Zakonisht stili i jetesës së politikanëve është shumë larg nga ai i elektoratit të tyre. Por nuk ndodh kështu në Uruguai. Njihuni me presidentin që jeton në një fermë të rrënuar dhe dhuron shumicën e pagës së tij
Rrobat lahen diku jashtë shtëpisë. Uji vjen nga një pus në oborr, i veshur me bimë. Vetëm dy oficerë policie dhe Manuela, një qen me tre këmbë, bëjnë roje.
Kjo është rezidenca e presidentit të Uruguait, Jose Mujica, stili i jetesës të të cilit ndryshon shumë nga shumica e liderëve në botë.
Mujica ka hequr dorë nga shtëpia luksoze që ofron shteti uruguaian për liderët dhe ka vendosur që të qëndrojë në fermën e gruas, në një rrugë të paasfaltuar jashtë kryeqytetit Montevideo.
Presidenti dhe e shoqja punojnë vetë tokën e rrisin lule.
Ky stil jetese i kufizuar vjen për shkak se Mujica e dhuron rreth 90 përqind të pagës së tij mujore prej 12 mijë dollarë. Për këtë arsye ai është cilësuar si presidenti më i varfër në botë.
“Kam jetuar kështu shumicën e jetës sime,” thotë ai, i ulur në një karrige të vjetër në kopsht.
“Mund të jetoj mirë me këtë që kam”.
Nga paga e dhuruar e tij përfitojnë njerëzit e varfër dhe sipërmarrjet e vogla. Nga ajo që mbetet mund të thuhet se ai merr sa një uruguaian mesatar, pra rreth 775 dollarë në muaj.
Në vitin 2010, pasuria e tij e deklaruar me detyrim ishte 1800 dollarë, vlera e një Volkswagen Beetle e vitit 1987.
I zgjedhur në vitin 2009, Mujica kaloi vitet ’60 dhe ’70 si pjesë e guerileve Tupamaros, një grup i armatosur i majtë, i frymëzuar nga revolucioni kuban.
Ai është qëlluar gjashtë herë dhe ka kaluar 14 vite në burg. Shumicën e dënimit e ka kaluar në kushte të ashpra dhe në izolim deri në vitin 1985 kur Uruguai u kthye në demokraci.
Vitet në burg e kanë ndihmuar që të ketë një vizion të ri për jetën.
“Më thonë presidenti më i varfër, por nuk ndjehem i varfër. Njerëzit e varfër janë ata që punojnë vetëm për të pasur një stil të shtrenjtë jetesës dhe duan gjithmonë e më shumë,” thotë ai.
“Kjo është çështje lirie. Nëse ti nuk ke shumë gjëra në pronësi, nuk të duhet të punosh gjithë jetën si skllav për t’i mbajtur ato, ndaj ke më shumë kohë për veten.
Mund të dukem si një plakush ekscentrik, por kjo është një zgjidhje e lirë,” thotë ai.
Por edhe pse e simpatizojnë për stilin e jetesës, kjo nuk do të thotë se ai nuk është i kritikuar për atë që bën qeveria.
Opozita uruguaiane thotë se rritja ekonomike e vendit nuk ka sjellë shërbime më të mira publike në arsim e shëndetësi.
Për herë të parë që prej vitit 2009 kur ai u zgjodh, popullariteti i ka rënë nën 50 përqind.
Megjithatë ai nuk ka pse shqetësohet shumë për popullaritetin. Ligjet e Uruguajit nuk i lejojnë atij të rizgjidhet. Kështu, në moshën 77 vjeçare, ai do të tërhiqet nga politika.
Kur ta bëjë këtë gjë, do të marrë një pension dhe ndryshe nga sa ndodh me shumë ish- presidentë, ai nuk do e ketë të vështirë të mësohet me pagesën që do marrë.
*Marrë me shkurtime nga BBC
“Njerëz te varfër janë ata që punojnë vetëm për të pasur një stil të shtrenjtë te jetesës”
Si mund t’i shpjegohet kjo fjali nje shqiptari qe ka shtepi si e ketij por qe del xhiro me BMW X5 dhe 200 leke ne xhep?
Mos fol me se e prish!
Ky i duhet dhe popullit tone qenka Nene Tereza e dyte dhe do te kete mirnjohjen e mbare botes se te paket jane ata rrjepin me te doptit.
Une si Lym u mallengjeva. Mu kujtue femijria Doktorit. Ky president i Uruguajt nuk osht burre shteti se nuk mar per vete perfitimet qi sjell Denmokracia.
Ky eshte nje gomar dhe asgje me teper!
Prej tij kerkohen reforma dhe vizion qe te çoje perpara ekonomine dhe shoqerine, e jo te jetoje si qen ne nje kasolle,
Po çmund te presish nga tipa te till , pasardhes te Maximilien François Marie Isidore de Robespierre. Edhe ky jetonte ne nje papafinge te qelbur 40 m2 dhe bente si “i pakorruptueshem” !!
Edhe baba Saliu (ynë) na bente “kakardhi” dhe na hiqej si i tille (si “de Robespierre”) kur banonte ket “Brraka”, por, iu rriten femijet dhe ia nxorren te palarat; me Gerdecin, e me the e te thashe:)
Ke qene ndonjehere ne Urguay? Ik shiko njehere pastaj fol. Atje dhe ne Argjentine emigrojne vendet e tjera te Amerikes Latine.
Me qe ti ka zene syte injoranca meso se:
1. Uruguai eshte nje nga vendet me demokratike te Amerikes Latine.
2. Banoret kane mireqenie shume te larte.
Ketu ka merite te madhe edhe ky president shembullor, pa egoizem pasuror, por qe jeton ne paqe me vetveten.
Per skuadren e futbollit, ma ha mendja se ke degjuar
Selam!
Gomar je ti, hapi syte dhe shiko Urugain.
http://turismo.culturamix.com/atracoes-turisticas/uruguai-turismo
Po hajde njeher ktej nga SaliStani e shikoje as puntori me i thjesht i komunes nuk bene kshu . Se jan linde te pasur qe ne femijeri .
Ky njeri qendron me kembe ne toke, ka kaluar vuajtje te panumerta dhe kerkon te qendroje perseri njeri se ne fund te fundit, ai e ka te qarte se pushteti nuk eshte i tij personal, pushteti eshte i te gjitheve.
Ne as mund ta enderrojme nje njeri si ky, qe te na drejtoje.
SHPRESOJ NJE DITE TE KEMI NE NJE LIDER TE TILLE. E JO SI JOZEFINA E BERISHA QE FOLEN NE PARLAMENT: JEPJANI JU TE PS-SE RROGEN TE BURGOSURVE POLITIK QE JANE NE GREVE…
ROB ZOTI
Bravo horri. Ne as qe mynd ta imagjinojme nje njeri te tille.
Koshienca jone si komb ka mbaruar.
Ne jemi si kafsha. Duhet ta shqyejm te dobetin.
Shikoi disa komentues. Kane shkuar ne perendim dhe kane krijuar nje nivel jetese dhe harruan jerezit qe lane mbrapa. Tani jane te djathte.
Njerez me instikt.
Ky njeri I madh I perket te ardhmes.
Fatkeqesisht ne nuk do te jemi gjalle.
Akoma duhet te jetojme mes pisllikut, maskarallikut te ramyt,remit,alpidhit,mendimkarit, ben qimekar,gos dhe salise.
Kafshe grabitqare me ftyre nherezish.
Te pameshirshem. Nje hap larg nazizmit.
Eshte e veshtire te keshe koshiencen e njeriut edhe pse nga pamja mund te dukesh I tille.
Dhe kjo me duket se nuk eshte ne doren e vete njeriut.
E kam pasur dhe e kam ender te jetoj ne uruguaj. Kam lexuar prej kohesh per kete shtet social. Shteti bile mvulon shpenzimet edhe per operacione plastike.
Ne smund te kemi hak qeveri te tilla me popull injorant qe hedh gurin perpjete ti bjere kokes.
Let te vuajm te gjith. Le ti shkaterrojme uzina, fabrika, kombinate, kinostudjo, teatro, estrada,oekestra, spitale, universitete, kampe pushimi, linja hekurudhore, porte, kopshte, cerdhe.
Tani jemi te lire. Mund te shajme e te vrasim ke te duam. Popull me bisht.
Kur trishtohem, I jap te drejte turkofagos qe na quan popull me bisht.
Koshienca jone eshte me e ulet se atyre qe jane me bisht.
Eshte nje shembull i mire per te gjithe poliikanet e botes,sidomos,politikanet shqiptare qe cdo gje e bejne vetem per t’u pasuruar ne kurriz te popullit.Ky nuk eshte vetem nje shembull ne boten demokratike,thone se edhe kryetari i bashkise se Nju Jorkut,punon vetem per nje dollar ne muaj,sepse gjithe pagen e tij te majme ja dhuron shtetit.Ai e merr kete dollar vetem per te treguar se ka marre pagen e tij mujore.Ne bote mund te kete edhe njerez te tille te tjere humaniste,por ne nuk i dime.Dime vetem vampiret shqiptare,qe po i rrjepin lekuren popullit dhe nderkohe ankohen se nuk marrin aq sa duhet.Shqiperia eshte nje vend i varfer dhe nuk duhet te kete nje cperpjesetim te tille pagash sic bejne politikanet tane.Para disa vitesh,nje politikan shqiptar,sot minister ne qeverine e Berishes deklaroi ne TV se parlamtaret tane marrin rroga me te larta se homologet e tyre ne vendet e tjera te Ballkanit.A e dine politikanet tane se Shqiperia ze vendin e fundit ne Ballkan per mesataren e jeteses.Si mund te krahasohet ajo me Sllovenine,apo Kroacine qe kane disa here te ardhura me te medha per fryme se Shqiperia.Por politikanet shqiptare i ngjajne dhise se zgjebosur ,e megjithate e mban bishtin perpjete se aq kuptojne ,ata duan vetem te pasurohen ne kurriz te popullit.NUk ka gje se disa vuajne per buken e gojes kurse disa dalldisin plazheve te Antaljas,Sharm El Sheikut, dhe neper kazinote e Athines dhe te Selanikut e SHkupit.Aq u ben atyre per popullin e thjeshte.
si ku ppresidenti i uruguajit dhe miloner sulltan berisha nuk marin asghe me vete ,te ghitha mbeten ketu .
Plasini syte ..o morra ..THIS IS URUGUAY https://www.youtube.com/watch?v=Br4vTypFlcg
meta,saliu,nanoja,gjinushi,fariu,fevzoja,dhe bishtat e te dy partive Presidentin e Uruguajt tash e tutje do ta kene model ne jeten e tyre.