“Mjekët shqiptarë s’na flasin me gojë, ata irlandezë dolën me lot në sy e na shpjeguan për vdekjen e djalit”

16 Nëntor 2012, 11:48Politika TEMA

“Mjekët shqiptarë nuk na kanë folur me gojë ditën që vdiq djali. Vetëm mjekët irlandezë kanë dalë me lot në sy e na kanë shpjeguar se mungonte një ilaç për t’i shpëtuar jetën”.

Kështu janë shprehur familjarët e 11 vjeçarit Denis Alimadhi, pas deklaratave të mjekëve irlandezë në Prokurori.

Sipas familjarëve, mjekët shqiptarë tentojnë që të errësojnë ngjarjen.

“Mbrëmjen e së mërkurës me 7 nëntor të këtij viti, personeli shqiptar, që punon në pavijonin e okulistikës, nuk ka denjuar që të japë shpjegime se çfarë ka ndodhur gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. Madje ata kanë shmangur çdo kontakt me ne për të mos dhënë detaje rreth ngjarjes”, shprehen familjarët e viktimës për gazetën Shqip.

Ndërsa mjekët irlandezë kanë treguar më njerzillëk.

“Kirurgët irlandezë kanë qenë shumë transparentë me ne. Pas 4 orësh ata kanë dalë nga salla e operacionit dhe na informuan se gjendja shëndetësore e Denisit është përkeqësuar. Madje, ai rrezikonte të humbte edhe jetën. Na njoftuan se ishin në pritje të një ilaçi, i cili nuk gjendej në Spitalin Francez të Tiranës. Për këtë ata kishin kërkuar edhe në një spital privat, por pa rezultat. Kërkimet kanë vijuar në disa shtete fqinje dhe një mjek italian ishte nisur drejt Shqipërisë për ta sjellë  Dantrolenin. Në kohën që ai ka mbërritur rreth orës 23:00, ka qenë shumë vonë pasi Denisi ishte larguar nga kjo botë. Mbaj mend që kirurgët e huaj kanë qenë shumë të terrorizuar në kohën që kanë marrë vesh se mungonte medikamenti, për të cilin flitet kaq shumë. Ata i ka kapur paniku dhe besoj se kanë bërë gjithçka që kanë pasur në dorë për të luftuar vdekjen e Denisit, pavarësisht se ka pasur mungesë ilaçi. Vdekja e Denisit i ka vrarë shpirtërisht edhe janë bashkuar me dhimbjen tonë”, ka pohuar daja i babait të viktimës, Maliq Hasmuça.

Ai ka vijuar me tej duke rrëfyer për dyshimet e tij: “Unë dyshoj se titullarët e Spitalit Francez, apo të Ministrisë së Shëndetësisë, po i përdorin mjekët irlandezë si mburojë, për të larguar përgjegjësitë e tyre për mungesën e ilaçit, që mund t’i shpëtonte jetën Denisit. Sipas tyre Dantroleni jepte garanci shpëtimi 2-3 përqind, por edhe sikur të ishte 0.1 përqind, ata duhet t’ua siguronin medikamentin kirurgëve irlandezë. Në media titullarët shprehen se në mungesë të Dantrolenit, që nuk ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri, është përdorur Lidokaina, që sipas tyre është analog me ilaçin e lartpërmendur, por nuk ka pasur rezultat. Unë kam biseduar me mjekë specialistë dhe më kanë thënë se Lidokaina përdoret në Stomatologji për anestezi lokale dhe nuk është për të ulur temperaturën. Madje, ai ka efekte të lehta. Lidokaina përdoret për të qetësuar dhimbjet dhe për të mpirë muskujt. Gjatë kontakteve dhe konsultimeve që kam pasur me mjekë të specializuar, më kanë thënë se ky medikament mund të ketë provokuar vdekjen e vogëlushit tonë. Kjo deklaratë, nga ana e drejtuesve të shëndetësisë, është sërish një lapsus dhe nëse është e vërtetë është e pafalshme. Unë nuk e di se çfarë medikamentesh janë përdorur atë natë, sepse kirurgët shqiptarë nuk komunikojnë më me ne. Ata kërkojnë të na hedhin hi syve”, akuzon Hasmuça.

19 komente në ““Mjekët shqiptarë s’na flasin me gojë, ata irlandezë dolën me lot në sy e na shpjeguan për vdekjen e djalit””

  1. familjes says:

    Ne ate vend ka vdekur njerezilleku o njerez, ata mjeke shqiptare kane bere me teper eksperiment me djalin tuaj sesa kane dashur ta sherojne. Atyre njerezve ju eshte bere truri “leke” dhe nuk duan t’ja dine per ju qe keni humbur femijen. Ata ju urrejne qe keni guxuar ti akuzoni ata “mireberesit e zotit humanistet” gjoja, ata njohin vetem nje gjuhe ashtu si kjo qeveri qe i le te livadhisin ne Albanistan, gjuha e vetme qe njohin eshte burgu dhe zhdukja nga mjekesia dhe spitalet. Vetem frika e qelive te erreta plot lageshtire i frikeson ndryshe do te vazhdojne te sillen si ne çiflig te tyre se s’ka shtet. Po kane nje avantazh te madh se e dine se jane ne Albanistan dhe si gjen gje prandaj s’çajne bythe.

  2. alban says:

    po kta palloshat mjeket tane kujtojne se nuk marrin vesh dynjaja ceshte lidokaina dhe ku perdoret e ce morret ne qafe ket milet qe ju rrente ne koke e ju thefte qafen

  3. alban4eva says:

    ku eshte cudia??? ne nuk bejme pjese ne kategorine e qenieve njerezore. ne Shqiperi mjeket jane kthyer ne shtaze, qe duan vetem para, nuk duan tia dijne per jetet e njerezve, qe i vleresojne si jete pulash..
    kjo asht Shqypnia mrekulli ekonomike e Salehut..

  4. Albani says:

    Kam patur fatin e keq te kem te bej me keta fare “mjekesh” maskarenj!
    O Zot sa te paftyre, xhambaze dhe te pa etike. Eshte pak tju thuash kafshe dhe jo profesioniste. Keta maskarenj me ne krye Tritan preshin, dalin ne tv dhe propagandojne se mjeket shqiptar jane te zotet. Genjeshtra me oke, te paftyre, te paafte mos komunikues, thjesht qelbesira qe vetquhen mjek.
    Kush merr vesh pak nga ky zanat mnuk e ka veshtire ti dalloje keto beluza te ndyra, se vetem te bardha sjane.
    Databaza me e madhe e perbashket ne bote, ku publikohen punimet e mjekeve nga tere bota, eshte kjo: http://www.pub-med.com. Hyni ne te ku jane publikuar ,iliona punime nga e gjithe bota dhe shifni a do te gjeni ndonje mjek shqiptar.
    Ja keta jane “mjeket” , xhambazet tane dhe zotesia e tyre.

  5. Mjeku says:

    Me ne fund njerezit po filloje te kuptojne se c’po ndodh!

    TemA titullin e ka thene vete daja:
    “Unë dyshoj se titullarët e Spitalit Francez, apo të Ministrisë së Shëndetësisë, po i përdorin mjekët irlandezë si mburojë, për të larguar përgjegjësitë e tyre për mungesën e ilaçit, që mund t’i shpëtonte jetën Denisit”.

    Mos e devijoni me kot pergjegjesine me tituj patetike te tipit “Mjekët shqiptarë s’na flasin me gojë” sepse nuk zgjidh gje ne kete mjerim qe na ka perfshire te gjitheve.

    Nuk eshte ky thelbi.

  6. maks says:

    Komentet me sens shume pexhorativ kunder mjekeve shqiptare nuk ndihmojne dhe as nuk sqarojne gje.

    Pse nuk behet nje pyetje e thjeshte ?

    A u ka vdekur ndonje pacient mjekeve shqiptare gjate operacionit ne 10 vitet e fundit ?

    Do te merrni si pergjigje nje JO te madhe.

    Mendoj qe abuzohet me fatkeqsine e ndodhur si dhe me gjendjen shpirterore te familjareve.

    Mjeket shqiptare punojne me devocion megjithe mungesat qe hasin gjate punes se tyre. Prandaj me shume respekt ndaj tyre.

    1. Epirioti II says:

      O Maks, je budalla apo hiqesh ?!

      Ti pret qe keto gjera te dalin ne gazeta. Ky rasti beri buje sepse ishte nje operacion i vogel estetik dhe operacionin e bene doktora te huaj.

      Ajsbergu e ka trupin nen uje. Por edhe ato dhjetra raste qe kane arritur deri ne media mjaftojne t’ju pergjigjur pyetjes tende.

    2. LexuesiTemes says:

      Maks, ti vete je mjek??
      Une jam qytetar. Mjeket nuk jane me te tille, por jane thjesht tregetare. POr problemi eshte se ata duken shume me te peshtire se nje tregetar brekesh te tregu çam. Kjo sepse tregetari eshte ne profesionin e vet dhe i ka hije, ndersa mjeku ka marre persiper te shpetoje jete, por eshte lekist.

      Une kam shoke dhe te njohur, qe ne 5 vjet pune ‘mjek’ ka blere shtepi, ka nderruar makina cdo vit, duke kaluar ne marka te shtrenjta, dhe ka para te thata!

      Une jam dhe pacient. Kam vajtur dhe me rekomandim nga mjeke, por me eshte dashur te paguaj gjithsesi per ‘te nderuar’ rekomandusin te kolegu i vet, apo nona ime qe ben aktualisht vit.B, ble shiringa te farmacia.

      Une jam dhe prind dhe kam paguar ne lindjen e femijes tim.

      DO me? apo do te shpjegoj se si funksionon ‘rruga e ilaceve’ qe nga Tenderi(perzgjedhja e fituesit), pastaj gjoja furnizimi, pastaj gjoja ‘dalje nga magazina’, dhe ‘perdorimi i barnave’ nga pacienti duke mbyllur ciklin komlet fiktiv.

      O shoku, mos kujton se njerzit jane budallej?? Problemi eshte te kapja e shtetit, dhe kjo eshte e veshtire te rrezohet nga populli. Po, behet me rotacion zgjedhjesh te drejta ose vetem me revolucion!!

      Ik pirdhu o Maks, dhe mos na caj bythen per devocionin e mjekeve!!

    3. Heron says:

      Vdiq xhaxhai im ! Mjeket shqiptare jane kthyer ne tregetar te jetes( paguaj qe ta kesh) eshte motua e tyre!

  7. Ilir says:

    Ngjarja pa dyshim shume e dhimbshme.Nuk ndodh askund,qe nje Minister Shendetesie te beje “apologjine” e asaj çfar ndodhi( bile edhe nje deputet qe ka mbi 20 vite jasht profesionit)!!Pra edhe drejtuesit e shendetsise,jo vetem mjeket,jane pergjegjes direkt per ngjarjen.Po te kete investigim,kjo neglizhence duhet te kete nje “grup” fajtoresh.
    Iliri

  8. serbi grek i rusis afrikane says:

    genjeshtra!
    na shqiptart jemi ma te miret,ma te bukrit,ma te ndershmit,ma te drejtet(bile aq shum e duam te drejten sa edhe jeten ja marrim tjetrit mas shpine per te drejten ton,me kanun).
    edhe sala ka thon se na i kemi paret super te pastra. shqipnija asht e bukra e dheut(nenkupto shqiptart ma t’bukrit e shpendve).
    por asht puc komunist nderkombtar kundra sales..
    duan te hjedhin balt mbi figuren e shqiptarit ne kte 100 vjetor te shtetit superfuqi shqiptar..

    eee..shqiptarqiqet!!!!

  9. alban4eva says:

    po Maks, ke te drejte, mjeket shqiptare punojne me “devocion” (?) shume te madh, mjaft te shohesh pasurite e tyre perrallore.. edhe ketu ne Itali nuk kam pare mjeke me pasuri aq te madhe sa mjeket shqiptare..
    normale qe punojne me “devocion”..
    por meqe ty te dhimbsen mjeket shqiptare qe ne po i shajme me gjuhe “pexhorative” (?), atehere perse nuk thua ndonje fjale per degradimin e krejt mjekesise shqiptare sot ne vend?? pse nuk thua ssnje fjale per te verteten e madhe, qe keta mjeke “te devotshem” po nuk ua mbushe mire xhepin, nk te kapin me dore derisa te vdesesh..!!!
    perse nuk i thua keto? apo nuk i di? apo ben sikur nk i di? Albani me lart ka paraqitur nje link, ku eshte eshte publikuar nje liste e stermadhe me mjeke nga e gjithe bota, por vetem mjeke “te devotshem” sshqiptare nuk ka.. si ka mudnesi??
    o Maks, nese do te lartesosh qeverine e shpellarit, me mire thuaje troc, se sa te na flasesh per mjeket (satrapet) e “devotshem” albanistanez..
    edhe mjeket e xhunglave afrikane jane me te zote se mjeket tane xhambaze..

  10. kasap says:

    nuk ka mundsi te jene mjeket shqiptare te tille pa moral!
    ne kemi kryemjekun e famshem te pavjonit qeveritar, sal b. e quajn.. esht i hatashem..mjek e kalu mjekut or tunxh..

  11. Horri i Bulevardit says:

    Nuk mund te fillosh nje operacion, pa i patur te gjitha materialet dhe medikamentet ne tavoline, aty ne sallen e opracionit, per kete kirurget si shqiptare dhe irlandeze, jane fajtore per vdekjen e djalit dhe duhet te marrin denimet qe parashikon ligji per keto raste.

  12. tefta says:

    MJEKET SHQIPETARE NUK FLASIN;SE I PIN E ZEZA

  13. nini says:

    Mban mend doktorrin dhe percilleni per te djali juaj.

  14. VERONIKA says:

    Ah moj NENE,mè vjen keq qè tè ngacmoj plagèn tuaj,por nuk èshtè kèshtu qè funksionon—sepse po tè kishim shtet,ngrihej njè avion ushtarak,dhe pèr 45 minuta dorèzohej ilaçi,,por VANGJEL TAVA,i rèntè damllaja dhe e pagoftè te kèlyshat e tij,nuk èshtè as doktor,as njeri,èshtè thjesht militant i njè partie lavire ,qè po mban nè pushtet kta zagarèèèèèèè
    prandaj jeta vlen xero,prandaj dhe zagarèt ,e betimit tè hipokritit heshtin…..zjarrin i vini zjarrin maskarenjve!!!!!!

  15. Gezimi says:

    Ky eshte dallimi midis kasapeve dhe mjekeve.

  16. laver stroka says:

    Vdekje e tmerrshme e nje femije! Vdekje e dhimbshme edhe per ata qe degjojne! E tmerrshme vecanerisht per mjeket qe u nisen te benin korigjimin estetik, por e pafalshme per ta dhe gjithe koleget e tyre qe operojne pa mbajtur Dantrolene ne urgjencen e kirurgjise! Dihet shume mire se temperatura ekstreme trupore pas operacioneve me disa lloj ilacesh eshte e mundeshme. Dhe ky eshte i vetmi ilac shpetues kur diagnoza behet e hershme dhe mjekimi fillon ne hapat e para te temperatures ekstreme(Hipertermise malinje)
    Ketu kemi te drejte te themi si u futen dhe si futen ne salla operacioni keta specialiste?
    Kaq te paditur apo kaq te babezitur per para jane sa nuk marrin nje mase te tille kaq te domosdosme?(!)
    Kam deklaruar prej kohesh ne shtyp se ne Shqiperi mund te vdesesh ne spittalet tona edhe per 200 apo 500 leke(te nevojshme per disa ilace urgjence)?
    Mos valle mori fund kjo gje. Jo vellezer shqipetare. Me SaliBanditin(Berishen)dhe Lesheline e hajduteve nuk behet shtet, por vetem shpartallohet cdo element shtetformues. Duhet rrezuar nje dite e mepare kjo bande te shpetoje ky popull nga keta kriminele te pashpirt!
    Rrezimi eshte nevoje urgjente! Sa me shume te vonohet aq me keq do te pesohet nga populli. Jo me kot keta bandite i ngrene hymne tradhetareve, jo me kot vrasin kundershtaret ne mes te dites, jo me kot mashtrojne pa piken e turpit, jo me kot e denigrojne Fan Nolin dhe heronjte e popullit.
    Dr Laver Stroka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje