Pranë pjesës jugore të parkut kombëtar të kanioneve në Utah, SHBA, në një nga vendet më të bukura në botë, jeton një familje e madhe. Ata janë mormonë fondamentalistë, që praktikojnë poligaminë.
Enoch Foster ka dy gra dhe 13 fëmijë.
Shtëpia e tyre është brenda një shkëmbi në komunitetin Rockland Ranch.
Ky komunitet ka rreth 100 banorë dhe 15 familje poligamiste dhe monogamiste jetojnë pranë njëri- tjetrit.
Komuniteti është themeluar 35 vjet më parë në pjesën jugore të një guri ranor.
Poligamia ishte pjesë e mësimeve të kishës së mormonëve dhe u soll këtu në vitet 1840.
Por pjesa kryesore e braktisën këtë praktikë, ndërsa 37 mijë fondamentalistë mormonë e vazhdojnë praktikën edhe sot duke besuar se martesa me shumë gra do sjellë gëzim në parajsë.
Shtëpitë e mëdha janë futur brenda shkëmbinjve. Për këtë qëllim është përdorur eksploziv.
Aty punojnë të gjithë bashkë për të mbajtur komunitetin.
Fotografi që ka sjellë këto imazhe, Jim Urquheart, thotë se ka bërë një test gjykimi përpara se të lejohej për të marrë fotot.
Ai thotë se ka mbetur i mahnitur për shkak se ishte një gjë e rrallë të dokumentoje jetën e tyre.
Fotografi thotë se ishte një vend ideal për të rritur fëmijët. Ai shton se fëmijët nuk e çonin ditën dëm me video- lojëra, por punonin përkrah prindërve duke e njohur natyrën dhe eksploruar botën.
Alkooli dhe drogat nuk lejohen në komunitet.
Nje gje kemi te perbashket, shume gra e shume femije, allahu ua shperblefte.
shpella t’bukra paskan!
shif kur t’shloj sala kushtrimin ne malci per moderrnizimin e shpellave te maleve prej nga ka ardh sala me malot e tjere!
do ta vendosi edhe ne programin e pedese shpellnimin e shqipnis sala.
pasandaj titulli shpellar do te jete nder..