FRD prezanton stafin politik, Topi: Janë njerëz që vendosën t’i kundërvihen regjimit

14 Nëntor 2012, 17:28Politika TEMA
FRD prezanton stafin politik, Topi: Janë njerëz që vendosën

FRD ka prezantuar gjatë ditës së sotme stafin e saj politik. Në të, përveç Bamir Topit, Gazmend Oketës e Aleksandër Biberajt, bëjnë pjesë edhe një sërë emrash të njohur.

“Ekipi drejtues i FRD ka të gjithë kapacitetet për të qenë ekipi drejtues i një lëvizje qytetare kombëtare, për t’i dhënë fund eksperimenteve të tranzicionit dhe për të bërë kalimin e madh nga një shoqëri ish – komuniste në një shoqëri të lirë, moderne dhe evropiane”, tha kreu i FRD-së, Bamir Topi, gjatë prezantimit.

“Stafi i ri politik përbën një garanci morale në përpjekjet tona, ka eksperiencën shtetërore, ka njohje publike dhe ka dëshmuar integritet duke zgjedhur t’i kundërvihen përballë në mënyrën më qytetare një regjimi të korruptuar kleptokrat, që nuk e kupton, nuk e pranon dhe nuk e dëshiron demokracinë funksionale”, vijoi Topi.

Ai theksoi se pikërisht pozitiviteti do të ngelet thelbi identifikues i Frymë së Re Demokratike, politika e së cilës bazohet në vlera morale, vizionin për shtetin dhe një raport transparent me qytetarët.

“Qytetarët e këtij vendi meritojnë një jetë më të mirë, më shumë shanse dhe mundësi, më shumë transparencë dhe shpresë, më shumë kujdes dhe vëmendje, më shumë respekt dhe moralitet politik. Kurse partitë e vjetra jo vetëm që nuk e kanë respektin minimal ndaj votës qytetare, por edhe krijuar një politikë virtuale dhe po e trajtojnë vendin si mall pa zot, në dorë të aventurierëve të Ballkanit dhe në cenim të interesave kombëtare”, tha Topi.

FRD e prezantoi këtë staf vetëm 10 ditë pas shpalljes së departamenteve, duke plotësuar kështu tërësisht strukturat drejtuese e organizative.

“Përmbyllja e fazës së strukturimit përbën një sukses për FRD dhe e fut këtë parti në një fazë të re, atë të afirmimit publik si alternativë qytetare, me pritshmëri të mëdha në zgjedhjet e vitit 2013”, tha kreu i FRD-së, i cili gjithashtu sqaroi se programi që do të ndërtojë ky staf dhe mbështetësit e kontribuuesit e tjerë të FRD-së, do të jetë i prekshëm, gjithëpërfshirës, i bazuar në parimet e qendrës së djathtë dhe modeleve më të mira të partive simotra perëndimore.

 

Ekipi politik drejtues i Frymës së Re Demokratike

Gazmend Oketa, Sekretar i Përgjithshëm

Daut Gumeni, Zv-Kryetar

Aleksander Biberaj, Zv-Kryetar

Valbona Duri, Zv-Kryetare

Sali Shehu, Sekretar Organizimi

Afrim Krasniqi, Sekretar Politik

Arben Shehi, Sekretar Koordinimi për Programin

Alketa Mati, Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë

Edlira Gjoni, Sekretare e Marrëdhënieve Publike

Belma Muka, Sekretare për Organizatat Partnere

Andi Seferi, Sekretar për Burimet Njerëzore.

34 komente në “FRD prezanton stafin politik, Topi: Janë njerëz që vendosën t’i kundërvihen regjimit”

  1. dritani says:

    Pa dashur ta fyej, ky Daut Gumeni cfare di te beje?

    1. Driloni says:

      Zoti Daut eshte nje nga njerzit me te zgjur new shqiperi,per ju zoti Drita e them sinqerisht te tjeret ne foto jone zero para tij.

      1. dritani says:

        E besoj por me cfare merret?

        1. Driloni says:

          Zoti Dritan ki respekt per zotin Dauti,vetem bashkeshorten ka në shtepi pasojat e burgut.Ju faleminderit per mirkuptimin.

          1. dritani says:

            E kuptoj shume mire dhe e respektoj vuajtjen e tij.
            Por ti do t’i japesh voten dhe me voten tende ai dhe grupimi qe perfaqeson do te manaxhoje taksat qe do te mblidhen nga te ardhurat e tua, shkollimin e femijeve te tu etj. etj. etj.

            Shpresoj ta kesh kuptuar qe nuk eshte ceshtje personale.

    2. TROC says:

      FRD nuk ka as nje furgon me njerez. I paskan emru se skan byth te bejne as kongres.

      1. VERONIKA says:

        ose ndoshta ti mor TOC,duan tu tregojnè trushpèlarève qè kongreset janè fiktive,idiote,sepse do votoni prapè atè qè thotè partia–ndoshta ka ardhur koha tè mbarojè kjo maskaradè e lavireve politiko-shoqèrore—apo nuk rroni dot po nuk vajtèt pak nè kongres,skeni faj
        keni lindur me urdher partie…nè çdo kongres duhej realizuar plani
        i preshit,dhe shtimi i bagètive–duartrokisni turma,e keni tè domosdoshme tè keni kongres-sepse vetèm parrullat dini tè lexoni.

  2. O Zot!!! says:

    Nuk e kuptoj si ka mundsi qe NATO nuk hedh “padashje” nje bombe berthamore ketu tek ne! Na shpeton nga gjithe cpo shohim dhe degjojme. Vetem njerez te neveritshem……

  3. Holta says:

    SKANDAL. Kjo eshte partia me qesharake qe kemi pare. AS kongres, as keshill kombetar, as zgjedhje. I paska emeruar nga qebaptorja perballe bamiri

    1. bamkes says:

      Ka qene tu honger qofte topja kur ka bo emerimet. Furgonin me elektorat e kane lene jashte se aq elektorat kane.

    2. VERONIKA says:

      Holta,mos je gjè ish sekretare e partisè ti–apo je nga kto tè konventave
      tè LSI,apo ke dale nga zgjedhjet e gruas tè Sarandès–nuk kisha parè ndonjèher *zgjedhje* aq tè ndershme—-joooo e gjeta,do jesh pastruese te qebaptoria–sepse vetèm nè nivele tè tilla mund ti besosh zgjedhjeve nè kongreset e partisè….po pse nuk hani fara,dhe tè gjeni ndonjè qè tu blejè atè votè tè qelbur qè keni,po rrini ktu bèni llogje…
      shkruan shtypi pèrditè me çfarè bèhet nèpèr *zgjedhje*–kjo do akoma
      kongres—e kishte mirè xhaxhi qè ju dèrgonte nè zbor–jeni fryt i rreshtores—skllevèr idiot!!!

  4. dull kadaifi says:

    ne stafin drejtues te kesaj partie nuk paska asnje te krishtere katolik apo ortodoks. 100 vjet me pare Ismail Beu e kishte zv kryeministrin katolik, dom Nikoll Kacorrin dhe ministrin e postave ortodoks pa folur per Luigj Gurakuqin dhe Pandeli Calen.

  5. vlora_1912 says:

    Te shohim…ndoshte eshte si partitet e tjera ku njerezit, nga paaftesia profesionale dhe inteligjenca nuk kane gjetur rruge tjete per sigura jete, “punesohen” ne politike.

  6. gimi says:

    po kete Sali Shehun pse nuk e ka vene boadygurd se ky vetem ate mund te beje. mesa duket paska mbledhur nje pjese te keshilletareve qe ka patur ne presidence. jane pikerisht keta qe nderhynin ne ceshtjet gjyqesore ne emer te Bamir Topit kur ishte president dhe ndanin leket bashke. zgjatim i PD paska qene dhe kjo FRD. po pse o Bamir nuk ka djem dhe vajza te reja ne kete vend te cilet aspirojne qe vertet ta ndryshojne kete vend. po pse o me xhaketa te kthyera mbrapsht do shkojme ne europe ne? nesejse partia jote eshte dhe mund te besh cte duash, ashtu sic ben edhe saliu apo edi apo iliri, po nuk ke per te marr me shume se 1-1.5% te votave me kete elite te kalbur qe te ndjek nga prapa dhe na i shet per puritane.

    1. Arber says:

      E ke gabim Gimi. Ai perfaqeson dibranet ne kete parti. Dhe ti duhet ta dish qe dibranet jane si brumi qe merr formen e enes ku ndodhet. Kushdo qe te fitoje ata me ate jane, keshtu qe duhet te kene dike edhe ne kete parti se ku i dihet.

  7. Realiteti says:

    Uau… Si kane guxim disa njerez qe flasin gjithe kopetence a thua se i njohin te gjithe dhe gjithcka!!! I qajne hallin kalorsit pse i varen kembet, bofon apo jo????
    Mos u shqetesoni per FRD, ajo eshte shtrire ne te gjithe Shqiperine, perkrahet dhe mbeshtetet nga shqiptaret dhe sigurisht do jete shume vendimtare ne zgjedhjet 2013… Koha do jete treguesi me i mire.

  8. shqiperia says:

    Mendoj cdo parti politike qe do te luftoj per te fituar zgjedhjet e ardheshme
    eshte shume me e mire se sa partia e Berishes , por ne qoftese ketu ka shume fanatike
    te Edvin Rames , natyrisht nuk shikohen me objektivitet.
    Personalisht nuk vuaj nga keto fanatizma , vota im eshte me ate Lider
    i cili lufton per shqiperine ,qe lufton te zhduki mafien Berishiane.

  9. shhhhh says:

    BAMKE po per ke rregjim po flet? per kete sistemin qe para 2 muajsh ishe pjese edhe zotrote. PALL

  10. Konica says:

    Kjo eshte partia e tironsve denbabaden me “kembe ne hi” me ket Biberajn te futem si pyke. Me pak fjale parti qoftesh me dy tre geshtenja tropojano-dibrane.

    1. dc says:

      ti konica ajshe aragosta lale,kur ky hate qofte,,,,,,,,,mer pabux m,,ti

  11. Dino gjakova says:

    FRD urime dhe pune te mbare,se bashku me partit e djathta shporreni nji here e per gjithmon kliken e sali kryemadhit dhe edvinin e paditur nga politika qe vetem en qaf e morren popullin vetem perpara zoti qoft me shqipetaret se boll ma .!!

  12. Mallakastrioti says:

    ….FRD–tingellon si Fredi….ore ju te Fredit???Pra Bamke Topi me Grupin e tije..te na rroni, thone kendej nga anet Tona..edhe juve na Duheshit…e di si :Per Sali Berishen nuk kame Simpatine me te vogel, por te gjithe ju qe jeni ketu dolet nga “Canaku” i Berishes..dhe si e tille nuk kame Besim….Bravo i Qofte Sali Berishes ..ju vuri perpara si Lopet……dhe ju nje Grusht ish Shokesh te saliut , po beni Partine tuaj qe do te ” Shpetoj” Shqiperine dhe Shqipetaret….pa shume Fjale do tu thosha :Ik ore Pirdhuni…se na Merzitet edhe Vicat dhe delet qe kemi ne Kasolle….si ore nuk tha njeri Nuk merrem me me Politike??Politikane te mdhenje ju…iko ore pirdhuni edhe nje Here…dhe kur ju themi juve ..sa per langot e Shitur te PD-se dhe LIS-it..do thu thonim, dhe fillonim me Sharje qe nga Libri i Gjendjes Civile….

    1. VERONIKA says:

      Mallakastrioti,po PS e di si tingèllon??si parti piktori-bojagjiu..
      jo mor jo tu rrojè K.Islami–se xhaketèn jua vari,dhe jo vetèm atè
      jooooo ne na duhet çanaku i I.tè Metè,na pèlqen ngjala,nuk e hèngrèt mirè nè 2009 ,do e hani prapè…ik mallakastrioti..ik te viçi–se ata qè shikon aty–nuk janè si kèshilli i tè *urtève*-nuk janè si G.Ruçi
      simpati nuk ke pèr PD,por nqs ktij vendi ju bè kjo qè ju bè,eshtè falè asaj partie tè dèshtuar ku ti beson–falè atyre deleve…prandaj ik….
      me gjithè gjendjen civile tè rracès qè keni ngritur nè pushtet,sepse Mallakastra ka ngelè si nè epokèn e gurit…

  13. artur says:

    … problem eshte se ne Shqiperi vota vidhet! Te gjithe shqiptaret e dine! Si majatas si djathtas deri tani kane vjedhur vota nepermjet mekanizmash nga me te ndryeshmit. Per ate situate qe eshte Shqiperia politikisht keta njerez te moderuar, sepse askush nuk mund te mohoje qe FRD eshte ne thelb e moderuar me njerez te qete,nuk jane nje zgjedhje e keqe nese dikush, nuk do qe te votoje as PD e as PS.Pra nese dikush eshte i zhgenjyer nga PD sepse ka marre ç’do pushtet ne dore e nje pjese e militanteve te saj po pasurohet pa hesap, duhet te kujtoje se te njejten gje identike beri dhe PS ne pushtet para 2005-ses PS kishte ne dore tere pushtet dhe udheheqesit e saj po pasuroheshin (biles te pasur jane dhe tani)…meqe te votosh eshte nje e drejte dhe nje detyrim, ne raste ektreme VOTA E PROTESTES eshte nje zgjedhje…Shume socialiste per proteste kunder PS votuan LSI dikur, s’ka asnje te keqe nese shume qytetar do votojne per FRD….s’eshte akoma koha me sa duket ne Shqiperi per sistem “maxhoritar” vetem me dy parti te medha! Eshte e forte ndjenja e diktatorit tek shqiptari akoma,..e pastaj ne shqiptaret e dime mire ku te shpie DIKTATURA, i mbushem trotuaret e evropes ne ’90-ten per faj te sistemit diktatorial te ashtu-vetequajtur komuniste!
    …jam i sigurte qe shume njerez s’jane dakort me kete fjali te fundit e ky eshte nje problem tjeter, eshte se ne mohojme edhe te verteten dhe e mohojme me egersi!PRANDAJ DHE VOTA DO VAZHDOJE TE VIDHET!

  14. BOMI says:

    Po qe ja ke fut kot or Dino gjakova!Ky Bamiri mir e ka,a nuk ka fol tan kohes me heshtje,e tash po flet prej verteti ani se votat ne Parlament ja japin Saliut,e kendej pellasin kundra Saliut,hajde meri vesh keta tani??????????

  15. Ajet Delaj says:

    Zoterinj ten nderuar fakti qe po komentoni law shume
    tregon se FDR do kete elektorat.
    Sa per Daut Gumenin mund ten them
    se eshte me burri qe ha buke ne Shqiperi.
    Daut Gumeni I ben nder cdo formacioni politik ne Shqiperi
    Ajet Delaj
    New York

  16. Shkupi says:

    Po ajo e Bulevardit ku eshte?

  17. tironci says:

    Krijove parti per tironcit mer lal se u merzxite prej tropjaneve ene fute nenkryetar ene sekretar dy tropojane. Ke marre tropojane mo shume ti se vete Sal Berisha!!!! ia ke fute kot plako. Shko merri votat ne tropoje ene ne Lekbibaj tek fisi i Afrim Ndrepepaj (Krasniqi)

  18. Shqiptar i zhgenjyer says:

    JE PARTI ME NDERSHMERI
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
    FRD shprese e shpetimit
    nga bataku ku na zhyten
    hipokritet e integrimit.
    na mashtruan na mjeruan
    per vete u superpasuruan
    te dy partite fallco jane
    pas njezet e dy vjet
    koken prape atje e kane
    te sundojne pa drejtesi
    te cvatin sa me shume pasuri
    seicili ti lere femijet e ti
    me para prej kleptokrati
    vetem ketu ju punon sahati
    teatro i kane te tjerat
    shqiptareve ju humben vlerat
    s’ka dite mos vetevriten
    midis tyre vec te grinden
    FRD kushtrim lirije
    per drejtesi dhe begati
    pas na ke te gjithe shqiptaret
    je nje parti me ndershmeri.

  19. kel ukaj says:

    Kush eshte kunder Sali Qenit e Enver Qenit eshte me mua. Por duhet te kuptojme mire ndryshimin, Une jam opozite qysh ditet e pare si President te Sali Qenit, e keta, e ish te persekutuarit kane filluar persekutimet kunder te gjithe atyre qe donin nje shqiperi moderne. Ne ju a lame shqiperine, sepse persekutimet ne sistemin e Sali Qenit kane qene (nuk flas per tani) me te medhja se ne sistemin komunist. Se Enveri i denonte kundershtaret me gjyq, Sali Qeni i denonte pa gjyq e pa dokumenta. Se Enveri i denonte me burg, Sali Qeni e zagaret e tij i denonin kundershtaret me denimin “pa buke”. Tani na dalin edhe te tjere kunder Sali Qenit. Une nuk e di sa jane kunder Qenit por kam dyshime pasi nuk jane aq kunder dhe presin si luhet loja. Loja eshte keshtu, se opozita me nderkombetaret arrine ta shporrin Sali Qenin pa lufte ata nuk kane asgje ne Sali Qenin. Se Sali Qeni fallsifikon zgjedhjet keta “opozitare” do te bejne kualicion. Keta pretendojne se nuk jane me Sali Qenin, te pakten kane detyrime morale nuk them penale te kerkojne falje popullit qe kane ndihmuar per 22 vjet Sali Qenin. Duhet te denojne krimet e Sali Qenit e te bejne kualicion “pa dallim ideje e feje” kunder armikut te njerzimit Sali Qeni.
    Une nuk besoj ne sinçeritetin e ketyre personave, kam shume dyshime, te shikojme ne te ardhmen se dyshimet i mija jane te justifikuara.

  20. Hesapi says:

    çfare ekipi,Harrojne qe bejne autogol.

  21. Shoku im burgaxhi says:

    Bamiro !
    Nuk na dhe nje emnje per ndeshjet sot.
    1 Shqiperia plako !

  22. D s says:

    Parti 100% korrakesh

  23. Golda says:

    Politikaneve tane sa here ju del boja nderrojne parti, ose krijojne nje bordell te ri, dmth nje parti te re. Na mbyten bushtrat. Si nuk ka nje palopoplitikan i vetem burrerine te terhiqet me nder? Po ku e gjeten nderin kelyshet dhe kopilet? Kush ja u la trashegimi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje