A ishin akuzat ndaj jush politike?
Prokuroria thotë se s’kishin as një provë, janë pyetur mbi 100 dëshmitarë, janë marrë të gjitha praktikat në të cilat kam firmosur, të gjitha kontaktet, janë përgjuar të gjitha telefonatat e mia, s’ka ndodhur për ndonjë politikan që të hetohet në mënyrë kaq të detajuar, por pavarëssiht kësaj, çështja shkoi në gjyq. Një prokuror në konfidencë më ka thënë se asnjë xhepist s’mund të shkojë në gjykatë në një situatë të tillë, pa prova. Ky ka qenë një presion i mazhorancës për të mos vendosur dy standarte. Megjithatë kjo histori përfundoi, pavarësisht çfarë i shkaktoi familjes së Dritanit. Megjithatë, kur hyra në gjykatë dhe pashë atë trup gjykues, ku nga 5 anëtarë, 4 ishin të emëruar nga PD, thashë se kjo çështje mbaroi me kaq, isha unë kurbani i radhës. Edhe me kolegë gazetarë kur kam folur, më kanë thënë se s’ka mundësi nga gjithë ata gjyqtarë, të të bjerë kjo trupë gjykuese ty. Por realisht edhe ne gabohemi, ajo trupë gjykuese ka bërë një punë profesionale dhe ligjore. Rasti im tregoi se politika nuk ndërhyri në Gjykatën e Lartë. Nëse do e kishte bërë, s’do kishte këtë përfundim për rastin tim.
Çfarë ishin ato euro që panë gjithë shqiptarët?
Ka të bëjë me një çështje thjesht private, me një investim që do bëhej, asnjë lidhje me detyrën shtetërore. A di gjë ti se çfarë ishin këto para? Askush s’ka mundur të zbulojë një akt penal. S’ka si të marrësh një vendim kundër dikujt kur se provon dot, por gjykata ka pasur në dorë ta zvarriste vazhdimisht.
Kur keni qënë në dijeni të një pafajësisë pse patët frikë?
Unë kam pasur frikë për njerëzit e mi që më rrethonin, për shqetësimin e tyre. Nuk ka qenë e thjeshtë, u largova nga një grup i mazhorancës ku isha me një influencë të madhe dhe dola në opozitë pa pasur në krahë as PS. Bëra armik kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e vendit dhe s’kisha mbështetjen as të PS. Lorenc Vangjeli është një nga analistët e vetëm që e shqyrtuan çështjen time fletë për fletë, ka qenë pasqyrim i një pune 1 vjeçare e imja. Dhe më tha që në këto 12 volume s’ka asnjë akuzë, flitete vetëm për pafajësi ndaj teje dhe më vonë bëri dhe një artikull.
Keni pasur oferta për t’u korruptuar?
Me ligj një minsitër nuk mund të merret me biznes të drejtpërdrejtë kur është në detyrë. Sekuencat në këtë video të cilën e kam xhiruar vetë, nuk bëjnë fjalë për një biznes ku përfshihej Dritani apo Leonardi, por për të mbështetur një biznes. Unë nuk dua të qëndroj shumë në këtë pjesë, por absolutisht një person që është në detyrë përballet me oferta. Nëse do t’i kisha vendosur si prioritete, sot do isha akoma ministër, anëtar në LSI, mik me Ilir Metën. Për shkak se s’doja të përfshihesha në pazare dhe afera korruptive jam këtu ku jam. Jam këtu sepse dua më shumë fëmijët e mi dhe familjen time, sesa disa aleatë politikë. Për 1 vit që kam punuar si ministër janë bërë 4 kontrolle, të gjitha materialet pavarësisht se janë bërë me tendencë për të kapur diçka kundër meje, të katërta s’kanë shkruajtur asnjë paragraf kundër meje.
I pafajshëm është edhe Ilir Meta në një vendim 5 me 0, keni ndonjë koment?
Ditën kur jam larguar nga detyra, Berisha ka bërë një rezyme të punës time. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Ilir Meta, ndërsa kur fillova t’i godas, më pas filluan me termat pazarxhi etj. Ilir Meta është i pafajshëm përsa foli gjykata, vendimi duhet respektuar. Me provat që kishte gjykata nuk arriti të fajësonte zotin Meta për akuzat që bëra unë. Unëe realizova detyrën time, në momentin që ka folur gjykata, duhet respektuar.
Ishte një pazar i prishur me zotin Meta?
Po të ishte i tillë do isha akoma në qeveri. Jam këtu se s’doja të bëhesha pjesë e disa gjërave që s’bëheshin.
Ishte e montuar videoja?
S’e ka thënë asnjë ekspert, as gjykata, s’ka pasur as ndërhyrje as montim. Ekspertët thanë se mund të ketë pasur ndërhyrje në audio. Unë s’mund të merrja përsipër diçka të tillë vetë, se kam bërë kurrë.
Miqësia juaj me Ilir Metën, kur u prish?
Në atë moment që e morën vesh gjithë shqiptarët u prish miqësia jonë. Nuk është prishur prej meje, unë kam reaguar vetëm në vetëmbrojtje. Këto gjëra ndodhin në politikë, unë s’jam bërë pishman për çfarë kam bërë, unë s’kam ndikuar negativisht për të prishur relatat me të, kam qëndruar pothuaj 10 vjet me të, jam bashkëthemelues i LSI, kemi punuar dhe bërë gjëra shumë të mira bashkë. Nuk mund të errësohen 10 vjet bashkëpunim me disa momente që prishën dhe errësuan marrëdhënien tonë. Momentalisht kemi normalizim marrëdhëniesh, kam arritur të takohem me Metën pas kësaj, dhe gjithë miqësia s’duhej të hidhej poshtë për diçka të tillë. Unë nuk bashkohem politikisht me të, s’kam në plan të kthehem në LSI, por marrëdhëniet njerëzore i sjellin normalitet edhe familjes. Është forcë të tejkalosh problemet e së shkuarës. Por s’kemi më lidhje politike me njëri-tjetrin. Jemi takuar rreth dy herë me njëri- tjetrin pas mbylljes së këtij kapitulli. Çështja e regjistrimeve ka marrë fund përgjithmonë. S’kam ndërmend më të përfshihem në këto çështje.
Keni deklaruar se keni video të tjera…
Unë në politikë kritikohem për sinqeritet të tepërt, jo për bllofe dhe mashtrime. Çështja e videove është mbyllur, s’ka më dhe s’do të ketë.
Si ka qenë qendrimi i Berishës?
Ai e ka konstatuar vetë që unë i kam dorëzuar një video të tillë. Më ka rekomanduar të mos e publikoj.Pas publikimit të videos marrëdhëniet e mia me Berishën janë ndërprerë përfundimisht.
A u përdor videoja për të sulmuar Metën dhe për këtë krijuat aleancë me Ramën?
Unë s’mendoj se ngjarjet e 21 janarit erdhën nga një video e Metës, situata politike ishte shumë e tensionuar. Patëm një grevë urie të opozitës lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Videoja ishte një spunto më shumë. Pavërsisht kësaj, një lloj konfrontimi qeveri- opozitë do të ndodhte.
A ju përdori ju opozita?
Mua s’më ka përdorur askush, nëse unë dua t’i shërbej një force politike, siç e kam bërë së fundi me PS, e bëj vetë.
A ishte videoja që shkaktoi viktimat në 21 janar?
Jo, kjo është një natyre kriminale, që s’duhet të ketë lidhje me shtetin.
Keni qenë ndër të parë që keni deklaruar aleancën me Berishën…
Nuk ka pasur marrëveshje parazgjedhore, ne shpresonim në një mazhorancë të majtë, ky ka qenë vullneti I LSI para dhe pas zgjedhjeve. Veprimi im kishte të bënte me procesin e administrimit të numërimit të votave në Fier. Vura re që votat tona po ndaheshin hapur në tavolinë mes forcave politike. Kur pashë zellin e madh të PS, bëra një deklaratë të tillë. Sa e kam bërë deklaratën më ka telefonuar Sali Berisha. I thashë të udhëzojë komisionerët e PD të mos vjedhin votat e LSI. Ishte e pamundur numerikisht koalicionime PS. Nëse do kasha mundësi të kthehesha në kohë, s’do ta bëja më kurrë veprimin që bëra. Por di të them se nëse s’do ishte krijuar kjo qeveri, shqiptarët s’do të kishin sot viza. Procesi i integrimit nuk ka ecur mirë edhe LSI nuk ka luajtur një rol pozitiv.
Patët rol në koalicionin me PD?
Kam pasur rol kryesor, kam negociuar në të gjithë marrëveshjen me kryeministrin Berisha.
Mendoni se ndihma që i kërkuat Berishës shpëtoi vizat apo mandatin tuaj në Fier?
Mandati im nuk është lëkundur asnjë moment, lufta ishte për të marrë dy mandate në Fier. Berisha ndërhyri në fund. Me elektoratin tim në Fier kam marrëdhënie shumë të mira, shumë të dashura. Elektorati im ka qëndruar në mbështetjen time, në zgjedhjet lokale të 2011, pavarësisht se jo zyrtarisht në PS, i kërkova Ramës mbështetje në disa komuna. Të gjitha që ishin marrë nga LSI humbën dhe i kaluan PS, kjo do të thotë se kam ndikim në elektorat.
Ku do të pozicionoheni?
Unë jam në opozitë, nuk jam pjesë e PS. Në dëshirën timë është t’i bashkohem grupit të PS, por ky është një proces, pasi siç kam dashamirës, kam dhe kundërshtarë në PS për shkak të situatave.
Zoti Rama j’ua ka falur akuzat?
Edhe mi ka falur, edhe ja kam falur.
A është morale kjo?
Nuk jam ndier mirë në disa përballje të drejtpërdrejta me zotin Rama, kam këmëngulur kur jam takuar me të t’i sqarojmë këto çështje dhe ka qenë këmbëngulja e tij për t’i lënë pas. Jem në një vend ku ka shumë urrejtje. Sulmet e mia ndaj Ramës kanë ardhur në një kohë kur ai nxirrte 5 deputetë për shitjen e disa aksioneve të miat në Fier. Këto i përkasin të shkuarës. PS ka nevojë për një klimë bashkimi dhe solidariteti brenda PS dhe opozitës. Nëse s’do kishte mungesë solidariteti ajo do ishte ende në pushtet. Nëse në zgjedhjet e 2013 nuk do t’i bëjë të gjithë solidarë me njëri- tjetërin do të jetë vështirë. Zoti Rama ka të dretë kur thotë se do të lërë pas të kaluarën, të bashkohemi të gjithë për të rrëzuar Sali Berishën. Jam në opozitë dhe në 2013 do të jem kundër Berishës. Unë jam i majtë. Pas njohjes nga afër të zotit Berisha, jam më se i bindur se në 2013 do të jem me PS ose përkrah saj, por brenda të majtës.
Marrë me shkurtime nga emisioni “Tonight”
Ate videon e Monikes pse s’e jep Dritan?? Do ishte rrezuar qeveria me kohe me ate video por degjove Ramen per te pritur zgjedhjet.
U zhduk Mona nji vit thoshte lart e poshte qe kishte kancer qe te mos e jepje videon per gjynafllik.
Sa mbylli gjyqin Iliri ta mbyllen gojen me presion dhe Mona del prape ne televizione cdo dite tani. Tani sta mban ta japesh vidjon e Mones dhe na ngeli qeveria e Mones qe ska kush ta heqi se Rama sillet rrotull si pordhe neper breke.
E degjova me vemendje,dje,drtan priftin;per te tatuar sa ka evoluar mendimi i tij.Pergjithesisht nuk e harxhoj kohen time me shterpesine e paturpshme te televizioneve.Shpresa se kjo rrace bastardesh mund te reflektoje eshte infantile.Jane aq te inkriminuar sa nuk mund te dalin nga rrethi i tyre,i duarve te pergjakura dhe i pasurimit kamorrist.
Perpjekja per t’ju ngjitur,rishtaz, PS-se eshte sforcua e tij e mbijeteses ne mender-politike.Nga fjalet,qe tha, dukej se nuk ja kane vershellyer.Dua te besoj se do te qerohet,si limon i shtrydhur,nga skena politike.
Me vjen te ulerij qe fatet e Shqiperise,jane vertitur ne duart e ketyre gjirizeve,per 22 vjet me rradhe.
Lora,
Faleminderit per shkrimin dhe sidomos per pjesen :
“Me vjen te ulerij qe fatet e Shqiperise,jane vertitur ne duart e ketyre gjirizeve…
Pershendetje
Une nukbesoj kurre qe si Meta edhe Rama do tja falin Priftit akuzat qe u ka bere.
Lufta jote mbaroi dhe pse kerkon perseri te integrohesh ne politike.
Ik e shijo jeten me leket qe ke bere. Ke aftesi te besh biznes ne fushen
e energjise dhe kur te vije PS bej biznese me to, se per politike dhe
administrim te pame.
Mos u bej karagjoz
prifti nje pazarxhi i ndyre meta maskara berisha ndyresire
i moren dhe shpirtin ketij populli
ZGJOHO POPULL PREJ GJUMI ZGJOHU
Kam mendimin se ky njeri duhet te kete me respekt per veten dhe te mos mundohet te laje mutin me shurre.
Prifti eshte nje individ qe perfaqson ate pjese te politikaneve qe nuk kane asnje kontribut ne shoqerine shqipatere si para ashtu dhe pas viteve 90. Thote qe ka mbaruar harvardin , por per anglisht, pasi nuk dinte te perdorte dhe laptopin. Ka patur shans te punoje ne administraten e kryeministrave si tha dhe vete si shef kabineti dhe eshte kuruar me parate e shqiptareve per semundjet e tij. Ka drejtuar institucione si KESH ku ka prokuruar fonde te jashtzakonshme. Nuk mbulohet dielli me shoshe. Edhe videot e bera jane thike mbas shpine per miqte dhe koleget e vet. Si e ka menduar te ardhemn e tij ne politike dhe ne shoqeri. Kete asnje nuk e di, as ai vete. Nuk ja hap deren njeri pasi nuk ka bese dhe e ka vertetuar publikisht pabesine. Me Nanon qe e sheroi, e ka degjeneruar ne media. Me meten qe e ngriti, e ka degejenruar ne media, Ramen po ashtu , dhe dje po me kete menyre, kryeministrin aktual, ka tradhetuar votuesit. Nese i lexon keto rreshta duhet ta kuptoje qe me mire te largohet nga cdo gje me gjithe pameritat e veta per ti hapur rrugen njerezve me moral. Te vinte veshtire dhe turp kur e degjoje dje. Nuk ka buure shqiptar te tille. Veshitre se gjen dhe ne bote.
Ka lene pas jo vetem pabesine e tij , por nje turp per familjen dhe femijet e tij. Ky me veprimet e tij nuk mendon qe i ve nje njolle femijeve per tere jeten.K grua ky njeri dhe te aferm ?
Dritan Prifti dhe pse denoncimin e tij e beri per te fituar pushtet brenda mafias te llojit te vet, ku ai ben pjese dhe ka kontribute maximale, ai i beri pa dashje nje sherbim te madh ketij populli majmun se faktoj me fakte ate qe dime te gjithe se cfare monstrash ka sot politika shqiptare.
Perfundimi i luftes midis mafiozeve dihet gjithmone dhe nuk do sjelle kurre ndryshimin per jeten e ketij populli majmun dhe pse shume veta idjoter mendojne akoma se po te ike prifti do vije dikush tjeter qe ka moral me te larte. Se si mund te kesh moral kur futesh ne grupin e mafias kete idjoti njeriu e gjen vetem tek mendjet e ndritura te shqiptareve prandaj spo zgjatem me shume, se Lora me komentin e mesiperm ne menyre ekselente ka bere parashikimin e te ardhmes mjerane te ketij populli majmun me perberje mese shumti horrash dhe hajdutesh i pelqen bataku ku jeton,por qe per njerzit e ndershem me dinjitet dhe moral ky vend eshte dhe do mbetet nje mallkim!
Mendoj se per njerzit e ndershem mallkimi i ka rrenjet ne renien sistemit te vitit 1990!
Une nuk kuptoj nje gje, si ka mundesi te dale pa lagur ky “letyre”, pasi beri gjithe ate zhurme, “pastroi” parate e veta, milionat e eurove dhe tani del si nje nga njerzit me te ndershem ne Shqiperi. Pjesa tjeter eshte qe “lepin ate qe ka peshtyre”, futi gjithe njerzit ne lufte, ku u vrane kater vete, e pa pike turpi thote nuk ka lidhje dhe Meta eshte i pafajshem….se ashtu thote Gjykata……….yyyyyyyyyyyyyy vemje te ndyra, juve duheni varur tek “palma e Mesiles” qe te gjithe…………..
Zoti Mero pse na nxjerr te tilla felliqesira ne gazeten tuaj aq popullore.Qe te dy jane te pegere.
zoti prifti nuk besoj se ishe njeri me personalitet per tu be minister. NE VIZITEN E PARE SI MINISTER QE BERE NE HINDROCENTRAL ME TEPER DUKESHE SI RUGAC SE SA POLITIKAN. NUK KE MORAL PER TE QENDERUAR NE POLITIK, LARGOHU DHE LENE TE QET POLITIKEN. NE PUNE NE MINISTRI SHKOJE PER TE NUMERUAR LEKE ME ZV MINISTRIN APO PER TE DREJTUAR MINISTRIN. TE FALEN SE ASHTU I JA DESH PUNA. TI DO NGELESH NE MENDJEN E SHQIPTARVE SI SAHAN LEPIRES.
Po si nuk keni as cipe as nder as familje asnjegje more pushta.Po ti nuk ishe qe the meta me kercenon qe ai eshte koka e mafjes. Po ti nuk the qe edi ramen e kam pare duke mare droge ne zyre,por ti je nje pleher qe nuk duhet te te mbaje toka po nuk je vetem ti keshtu jeni te gjithe ju qe mereni me politiken juve per karige dhe para shisni gruan motren vajzen “se nene po epo” se ajo ju ka mekuar por turp te kini nuk e kuptoj se si keni guzim te dilni ne ruge jo me te jepni intervista turp per ju dhe per ne qe ju kemi zgjedhur JUVE JENI SHKERDHATA shume te qelbura.