorfi, ku ish pronaret jane ne dileme se sdine se me cilin duhet te bisedojne per te rimare pronen e tyre.
    Pronari i ri e ka blere me para ne dore,ata qe e shiten e kane blere tek te tjeret dhe perfundimi na con tek familja Berisha ku vete vajza e Sali Berishes, eshte ajo qe ka bere kete lemsh qe sot ska njeri qe ta shtjere.
    Mbas nje pranimi si kandidat per ne BE, ka disa afate qe duhet te presim, ku me e pakta eshte rreth dhjete vjet, kur i ke plotesuar te gjitha kriteret.
    Por ne rastin e Shqiperise, kriteri kryesor per tu antarsuar ne BE, ska gjasa qe te plotesohet, qe do te thote qe shqiptaret duhet ti heqin shpresat per nje antarsim ne BE edhe mbas vitit 2025.
    Sot po flasim vetem per nje pranim si kandidate, por si anetare, shqiptaret jane jashte cdo aspekti konkurues, qe do ta vere ne levizje mekanizmin europian, qe te na japi nje vend ne ate union.

  19. Ura e Bunës says:

    Qirja e nënës së tropojanëve ështe një ndër deklarimet më barbare që kanë dëgjuar të huajte në Shqiperi.Eshtë një sllogan delirant dalë nga koshjenca e sëmurë e njerzve të prapambetur!Gill,gazetari skandaloz i gazetës angleze “The Sun”,e ndeshi këtë deklarim në Tropojë dhe e publikoi edhe në gazetë si nëntitull!Ai shkruan se “Njerzit në këtë zonë me simbjozë të Trojës së djegur të Priamit nuk kanë ndryshuar shumë nga ajo kohë përplasje pellazgësh me pellazgë ku bukuria e Helenës në dorë të Parisit ishte edhe flaka e padukshme e një zjarri që do shkaterronte Trojën.Marrja e Trojës me dredhi prej Odise Nano(mbiemer i gjetur nga shkrimtari italian Manfredi-“Shiko “Mare Greco”-)përpos shkatërrimit të civilizimit dhe vrasjes së njerzve,solli edhe disa jetë të falura,agjentë në Trojë!Ishte Enea me të atin Anchise,në krah dhe banda e tyre me spiunë që shpëtoi nga sherbimet që kanë bërë.Enea dardan eshte nje spiun dhe nga ai vjen rraca tropojane,thotë Gill,sepse edhe emri nuk ndryshon shumë me Trojë!…Tropojë-Trojë.Gjithë pisllekun europian,gjethë pabesitë,vrasjet dhe krimet edhe sot vijnë nga dardanët tropojanë që nuk kanë asgje të perbashkët me Iliret,shqiptarêt,kosovarët…Dardanet sipas Eneidës së Virgjilit,pasi u perzunë nga lacialët si sherrxhinjë,u përzunë edhe nga Pellazgët e fushëkosovës duke u derguar në malësitë e Gjakovës,vend që nga trojanët e spiunit Enea,mori emertimin Tropojë…Kjo rracë e perzier nuk e ka për gjë tê vras e grabisë,të kryej incest dhe të jap për fjetje nje femer të shtëpisë duke ua kaluar edhe Vikingëve të cilit i gjejnë për krevat një femer në zonë!Gill thotë se i Zoti i shtëpisë,një ushtarak në policinë e shtetit(gardë presidenciale)e ka detyruar duke i cuar në krevat nënën.Nuk desha por gardisti i lartë tropojan më tha:”qifsha nënën time ti do flesh se s’bën me nënën time”.Nuk gënjej,lexoni anglezen”The Sun!”,maj 2009.

  20. br8s says:

    Mos ngatrojme Tropojanet me Salihin. Sala duhet te largohet me turp sic e meriton. “Tropojanet” e tij para ligjit. Vete Tropojanet e thjeshte jane humbesit e medhenj nga “bemat” e S.B. Ata do clirohen te paret

  21. Thone says:

    N.q.s. do te kontrolloshë një Vend; – Instalo atje – Injorancën dhe Fenë.
    Asnjë e mirë nuk të vjen nga cilido vend i huaj.
    Përça dhe Sundo
    Kali i botës të lë në udhë.
    S’mbahet shtëpia me mjell hua.
    Peshku i madh e ha të voglin.
    Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret.
    Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet.

    Një dru i shtrembër shtrembëron gjithë stivën.
    Mendja të të rritet, se qafën e thyen vetë pastaj.
    Çdo hap drejt kulturës është hap drejt Lirisë.
    E keqja bëhet shpejt, e mira vjen ngadalë.
    Eshtë fatkeqësi e madhe kur njeriu nuk njeh vetvehten.
    Kush rron vetëm me shpresë, vdes i dëshpëruar.
    Kush ka të kaluar ka edhe të ardhme.
    Mendja e të zgjuarit, budallait nuk i duhet gjë.
    Pushka të bën trim, Paraja mëndjemadh.
    Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.
    Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij.
    Shqiptari s’lë hak pa marrë e borxh pa larë.
    Liria fitohet e nuk dhurohet.
    Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.

  22. brace says:

    Per plakun kriminel,eshte pake plumbi,ai dhe banditet e tije meritojne vdekjen me c/njerzore,eshte vrases barbare,si tropojane i pa bese ai te vrete naten e te helle ne plehra diten.Prandaje fale Zotit qe ja merziti edhe Europes,dhe duan ta largojne me cdo kushte,u binden se pengesa kryesore per reformat,e afrimin me BE eshte ky flliqsire i ndyre.Ne si popull jemi te pa zotet,zduhet te presim te na e largojne diktatorin plake te vicidolit,Eropa e SHBA,duhet te protestojme deri sa te realizojme largimin e tije,skure edhe te dhunshme ti bejme protestat,plaku vrases eshte frikacake,u provu ne 97,e dine mire se duart i ka te lara me gjake,dhe do e kete perfundim tragjike.

  23. Iska says:

    Keni shume te drejte z.Mero,perse?…sepse dihet qe ne nuk e marrim statusin per BE dhe faji kujt mund ti jete,pervec Partise qe drejton sot vendin ,sepse:
    – Anetaret e Kabinetit jane kthyer ne disa kllouna servila,sahanlepiresa,te cilet jo vetem qe nuk kane kurajo te kundershtojne “sh.Sali”,por edhe argumenta kane frike te bejne qe ky njeri te korigjohet te pakten per interesa Kombetare.
    – Fajtori Sali i padiskutueshem,vini re sa bukur ben propogande KOmuniste,i cili ben loje fjalesh, sajon armiq te “Kombit, opoziten e kryesisht Edi Ramen”,kapet mbas miratimit te dy ligjeve e te rregullores se gjoja keta te fusin ne BE,ne nje kohe se sh. Sali e di mire se si jane shprehur disa trupa diplomatik ne Shqiperi:”pavarsisht se edhe keto ligje te miratohen,Shqiperia nuk i ploteson kushtet….etj,ka probleme me Demokracine”.
    – Pra eshte ai dhe Partia e tij pergjegjese per kete qe po ndodh ne kete prag te 100 Vjetorit te Pavarsise.Mos u beni si struci duke fshehur metoden komuniste me ate te trasparentes demokratike.

  24. tiku says:

    vetem plumbi e ndal Kanibalin

  25. maria says:

    Ati yne qe je ne qiell,
    qofte i nderuar emri yt,
    ardhte mbreteria jote,
    u befte deshira jote,
    si ne toke dhe ne qiell,
    jepna buken e perditshme,
    na fal per te ligat qe ne kemi bere,
    dhe ne do i falim te tjeret per te ligat qe na kane bere,
    na rruaj nga e keqa mos na ver ne prove…
    o Zot te lutem ndricoja mendjen xhaxhi Saliut ti permbushi sic duhet keto dy kushtet e Evropes…ta ndiejme dhe ne si popull nje here kenaqesine e venies deri ne fund te drejtesise… AMIN…

  26. kuksjani says:

    Merzitet Berisha ,se cfare thote Europa,e Amerika.O pika qe su bie.Shkone ne Europe thote;Fajin e ka Rama,te njejten ne Amerike.PARA KA I BENE TE GJIDHE PER VETE,pse keta nuk i hane parate?Dolare do merri,ERO do merri,JE SERE.1000 deshe e 1000 gjingja,ne sofer do i there.Populli te Sales do haje.

  27. bato says:

    Po ca intereson saliut mer ca thot europa na e jep apo nuk na e jep statusin nuk i behet vone per asgje ca thote europa per kushte apo pa kushte,rendesi per saliun eshte ti lutet zotit sa me shume qe ta mbaje ne gjume kete popull si eshte tani qe ta shfrytezoje deri ne maksimum deri sa dhe palcen tija marri.Po shqiptaret se kuptojne por mburren kur degjoj ca qe thojne sala na hoqi vizat e sala shtroi rruget me vjen shume inat kur degjoj nga shqipetaret keto fjale,pa menduar pak me thelle.

  28. Atdhetar USA says:

    Ekeqja e atij vendi ka qene dhe mbetet sali berisha. ky eshte kryemafjozi qe ka instaluar mafjen dhe korupsjonin. Duke qene vet kriminel mbron kriminelet si andrea prendi me shoke. Ekspertiza e FBI, qe vrasjet e 21 janarit i ka bere garda nga brenda dhe vidjua e Ilir Metes esht orgjinale, vetem sala dhe drejtesia e tij qe shikojne cthote sala pastaj te marin vendim i zvarisin proceset deri sa i nzjerin te pafajshem. Fatkeqesisht ka edhe shqiptare si urda, beni, e ashtuquajtura e verteta qe syt ushohin dhe drit su bejne, kure mbrojne krimin dhe kriminelet dhe nuke shikojne se ne cgjendje eshte populli, ku jo me larg se dy dit me pare nje raport prestigjoz i KE E RENDITE SHQIPERINE NE FUND TE BALLKANIT DHE VETEM MBI MOLDAVINE. Ndersa sali satanaja e vendos shqiperine nder vendet mete zhvilluara te evropes. keshtu vazhdon te mburet e mashtroj nje popull te tere ky mafjoz e kriminel. Mjer populli cfare mban nr kuris.

    1. indiferent says:

      TE GJITHE BUDALLENJTW E SHQIPERISE TE PAPUNET ,PABUKSA JANE MBLEDHUR KETU
      TEK TEMA DHE QAJNE HALLIN E QEVERISE . SI IDIOTA QE JENI KALONI KOHEN ME KETO SHKRIME
      SE PARA NUK KENI TE DILNI TE BENI QEJF , MOS E HARXHONI KOHEN KOT ME PALLAVRA
      NUK KA PER TU PYETUR JU NJERI .
      PRANDAJ DUART LARG NGA POLITIKA . SE JENI BURRA DILNI DHE BENI HEROIZMA
      DHE SHQIPERIA SHPETON, POR JO BLA BLA BLA .

  29. Altini says:

    Analize brilante

  30. gjon says:

    Te lumte o MERO keshtu e merito shpellari BERISHA brinje me brinje.Turp per ato opinionista te tipit veremli ARTAN HOXHA,qe perpiqen te mbulojne krimet etije.

  31. helena says:

    http://www.greekalert.com/2012/11/blog-post_6137.html

    http://aftonomi.gr/koinonia/dromena/item/557-albanoi-xtizoun-ribiera-sti-boreio-ipeiro-me-katapatiseis-kai-kalasnikof.html

    Mafia shqiptare nderton me ndihmen e qeverise dhe kalashnikoveve vila turistike ne Himare

    ΕΠΙΚΑΙΡΑ: Χτίζουν ριβιέρα… στη Βόρειο Ήπειρο με καταπατήσεις και Καλάσνικοφ!
    9:07 μ.μ. Βορειοηπειρωτικά No comments
    Αποστολή με μήνυμα ηλεκτρονικού ταχυδρομείου BlogThis! Μοιραστείτε το στο Twitter Μοιραστείτε το στο Facebook

    Αρπαγή περιουσιών Ελλήνων στη Χειμάρρα με τη συνενοχή των αλβανικών Αρχών

    Για την προστασία των επιχειρηματικών συμφερόντων έχουν επιστρατευτεί ένοπλοι, οι οποίοι φρουρούν με Καλάσνικοφ υπό κατασκευή τουριστικές εγκαταστάσεις!

    ΤΟΥ ΓΙΑΝΝΗ ΣΥΜΕΩΝΙΔΗ

    Το τείχος που χωρίζει την ελεύθερη Κύπρο από τα κατεχόμενα εδάφη της δεν είναι το μοναδικό που έχει απομείνει στην Ευρώπη μετά την πτώση του Τείχους του Βερολίνου, τέτοιες ημέρες είκοσι τρία χρόνια πριν. Στα παράλια της Χειμάρρας, στη Βόρεια Ήπειρο, ιδιώτες, με την ανοχή – υποστήριξη των αλβανικών Αρχών, έχουν εγκαταστήσει φράχτη για να εμποδίσουν την πρόσβαση των Ελλήνων της περιοχής τόσο στη θάλασσα όσο και στις περιουσίες τους. Οι ελληνικές περιουσίες έχουν μπει εδώ και καιρό στο στόχαστρο της αλβανικής κυβέρνησης, που προσπαθεί να τις υφαρπάξει και να τις μοιράσει στους Αλβανούς εκλεκτούς της.

    Για την προστασία, μάλιστα, των επιχειρηματικών συμφερόντων, τα οποία επιθυμούν να δημιουργήσουν στην όμορφη κοιλάδα της Κακομαίας -καταλήγει σε μια σμαραγδένια παραλία του Ιονίου Πελάγους-, την αποκαλούμενη «αλβανική Ριβιέρα», έχουν επιστρατευτεί ακόμα και ένοπλοι, οι οποίοι
    φρουρούν με Καλάσνικοφ εκτρωματικές μεζονέτες και λοιπές υπό κατασκευή τουριστικές εγκαταστάσεις! Σημειώνεται, ωστόσο, ότι οι κατασκευές έχουν αδρανήσει εξαιτίας της έλλειψης οικονομικών πόρων, μολονότι φαίνεται πως έχει δραστηριοποιηθεί επενδυτικώς ακόμα και η Παγκόσμια Τράπεζα…

    Τα «Επίκαιρα» πληροφορούνται πως στην επίμαχη περιοχή, η οποία καλύπτει συνολική έκταση εκατοντάδων χιλιάδων στρεμμάτων, βρέθηκε προσφάτως κυβερνητική επιτροπή ελέγχου της εφαρμογής του νόμου 7501, με τον οποίο επιχειρείται η ιδιοποίηση από το αλβανικό κράτος της περιουσίας Βορειοηπειρωτών, της Αρχιεπισκοπής Αλβανίας, καθώς και των ελληνικών κοινοτήτων.

    Το 2004 η αλβανική κυβέρνηση εκμίσθωσε για ενενήντα εννιά έτη έκταση 700 στρεμμάτων στην κατασκευαστική εταιρεία «Ρίνϊ8Γ3», η οποία φημολογείται πως έχει ανοιχτή γραμμή επικοινωνίας με τον ίδιο τον πρωθυπουργό της Αλβανίας, Σαλί Μπερίσα. Ο γενικός γραμματέας της Ένωσης Χειμαρριωτών, κ. Σπύρος Κούτουλας, πάντως, επισημαίνει στα «Επίκαιρα» πως πολλές φορές άνθρωποι του αλβανικού υπόκοσμου υποστηρίζουν πως διαθέτουν ισχυρές «πλάτες» στο εσωτερικό της αλβανικής κυβέρνησης και στο εξωτερικό για λόγους εντυπωσιασμού, χωρίς να ισχύει κάτι τέτοιο.
    «Αλλοίωση πληθυσμού»
    Τον Ιούλιο του 2008 οι Βορειοηπειρώτες είχαν προσφύγει δικαστικώς, με βάση τους τίτλους ιδιοκτησίας που κατείχαν από τους προγόνους τους μαζί και με άλλα αποδεικτικά έγγραφα. Τα αλβανικά δικαστήρια, ωστόσο, απέρριψαν τις υποθέσεις τους, ενώ την ίδια τύχη είχαν και οι εφέσεις που κατέθεσαν, οι οποίες απορρίφθηκαν βεβιασμένως με «παρατραβηγμένα» αιτιολογικά. Οι δικαστικοί επιχειρηματολογούσαν συχνά πως οι τίτλοι ιδιοκτησίας ήταν άκυροι από τη στιγμή που είχαν κατοχυρωθεί κατά την περίοδο της οθωμανικής κατοχής, η οποία έληξε όμως μόλις το 1912…

    Με το νόμο 7501 οι Αλβανοί επιδιώκουν να δοθεί η γη της Χειμάρρας, όπως οι παραλίες Αλύκου, Εξαμηλίου, Παλέρμου, Δραλαίου και Γιάλιου, σε όσους έχουν εργαστεί επί κομμουνιστικού καθεστώτος στις κολεκτίβες της. Η επιτροπή που βρέθηκε στην περιοχή εξέτασε πόση γη θα περισσέψει από τη διανομή της, ώστε να περιέλθει στο αλβανικό κράτος, και αυτό με τη σειρά του να την εκχωρήσει σε διαπλεκόμενα συμφέροντα. Πολλές εκτάσεις, εξάλλου, έχουν χαρακτηριστεί στρατιωτικές προκειμένου να δημευτούν ευκολότερα.

    Σύμφωνα με όσα υποστηρίζει στα «Επίκαιρα» ο κ. Δημήτρης Περδίκης, πρόεδρος της Κίνησης για την Αναγέννηση της Βορείου Ηπείρου, όσοι Έλληνες είχαν εκτοπιστεί από το κομμουνιστικό καθεστώς δικαιούνται ελάχιστες μόνο από τις εκτάσεις που άφησαν πίσω τους: «Οι υπόλοιπες θα δοθούν σε Αλβανούς διαπλεκόμενους, προκειμένου να αλλοιωθεί η πληθυσμιακή σύνθεση της Βορείου Ηπείρου», συμπληρώνει ο κ. Περδίκης.

    Στο πλαίσιο αυτό κινείται και η πρόθεση των αλβανικών Αρχών, όπως πληροφορούνται τα «Επίκαιρα», να δημοσιεύσουν στοιχεία της πρόσφατης απογραφής πληθυσμού, σύμφωνα με τα οποία οι Έλληνες μειονοτικοί θα παρουσιάζονται τριπλάσιοι σε αριθμό απ’ αυτούς που πραγματικά απεγράφησαν, προκειμένου να φανεί πως γίνονται σεβαστά τα ανθρώπινα δικαιώματα…

    «Δεν μπορούν να μος στερήσουν τα δικαιώματα μας»

    Οι Βορειοηπειρώτες δεν μένουν με σταυρωμένα χέρια, μολονότι έχουν δικαιωθεί δικαστικώς μόνο σε μία περίπτωση, στο Γιάλι, η οποία αφορούσε σε θυγατέρα πρέσβη. Για παράδειγμα, στο παραλιακό Σβερνέτσι, ένα αμιγώς ελληνικό χωριό που βρίσκεται κοντά στον Αυλώνα, οι κάτοικοι έχουν ξεσηκωθεί, ενώ ο δημογέροντας Γιώργος Σούμπασης έστειλε επιστολή διαμαρτυρίας (φωτογραφία) στις 23 Μαρτίου 2012 με αποδέκτες, μεταξύ άλλων, τον Αλβανό πρωθυπουργό Μπερίσα και τη γενική εισαγγελέα της Αλβανίας, Ίνα Ράμα. Πίσω από την υφαρπαγή της περιουσίας των εκεί Ελλήνων φέρεται πως βρίσκεται ο επιχειρηματίας Αρτούρ Σέου, ο οποίος έχει την έδρα του στη Φλόριντα των ΗΠΑ, αλλά διατηρεί πολύ καλές σχέσεις με το αλβανικό κατεστημένο. Αυτό φάνηκε και από την αποδοχή σε πρώτο στάδιο από τις δικαστικές Αρχές αμφιβόλου νομιμότητας εγγράφων στα τουρκικά που προσκόμισε ο ίδιος, καθώς και των καταθέσεων ψευδομαρτύρων.

    Στην επιστολή του ο κ. Σούμπασης αναφέρει επίσης πως τα προβλήματα ξεκίνησαν από το 2000 κι έπειτα, ενώ προσθέτει πως η αλβανική κυβέρνηση εκμεταλλεύτηκε το γεγονός ότι πολλοί Βορειοηπειρώτες είχαν μεταναστεύσει στην Ελλάδα προκειμένου να μετατρέψει τα αγροτεμάχια τους σε κρατικά, χαρακτηρίζοντάς τα «ορφανά». Ο δημογέροντας του Σβερνετσίου, ο οποίος είχε στείλει παρόμοια επιστολή και το 2005 ουσιαστικά χωρίς αντίκρισμα, ζητά τη συνδρομή των Αρχών ώστε να λυθεί το πρόβλημα, τονίζοντας χαρακτηριστικώς πως ο ίδιος και οι συγχωριανοί του έχουν δικαιώματα που κανένας δεν μπορεί να τους στερήσει.

  32. 100% says:

    AKTI I FUNDIT .sala , do beje sic BERI Ramizi……….pastroj rrugen nga demokratet. JEMI POPULL INTERESAXHI , MEDIOKER , SERVIL E TE KORRUPTUAR , TE TREMBUR QE NE BARK TE NENES . ………………………..POPULLI KA VDEKUR………………MUNGON IDEALI .

  33. kol tivari says:

    Mos u shqetsoni se statusi merret ne Dhjetor .Tre ligjet votohen te hanen se Brukseli ja ka bere te qarte Rames se po nuk u votuen ligjet ata do fajsojne Ramen.Per Fierin sa te sherohet ai Ndreko qe i dha rraport mjoksor e shoqja do zgjidhet.Ndreko shkon ne shtepi se kshilltaret socialist kana kalue djathetas si Paulin Sterkaj majtas.Shitblerje bagetish por me dy kembe.Keshtu Rames i ka ardhe veza te bytha si me imunitetin.

  34. e verteta says:

    Ura e bunes:
    Bjeri vetes mbrapa,zoteri se,mesa duket,ti paske kaluar fare,paske lajthit:Gjithe pislleku,te keqijat,vrasjet,krimet,pabesite e tj. Europes i vikan nga dardanet e Tropoja !? Paske marre fund,o vella.Nuk paske njeri aty afer te te dergoi te vizitohesh? Bravo o z. studjuas historije!ndersa si atdhetarizem,eshte e kote te miresh me ty, pasi nuk e besoj te kesh sherim.C’bere me B.Currin dhe Isa Boletinin qe edhe ata jan nga Tropoja? Apo….,edhe une c’them,s’te ve faj o vella,e ke nga semundja e rende mendore,s’eshte nevoja te zgjatemi…

  35. Rama largohu says:

    Rama eshte njeriu me qesharak ,aty ku peshtyn lepin prap.
    Lider pa personalitet , pa diplomaci , Roli i tij dhe i gjithe komunisteve te tjere eshte
    te pengojne rruget e shqiperise drejt europes..Ky sharlatan si egoist qe eshte ,pretendon qe nje
    dite te fitoj dhe ti bej vete keto hyrje ne BE .
    MJERE SHQIPERIA QE ESHTE E RRETHUAR NGA KOMUNISTE SA MAJTAS DHE DJATHAS

  36. llogjika says:

    Shumica e juve qe komntoni ketu nuk i perkisni asnje partije politike shqipetare,jeni ikanaket komunisto-sigurimsa te shperndare dhe strukur neper bote nga frika e hakmarrjes pas shembjes se regjimit tuaj barbar.Fantazoni,e trimerohuni sa te doni.Askush s’jua var dhe as pyet per ju.

  37. viktor says:

    Nje gje eshte e sigurte se ne vendin tone sdo kete ase zgjehje te lira as pranim per ne europe dhe do e kthei ne diktature dhe ky seshte fai i nje krimineli siq eshte serbiberisha pore fai ne histori do i ngele intelektualeve dhe popullit Shqiptare qe lejon nje kriminel te tille ta qoi ne gremine gremine e cila as armiqte qe e vrane e prene kete popull dhe se shuajten dhe tani gjeten njeriun qe ta shty ne gremin gremin ndofta qe do i kushtoi shume gjithe kombit kudo qe ka kembe Shqiptari.Fatkeqesi se ne ditet qe historia vertetoi padreitesit ndai keti konbi dhe mundesia e bashkimit te troive ishte me afer se kurre dhe tradhtaret drejtoin kete komb dhe pateriotet dhe ate qe enderoin kete komb demokratik e te bashkuar te shperndare ne bote.Mos tia leiome kriminelit tna shty ne gremin

  38. Zana says:

    Populli shqiptar ka nje semundje te keqe qe e ka mberthyer,emrin i kesaj semundje eshte “Sindroma e Sali Berishes”.
    Me vjen keq qe kjo semundje ka prekur thelle edhe intelektuale si Mero Baze.

  39. *_Realist_* says:

    BOLL ME O M.BAZE,NUK KA ME…………………….

    SALI BERRISHA DUHET TE ARRESTOHET URGJENTISHT BASHKE ME EDVIN RAMEN !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje