Pëllumbi: Nuk e vendos Topalli numrin e legjislaturave, duhet të merren historianët

14 Nëntor 2012, 10:53Politika TEMA
Pëllumbi: Nuk e vendos Topalli numrin e legjislaturave, duhet të

Ish-kryetari i Kuvendit për një kohë të gjatë, Servet Pëllumbi, ka kundërshtuar nismën e Jozefina Topallit për ndryshimin e numrit të legjislaturave të Kuvendit.

Pëllumbi shprehet se për numërimin e legjislaturave nuk do të mjaftonte vetëm një vendim i Kuvendit, duke sugjeruar që më parë të dëgjohen historianët dhe më pas të përcaktohen kritere historike dhe shkencore se kur do të duhet të fillojë numërimi i legjislaturave. Ai thekson se klasa politike në vend që të merret me zgjidhjen e problemeve të vjetra të rëndësishme, fokusohet në sajimin e kritereve dhe hapjen e problematikave të reja.

“Atë e vendosin historianët, nuk është çështje që e vendos njëri apo tjetri. Ka disa kritere shkencore, historike. Kur feston 100 vjetorin duhet të vlerësosh dhe të shikosh. Nuk më duket se ka vend për ta quajtur iniciativë. Të zbatohet rregulli sipas kritereve historike, juridike”, tha Pëllumbi për Shekullin.

7 komente në “Pëllumbi: Nuk e vendos Topalli numrin e legjislaturave, duhet të merren historianët”

  1. era says:

    Po nuk ka faj ajo mor zoti Pellumbi.
    Ajo eshte nje dizenjatore e perkryer qe di te beje shume mire dhe arkitetkten e parlamentir te ri.
    Per te tjerat ajo eshte spikerja e salimostres qe do te beje zhurmuesin e pislleqeve te tjera qe po behen ne kete kohe.

  2. Ivani i madh says:

    doli kjo neperka e te leshoje deklarata sa idiote e provekative qe indirekt te thote se Shqiperia u krijua ne 90 dhe flamurin e ngriti krimineli Berisha e keshtu hedh pas Vloren,babane e kombit I.Qemalin dhe tere historine e ketyre 100 viteve.Kjo neperke do qe me nje fare menyre te shperndaje helmin e saj e te gjarprinjve te tjere ,prandaj historianet duhet te gjejne kundra helmin se keta krahesohen me suliotin e agimit te dhjere.

    1. beso........ says:

      …nuk ka te beje as me Berishen as me Ismail Bej Vlonen kjo …thjesht Parlamenti i Pare eshte ne Mars 1920 i dale nga Kongresi I Lushnjes i Janarit 1920. Dhe pastaj me radhe ,ne Janar 1921, Janar 1924 etj deri sot . Tung

  3. Lab vlore says:

    Akti I Pare Kushtetues eshte dhe duhet te jete pikerisht Akti I Shpalljes se Pamvaresise 28 Nentor 1912

  4. Tironci says:

    Care flet mer lal. Care bone ti per kte gjone!

  5. e verteta says:

    Era,
    ne se vertete Topalli ka qene “desenjatorja” ben gabim qe ia shane Pellumbit,se ky vete ate zanat ka kryer para se te behej i besuar i partise dhe petagog ne shkollen e partse.Nuk te ngrinte kush ne ato pozita po te mos kishe meritat e nevojshme.E dini ju qe i vellai i Pellumbit,Lirim Pellumbi ka qene kryetar i deges se puneve te brendeshme ne Durres?Te quajsh parlament “kuvendin”popullor te kohes se Pellumbit do te ishte marrezi e pashoqe.Qe ne ditet e para te ati regjimi,nje opozite e brishte dhe naive qe egzistonte u likujdua jo politikisht por fizikisht nga i pari gjer te i fundit me masakren ndaj”grupit te deputeteve”.Ketu fillon historija per te cilen flet sh.Pellumbi,qe vazhdoj mandej ashtu sic e ka pare dhe e ka pesuar cdo shqiptare i ndershem…

  6. Tironci says:

    O Serveto. Care kerkon mer lal?! Do me vazhdu me barazu kohen e Dulles me demokracine?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje