CEZ Shpërndarje do të ndërpresë të premten furnizimin me energji ndaj të gjithë kompanive të ujësjellësit, që janë debitore ndaj kompanisë. Shuma, që këto kompani i detyrohen CEZ, ka arritur në 5,4 miliard lek ose 38 milion euro.
Këto kompani janë njoftuar herë pas here për borxhet e tyre ndaj CEZ Shpërndarje dhe afatet për pagesën e borxhit janë shtyrë disa herë.
Kompania CEZ Shpërndarje, nga ana e saj, ka sqaruar përmes zyrës së shtypit, në një njoftim për mediat, se deri tani janë kryer takime të shumta me përfaqësues të kompanive të ujësjellësit, duke iu ofruar atyre mundësi të ndryshme zgjidhjeje, si skema lehtësuese për shlyerjen e debisë me këste dhe mundësinë e pagesës së pjesshme të debisë.
CEZ Shpërndarje ka ofruar gjithashtu edhe anullimin e borxheve të kompanive të ujësjellësit, përkundrejt borxhit që CEZ Shpërndarje i detyrohet KESH-it, gjë që fatkeqësisht është refuzuar gjithashtu.
“Ne kërkojmë ndjesë për shqetësimin, që kjo mund të sjellë për publikun, por duhet të kihet parasysh që CEZ Shpërndarje, si kompani private, varet nga mbledhja e detyrimeve mujore për energjinë e konsumuar nga të gjithë klientët e saj dhe se mospagesa e borxheve po i shkakton një dëm financiar serioz kompanisë, gjë që nuk mund të tolerohet më. Ne dëshirojmë të këshillojmë publikun, që të përgatitet për ditët që pasojnë 16 nëntorin, duke u siguruar që të mbushin të gjitha rezervat e mundshme, që kanë në dispozicion, dhe të interesohen pranë kompanive të tyre të ujësjellësit, nëse ata ofrojnë alternativa për furnizmin me ujë të konsumatorëve të tyre”.
Një prej këtyre kompanive është dhe ujësjellësi i Tiranës. Dollapi, i cili ka gjetur lekë të blejë hidrocentralin e Lanabregasit nuk ka gjetur lekë të paguajë faturën e CEZ.
Ky vend po shkon drejt kolapsit ekonomik dhe financiar
Borxhet ndermjet kompanive, borxhet e shtetit ndaj kompanive, kredite dhe interesat per tu shlyer, financimi qe duhet te beje shteti per pensionet dhe investimet etj etj jane te frikshme.
Situata reale nuk tregohet nga qeveritaret. Financat publike jane ne krize te vertete.
Doktoro kujdes se energjise ne ujit si ke bese i hypen kot ketyne. Pa per ligje e denmokraci se rujm fare i bojm corap.
Care me duhet mua se nuk i ka paguar dollapi CEZ-it energjine. Une e paguaj edhe Energjine e CEZ edhe Ujin e Dollapit biles paguaj edhe energjine edhe qirane e pompave te pallatit sepse dollapi aq presion i le ujit ne tirane
Kush ju pengon te ngriheni per te drejtat tuaja?? Behuni bashke dhe dilni ne rruge dhe protestoni per uje e drita …Ketu eshte problemi qe Shqiptari sbehet kurre bashke kur eshte per te bere!
tani po qe jemi shume me perpara se disa vende te europes si dhe nje hap larg gjermanise. kur si bie nje mortje qe se ha kete te marrin sali. ketu ne realitetin tone s’ka uje me la banjot ky na can trapin me enderra qe sheh mbasi ka ndare miliardat per familjen e tij dhe eshte kapluar nga deliri i sheikut. normale qe pastaj shef enderra me llampa magjike qe plotesojne deshira prej te marri qe i tregon gjith zell kur ngrihet nga gjumi. po nuk hengri plumbin e te hapi rruge shqiperise ky i marre ka per te marre me vete ne marrezine e tij gjithe shqiperine. mjere ne qe duhet me luftu me pambuk demokracie kete moster qe njeh vetem brutalitet.
Nuk mund ta justifikoj CEZ per gabimet qe ben, pasi sigurisht qe ben plot te tilla, por a mund te funksionoje nje ekonomi tregu keshtu si ne Shqiperi: CEZ i ka borxh KESH per energjine qe shperndan, ujesjellesat, institucione shteterore dhe shume banore (kryesisht atje ku votohet per pushtetin) i kane borxh CEZ per energjine e konsumuar, CEZ kerkon me te drejte qe te lahet ky borxh me qellim qe te paguaje borxhin e vet ndaj KESH, qeveria e palles behet pale me mospaguesit, biles i ve edhe gjobe CEZ-it dhe insiston qe ky i fundit te paguaje borxhin e vet ndaj KESH. Hajde rrumpalle hajde!
Tani hidhjani fajin CEZ!!! Hahahaha
CEZ ka kerkuar dicka shume normale. Na paguani borxhin, qe tju paguajme borxhin. Pse shteti se pranon kete marreveshje?
Apo sdo qe te marri koston politike?!?!?!!?
Hahahaha. Ja shteti. CEZ eshte nje biznes qe ka fajet e veta, por shteti
sdi ti kerkoje sic duhet gabimet. Ska aftesi. Shteti eshte aksioner dhe si kerkon llogari CEZ ne lidhje me politikat qe CEZ ben. Hahahaha
Shteti kujtoi se duke shitur nje pjese te rrejtit energjitik, do dilte nga halli, por smori parasysh faktin qe nje kompani private vjen per te fituar dhe jo per te humbur.
I kerkoni CEZ, investime ne rrjet, ulje cmimi, dhe rroga te ulta.
Po pse ore per cfare kane ardh ata?!?!?!!? Per tu qi…..re ne bythe si populli. Jo ore jo, kane aksionere ata qe kerkojne llogari.
e me varja popull jemi ne, ka uje ke lana sa te dush po he, pune tjeter se ai eshte uje i qelbur. dua te shof cmejtim do te japi doktori per situaten ne fjale. se andej nga vjen ai ska problem se rri dhe 1 vit pa lare.