Radio gjermane pyet: Skënderbeu e Zogu, po Enver Hoxha? Dhe Basha përgjigjet: Të përndjekurit s’kanë të drejtë të bëjnë grevë

20 Nëntor 2012, 17:50Politika TEMA

Gazetari Ralf Borchard i Radio Gjermanisë, radios publike të këtij vendi, ka udhëtuar në Tiranë për të ndjekur nga pranë gjendjen e ish- të përndjekurve në këtë 100 vjetor të Pavarësisë.

Ai ngre një pyetje interesante në këtë 100 vjetor, të cilin e lidh pashmangshëm me grevën e ish- të përndjekurve. Ai pyet se pse të gjithë e kanë mendjen tek Skënderbeu dhe Zogu dhe askush nuk kujtohet për Enver Hoxhën dhe trashëgiminë që la pas.

Gjeni më poshtë pjesë nga ky reportazh.

 

Realiteti i diktaturës së Enver Hoxhës do jetë sërish jashtë vëmendje në Shqipëri. Nëse në javët që vijnë do të festohet 100 vjetori i Pavarësisë, më shumë do të merren me heroin mesjetar Skënderbeu dhe me mbretin e parë të shqiptarëve, Zogun, por jo me mësimet nga diktatura komuniste. Megjithatë, Lulzim Basha, kryebashkiak i Tiranës dhe numri dy i politikës në vend, i përgjigjet kështu pyetjes nëse greva e urisë së ish- të përndjekurve ishte e justifikuar: “Unë besoj se jo. Ne kemi 21.400 qytetarë të Shqipërisë, të cilët njihen si viktima të diktaturës komuniste, që janë burgosur, dëbuar ose që u janë ekzekutuar të afërmit. Ata marrin të gjithë një pension të veçantë dhe kanë të drejtën e kompensimit me rreth 14 euro në ditë për nj ditë burg. Në njohuritë e mia, kjo është shuma më e lartë për viktimat e kompensimit për viktimat e komunizmit dhe nuk është shumë e vogël për një vend si Shqipëria”.

Mbetet megjithatë e diskutueshme se sa ka paguar qeveria deri më tani për kompensimin. Kjo temë megjithatë nuk do të zhduket, thotë shkrimtari Visar Zhiti.

“Ne nuk e kemi kulturën e kujtesës këtu. Ne kemi këtu nga ata që e kanë mbështetur diktaturën dhe që nuk janë dënuar ende sot, madje as moralisht. Për ish- të burgosurit nuk ka pasur mundësi shkollimi dhe punësimi. Por udhëheqësit e sotshëm janë njerëzit e nomenklaturës së vjetër. Ne jemi më mirë se në të shkuarën. Por edhe persekutorët tanë janë më mirë. Armiqtë e betuar të pronës private janë sot pasanikët më të mëdhenj në Shqipëri. Dhe kush ka humbur shumë në atë kohë, sot ka pak ose aspak”.

44 komente në “Radio gjermane pyet: Skënderbeu e Zogu, po Enver Hoxha? Dhe Basha përgjigjet: Të përndjekurit s’kanë të drejtë të bëjnë grevë”

  1. Drini says:

    Po si ta zeri ne goje Lulka Enverin, ne nje kohe qe eshte pjella e tij(mami i lulkes punonte ne bllok) shihi sa ngjajne, si dy pika uji.

    1. Xhaja says:

      Drino, mamaja e Lulit ka qene mesuese ne shkolle 8 vjecare apo gjimnaz, nuk kishte pune me bllokun. Luli ka plot mekate ne kurriz por eshte e ulet t’i fyesh te emen qe s’ka lidhje me ato qe ben i biri.
      Dhe po, ngjashmeria me Enverin eshte e habitshme.

      1. Dean says:

        Kur mbaronte mesimdhenien,mami i Lul Damotes i binte per shkurt nga Blloku.Kushedi ………..lol

  2. Blloku llaf i sigurt. says:

    Lulzim Basha eshte djali i Ilir Hoxhes.

  3. Fatmir Lamaj i burgosur Politik says:

    Me te burgosurit politik eshte tallur ne menyre te fsheht amerika shikojeni çfar kane bere ne burgun QAS-BARI,Puke.http://www.proletari.com/agim-hamiti-leter-e-hapur-drejtuar-klases-politike-te-tiranes-e-te-prishtines-dhe-ambasadorit-amerikan/html

  4. beni says:

    Si mundet te anashkalohet nje udheheqes qe e ka drejtuar vendin per 40vjet dhe te permendet nje person i veteshpallur mret qe ka drejtuar oborrin e tij per 13vjet dhe nuk e ka bere nje vrime ne uje, vetem se kur i duhej vendit iku me bisht nen shale biles edhe duke marre dhe ate pasuri te varferve shqiptare, ai vrau dhe disa patriote te cilet nuk i ka nxjerre me shqiperia e jone dhe me kaq e mbylli,nuk po hyjme se si u be mbret dhe kush e beri, ku nga eshte ai as rruga e makines akoma nuk ka shkuar,prandaj jemi ne ne kete gjendje se na udheheqin njerez nga malet ku pamjen e tyre e kane shume te kufizuar per shkak te humnerave ku jane rritur qe femije,nuk njohin detin dhe as vendet turistike qe si njeri ashtu dhe tjetri falen detin dhe fushen si dhe fshatra turistike pa pyetur njeri,i shalla na mbron zoti nga njerez qe zbresin nga mali,te cilet po i provojme mbi shpine.

    1. bler says:

      o idiot,,lexo shkrimin,se me duket ti vike nga vullkanet,jo nga malet

  5. Geg Toskani says:

    Pavarèsisht se çfarè flitet, duhet tè pranohet se Enveri ka njè vend shumè tè rèndèsishèm nè historinè e lavdishme tè shqipètarève. Por duhet tè pritet, tè ulen gjakèrat e pasi tè rrèzohen tradhètarèt do tè vijè momenti i TIJE.

    1. dc says:

      si te thuash ti,mer kokrra spiunit,por po ta lexosh artikullin,mire do ishte

  6. Nensi says:

    Shqiperin e kane mare ne qaf vetem komunistet qe bene lufte vlavrasese per 45 vjet rrjesht lufte civile poe e thoshin ndryshe lufte klase.

    1. mili says:

      @Nensi, nga njerez si puna jote nuk behet Shqiperia! po c’kusur kemi ne te tjeret se jeni ju qorra dhe nuk shikoni gjithe vepren e Enverit per SHQIPERINE!!!! ..i vetmi qe horrat e tradhetaret i vari ne shesh! Po gjithe ato ndermarje moj,e qe nuk gjeje nje njeri pa pune.. po tani ca ke o debile? apo te ka gjet xhaxhi doktori pune ty dhe s’shikon verdall ca behet! sa per luften civile, informohu njehere cdo te thote dhe pastaj po e gjete ne nje dite te vetme gjate regjimit komunist,bravo te qofte! ate qe beri xhaxhi jot ne ’97,ca e quan ti!?!? Mjere ti per mend e tua..

      1. Andon says:

        @mili
        Nuk ta kane fajin njerezit si puna e Nensit ty pjelle e kuqe, ta ka fajin ai boshlleku qe ke brenda kokes.
        “Tradhetaret” filloi t’i vriste qe ne kur TRADHETOI Qemal Stafen, Enveri yt, e pastaj e vazhdoi me bashkepunetoret e tij me te afert.
        Cfare arriten prinderit e tu me gjate 45 vjeteve pune, ose cfare arriti nje punetor i thjeshte gjate atyre viteve? ty mbas ’90 t’u dha mundesia per te hapur syte (tjeter gje se ti do te ngelesh qorr/qorre) dhe kjo jo per merite te ketij komunisti qe kemi ne pushtet tani. Njerezit vriteshin, burgoseshin, internoheshin, vetem sepse guxonin te mendonin ndryshe nga c’diktohej prej regjimit, dhe ti i quan tradhetare. Sipas ketij standardi, ti duhesh varur prej gjuhe, jo vetem pse je idiot shpirt-zi, por edhe pse po flet kunder nje regjimi.
        Shpresoj te te hapen syte dhe te mos vdesesh mjeran

  7. Bllokmeni says:

    Mami i Lulit, ka punuar ne bllok dhe ka qene shume e bukur. Eshte moshatare me Ilirin, djalin e Enverit. Keshtu qe edhe Luli eshte cun blloku….

  8. peci luku says:

    NA DOLI LULEZIM BASHA KOPIL E CNUK DEGJOHEN PER TE PRANDAJ E JEMA VISHTE BREK ME TRENDAFILA JA DHURONTE UDHEHEQJES ,E UDHEHEQJA JA NGJESHI ME ZOR PRANDAJ LULKA SHIKON
    VRENGET SHIKON NGA LINDJA PO SYT I VENE NE VERI
    SHIH O LULI BIR I NENES
    U NDERZEVA NE DRIT TE HENES
    BUKURINE E ASAJ DITE
    NUK E HARROJ NE VITE
    DHE NJE DITE PAS NJE MURI
    UDHEHEQESI MA VURI

    E ME THANE TA KESH DJALE
    QE TA MBAJME PRANE
    E RRIT BABI ME LLOKUME
    QE TE MOS BEJE ZULLUME

    LUL KOPILI DEL NGA VERA
    SDI THOT MAMI TA HETH NE FERRA
    PO UDHEHEQESI I SHTERNGON DHEMBET
    PRAP DO TE TI NGRE KEMBET
    RRON AKOMA LUL KOPILI
    I KUJTOHET TRENDAFILI

    1. van says:

      i ndrove emrat vjershes,,,,te tuat, i bere luli

  9. tefta says:

    GJERMONI I BI GOZHDES ;LULI I BI PATKOIT;TASH DY PALET U MURREN VESH ;KY ESHTE INTEGRIMI SHQIPETAR NE EUROPE

  10. Lili says:

    Ju lutem kush e di çfar pune ka bere Ilir Hoxh ne vitin 1984,le te na i thote.

    1. tefta says:

      INXHINIER RADIOJE NE FABRIKEN E PRODHIMIT TE RADIOVE DHE TELEVIZOREVE SHQIPETARE NE QYTETIN E DURRESIT DHE AI KA NDIHMUAR NJE VAJZE TE PERNDJEKUR ME EMRIN SUZANA QE PUNONTE ATJE ; DHE KA QENE KOMPLET E KUNDERTA E VELLAIT TE TIJ NGA KARAKTERI

      1. Lili says:

        Zonja Tefta ju Falenderoj shume per pergjigjen tuaj,por diçka me ka habitur dhe prandaj kerkove ta ndaja me k=lexuasit e Temes.Po pate mundesi lexoje kete link.
        http://www.proletari.com/agim-hamiti-leter-e-hapur-drejtuar-klases-politike-te-tiranes-e-te-prishtines-dhe-ambasadorit-amerikan/html

        1. tefta says:

          FALEMINDERIT E KAM LEXUAR PARA DISA MUAJSH DHE VAZHDOJ TE LEXOJ ME SHUME DESHIRE GJITHCKA ,VETEM PER TE DITUR TE VERTETEN ;SE NUK DUA TE ME GENJEJE ME ASNJENJERI !

    2. Jona says:

      Bente bilancin e te pushkatuarve,dhe sa futte i jati ne dite ne burgje dhe sa internonte E kuptove??? Me shkruaj po te kesh paqartesi

  11. GIMI says:

    ÇFAR PUNE KA BERE NE BLLOK MAMI I LULIT DHE SI QUHEJ .

  12. vili says:

    VETEM NJE GJE TE MOS HARROJME SE ZOTI lULI KA PASHAPORT AMERIKANE.

  13. Viktor Hoti says:

    Sa i i perket mbretit Zog nuk eshte e veshtire te dokumentosh faktin se ai ne menyre te fshehte ka marre pjese ne itali ne ceremonine e vdekjes se viktor emanuelit shume vjet mbas luftes se dyte boterore .

    Ne zhtypin italian te asaj kohe eshte evidentuar ky fakt qe hedh nje drite te re te po prapaskenes se arratisjes se fameshme dhe tradhtise se vertet te tij ndaj atdheut viktor hoti

  14. ed says:

    Diktatori Enver Hoxha ka vendin e tije ne historine e shqiperise, si figura me e zeze dhe demprurese e kombit, si diktatori komunist famekeq, qe shkateroje jo vetem vendin por edhe jeten e shume e shume shqipetareve, te cilet akoma nuk e kuptojen se nga i kane keto te keqija. Eshte e domosdoshme qe shqipetaret te shikojne veten ne pasqyre dhe te bejne analizen e diktatures. Te nderojne te demtuarit e kesaj diktature dhe te denojne kriminelet e komunizmit.

    Te nderojme ata burra qe ngriten Flamurin ne Vlore dhe shpallen shqiperine te pa varur, pa i diskutuar figurat e tyre. Po ashtu te rrespektojem ata popuj qe ndihmuan shqiperine per tu bere e pa varur, panvarsisht nga peshorja e interesave te kohes. I vetmi mbret qe ka pasur shqiperia eshte Ahmet Zogu, i mire apo i keq, ai eshte dhe mbetet Mbreti yne me i organizuar nga ana shteterore. Mbas viteteve 90 shqiperia ne vend numero dhe sillet rreth vetes si e trullosur. Nuk ka as vizion es ben perpjekje per qartesine se kush jemi, nga vime, dhe cfare duam te bejme dhe ku do te shkojme.

    1. Alfredo says:

      Ama ka vend ne histori ashtu siq ka qene zi sterr.

  15. ed says:

    E drejta e demostrimit dhe e greves eshte e sanksionuar ne Kushtetute.

  16. beso........ says:

    perrseri…Viktor Emanueli nuk ka vdekur ne Itali dhe nuk eshte varrosur ne Itali sic thote “Viktori” .e dyta Enver Hoxha ka drejtuar Partine – Shtet dhe nuk ka qene asnjehere zyrtarisht Kryetar Shteti . Ne Jugosllavi dhe Bashkim Sovjetik Tito e Stalin kane qene edhe Kryetar te Presidiumit pra Presidenta ndersa Enveri ka qene vetem disa vjet Kryeminister ndersa Kryetar Omer Nishani , Haxhi LLeshi , Ramiz Alia ….tung

  17. i says:

    Quheshte diktatura e proletarjatit dhe ishte lufte idologjike ,kulturore dhe shum e repte per ata qe dilnin nga rethi i kuq”…SHqiptaret kan kohe qe jan ndar nga kjo idologji….Duhet te shohim perpara se çfar mund te behet me mir se ne diktature” e jo te humbasim me fjale dhe me lufte te re klasash ,te lare e te pa lare”…Sala apo EDI e kush e ka me te gjate e me te trashe “rugen e genjeshtres” e diktatit personal allashqiptar.Njeri Doktor e tjetri Piktor qe bejn punen qe nuk ju takojne,duken sikur tallen me popullin dhe me kufit SHqiptar.Ku edhe polici shet marjuan e vjedh me shum se nje hajdut…Mir se vini ne SHqiperi….

  18. Leone-53 says:

    Do te vecoja nga shkrimi i mesiperm:
    -Armiqt e betuar te PRONES PRIVATE jane sot pasaniket me te medhenj ne Shqiperi.
    -Dhe kush ka humbur shume ne ate kohe, sot ka pak ose aspak.
    Keto jane gjithcka qe ka ndodh keto 22 vjet “demokraci” ne Shqiperi.
    “Dhurata” e PD-se dhe pronarit te saj Sali Berisha per ish pronaret dhe ish te perndjekurit politik.
    Nuk do ti harrojme kurre ne ish pronaret e njekohsiht ish te persekutuarit politik.

  19. paskuqani says:

    OR KA KOMENTUS DEBILA KTU,SHQIPNIA KA BO LUFT DYZET E PES VJET çFAR JAN KTA QE KOMENTOJN KESHTU UFO,NE SHQIPRI DYZETEPES VJET NUK U VRA AS NJERI VETEM TRADHTARET E KOMBIT DHE KOLABORACIONISTET,DHE TJETER NJERI PA GJYQ SI JA U BOJN JU GOGOL NUK DENOHEJ NE QE E KEMI JETU NUK E KEMI PA? NE KA VLLAVRASJE NDER SHQIPTAR SOT PO BEHET KERDIA NDA NENTEDHJETA E KTEJ JAN VRAR ME SHUM SE NE LUFTEN E DYT BOTRORE?POR JU JA U KON FUT ME KET LLOJ HISTORIE SHTETI ISHTE SHTET PANVARSISHT NGA POLITIKA NJERI PA DESHMITAR NUK DENOHEJ KURR,E SE JA FUSNIN NJERI TJETRIT SHQIPTARET PER PAK QAR KTU VARET çFAR BIR KURVE E KE SHOKUN DHE KOMSHIUN PRANDAJ MOS FOLNI ONDRRA NE DILL.

    1. beso........ says:

      po te shohesh listen e te denuarve politik ne 1945-1990 do dalloni qe numerikisht te denuarit ish komuniste jane me shume se te denuarit nacionaliste, jo komuniste..pasi shqiperia ka patur 1 milion banore ne 1945.me pas duke filluar qe me Koci Xoxen e Sejfullah Maleshoven cdo denim partiak eshte shoqeruar me denime te rrethit te tyre dhe gjith perkrahesve. deri tek Kadri Hazbiu .tung per Enver Hoxhen qe ka vrare komuniste me shume se cdo antikomunist.

      1. bamba bumba says:

        E shikon dhe lexon Lulin cfare thote ? 21400 te pushkatuar , burgosur dhe debuar per 45 vjet ! Shqiperia ka pasur 3milione e 2 qindmije banore dhe jo 1 milione sa genjen ti ! Dhe a e di se sa % e populsise eshte ndeshkuar me pushkatime , burgosje dhe debim-internime ? Vetem 0,6 % ! Pra ne 100 banore vetem gjysem njeriu eshte ndeshkuar ! E do edhe numrin zyrtar te pushkatimeve , sipas shtetit te sotem shqiptar ? Vetem 360 vete jane pushkatuar per vepra penale politike per 45 vjet!

        Prandaj mos genjeni dhe mashtroni ! Thuajini shifrat te sakta ! Pavaresisht se ato ju nxijne faqen juve qeverisjes se sotme !

  20. Din Kruja says:

    Drini eshte teper e pamoralshme ti shash pjestaret e familjes nje politikani te krahut tjeter, per me teper kur ky person edhe ka vdekur.

  21. Jona says:

    Zoti Basha,kujdes kur flet me gjermanet,se per inerci po te duken si shqiptare, KUJDES se ata besojne vetem ne fakte dhe shume veshtire ti besh budallenj e kupton ti….

  22. kel ukaj says:

    E drejta per proteste eshte e garantuar me kushtetute dhe nuk e vendos Z. Basha. Megjithate dua te shtoj dy gjera te vogla te vogla.
    E para krimet e komunizmit une do te shtoja edhe krimet e post komunizmit te Sali Qenit. Per kete une kam idene e krijimit te nje prokurie te veçante qe merret vetem me krimet e komunizmit dhe Sali Qenit dhe krimit mafioz e qeveritar. Kjo prokure te ngrihet sipas modelit Italian te “Prokurorise kunder mafjes”. Nuk ka shume gjera te mira per te zgjedh nga Italia por persa i perket kesaj fushe ia vlen. Ia vlen sepse keshtu opozita ne zgjedhjet e 2013 se fiton i fut hunin maskarenjeve duke krijuar nje strukture te re profesionale e besnike ndaj ligjit.
    E dyta krimet qe kryhet kane edhe subjektin qe e peson. Pra ish te persekutuarit qe e kane pesuar ne kohen e komunizmit duhet te denoncojne krimet ne organet perkatese me emer e mbiemer. Nuk mund te kerkojne denimin kur nuk ka asnje denoncim per kriminelet. Sot ka me shume krime se ne kohen e komunizmit, shume nga te cilat nuk zbulohen fare. Per kete duhet nje akuze, duhet nje prokuror, duhet nje avokat, duhet dhe nje gjykate, atehere çfare mungon per te denuar krimet e komunizmit. Une arrij ne perfundimin se nuk ka pasur krime dhe e gjitha eshte nje propagande, ne kete propagande e frike kam pas rene edhe une.
    Ne keto 22 vjet te persekutuarit jane bere persekutues. Jane pjese integrante e sistemit kriminal te Sali QENIT dhe kane pergjegjesi morale por edhe penale. Penale jane shume per kete duhet bere nje amnisti per to. Ish te persekutuarit moren armet kunder popullit te Jugut ne emer te luftes se klasave “antikomunizmi”. Duhet te kene turp pasi jane treguar hilegjare te pabese e te paburrni.

  23. Dardan says:

    Ne se barbaret e bylykbashit serbo-grek nuk e denojne dot periudhen 45 vjecare te Enver Hoxhes, kjo s’ka per te ndodhur kurre me sepse nuk egzistojne njerez me te liq nga keta qe jane ne krye te Shqiperise. Vertet jane djegur dhe shkaterruar me me qindra miliarda (djerese e shqiptareve) por kjo nuk kishte te bente me Enver HOxhen, kjo kishte te bente vetem me zhdukejen e rezultateve te demokracise me te thelle qe kishte egzistuar ndonjehere ne Shqiperi. Shpesh thone me perbuzje dhe rrudhin turirin kur permendin Enverin por ne fakt te gjihte e dine se Enveri as denoi as vrau njeri. Ata qe u pushkatuan dhe u denuan apo u internuan ishin vepra te hierarkeve te PPSh te cilet pergjeroheshin Par Enverit qe ne ate kohe kishte fituar reputacionin e nje “perendie” per shqiptaret. Tek nuk vuri Perendia rregull dhe barazi ne Univers apo qofte edhe ne keto 510 milione km katrore te Tokes, si mund te vinte “perendia” Enver barazi absolute ne nje 28 mije km katror? Si perfundim le te themi qe cdo popull ti jape Cezareve te vet ate qe u takon ketyre Cezareve sepse per ti denuar kurre nuk jaqne denuar ndonjehere edhe kur fronet e tyre u mbushen me minj dhe hardhuca. S’ka kurrefare arsye pse te nderrohet kaq trashe konteksti i fjaleve te radiogjermanit! TE gjithe ata qe perndoqen apo presektutuan njerez dhe familje politikisht apo padrejtesisht (le te provohet) ti bejme qe te paguajne deri me nje per krimet e kohes se socializmit (aq sa kane qene dhe jo te behen te gjithe te burgosurit si te presekutuar sic benin ballistet apo edhe njerez asnjanes sikur ishin partizane) per te marre njemijelekshin e Luftes NC. Kjo kerkon pasion per drejtesi dhe jo afsh funderrinash qe per 22 vite vazhdojne te mendojne pingul sikur ky 180 gradesh paska qene etaloni i pagabushem i demokracise. Mjafte me me opsionet kundrapedale 180 gradshe te bashibozukut Berisha!

  24. Dada says:

    Kjo teme eshte shume e rendesishme dhe vlen te diskutohet dhe te analizohet hollesisht,si nga politikanet ashtu edhe nga historianet e paanshem,qe nuk jane kompromentuar nga politika dhe historiane te tille ka.Enver Hoxha ka dhene nje kontribut te madh per zhvillimin e Shqiperise gjate 40 vjeteve dhe fusha e ndermarre nga ish-sherbetoret e tij komuniste ka qellime te errta.Ata duan te tregojne se Enveri nuk kishte bere asgje,ne e filluam nga zero dhe te gjitha meritat na takojne ne per zhvillimin e Shqiperise.Por gjate sundimit te Enver Hoxhes, Shqiperia arriti suksese shume te medha dhe nuk mund te hidhen poshte. Enveri,me gjithe te metat e sistemit,qe jane te natyrshme se nuk ka njeri qe nuk gabon, e mori Shqiperine nga mesjeta dhe e futi ne Evrope.Gjate 40 vjeteve u ndertuan hidrocentralet e para te cilat edhe sot e furnizojne vendin me drite,u ndertuan rruge e hekurudha,u ndertuan shkolla,u hap universiteti i pare dhe institucione te tjera ,u krijua sherbimi shendetesor nder ma te perparuarit ne bote.Arritjet e atij sistemi nuk kane te numruar,vetem njerezit e ligj nuk i shohin ose bejne sikur nuk i shohin.Por ne kemi ne gjak smiren per njeri tjetrin,dhe duam qe duke hedhur poshte sukseset e paraardhesve te veme ne pah sukseset tona.Kjo eshte marrezi dhe cmenduri.Te ngresh ne qiell nje te vetshpallur mbret dhe nje skizofren sic eshte Sala eshte nje cmenduri.Duhet te marrin mesime nga te tjeret.Ruset e hodhen poshte sistemin e tyre ,por Lenini qendron ne Maozoleumin e tij ne Kremlin,Stalini ishte dikttor,por gjeorgjianet e nderojne se ai kishte dale nga gjaku i tyre .Historia ka vend per te gjithe.Zogu ka mekatet e tij se edhi ne fuqi me ndihmen e ushtrise serbe dhe te bjellogardisteve ruse,te cilet i shperbleu me Vermoshin dhe Shen Naumin,e ktheu Shqiperine ne nje koloni te Italise dhe kur Italia pushtoi Shqiperine,ai ne vend qe te vihej ne balle te luftes kunder pushtuesve sic kane bere mbreterit e te gjitha koherave te historise ai vodhi thesarin dhe ua mbathi kembeve,duke e lene vendin pa organizim dhe pa mbrojtje,ne nje gjendje te mjere,domethene ja leshoi vendin Italise pa shkrehur asnje pushke.Ky eshte mbreti qe Sala e ngre ne piedestal.Kjo eshte nje cmenduri.Xhaxhi ka hyre ne histori,do apo nuk do kryeministri i cmendur Sali dhe sherbetoret e tij te pacipe dhe pa tru,te cileve u ka zene syte etja per pasurimin e tyre me te gjitha mjetet ne dem te popullit te thjeshte.

  25. Tironci says:

    Kjo kritike eshte mjafte domethene.
    Lokomotiva Demokratike e Gjermanise ,si gjithmone e para kudo.
    Si ne Politike,shkence,teknollogji e kudo ne shkencat e tjera.
    Rreth 84 milion vete Gjermania,rreth 7 milion te huaj Emogrant,rreth 4 milion Turq dhe mos gaboj dhe disa mijra Emigtante ne pritje te Drejtave te Lejs se Qendrimit.Dhe te gjthe sebashku jetojne si nje Familje e madhe.Ku jeta eshte per te gjithe njesoje.Te gjithe Jetojne te lumntur.
    Po kush te mari shembull Politikanet e Shqiperise ! JO .
    Se nuk ju Intereson Populli,por vetja.
    Faleminderit Gazetar i Nderuar.
    Faleminderit Gjermani.

  26. ALBAN DARDANI says:

    — I mbetem konseguent mendimit ne komentin e dhen nje vit me pare, se: “..Ne nderim te 100 vjetorit e pavarsis, AHMET ZOGUT dhe ENVER HOXHES shpresojm tu jepet vendi qe u takon …Atje ku kemi patur leninet e stalinet ,le te vendosen bustet e KTYRE BURRAVE…’
    –Por,..ne se per te PARIN dhe peiudhen e TIJ eshte bere, mbase dicka me shume se sa pritej, per te DYTIN dhe periudhen me te lavdishme, me dinjitoze ne gjithe historine e ketij vendi, qe drejtie AI DHE ELITA E ASAJ PERIUDHE po thuaj sbehet e sflitet asgje. Ky eshte turpi dhe anti vlera e klases sotme politike. e kujdo krahu qoft.
    –Ne keto 100 vjet pavarsi ,nuk mund te eleminohen 50 vite ,edhe sikur ato te ishin nga me te errtat, perseri do te gjendeshin elemente vleresus. –Per te vleresuar ata njerez, per ate periudhe dhe histori ,do te mjaftonin edhe aq sa kane shkruar eciklopedite perendimore, ne vecanti ajo Angleze dhe Amarikane.
    — Duke shpresuar,..” se pas dimrit,.. vjen nje vere..” dhe se dyti, ELITA E SOTME , si pjelle e asaj historije, por dhe si servile e konjukturave te sotme , mbase e ka te veshtire ta beje te pakten minimalen e asaj qe duhet.
    — Ne se sjellja, NDERIMI dhe rivarrosja e eshtrave te ZOGUT (pavarsisht kontestimeve)eshte nje akt i larte qe duhet vleresuar ne frymen e pajtimit klasor e kombetar ,po aq vlera pajtimi, mirkupti e qetsimi do te sillte e do te sjelle edhe rivleresimi i ENVER HOXHES dhe periudhes qe AI drejtoi.

    — Do uroja me shume fisnikeri,toleranc e mirkuptiom mbare kombetare,
    Pershennetje ! nga ALBAN DARDANI

  27. luani Londer says:

    Te gjithe ju qe shkruani per kete teme jua kane shplare trurin ju se dini si kemi jetuar ne dhe bota kujtoni se jeta ka qene keshtu pare 30 vjeteve ose para 100 vjeteve kur ne angli ja mernin shpirtin femijeve po keshtu ne france itali etj.Jeta nuk eshte ideale por ne kohen tone ne ndertuam dhe ja ndruam faqen shqiperise dhe te mirat e te keqijat qe ne beme kane qendruar edhe sot mos harroni shqiperia doli nga lufta me 820 mije banore e shtepi me purteka e gure te lyera me bajga e gelqere popullsia jone u rite ne 3mijon se bashku me arsimin spitalet universiteti ku kane mesuar politikanet tane qe p[o e cvasin popullin duke na dhene diskoteka e shale perjashta ,imoralitet si kafshet po jetoni sklaveri moderne ku hajdutet po behen te pasur e ju kane mare dhe nderin jetoni ju tru shplare keto i duhen shqiperise.

  28. I enjoy you because of all your valuable work on this web page. Gloria takes pleasure in conducting investigation and it is easy to see why. We all learn all about the compelling method you give precious techniques by means of this web blog and foster participation from other individuals on the idea then our own child is in fact discovering so much. Enjoy the remaining portion of the new year. You are doing a terrific job.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje