Specialisti i Antidrogës: Ma futën drogën në makinë

19 Nëntor 2012, 11:28Politika TEMA

Specialisti i Antidrogës në Policinë e Shtetit, Anoril Cani, i arrestuar me 27 kilogramë përzierës heroine në makinë, e ka mohuar akuzën në Gjykatën e Tiranës.

Ai ka bërë me dije se kishte njohje personale me katër të arrestuarit në operacionin “Specialisti”. Anoril Cani ka deklaruar para gjykatës se mbrëmjen kur u arrestua, sapo e kishte marrë makinën e tij nga njëri prej të arrestuarve dhe po nisej për të takuar të dashurën e tij, kur një patrullë e policisë e ndaloi dhe pas kontrollit në automjet, mori masën e ndalimit. Ai e ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke pohuar se nuk ka qenë në dijeni se çfarë ka pasur në automjet.

Gjykata vendosi masën “arrest me burg pa afat” ndaj 31 vjeçarit të vënë në pranga nga policia.

Ndërkohë shtetasi Ilir Shehaj, i njohur me pseudonimin “Gjyshi”, i akuzuar si kreu i grupit, i ka marrë përgjegjësitë mbi vete për të shpëtuar shokët.

“Droga është e imja, e kam sjellë unë nga Turqia”, ka pohuar ai para gjykatës, siç raportohet në gazetën “Panorama”.

Ai ka thënë se natën kur ndodhën arrestimet, specialisti i policisë, Anoril Cani, vërtet nuk ka pasur dijeni për lëndën që ishte futur në makinën e tij.

Megjithatë, organi i akuzës ka pohuar se ka përgjime dhe vëzhgime të kryera gjatë tre muajve të fundit që faktojnë se Anoril Cani ka pasur rolin e personit që lëvizte ngarkesat e lëndës narkotike me qëllim që të shmangte kontrollet policore. Ai madje ka dështuar edhe një operacion policor për kapjen e një ngarkese droge.

Masa e qëndrimit në qeli pa afat është vendosur për “Gjyshin”, Gentian Gjokën – “Papu” dhe Everest Haxhollin- “Nipçja”. Gjithashtu masa arrest me burg është vendosur edhe për Madrid Dulon, i akuzuar si “përgjegjës” për magazinën ku mbahej droga e grupit pranë banesës së tij në Vorë.

8 komente në “Specialisti i Antidrogës: Ma futën drogën në makinë”

  1. Vlora says:

    ka per te dale i pafajshem pasi ushqenjne njeri tjetrin deri sa shkon te berisha.

    ky ushqen agron kulicin,,,,,,kulici flamur noken,,, e noka berishen.

    trafikun e ben vet qeveria.

  2. safeti says:

    Ky esht mik me Gramoz Rucin se shpejti do dalin faktet.

  3. arbeni says:

    ore vlora por si shume i zgjuar po je ore i ndjere.
    Po te ishte organizator berisha me ministrin e brendhem dhe kreret e policise ato sdo ishin kapur kurre?
    Kjo eshte policia pra dhe eshte berisha qe i shterngon per te punuar, seshte si Fatos Nano qe merrte urdhera sic e di edhe ti shume mire nga Nehat kulla, zani, dhe kriminele te tjere.
    Po te mos jete e vertet ne trego te lutem se duhen sqaruar gjerat.
    respekte vlora

    1. Vlora says:

      arben pershendetje.

      per nanon te mbeshtes se ka qene ashtu si thua ti dhe prandaj ja mbuloi te gjitha saliu.

      por si mendon ti se hyn ajo sasi droge nga turqia??????????

      ajo droge nuk eshte e lazaratit,por eshte e futur ne ruge ajrore.

      si thua, pa mbeshtetjen e policise a do te mund te hynte????????/////

  4. Horri i Bulevardit says:

    Prokuroria duhet te shofi se cilet ka kapur ky, se ka shume mundesi, qe ti jete afruar ndonje peshku te madh dhe dihen punet si shkojne, per kete na ka ndihmuar edhe Holliwudi ti mesojme.

  5. dritani says:

    Cfare shoqeri e mrekullueshme!!!

  6. une says:

    Zhyteni brenda, dhe mos e lini te dali me, se e kan ber shqiprin me keq se Kolumbin.

  7. korona says:

    po me leket qe qarkulloj kta hani se shteti te vetat nuk i qarkullojn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje