Ai sapo është bërë udhëheqësi i vendit me më shumë banorë në planet, drejtues i një superfuqie ushtarake, por ende nuk dihen shumë gjëra për të.
Bëhet fjalë për Xi Jinping, që do jetë presidenti i ri i Kinës.
Deri më tani dihet se ai është i martuar me një megastar të muzikës popullore kineze, Peng Liyuan dhe kanë vetëm një vajzë.
20 vjeçarja Xi Mingze aktualisht ndjek studimet në Universitetin e Harvardit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mendohet se Xi studion në shkollën e Ivy League prej dy vitesh.
Ajo studion nën një pseudonim, për të mos tërhequr shumë vëmendje.
Ka zëra se ajo është e rrethuar nga truproja për 24 orë në ditë.
Ndërsa mamaja e saj ka arritur shumë sukses në fushën e argëtimit, por gjithashtu është një besnike e fortë e Partisë Komuniste.
Ajo është bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Popullit në moshën 18 vjeçare dhe arriti të marrë edhe gradën e gjeneral- majorit, të cilën e mban edhe sot.
Talenti i saj në të kënduar bëri që ajo të ndërmarrë një sërë turnesh për të ngritur moralin e ushtarëve.
Ajo këndon në festën tradicionale të Vitit të Ri dhe del në televizionin shtetëror për të kënduar balada propagandistike.
Në një intervistë, ajo tha: “Kur ai vjen në shtëpi, asnjëherë nuk mendoj se po vjen një lider. Në sytë e mi ai është thjesht burri im dhe unë thjesht gruaja e tij”.
Ndërkohë vetë presidenti i ardhshëm e ka kaluar shumë prej rinisë së tij duke punuar në një nga rajonet më të varfra në vend.
Babai i tij ishte një revolucionar komunist, por u burgos dhe më pas u internua. Ata jetonin në një shtëpi në formë shpelle.
Megjithatë, kur ai ishte i ri, vendosi të hyjë në parti dhe ngjitja e tij në politikë ka qenë e rrufeshme.
Zonja e Parë
Vajza e Parë
Keta cdo gje mund te jene por komunist kurre ai ishpresidenti Kines ka rreth 2,2 miliard dollar.
Eshte komunist me leke –Model i ri i komunistit kinez
“Ndërkohë vetë presidenti i ardhshëm e ka kaluar shumë prej rinisë së tij duke punuar në një nga rajonet më të varfra në vend.
Babai i tij ishte një revolucionar komunist, por u burgos dhe më pas u internua. Ata jetonin në një shtëpi në formë shpelle.
Megjithatë, kur ai ishte i ri, vendosi të hyjë në parti dhe ngjitja e tij në politikë ka qenë e rrufeshme.”
…une Gimi mendoj qe ky presidenti patjeter qe e ka mbaruar shkollen e mesme. Jam shume kurioz, te di,s ne cfare dege i ka filluar dhe mbaruar studimet e larta…ne se ?
Babai ne burg dhe internim nga rregjimi komunist,i biri i pari i partise komuniste,hajde kuptoj keto kinezerira.
Ke te drejte Gimi…Xi studimet e larta i ka mbaruar ne degen inxhinieri kimike ne nje universitet famoz ne kine.
Ky burri mban graden doktor ne drejtesi, Nga 7 anetare qe ka Komiteti I Perhershem I Byrose Politike, 6 Jane me arsim te larte dhe grada shkencore, Shume ndryshe Nga brezi I ardhshem I lidereve.
..ah se harrova ky pini ka qene mekanik ne metalurgjikun e Elbasanit, nga ky ka dal ajo “und shikoj ne televizor vajza te bukura me fustane te shkurtra hi hi hi”
@ RAIMONDI, HAHAHAAHAHAHA…