Letra e PS për Nishanin: Ja pse po SHKELNI Kushtetutën, ky është shkarkim i Ina Ramës

20 Nëntor 2012, 21:25Politika TEMA

Në letrën e PS thuhet se ligji e Kushtetuta hyjnë në fuqi në momentin e miratimit dhe nuk kanë fuqi prapavepruese vetëm në rastet kur parashikohet me ligj

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka paraqitur në takimin e tij me presidentin Bujar Nishani një letër me argumentet e deputetëve të majtë në lidhje me çështjen e largimit të kryeprokurores Ina Rama.

Në letër theksohet se nëse ajo largohet tani nga presidenti, ky do të jetë shkarkim në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës.

Në letrën e PS thuhet se mandati i Ina Ramës nis të konsiderohet nga data e marrjes fuqi juridike të ndryshimeve kushtetuese.

“Moscënimi, por vijimësia e ushtrimit të mandatit nga organet kushtetuese përbën një standard të konsoliduar për ruajtjen e pavarësisë, që gjendet e formuluar në çdo kushtetutë demokratike. Ky është rregullimi që ka gjetur parashikim edhe në dispozitat kalimtare të Kushtetutës aktuale, në nenin 179 të së cilës sanksionet vazhdimi i mandatit të disa funksioneve të rëndësishme publikë,” thuhet në letër.

“Në kushtet kur kushtetutbërësi ka shprehur vullnetin e tij për një funksion publik kaq të rëndësishëm sikurse është funksioni i Prokurorit të Përgjithshëm, duke parashikuar nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese një mandat pesëvjecar, si dhe për të bërë të zbatueshëm këtë vullnet të kushtetutbërësit, përsëri afati ligjor për të konsideruar të përfunduar mandatin nuk fillon nga data e emërimit, por data e marrjes fuqi juridike të kësaj norme të re kushtetuese”.

Ligjvënësit e PS theksojnë se ligji dhe Kushtetuta i nisin efektet në momentin e miratimit dhe nuk kanë fuqi prapavepruese vetëm kur kjo përcaktohet në ligj, çka nuk ndodh në këtë rast.

Ata kanë sjellë edhe shembullin e Kosovës.

“Ligji dhe për më tepër Kushtetuta, efektet e tyre i fillojnë nga momenti i miratimit. Është një parim i njohur dhe i gjithëpranuar i së drejtës, sipas të cilit norma juridike nuk disponon për fakte dhe rrethana që kanë ndodhur në të shkuarën përveç rasteve kur vetë norma shprehet për këtë gjë,” thekson letra e PS.

“Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në rastin e propozimit për ndryshimin kushtetues për ndërprerjen para afatit të mandatit të Presidentes së Republikës, përmes një veprimi retroaktiv të amendamentit kushtetues të propozuar me paketën e re kushtetuese,” vijon letra.

PS po ashtu shprehet se një shkarkim i tillë do shërbente si precedent negativ për kufizimin e mandateve të tjera.

“Jemi të mendimit se çdo veprim i kryer në kundërshtim me këto standarde kushtetuese dhe që do të materializohej në zëvendësimin antikushtetues të Prokurorit të Përgjithshëm, me synim zgjidhjen e problemeve politike afatshkurtra, jo vetëm që do të ishte një akt ndaj institucioneve të Republikës dhe me pasoja të rënda, por gjithashtu do të kthehej në një precedent negativ për kufizimin në të ardhmen të çdo organi tjetër kushtetues”.

“Prokurori i Përgjithshëm është emëruar në kohën kur Kushtetuta nuk parashikonte një mandat të kufizuar. Pra, rregullimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm ka qenë i pakufizuar në momentin e emërimit, por i kufizuar në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese”.

Në përfundim, PS thekson se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm mbaron në 23 maj të vitit të ardhshëm.

13 komente në “Letra e PS për Nishanin: Ja pse po SHKELNI Kushtetutën, ky është shkarkim i Ina Ramës”

  1. elinor says:

    Leter me ke cu, atje ne ushtri,
    S’me paske harru…
    Sa here ngelnim tek 7tat ne 5 katesh e kendonim kete kenge…

  2. raimondi says:

    PS-ja te kerkoje ndjekje penale per Presidentin se ka shkelur Kushtetuten

    Diskretitoheni kete skllav

    1. Drago says:

      Po te kishte shtet po, atje meriton te jete pas hekurave, po kush ta gjykoje ketu tek ne Sashenka, Toma, kush ?

  3. safeti says:

    Po te shofesh kalendarin i bie qe Ina Rama ka konsumuar plotesish 5 vjet ne prokurori. Por cfar thot kushtetuta? Thot qe kryeprokurori qendron ne detyre 5 vjet. Esht kaq e thjesht kjo norme juridike. Kushtetuta eshte ligji me i rendesishem ne nje shtet demokratik. Ina Rama duhet te largohet urgjentisht dhe ti bashkohet FRD ne departamentin e luftes me korrupsionin.

    1. Ske faj...thjesht sdi. says:

      Or Safet po te ulesh te lexosh artikullin dhe letren do shofesh argumentat konstitucionalist qe te duhen per te arritur ne perfundimin qe mandati perfundon ne Maj.

      Ina Rama eshte emeruar Prok.Pergjithshme ne Netor 2007, por ne ate kohe mandati i saj ishte pa afat.
      Amendamente Kushtetuese hyne ne fuqi ne Maj 2008 dhe percaktuan manadtin pesevjecar te Kryeprokurorit.

      Ne te gjitha praktikat Kushtetuese Europiane mandati 5 vjecar fillon ne momentin ne te cilin hyjne ne fuqi amendamentet e reja, pervec rasteve ne te cilat ne Ligj (Amendament) parashikohet ndryshe.
      Ne kete rast nuk eshte parashikuar dhe kur nuk parashikohet, ligji nuk ka fuqi prapavepruese…

      Kam frike se kam shkruajtur pak gjate…ske per ta lexu

      1. safeti says:

        “Ligji nuk ka fuqi prapavepruese” ky eshte nje postulat medioker. Ka ligje me fuqi prapavepruese si per shembull Ligji per amnistine qe amniston te denuar sipas ligjit, njerez qe kan bere vepra penale ne te kaluaren.

  4. ILIRET says:

    O PS! Po pse harxhoni energji edhe per gjera koti? Debatoni per nje gje qe nuk ekziston. Po Ina nuk eshte. Cfare ka cuar ajo deri ne fund e vendosur, keto pese vjet? Asgje. Keshtu qe per dicka qe nuk dihet se me cfare merret edhe ju nuk keni pse merreni.
    Sikur edhe Strazimiri te emerohej prokuror i pergjithshem, te jeni te sigurte qe do te ishte me i mire se Ina, Ina…

  5. kastriot says:

    Drejtuar shokeve te PS:
    PO SIKUR NDRYSHIMET KUSHTETUESE TE BEHESHIN NE MUAJIN PRILL 2013, SIPAS JUSH KUR DUHEJ T’I MBARONTE MANDATI INA RAMES?
    1.PO TE VEPROJME SIPAS MENDIMIT TUAJ KOT SE KOTI ATEHERE INA RAMA DUHEJ TE LARGOHEJ NE MUAJIN PRILL 2018! E KUPTONI CFAR PO KUNDERSHTONI DHE CFAR PO MBRONI?
    2.JUVE KUNDERSHTONI PER INERCI. KESHTU JU ESHTE BERE ZAKON(EDHE PD PO KETE ZAKON KA) NE SE PD DO TE THOSHTE QE MANDATI I KRYEPROKURORES MBARON NE MUAJIN MAJ 2013, JU DO TA KUNDERSHTONIT DHE DO TE KERKONIT QE AJO TE LINTE DETYREN NE MUAJIN NENTOR 2012.
    FORCE ZAKONI PER TE KUNDERSHTUAR. NUK KINI PUNE TE TJERA PER TE BERE(EDHE TE PD NJELLOJ SI JU)DHE MERENI ME GJERA KOTI. HIDHNI VETEM SHASHKA GJSTE GJITH KOHES QE JENI DEPUTETE TURP!

  6. Dukati says:

    Ina Rama është zhgënjim dhe për ata që e respektonin. Ç,po na duhet një kukull? s,duhet marrë me Inën, ndërsa për Nishanin Socialistja ka përgjegjësi që nuk i bëri rezistencë emrimi të të tij nga Sërbët. Nishani do të thotë njeri me shënjë, nishan. Pra BALASH.

  7. Anti talebani says:

    Une do preferoja qe presidenti ta shkarkonte prokuroren me kete arsye. Keshtu i jep te drejten Partise Socialiste, qe kur te vije ne pushtet, ta shkarkoje Presidentin per shkelje te rende te kushtetutes dhe te marrjes se vendimeve qe bien ndesh me statusin e presidentit.

    Si tani, si pastaj, prokurorin do ta zgjedhin keta te PD.

    PS e ben kete veprim me faktin qe parlamenti nuk mund te zgjedhi prokurorin ne maj pasi ka kufizime parlamenti disa muaj perpara zgjedhjeve. Ndoshta jam i gabuar ndoshta jo. Dhe Partia Demokratike prandaj kerkon qe te bej kete hap tani, pasi ne maj mund te kete pamundesi ligjore per ta zgjedhur prokurorin.

    Por PS si duket i ka bere hesapet qe per momentin PD ka edhe Gjykaten kushtetuese ne krah dhe eshte e humbur. Prandaj tja thote qe presidenti po shkel ligjet dhe kushtetuten dhe nese merr pushtetin, shkarkon edhe presidentin edhe prokurorin, pasi jane zgjedhur ne kundershtim me ligjet e kushtetutes.

    Po ti fitoje njehere zgjedhjet, pastaj hajd se folim.

  8. Ajaksi says:

    Për çfarë Kushtetute flisni more te pafytyrë? Për Kushtetutën qe fshinë prapanicën Saliu me Edi Ramën duke e ndryshuar per nje gjysëm ore para zgjedhjeve të vitit 2009? Ajo nuk është më Kushtetutë, por letër bakalli për tu tallur ju me popullin.

  9. timo says:

    Zoti Nishani, po në qoftë se në momentin e miratimit të ligjit për prokuroren e përgjithshëm, Ina Rama të kishte 6 vjet në detyrë, çfar do të bënit ju,do të kthenit mbrapsh një vit të funksionimit tepër ?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje