Vajza e argjendarit të vrarë: Viktor Gushi meriton dënimin maksimal

16 Nëntor 2012, 11:16Politika TEMA

“Viktor Gushi meriton dënimin maksimal. Ai meriton dënimin me burg të përjetshëm, sepse nuk mund të ketë falje për një person që në mënyrë të padrejtë u ka marrë jetën njerëzve të pafajshëm, mes të cilëve edhe babait tim”.

Kështu ka reaguar Rinelda Dinanaj, vajza e argjendarit të ndjerë Rrapo Sinanaj, pas një letre ku Viktor Gushi iu kërkonte falje familjarëve të viktimave.

Ajo pohon se kjo kërkesë e tij nuk ka sens pas 16 veprash penale, ku në dy prej tyre humbën jetën dy persona.

“Nuk ka sens që të falet një person që ka kryer mbi 16 vepra penale, ndërkohë që ka cenuar jetën time dhe të familjarëve të mi, si dhe jetën e të gjithë atyre personave që Viktor Gushi i ka prekur me veprat dhe me krimet e tij”, rrëfen Rinelda për GSH.

Ajo i ka bërë apel trupit gjykues që të mos aplikojë gjykimin e shkurtuar në rastin e tij.

“Nëse gjykata vendos që Viktor Gushi të gjykohet me gjykim të shkurtuar, kjo do të ishte fyese për familjarët e atyre personave që Viktor Gushi u ka marrë jetën. Por, do të ishte fyese dhe për personat që ai u ka cenuar jetën me veprat e tij penale”, pohon ajo.

Rinelda pohon se atij nuk mund t’i falet një e treta e kohës së dënimit, pasi ai meriton burgim të përjetshëm.

Mbi Gushin rëndojnë 18 akuza për vepra të rënda penale, dhe ai kërkoi gjykim  të shkurtuar , pasi lexoi një letër pendese dhe u  kërkoi falje publike familjarëve.

3 komente në “Vajza e argjendarit të vrarë: Viktor Gushi meriton dënimin maksimal”

  1. loni says:

    keta lloj tipash si ky gushi nuk ka cfare i duhet shoqerise shqiptare,,keta jane vetem negative dhe keshtu meritojne te digjen,,ti bejme pashaportezimin ne malsi dhe ta djegim bashke me kafshet maloke,,keta nuk jane qenie njerezore por vampira qe duhet te zhduken menjehere nga ky vend…

  2. alban4eva says:

    mos ia fusni kot, nuk duhet denuar.. po afrojne zgjedhjet, dhe i duhet baces..

  3. sadiku says:

    Si ka mundesi qe kjo MONSTER ,kriminel pa shpirt njerzor te kerkoje gjykim te shkurtuar?
    Ky njeri perbindesh kerkon nji denim SPECIAL dhe te perjetshem .
    Te futet ne nji dhome ivetem pa asnji kontakt me njerzit dhe buka e uji ti jepen si nji qeni ose si atyre te semure me LEPROZE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje