Ajo mund të duket si një shtëpiake e mirë amerikane, që po përgatit darkën me një gotë verë në dorë.
Por në fakt është një nga dy gratë, për të cilat po diskuton kaq shumë Amerika.
Këto janë fotot e para të Paula Broadwell, gazetares dhe biografes së gjeneralit David Petraeus, ish- shefit të CIA-s.
40 vjeçarja, nëna e dy fëmijëve, është zhvendosur në shtëpinë e vëllait të saj në Washington, ku është fotografuar nga paparacët që presin çdo lëvizje të saj.
Ajo duket e menduar, ndërkohë që flet me një çift.
Broadwell, biografja e David Petraeus, gjeneralit të famshëm që udhëhoqi luftën në Afganistan, ishte arsyeja pse ai dha dorëheqje nga CIA.
FBI zbuloi se Petraeus kishte një aferë me Broadëell, e cila i kishte qëndruar atij pranë për tre vjet, për të shkruar biografinë e tij.
Agjentët kanë bastisur shtëpinë e saj, duke dalë prej andej me disa pajisje elektronike.
Ndërkohë që Amerika zien, prezantuesi Jay Leno bën edhe shaka: “Si ka mundësi që ai nuk ruan një sekret tijin, ndërsa ne presim që të ruajë sekretet e Amerikës”.
Në të vërtetë edhe FBI ndoshta nuk do të kishte rënë në gjurmë të kësaj afere po të mos ishte për një tjetër femër, të quajtur Jill Kelley, mike e familjes Petraeus dhe e njohur në qarqet e larta të shoqërisë amerikane.
Broadwell, duke dyshuar se Kelley ishte e dashura e David Petraeus, i dërgon asaj e-maile duke e kërcënuar të zmbrapset. Kjo e fundit ia dorëzon e-mailet hetuesve të FBI, të cilët gjurmojnë dhe zbulojnë se vetë Kelley kishte një aferë me një tjetër gjeneral të rëndësishëm, John Allen, drejtues i trupave të NATO-s në Afganistan. Ky i fundit thuhet se ka marrë e-maile nga Broadwell, duke e paralajmëruar të ketë kujdes nga joshësja Kelley.
Zyrtarët nuk japin detaje, por Fox News thotë se e-mailet mes Kelley dhe John Allen janë njësoj si seks përmes telefonit.
Që të kuptohemi, Kelley nuk ndalet me kaq. Ajo fut në grackë edhe hetuesin e FBI, që ëshët shkarkuar nga detyra pasi u zbulua se i kishte dërguar 37 vjeçares një foto të tij, i zhveshur në brez e sipër.
Po kush është Jill Kelley, që po e bën lëmsh Amerikën dhe që rrezikon edhe çështjet e sigurisë kombëtare?
E lindur nga emigrantë libanezë në Pensilvani, ajo dhe motra e saj binjake u zhvendosën në Florida, ku nisën edhe ngjitjen brenda klasës ushtarake amerikane.
Organizonin festa të shtrenjta (madje Petraeus shkonte aty me eskortë prej 28 vetash), dhe u bënë mikesha me njerëz të shkallëve të larta të hierarkisë ushtarake si David Petraeus.
Jill Kelley, e martuar me një kirurg, jeton në një pronë private luksoze.
Ajo pretendon se ka edhe statusit e konsullit të nderit për Korenë e Jugut.
Disa media thonë se ajo nuk e ka këtë titull, të tjera shkruajnë se është një titull simbolik.
Madje edhe në targat e Mercedes-it ajo e ka të shkruar këtë.
Kelley edhe policinë nuk e lejon të afrohet në pronat e saj, duke thënë se ka imunitet diplomatik.
Madje ka organizuar disa ndërhyrje të rëndësishme për Korenë e Jugut sa i përket çështjeve të tregtisë.
Thotë se vjen nga një familje patriotike, por ajo që mundon të gjithë është se çfarë gjërash mund të ketë mësuar ajo, por edhe Broadwell, kur kanë qenë në krahët e dashnorëve me peshë në SHBA.
Paula Broadwell
Paula Broadwell tek shtëpia e vëllait
Paula Broadwell
Paula Broadwell
Paula Broadwell dhe David Petraeus
Jill Kelley
Jill Kelley
Jill Kelley
Jill Kelley
Jill Kelley
Jill Kelley
Targa si konsulle nderi
David Petraeus dhe Jill Kelley
John Allen dhe David Petraeus
jam i shokuar me trajtimin qe po i ben shoqeria amerikane dy gjeneraleve te saj.
do te isha dakort qe te largohen nga detyra per ceshtje morali por jo te denigrohen ne kete fare shkalle deri ne intimitete nga shtypi biles
dhe nga strukturat e shtetit.
ceshtje kjo liri shtypi porno-demokratike ?
po harrohet uragani sandy dhe north-easteri
a thua se keto gjenerale shkaktuan keto tragjedi natyrore..
kjo kryqzate e medias kunder gjeneraleve eshte fillimi i degradimit te nje shoqerie..turp e neveri
Ah jo jo! Keta nuk jane njerez te thjeshte! Keta njerez kane sekrete ushtarake te jashtezakonshme ne duart e tyre. E vetmja arsye qe po behet zhurme eshte se rrezikohet qe keto sekrete mund te dalin. Keta (amerikanet) jane shume strikt per keto gjera kur je anetar i rangjeve te larta politike.
Po te jesh dikush qe nuk rrezikon te tjeret nuk e rruan shume kush!
Ne ushtrine amerikane tradhetia bashkeshortore quhet krim dhe denohet…
per elion dhe tonin
jam shume dakort te denohen sipas ligjeve civile apo nga gjykatat ushtarake
pa asnje lloj meshire…
POR………POR
jam absolutisht kundra qe keto dy ish gjenerale te “masakrohen” publikisht si ato talebanet qe vrisnin me gure femrat qe nuk mbulonin koken
pothuaj nje vit me pare u degjenerua dhe domenick shtraus ne nje hotel te ny dhe u arrestua sikur te ishte bin ladeni..
e dua ameriken si shqiperine por gjerat duhet te thuhen hapur:
gjeneralin vrite por mos e poshtro…
Z. Naim,
Sh bukur u shprehet! Jam e te njejtit mendim. Ne Staten Island njerzit jane akoma pa shtepi ndersa gazetaret merren me jeten sexuale te dy gjeneraleve te cilet deri dje ishin ne sherbim te plot dhe shpirterisht ndaj shtetit amerikan. Nje strategji sh e ulet e politikes se Zonjes se Madhe.
cudi seshte qe keta/keto femra te shartuar me burra mund te na dalin spiune te njeres apo tjetres agjenture
keto e kan horizontal prandaj jan e te vecanta!
HM kush e dinte qe nje karakurve do bente lemsh dynjane.
Pradaj duhet te jete prostitucioni legal.
Hajde bote hajde.
Ne kujtonim se kta gjenerale qendrojn gjith diten mbi harta luftarake dhe kompjutera duke drejtuar operacionet, kta bojn dashni dhe cojn mijra mesazhe dhe emaile.
Si ka mundesi mor vlla, jena cunat e tyre dhe pertojm me i cu dy-tre sms ne dit dashnores, kta ene gjysha ene qeflinj mesazhes.
Prit nga kta pastaj ta shpetojn boten.
komenton bota,,,,ka komentu edhe petriti,!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Hajde dynja hajde
Petro, keshtu eshte kjo pune..ca pertojne, cave u punon dhe nuk pertojne..ca gjyshi thua mor, 60 vjec ishte burri i botes, e pe ca zocke kishte kap..aq sa e kishte bere dhe xheloze!Gopi, Petro gopi, leviz dynjane..
Prrallat e amerikes vazhdojne te cilave ju ka DALE BAJA http://bit.ly/jAL5ep
Te nderuar stafi i Gazetes TemA! Ju lutem mos i botoni me keto link nga ky Agim Hamuti se na eshte bere si morr p… ketu ne forum, me gjithe keta topet qe nje me dy e botojne!
O tope, nuk lexohet nje artikull me dhune duke infektuar forumet me links!
Histori per te qeshur me keta gjenerale qesharake.
Me keta “qesharake” eshte e mbeushur tere Amerika. Nuk ke c`fare i ben, ai brum eshte.
Ja shkurt historia e ketyre gjeneraleve-playboy 60 vjecare:
Shefit te CIA-s Petreaus i zbulohet nje afere dashurie me Broadwell, gruaja qe ka shkruar biografine e tij.
Broadwell nga ana tjeter dergonte e-mail-e kercenuese konkurrentes se saj Kelley.
Vete Kelley i dergonte keto e-mail-e ne adrese te FBI.
Kelley kishte kishte korrespendonce me John Allen, pasardhesin e Petreaus ne Afganistan.
Kjo korrespondence shkonte deri ne 30 mije e-mail-e!!!
Burrat e ketyre grave ishin teper te kenaqur me “miqesine” e grave te tyre me keta gjenerale. Vete ate ishin te njohurit e tyre!
Etj,etj budallalleqe si keto.
Te shkruash 30 mije e-mail-e atehere c`lufte presesh te besh me keta playboysa 60 vjecare amerikane?
30 mije e-mail-e!!! E qeshura ime nuk kishte te sosur kur e mora vesh kete lajm. Nuk e di c`fare kane bere gjate dites dhe nates pervec ketyre e-mail-ve? Po qesh tere bota me keta.
Washnington Post tallej:
“Kur nuk dine te mbajne sekretet e tyre, si do te mbajne sekretet tona keta?
30.000 emaile ishin shkembyer per nje periudhe prej 2 vitesh.Pastaj sa per aftesite per lufte te Amerikes,kjo mund te vihet ne disktutim vetem nga ndonje komunist shqiptar me nick gjerman.Per keta “imperializmi amerikan eshte thjesht nje tiger prej letre”.Haha o Enver cfare ju ke bere ketyre merhumeve.
Ja dhe Ben Chikago i beri dy gisht rreshta replike!!!
Ben Chikago faleminderit per infon tende, po me ty dua ti hyj nje llogarie te thjeshte.
Besoj se e di qe viti ka 365 dite dhe dy vite kane 730 dite, deri ketu nuk besoj se e jam komunist. Tani merr ato 30.000 dhe pjestoi per 730 dite dhe do te dalin 41 e-mail-e ne dite. Ka te bej kjo llogari me komunistllekun tim?
Nuk besoj, eshte aritmetike e klases se trete.
Tani ato 41 e-mail-e po ti pjestosh me 24 ore te dalin me pak se 2 e-mail-e ne ore. I heqim playboyt 60 vjecar dhe gjumin e nates dhe shkuarjet ne WC nja 20 here ne dite per shkak te prostates ja na del qe mund te kete shkruar dhe lexuar 5 a 6 e-mail-e ne ore!!!!
Je dakort deri ketu Ben Bathorja? Ka ketu pune komunistlleku?
Po te kishte punuar ne ndonje zyre privati do te kishte fluturuar per 24 ore. Po ky playboy 60 vjecar ka qene ne kushte lufte, edhe kete nuk mund ta mohosh dot. Imagjino c`lifte ka bere!
E c`te merrem me ju. Dy replika njera pas tjetres jane, dhe te dyja me alias “Chikago”. As fantazi per te gjetur nje emer nuk keni o frymore.
Dhe debilizmi juaj i duhet Amerikes, se pak ka per vete.
Hordhite tuaja duken qe kur dilni neper aeropertet e botes se as udhezimin “Exit” nuk kuptoni.
Or taj, ku duet me kalue per me shkue n`amerik?
Qe sot e tutje po me pyeti ndonje nga ju, do ta drejtoj tek ndonje linje qe te con ne Zimbabven e Mugabes. Atje do te ndjeheni mire.
Po cfare playboja jane kta morramane keta skane pare P me sy nje 40 vjecare e fishkur po i sjell verdalle. Playboy ishte Kenedi qe i merrte qe 18 vjec dhe pastaj ja kalonte te vellait pa shum zhurme pa email dhe pa mesazhe.
Keta jane viktima qe i ka zene rrota bishtin.
KETU NE SHBA KUR NDOLL NJE SKANDAL CDO GJE INVESTIGOHET DHE DEL NE PUBLIK NUK NDOLL SI NE SHQIPERI KU EDI RAMA DOLI NUDO ME NJE FEMER, TE CILEN E PERDORI JASHTE NORMAVE TE SHOQERIS DHE DEL NE TELEVIZOR DHE THOTE ESHTE CESHTJE E IMJA PERSONALE. JO RAME NUK ESHTE CESHTJE PERSONALE POR ESHTE CESHTJE E TE GJITHVE PASI PO KERKON TE BEHESH KREMINISTER. MENDOJ QE NUK KA SHQIPTAR QE PRANON NJE KRYEMINISTER NUDIS PERVEC KOMUNISTVE.
Pi ndonje ilac a i zi!
Shkruhet “ndodh” me “dh” jo me “ll”
“…TE CILEN E PERDORI JASHTE NORMAVE TE SHOQERIS”
ke perdori jashte normave: manallin, femren apo foton?
Sa per info historike: te vetmit qe ndaluan nudizmin ishin komunistet.
Ai tjetri ka vra njerez dhe s’i ka hy gjemb ne kembe ti ke hallin e manallit te Rames.
Ik lali se s’je per kto muhabete ti!
Nuk kam ndonje simpati per Edi Ramen, por fotot Nudo i ka betre kur ishte refugjat ne France, pa asnje funkson shoqeror apo shteteror. Ai mund te behet Kryeminister me nje grua nobel sic eshte Linda Basha Rama.
PER HER TE PAR ME PELQEJN DEBATET NE KET FORUM …
Seksi po e ben lesh e li dynjane.Te gjithe burrat e ndershem per nje seks femre po merren me qafe dhe po tregohen shume te trashe para prostitutave dhe po vene ne rrezik edhe karrieren e tyre.Ky nuk eshte nje skandal i rastit.Ne Amerike skandalet seksuale jane bere te modes.Muaj me pare te gjithe agjentet e CIA-s amerikane qe shkuan per te pergatitur viziten e presidentit Abama ne nje vend te Amerikes Latine,rane preh e prostitutave dhe u shkarkuan nga detyra ,cka demtoi prestigjin e CIA-s amerikane qe njihet si nje nga agjenturat me te persorura ne bote.Nuk e di se perse keta gjenerale ,apo agjente te CIA-s bien viktima te femrave te liga,kur ata kane ne shtepite e tyre gra dhe femije dhe fatin e nje populli ne duart e tyre.Kjo tregon per mendjelehtesine e tyre.