FRD gjykon se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për mandatin e Ina Ramës. Kjo parti thekson se presidenti duhet të mbrojë institucionet, jo t’i bëjë shtojca të qeverisë
Fryma e Re Demokratike reagoi në lidhje me përpjekjet e mazhorancës për të shkarkuar Prokuroren e Përgjithshme në nëntor. Sekretari Politik i kësaj partie, Afrim Krasniqi, sqaroi se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, që përcaktuan mandatin e Ina Ramës, nuk kanë fuqi prapavepruese.
“Në emër të Frymës së Re Demokratike shprehim shqetësimin e thellë për nisjen e aksionit të njëanshëm politik nga mazhoranca për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Bisedimet që po zhvillohen sot mbi vlerat që duhet të përfaqësojë figura e ardhshme e Prokurorit të Republikës, janë akti i parë i shkarkimit zyrtar të Prokurorit të Përgjithshëm.
Prokurorja aktuale është zgjedhur sipas Kushtetutës së vitit 1998, për një mandat të pacaktuar. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, që përcaktuan një mandat 5 vjeçar për Kryeprokuroren nuk mund të kenë fuqi prapavepruese, as nuk kishin një dispozitë kalimtare sqaruese për mandatet në detyrë, siç pati më 1998. Si të tilla, ato përcaktojnë se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm nis në momentin e hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve dhe përfundon në ditën e njëjtë të vitit të pestë të saj në detyrë. Siç dihet, ndryshimet Kushtetuese kanë hyrë në fuqi në maj 2008, kështu që edhe mandati i Prokurorit të Përgjithshëm zgjat pesë vjet, deri në maj 2013. Çdo tentativë tjetër për shkurtim mandati përbën shkelje të Kushtetutës dhe shkarkim të paligjshëm nga detyra,” tha Krasniqi.
Zyrtari i FRD tha se presidenti ka përgjegjësi mbrojtjen e institucioneve kushtetuese.
“FRD paralajmëron se akti presidencial për nisjen e procedurës për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm përbën jo vetëm një akt antikushtetues, por edhe një zhvillim negativ të Shqipërisë në raport me shtetin e së drejtës, detyrimet tona në kuadër të integrimit dhe këshillën e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Sot, kur Shqipëria duhej të dëshmonte vullnet politik për arritjen e standardeve maksimale të integrimit, ne japim një mesazh negativ dhe krijojmë një krizë të re politike, duke nënshtruar politikisht edhe institucionin e fundit kushtetues të mbetur ende jashtë kontrollit të mazhorancës. Kryetari i shtetit e ka përgjegjësi mbrojtjen dhe forcimin e institucioneve kushtetuese, jo kalimin e tyre në struktura shtojca të një qeverie apo partie në pushtet. Ai mund t’i adresohej Gjykatës Kushtetuese, mund të konsultohej me ekspertë të njohur kushtetues, mund të kërkonte asistencë juridike të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Asgjë e tillë nuk ndodhi, ndërkohë që, vetëm sa pritet formalizimi i ndryshimit. Ky zhvillim përbën një mesazh negativ në procesin e vendimit të Komisionit Evropian për ftesën e anëtarësimit të Shqipërisë si dhe një akt provokues dhe antiligjor në 100 vjetorin e shtetit shqiptar,” tha Krasniqi.
FRD ka sqaruar se vetëm Gjykata Kushtetuese ka tagrin për të bërë interpretimin e mandateve kushtetuese dhe se çdo vendim nesër i kësaj Gjykate, kundër aktit të njëanshëm të shkarkimit të Kryeprokurores sjell pasoja direkt edhe për përgjegjësit konkretë të këtij shkarkimi.
Nje deputet e keni ne radhet tuaja, si parti apo si deputet, çojeni çeshtjen ne gjykaten kushtettuese. Vendimi i saj ose do ti ndale vrullin Nalmadhenise ose do tregoje qe nuk ka vend per Shqiperine ne BE sa kohe qe ajo te drejtohet nga bandite.
keta tani dine vetem te flasin, se deri dje qe kishin presidencen nuk u bene shtojce e berishes?????????
topi i kishte te gjitha mundesite per ti treguar berishes se ketu duhet te funksionoje ligji dhe jo berisha.
I nderuar zoti Krasniqi.
Kjo qe beni sot eshte e pandershme si kundrejt shqiptareve ashtu edhe kundrejt vete zonjes Rama.
Si “jurist” qe je apo me mire keshilltar politik, se bashku me zotin Spiro Peçi keni patur detyre t’i thonit Presidentit Topi qe prej dates 22 maj 2008, kur hyne ne fuqi ndryshimet kushtetuese, Prokurori i Pergjithshem eshte pa mandat.
Keshtuqe ose duhej te riemeronit ose t’i drejtoheshit Gjykates Kushtetuese per ta zgjidhur problemin.
Ne fakt kete nuk e bete dhe e late zonjen Rama ne meshire te fatit.
Po te kisha qene ne vend te saj do te kisha dhene menjhere doreheqjen qe ne vitin 2008 perderisa nuk keni denjuar te sqaroni madatin e saj pas ndryshimeve kushtetuese.
DEkleratat tuaja tani jane nje perdorim i ulet i zonjes Rama per interesat tuaja politike te luftes per pushtet.
Opozita tja beje te qarte presidentit Nishani, se kur te vije ne pushtet do ta denoj sipas ligjit per kete shkelje antikushtetuse qe po ben.
Ej, pse nuk nxjerrin ate Lisandrinon keta t`u beje opononce te gjithe dhe ti shaje te gjithe me nane e me moter?
A ka qene ai keshilltar i sigurise i Bamirit? Po , sipas tij e rrjedhimisht e di ai me mire nga te gjithe si jane keto pune.
Po ate deklaraten qe do i djegin gjithe ortodoksit si e kane thene keta te FRD-se? Keshtu e kam lexuar thote ky shoku im nga burgu e qe eshte ortodoks 24 karat.
Na ka sha keqazi thote ky Lisandro Saraçorja e qe rrjedhimisht edhe FRD. ?
Afrimo ,
ti je djale i mire por ama mblidhini keta te tjeret se bejne ham ham neper forume e blogje e nuk po lene njeri pa sha nga nana e motra ne emer te FRD-se ose te Bamirit . Une keshtu e marr per vete qe ky eshte zeri juj meqe merret dhe me problemet e neve qe jemi neper emigracione. ? ?
jo ne fakt keshilltar sigurie per bamirin ka qene fmailja shehu, nje injorante pordhace gruaja e sal tankistit qe tani me duket se punon ne ministri te brendshme a te mbrojtjes. Ajo eshte paguar me leket tona per ta keshilluar bomir trongullin qe edhe ai ka pergjegjesi qe nuk reagonte kur kishte probleme apo ceshtje qe lidheshin me sigurine. Epo helbete ka cu per lesh paret tona per te bo ndere me njerez injorante dhe tani nuk meriton asnje edhe nje vote. Eshte thjeshte zvarranik.
Humbje kohe me deklaratat qe beni, nxirrni popullin ne rruge nqs keni popull qe ju perkrah?
Prekja e mandatit te Prokurorit te Pergjithshem nga Bujar Nishani eshte shkelje e rende kushtetuese, nje mundesi per ta shkarkuar ate nga Posti i Presidentit te Republikes.
http://gazetavotra.blogspot.ca/2012/11/shqiperia-xhonturke-jashte-bashkimit.html
A mo Rama mo Rama, qe shkove bere pakt me Berishen edhe per kete gje.
Do ishe rehat tani. Nuk e zgjidhte dot Berisha pa ty, prokurorin. Edhe Presidentitn nuk e zgjidhte dot pa ty.
Po keshtu eshte kur mendove me bythe dhe tani qe te erdhen mendet, sti ha as qeni.
Ne fakt une mendoj se te gjitha partite priren ta interpretojne sipas interesit te tyre. Ceshtja eshte mjaft e thjeshte. Ina Rama meriton te mbrohet por edhe te mos mbrohet. Meriton te mos mbrohet pasi nuk ka permbushur detyrimet e saj kushtetuese si prokurore e pergjithshme per te shpene para drejtesise kriminele politike duke filluar nga kryeministri aktual dhe pjesetare te kabinetit e familjes se tij. Pra ajo nuk ka pasur fuqi te zbatoje ligjin njesoj pe rte gjithe prandaj duhet larguar. Meriton te mbrohet pasi PD-ja dhe ordineret e tjere si lsi, pdiu apo grekerit e shqiptarizuar te dulanos permes kerkeses per largimin e saj po shkelin per te disaten here kushtetuten e vendit.
D.m.th.Ina Rama qenka e FRD-se,pra perundoi si ,,shurre pule,,.
Je shume inteligjent per te kuptuar me leximin e pare ! Mundohu te na sqarosh edhe ne qe nuk i kuptojme gjerat kaq shpejt sa ti,nga e nxorre kete konkluzion ?
Fjalet e teperta jane “fukarallek”!
Sales i duhet kryeprokurorja per zgjedhjet e 2013-es.
Kush eshte BURRE nga ata qe hiqen politikan ne ate PARLAMENT aty apo dhe jashte tij (qe e kane te drejten ligjore per tu ankimuar) le ti drejtohen Gjykates Kushtetuese sa s’eshte vone.
Me mire se keshtu nuk i behet mire popullit shqiptar.
Sali Berisha e ka nisur qysh 22 vjet me pare rrugen e tij te poshter kundrejt Shqiperise. Kunder tij fitoht me zgjuarsi dhe i bashkuar.
Po mire ne maj 2013 a nuk do ta caktoje perseri sala kryeprokurorin.Kjo nuk eshte ndonje hata e madhe kete sala nuk e ka per gje fare. Ai ka bere krime ka vrae 4 vete ne 21 janar, u vrane 26 vete dhe mban minister camin e poshter, paska problem kryeprokurorin.
gjithe perpjekjet e opozites duhet te perqendrohen ne zgjedhjet e vitit 2013, te mos lejojne salen te vjedh, te nxjerrin njerzit te votojne se ka shume qe jane ne opozzite dhe nuk shkojne.
Bamir topi o se than drushe paritija e tij nuk ka drejt ta broi prekuroren e pergjithshme jo se ska te drejt po te ishte president i popullit do ta kishte shkarkuhar qush me par por hai u ba presidenti i partis socihaliste dhe bente cdo gja si ti thonte Edi rama me pak fjal e rrejti se do ta vinte prap president se e kishte te sigurt se do te fitonte por nuk dol keshtu sic e menduhan keto te dy jo tani se i baro mandati por sikur mos ti baronte mandati presidenti i ri ban mir ta shkarkoi nje sekond e me par dhe ne vend te sai te vei nje burr qe sput fare politikanet po do te bai vetem detyren vetem keshtu mund ti hap dosjet e te gjtheve pa perjashtim .
Sa parti ka nderruaredhe ky maloku.
Ne fillim me PD
Pastaj Deputet i PD (ca turpi)
Pastaj keshilltar i Mojsiut (iku nga PD)
Pastaj u bashkua me Nard Ndoken
Tani me FRD
Keta njerez kaq te paqendrueshem duhet ta kene ngrene dikur nje luge corbe te prishur :))))))
Kur ishim studente dhe na thirrte ne mbledhje si kryetar i vetemeruar i Forumit Rinor te PD Afrimi (ndrepepaj) me vone Krasniqi kishte porositur me pare qe ta merrnin ne telefonin e zyres. Binte zilja dhe Afrimi thoshte Urdhero Doktor. Na kerkonte qe ta linim vetem pasi po e merrte doktori per nje ceshtje te rendesishme. Pasi mbaronte ne i thoshim qe te ka marre filani mor burre. Shko shitja dikujt tjeter keto rrena!!!!!!
O Afrim ! Mos u lodhni kot me kryeprokurorin.Si me Ina Ramen e pa Ina Ramen PD -ja shpresen e ka te vjedhja e votave per te fituar. Manovrimet kane filluar qe tani me hiq e ver deputet ne rrethe.Jo me kot vajti RISTANI ne ministrine e brendeshme,jo me kot SHIU po kthehet civil.Lidhja Noka + Poni + Ristani = vjedhje vote. KQZ -ja dihet qe eshte vetem per te shperndar fletet e votimit,numurimin e bejne te fortet. Prandai punoni me popullin qe mos te votojne per PD ,se edhe po vodhen ,te ngelin sa per ti perzene nga karriket. Nishanin nuk e pyet njeri,do beje si i thone se, pastja e di vet ai se cdo heqi .Duam ne s’duam ne prokurorja do shkarkohet para zgjedhjeve. U kujtohetndonjehere qe Sala te mos kete dhene fjalen e nderit per zgjedhje te lira e te ndereshme? Per te jane te gjitha zgjedhjet te lira e te ndereshme, madje me te ndereshme ai quan ato te 96-tes pavarsidhte se i kemi pare me syte tane kur militantet e PD -SE i mbushen kutite para ores 7-te te mengjezit e u thoshin votuesve ikni ne shtepi se votuam ne per ju. Avazi vazhdon.
Tani qe keni mare Bedri Blloshmin besoj se e keni fituar http://www.proletari.com/?p=6016