Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, ka vazhduar serinë e denoncimeve për kompaninë e shpërndarjes së energjisë, CEZ. Ahmetaj është ndalur sërish tek çështja e mbledhjes së borxheve. Ai ka denoncuar se kompanitë që mbledhin borxhet marrin deri në 50 përqind të shumës. Që do të thotë se nëse fatura është 100 mijë lekë, gjysmën e merr kompania e mbledhjes së borxheve.
Deputeti socialist solli edhe rastin flagrant të një kompanie çeke, e regjistruar në Çeki për punime arti, po që në Shqipëri mbledh borxhet e CEZ duke përfituar plot 50 përqind të faturës.
“Njëra nga kompanitë përfaqëson një skandal më vete. Është kompania e fundit, Mercl Consulting. Është një kompani çeke e cila në Pragë është e regjistruar për punë articrasti, për punime arti. Këtu kjo kompani është regjistruar në mars në QKR dhe po në mars ka marrë një kontratë drejtpërsëdrejti nga CEZ. Këtu ERE duhet të japë llogari çfarë ka ndodhur me këtë kontratë e cila është akoma misterioze. Në bazë të kësaj kontrate kjo kompani merr 50% të faturës së mbledhur. Thënë shkurt, është një mënyrë e drejtpërdrejtë devijimi fondesh.
E pra, ky është një skandal i ri në vazhdën e skandaleve që ka mbërthyer sistemin elektroenergjitik shqiptar.
Çfarë bën qeveria? Qeveria është përgjegjësja kryesore për skandalin, sepse para të buxhetit të shtetit, para të institucioneve buxhetore apo dhe jo buxhetore të pushtetit vendor janë mbledhur nga kompani mbledhjesh borxhesh me përqindje tejet të larta. Imagjinoni që institucione publike, institucione shtetërore janë detyruar të paguajnë CEZ nëpërmjet këtyre kompanive vetëm e vetëm që paratë e tyre të devijohen në xhepa privatë të klientëve të qeverisë,” tha Ahmetaj.
“Çfarë ka bërë ERE? ERE s’ka bërë asgjë, përkundrazi. Enti Rregullator i Energjisë ka punuar dhe vazhdon të punojë si shtojcë e CEZ-it dhe një zinxhir komande nga qeveria për të favorizuar me vendimmarrjen e saj, vendimmarrje që ne do ta bëjmë transparente në ditët në vijim, për të favorizuar skandalin e radhës në sistemin elektroenergjitik shqiptar”.
CE2 si kopje e CEZ …Z nderrohet me 2
Ne rastin me te mire, anetaret e ERE-s thjeshte kane lene ujin te rrjedhe; ne rastin me te keq kane marre ndonje thelë (të vogël se nuk i le Shefi) per te mbyllur syte.
Te verifikohen te gjitha shpenzimet e investimeve pasi kane vene shpenzime fiktive.Une di ne nje rast qe riparimin e nje gabine elektrike ne Fier e kane meremetuar duke i thene meremetuesit hidhe firmen sikure emeremetove x leke duke futur nje shifer marramendese.Ose deputeti i Fierit ish drejtor ne Servcom ne Fier i bleu zyrat nepermjet miqeve te tij dhe i ka lene me qira CEZ me shuma marremendese, zyrat dhe magazinat.CEZ nuk ka bere asnje investim faktik, por vetem meremetime te castit.
Po qeverise pse nuk I bien keta ? Kam pershtypjen qe e ndihmojne ate. Duke cfryre ndaj CEZ, qe ne fakt eshte plot mekate edhe ligjore, keta Kane harruar qeverine qe e solli ate fare pa merite, por vetem si cope perfitimi e korrupsioni ne favor te qeverise ceke per gjoja aplikimin per statusin, qe ende nuk shihet te vije. Ne kete menyre fajtoret e vertete fshihen pas CEZ. Tani e tutje, qeveria e Sales eshte e lire te privatizoje edhe shperndarjen e energjise, sic beri me nentoken, prodhimin e energjise etj. Me tej me keta miliardere nuk mund te matet kish, pale pastas ti munde me vote e tu marre pushtetin. Bravo socialiste. Nuk jemi verse te shitur e rrogtare te Mnes, Frangajt e kompani. Mbase nje dite do flasim edhe per keto.