Rama: Shkarkimi i kryeprokurores, një atentat ndaj Kushtetutës nga “Ministria e Presidencës”

20 Nëntor 2012, 15:02Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar se tentativa e mazhorancës për të shkarkuar kryeprokuroren Ina Rama është atentati i radhës që i bëhet Kushtetutës, pas Fierit.

Ndërsa i është referuar takimeve të sotme të presidentit Bujar Nishani, kryesocialisti Rama theksoi se vendimi që pritet të merret për kryeprokuroren, është një tjetër hap rrënues për institucionet e vendit.

“Vendimi i fundit erdhi si për të provuar që kjo qeveri nuk do as integrimin dhe as ligjin. Kryeministri lëshoi vartësin e tij në presidencë për të shkarkuar kryeprokuroren në kundërshtim me ligjin. Në fakt kjo është porosia antikushtetuese e kryeministrit që po e zbaton Ministria e Presidencës. Prokurorja e përgjithshme nuk mund të shkarkohet përpara datës 23 maj 2013. Këtë e thotë Kushtetuta dhe këtë kanë shprehur qartë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo do të ishte rrënuese dhe ky është një hap tjetër rrënues për institucionet e vendit. Saliu flet në emër të ligjit, por vijon përpjekjet të kapur institucionet e shtetit duke shkelur ligjin. Ky është atentati i radhës kundër Kushtetutës. Ai do të kapë edhe institucionin e pavarur të prokurorisë, që nuk arriti dot ta kapë në këto 5 vjet as përmes presioneve as përmes parave”, tha Rama.

Gjithashtu, kreu i PS-së, Edi Rama, ka deklaruar se buxheti i shtetit është prezantuar nga kryeministri me vonesë dhe në kundërshtim me ligjin, ndërsa akuzoi qeverinë se po e fut vendin në qorrsokakun e borxheve.

“Buxheti i shtetit që kryeministri e cilësoi si buxhetin më të madh u prezantua me 25 ditë vonesë dhe në shkelje të ligjit të sistemit buxhetor të Shqipërisë. U pranua haptas që kufiri i borxhit do të jetë më shumë se detyrimi ligjor prej 60 përqind.  Shqipëria u fut në qorrsokakun e borxheve që i merr Saliu, po i paguajnë shqiptarët, të cilët po mbajnë gjallë vetëm frymën. Ne e themi me plotë bindje që buxheti i 2013-ës është në fakt pararendësi i një problemi tjetër të madh pas problemit të piramidave”, tha Rama.

Rama e cilësoi gjithashtu si të dështuar privatizimin e OSSH-së dhe me pasoja të rënda për shtetin dhe shqiptarët.

“Ne paraqitëm shifra dhe prova dhe fakte që shpjegojnë atë që ndodh tani me buxhetet familjare në raport me energjinë elektrike. Janë vërtet ato që kemi parashikuar në momentet kur nisi privatizimi dhe kemi argumente lidhur me shtimin e paralajmëruar të procesit të privatizimit. Jo se ne jemi profetë, por ata që qeverisin Shqipërinë janë aq të trashë, aq edhe të lexueshëm në paaftësinë dhe në babëzinë e tyre,” shtoi Rama.

Duke folur për çështjen e qarkut të Fierit, Rama tha se Berisha po e mban peng me synimin për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Saliu e ka mendje se si të fitojë. E gënjen mendja se do fitojë në Fier duke deformuar rezultatin. Ai kërkon të mbajë peng opozitën dhe më pas t’i përrallisë shqiptarëve se si opozita po e mban peng atë”, tha Rama.

49 komente në “Rama: Shkarkimi i kryeprokurores, një atentat ndaj Kushtetutës nga “Ministria e Presidencës””

  1. safeti says:

    Ik ore zorraxhi mos dil me se na e shpife. Gjasme do vish ne pushtet e me ca do qeverisesh, do te ti kthej ligjet presidenti te gjitha. Do kesh kriz qe muajin e par te qeverisjes. Kryeprokurorin do e kesh kundra, KLD do e kesh kundra. Juve u ndate e u bete lesh ne opozite. Kur “te vini ne pushtet” do hani njeri tjetrin per karrige. Ik more se nuk ke autoritet shko bej ndonje ekspozit. Kur “te vish ne pushtet ti” do ta kuptojn njerzit sa mir qeveriste Sali berisha.

    1. +10 says:

      @safeti…une e di qe safeti (zhulali) na ka lene uraten, por jo gjuha e ndyre e “safeteve” vazhdon te helmoje opinionin shqiptar.

      1. Shtegtari says:

        Zhulali qe lule para ketyre te sotmeve qe te vrasin ne mes te bulevardit me duar ne xhepa. Ndoshta gabohem po kam degjuar se refuzoi urdherin e Sales qe te çonte ushtrine per te qelluar mbi protestuesit me 97.

    2. Miti says:

      O Mark do jete me mire te shkosh ne Serbi me Sali Laviren se i gjithe klani i Sali Serb Lavires do ndigjen si qen edhe ato qe jan jasht shetit.

    3. raimondi says:

      Nqs shkarkimi i Ines eshte i jashteligjeshem , opozita duhet te beje namin

      Biles , do thosha qe opozita te hapte proces penal ne Gjykaten Nderkomebtare per shkelje te kushtetutes nga qeveria shqiptare , apo nga Presidenti

      Cojeni ne ndjekje penale kush e shkarkon Kryeprokuroren para kohe, dhe kekroni ndihmen e EU-se ne lidhje me kete shkarkim te padrejte qe ben ky President palaco

      1. Ej o bile, po si do e coke per shkelje penale ne gjykaten nderkombetare ???

    4. spartan says:

      Hahaha Safet Brima…
      Ej po si ja bo qe shkru gjithmone i pari ?!?! kushedi ca rrote K.Ari je ?
      Ej… ik dil me noi femer o burre leje politiken se ska lezet.
      O Safetttttt, tjap 500 Euro vetem me pa sa i shemtut je. Qite i foto

    5. KLAUS A. says:

      BENI OPOZITE ME PRESIDENTIN NISHANI.
      AI PO FIRMOS/PO BEN GJITHSHKA KUNDER KUSHTETUTES.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/is-he-in-valid.html

    6. Brisi_B says:

      O safet o plehre!

  2. andi says:

    ka te drejte rama sepse ajo kryeprokurore ja mbylli dosjet per ato qe ka vjedhur si kryebashkiak, e shpetoi per 21 janarin. e keqja per ty eshte se ti nuk e shpeton dot ate

  3. Horri i Bulevardit says:

    Kushtetuta eshte vete Sali Berisha, sic ishte vete Enver Hoxha edhe kushtetute edhe ligj, djalin e babait Enver e dallon ne te gjitha veprimet qe ben se i ka ngjare atij dhe ska ndermend te beje ndryshe se vete formimi i tij eshte tipik enveriano-stalinian.

    Por lajmi qe me cuditi tek lexoja gazeten Shqip, ishte se ne shkollat e Tiranes, kane plasur MORRAT, e cuditshme por e vertete.
    Kjo tregon se malokeria ka okupuar Tiranen dhe me vehte ka sjelle dhe Morrat si peshqesh, per kryeqytetin shqiptar, peshqesh qe tironcit kishin me dhjtera vjet qe i kishin zhdukur.

    1. Miti says:

      JEMI GATI PER LUFTE. SALI SERBI ESHTE I PERFUNDUAR. KJO DO TE SHIHET QARTE PAS LUFTES CIVILE QE DO SPASTROJE KLANIN E SALI SERBIT.

  4. Z. Rama, leri llafet dhe nxir popullin ne rruge. Vetem nje opozite idiote si opozita juaj fle gjume ne kushtet e shkeljes se te gjitha kritereve kushtetuese te nje shteti normal demokratik.
    http://gazetavotra.blogspot.ca/2012/11/shqiperia-xhonturke-jashte-bashkimit.html

    1. Tirona says:

      Albanian Forever.Jom dakort me komentin tuaj. Nuk i shtoj asnje presje komentit tend .

    2. gentian says:

      Albanian Forever: per cfare duhet te dale populli ne rruge per nji prokurore qe per 5 vitet e saj ne detyre nuk kemi nji zyrtare te denuar edhe pse njeri me bllok ne dore e tjetri duke filmuar veten arriten te dalin te pa fajshem, apo duhet te dalin per interesat e edi rames qe sa ishte ne krye te bashkise e kthej ne nji zyre biznesi duke betonuar te gjith tiranen.Sot me te vertet shqiptaret jane te lodhur edhe do ishte shum e dobishme qe te ngrihen ne kembe, jo per te rrezuar sali berishen po te gjith kete klas hajdutesh qe kemi si djathtas dhe majtaz….

    3. albi says:

      Ok mer daj, ja po dalim ne rruge te gjithe… po e djegim kryeministrine, po vriten dhe nja 100 nga ne /// por ca do fitojme ???
      Do heqim Berishen… mund ta heqim dhe me vote, eshte me e thjeshte.

      1. llakallaka says:

        Sic e hoqem me vote ne 8 maj? Apo sic e hoqem me vote para 4 vjetesh? Spaske jetu ne tirone ti albi.

  5. br8s says:

    Edi Rama,performance e shkelqyer sot!!

  6. 8maji says:

    Dil nga parlamenti dhe blloko kete regjim zotri boll deklarata boshe. U ktheve ne parlament per opozite te forte sic te tha Blushi, por keni lene nam se vetem keni korrur humbje. Prokurori i ri do fshije tere krimet e qeverise nga faqja e dheut dhe ti do mbash pergjegjesi qe po ben sehir. Po vazhdove te besh sehir me deklarata do ndeshkohesh me vote.

  7. Miti says:

    Jemi gati per luften pas zgjedhjeve te 2013-es qe do manipuloje Sali Serb Laviria.

  8. O ZOT says:

    Ah more shoku vinushka…po nuk ta ka fajin Saliu se je ai qe je. Te mori Tosi me thonje zgjyre nga tunelet e Parisit ku haje makarona me feste ne koke dhe u beje shoqeri “shoqeve” te tua ku i tregoje se cte keqe ka te hash sallam, perfundove ne Kroaci pa gjethe fiku dhe tani si taruku ham, ham, ham gjithe diten kalon me shoqet ilegale ruci,veliaj, balla & coduke vjelle vrere. Je kokrra e legenit…nuk behesh kurre njeri.

    1. Teri says:

      Ahahhahahahhahaha

  9. elda says:

    He pra couni mos i lejoni, se kur te kujtoheni ju eshte shum von, me koken posht do ju vari Mbreti Salovic.

  10. Shtegtari says:

    O Shef Rama
    Mjaft bere gam-gam,
    Nese ke bole mos e paraqite PS-ne ne konsultimet e ministrit te presidences siç e quan me plot te drejte lepe-peqe Nishanlliun. El Comandante Hugo Cavez (= Berisha) e ka zgjedhur e emeruar tashme mekembesin e tij ne prokurorine e pergjithshme, mos e ul vehten aq poshte sa qe ti sherbesh si garniture “demokratike” per vendimet e tij qe ai te talle bezhdilet me ty

  11. saliu says:

    Tani kemi edhe,ministrine e presidences,ministrine e gjykates,ministrine e prokurorise,ministrine e bashkise,menistrine e camerise,ministrine e shish,ministrine e kontrollit te shtetit,ministrine e lsi….

  12. ALBAN DEGA says:

    USHTARI MBETET USHTAR ZOTI PRESIDENT SOLDIERI !

    – I Enverit dje… i Sali enveristit sot

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Presidenti i Republikes Z. Bujar Bishani eshte i lindur per soldier, ushtar. Kurre nuk do ta kisha besuar se do te mbetej solider, ushtar edhe pasi u be President me hir ose me pahir
    President Soldieri foli edhe sot. Foli njesoj si Berisha. E njejta gjuhe! I njejti stil! E njejta permbajtje! Greva e urise se ish- persektuuarve politike, tha Bujari i Berishes eshte thellesisht politike.
    A thua mund te presish gje tjeter nga ata qe e kane emrin e pervuajtur e perbaltur dje , mbiemrin e pervuajtur e perbaltur edhe sot : i persekutuar politik!
    Kur nuk ke gje te re per te thene eshte me mire te mos flasish, thote sovrani. Te gjtihe e dine kete shprehje te arte pervec President Soldierit.
    Ai foli si Berisha. Si nje papagall e soldier besnik i tij President Soldieri perseriti fjale per fjale fjalet e Berishes. Asgje e re! Mos fol!
    ” Ka qene me Enver se vete Enveri” me tregon vellai im Besniku qe ka qene student i tij ne Shkollne e Bashkuar te Oficereve . ” Shoku Enver ka thene keshtu…. ” ” Sic na meson shoku Enver…”, ” Sic na meson Partia…” … Na cante menderen me keto sllogane enveriste…
    Shihni deklaratat e tij sot… Fjale per fjale cfare thote Berisha! As me shume e as me pak.
    Lume Shqiperia per kete President – Soldier qe ka. Ushtar i Enverit dje. Soldier i Sali enveristit sot.
    Vec kujdes me Kushtetetuten se mund t’i fluturoje karrikja brenda nente muajsh kur Salen ta nxjerrin ne pension dhe vene ne banken e te akuzuarit per krimet pafund te 96-es, 97-es, 14 shtatorit 1998… Otrantos, Gerdecit, 21 janarit 2011…
    Eshte koha qe President Soldieri te behet ushtar i sovranit jo ushtar i tiranit… Sovrani te jep pavdekesine …
    Tiranet marrin me vete edhe soldieret e tyre! Syceltesi Zoti President Soldieri!

  13. Shtegtari says:

    Me falni per pasktesine e komentit tim te meparshem, nuk e lexova “hair-haberin” e pjesemarrjes se Rucit ne takimin me ministrin e presidences lepe-peqe Nishanlliun. Shef Rama e paska dhjere muhabetin, e paska ngrene “ngjalen demokratike” te Berishes.
    Lum populli qe ka varur shpresat ke nje opzite pa dinitet e pa personalitet si e juaja

  14. KASOLLE says:

    Dakorte o zoti Rama te gjithe e dime dhe pa na i thene ti qe ky eshte nje atentat ndaj Kushtetutes,por nuk na the se cfar do te beni ju si opozit per ta penguar kete atentat.

  15. agim says:

    Pse e dergove ministrin tende Ruci ne takim,me duket se po beni lojna dhe ju,me vjen keq per popullin e majte,pse nuk i the ati ministri ne presidence se PS fillon konsultimet sipas kushetutes diku ne pranvere,ndryshe flet e ndryshe ben pastaj pret dhe vota.
    Nuk me vjen shume keq per ty z,Edi se dukesh qe me shume ke pordhe se pune,me vjen keq per z.Ruci qe ka fillue me u plake e ti po e perdor,,,poi keshtu me vjenkeq per te majtet qe skane udhheqes sot

  16. Fiona says:

    E vetmja gje qe do te duhej te bente Saliu do ishte hapja e rruges, te cilen e ka zene kundravajtje qysh me 2009. Pa u siguruar e drejta e votes cdo lloj tolerimi do te ishte vetevrasje dhe shperblim i krimit ekonomik, politik, social etj.etj. Ketu fillon e ketu mbaron. Opozites i duhet qetesi dhe jo sherre te brendshme. Nga asnje krah. Eshte ora e pajtimit dhe sinergjise se forcave te brendshme. Te pakenaqurit brenda PS le ta mbledhin mendjen dhe me gjakftohtesi te gjykojne se cila eshte e mira me e madhe apo e keqja me e vogel. Apo anasjelltas. Nese ka vetedijen se kush ka qene, Nano me shoke le ta mbledhe mendjen. Edi Rames i duhet dhene shansi. Jo vetem per te dhe PS, por shume me teper se kaq.

  17. al says:

    me thane te drejten te gjithe keto ndryshime jane efekte te kompromisit te 2008 keshtu mos u qa aq shume. sa per inen cfar te themi, nuk pati ndonje karire briliante qe duhet te shqetsohemi. ajo erdhi nga ai dhe po iken po nga ai. drejtesia jone do kohe te riparohet. ta gezojme shtetin qe kemi.

  18. tironci says:

    Çare thu mer lal! Me kte gjone qe ke shkrujte sot ke fute ene enje kusht te ri per te mos votu ato ligjet. Ka mo lezet me thone. Nuk votoj ligjet se doni me heqe Prokuroren sesa me thone nuk votoj per Fierin!!!!!!

  19. Melinda says:

    Rama, je jo vetem nje politikan i deshtuar, por edhe njeri pa pike personaliteti. Berisha ty po te tall prej disa vitesh, ndersa ti ben gam-gam kote. A nuk e ndryshove ti vete Kushtetuten bashke me Berishen dhe tani ankohesh se e “ka fajin qeveria”. E ke fajin ti qe ose je debil dhe nuk merr vesh nga politika, ose ben nje loje banale prapaskenash me Berishen, mbasi as PD e as PS nuk duan te hyjne ne BE nga frika e gjykimit te Gerdecit si dhe te vrasjeve te 21 janarit qe ti i ke harruar fare ashtu si deputetin tend Fatmir Xhindi.

  20. sherifi says:

    Eh! more z.rama po dihet boterisht se kush eshte sali berisha,juve vertet jeni lindur dhe rritur ne tirane,rridhni nga familje intelekyualesh dhe keni tjeter mentalitet, ose me shkoqur nuk jeni per ate pune.
    ju o z.edi i kerkoni saliut te uleni per te diskutuar per ate apo kete problem,po behet muhabet apo kompromis me kafshet? ju coni delet ne kasolle dhe kerkoni qe ti ruaj ujku.

  21. Drini says:

    Ti plehre na ke bere te na urrehet vendi jone! Ti je kryemaskarai qe do varur ne mes te sheshit. Ti nuk ndryshon asnje miligram me saliun e vicidolit. Ti i rreh shpatullat kur saliu shperthen Gerdecin!Ti ha ngjalat me kryeqelbesiren e lesh e lise!
    Ti vete na i jep doren si pa gje te keqe saliut!
    Edvin ke shume virtyte nga ato qe thote salqeni.
    Nuk na jep shprese per nje Shqiperi me te mire, prandaj do humbasesh ne zgjedhje. Ti nuk ke turp kur thua : jemi te hapur per koalicion me lesh e line. Po perse u vrane ata martire ne shesh o edvin? a nuk derdhen gjakun per koken e korrupsionit Ilir tocin? si e perbalt gjakun e tyre ti faqezi?

  22. Arti says:

    Nqs presidenti shkarkon kryeprokuroren dhe ajo e çon ne kushtetuese dhe fiton atehere linde pyetja a duhet shkarkuar presidenti per shkelje te rende te kushtetutes…?

  23. Lefter says:

    Per te gjithe ata qe mbeshtesin dhunen .Disa kerkojne qe Edy te perdore dhunen se neqofte se nuk perdor dhunen qenka nje cun mama ose homo dhe harrojne qe keto cilesi i ka pase lideri shqipetar hoxha .Disa e kritikojne Ramen se nuk i kunder pergjigjet Berishes me te njejtin dhune qe vepron ay .Harrojnese kur politika e me pareshme ju pergjigj me dhune u vrane me mijra shqipetare dhe ne ndjejme mangut njerzit e dashur e nuk pame kurre te ndeshkohet politika .Nuk di ne qofte se doni dhunen ate e keni ne krye (Berishen) nuk keni pse ta perdorni per Edin se nuk u hyne ne pune .neqofte se mendoni se ne kontinentin Europjan paqja ka me shume force se dhuna eshte shume e thjeshte ti bashkohesh Edit ne formen demokratike e dinjiitet e ne se nuk u pelqen kjo menyre une mendoj se po jetoni ne mbreterine ku deshironi te jeni dhunues e ne te njejte kohe te dhunuar

  24. dok.prof. says:

    po ik o edi ngele tu kostatu,shqiperia nuk behet me …mjer ai popull budalla qe jeton aty.

  25. Shkupi says:

    Ketu gabon z.Rama,nuk mund te flasish ne emer te Kushtetutes,fundja mos e mbro nje person qe nuk la gjurme por perfundoi si,,shurre pule,,.

  26. Mergimtari USA says:

    O EDI, diktatori sali berisha na ka lodhur aq shume sa nuke duam tja degjojme emrin pale ta shikojme me sy. Yzmeqari i tij qe formalisht quhet president, pore ai eshte kukull, ashtu si padroni i tij nuke pyet as per kushtetute as per ligje, mjafton te jet ne sinkron dhe ti plotesohet deshira sali kriminelit. Eshte pushteti i fundit qe kerkon te mare nen kembe per tu vetshpallur mbret i atij vendi. Esht krim i madh qe po i behet kushtetutes, por saliu e ka perdhosur dhe kushtetuten e zbaton vetem kure ajo con uje ne mullirin e tij. Urgjentisht ngrini padi ne gjukaten kushtetuse, per kete shkelje flagrante, njoftoni organizmat nderkombetare dhe mose pranoni te bej ligjin nje neodiktator me emrin sali berisha. Ai kerkon te vere sa me pare nje idhtarin e tij ne krye te sistemit te drejtesise qe tja mbuloj krimrt dhe abuzimet qe i ka bere atij populli dhe ati vendi, se e di qe shkon ku vajti kolegu i tij ish kryeministri i kroacise, dhe ajo e ukraines qe u denuan per korupsjon, ndersa sali berisha vec vjedhjeve, korupsjonit i ka te lyera duart me gjak dhe duhet te varet. Ja pse i duhet nje prokuror pro tij. Mose haroni se nes3e kjo eshte kryesore, jo me pak e rendesishme eshte denimi i kundershtareve dhe vecanerisht e opozites qe i prish gjumin e nates, prandaj asnje leshim ketij satanaje dhe sakatit qe ai vuri ne krye te presidences.

  27. elinor says:

    Uooo gentian; sa te trashe qe jeni more njeri! Njehere thua pse te dali populli ne rruge dhe ne fund e mbyll me te dali e te rrezoje klasen politike!! Tani, sipas teje, a te dali populli apo jo, se s’po e marrim vesh?! Ndaje mendjen, o keshtu o ashtu!
    Booo sa te trashe qe jeni! Prokurorja ben padine more pyke, nuk ka ne dore edhe ta denoje tjetrin. Fajesite dhe denimet i jep gjykata. Ata e hodhen poshte ekspertizen amerikane ne lidhje me videon dhe perdoren tre eksperlesha shqiptare qe te vetmin program qe perdornin ishte Windows Movie Maker, kurse t’i perrallis per punen e dobet te prokurores ne lidhje me ate ceshtje!
    Po pse kaq te trashe aq sa edhe te rrahesh murin me ju edhe te dhimbset muri, uoooo gentian?? Nuk po del per interesat e Rames uooo hajvan, po per tuajat. Se nje Shqiperi demokratike do ta shijoje edhe ti sado qe nuk ke aq tru sa ta kuptosh se c’eshte demokracia; nuk perfiton vetem Rama apo Topi apo Spahiu!
    Nuk e di sa e kuptove ate qe desha te them; a te thashe se je krejt i trashe i modelit “dru me pre”??
    Dhe me e keqja eshte se as nuk e kupton nje gje te tille por duhet te ta thone te tjeret!
    Pupupuu, c’na ka gjete me te tilla copa mishi qe nuk kane as sy!!

  28. beni says:

    Partia demokratike e ka vendosur dhe do te beje shkarkimin e prokurores se pergjithshme dhe kjo e ka nje shkak, ku te gjithe zollumqaret e partise demokratike do te mbyllin dosjet e procedimit me qellim qe te flejne te qete neser qe do te lene pushtetin ,nese e di kush tjeter me mire se pse e kerkojne kete gje te na e thote.

  29. Din Kruja says:

    O Edi po ben si gore e keqe. Nuk ta ve veshin me njeri, je bere bajat. Mire qe ben lloqe po ja fut edhe kot, pasi nuk ke asnje shifer dhe asnje te dhene te sakte, pasi i ke te mbyllura dyert e zyrave te shtetit. Ke vetem shifrat e Instatit, te cilat jane te sajuara. Kur te fitoje Sala jo vetem ne Fier, por ne gjithe Shqiperine, ashtu si dhe ne 96-ten, ti do jesh ndoshta duke kapur sapunin me ndonje biruce. Je bere per tu meshiruar. Ke qe para zgjedhjeve te 2009-tes qe i lutesh Saliut ta takosh dhe ai ka tallur prapaniken me ty.
    Edi je njeri pa dinjitet, ideali yt i vetem eshte mbushja e thesit. Jane gati 6 muaj qe na ndajne nga zgjedhjet e ardhshme legjislative dhe ti je ne krye te nje fronti opozitar te shparrtalluar. Te ka mbetur mendja qe te besh bingo ne zgjedhje duke u bere koalicion me LSI-ne. Edi politika nuk eshte bixhoz, por eshte nje veprimtari e mire organizuar, me guxim, vullnet, largpamesi dhe dinjitet. Fatkeqsisht ty keto cilesi te mungojne. Largohu nje sekond e me pare nga politika, mos i shto zullumet e tua. Ne elektorati i majte kemi 8 vjet qe po rropatemi e po vuajme per shkakun tend dhe te ish padrinos tend Nano.

  30. luis says:

    Vendi yne eshte komplet ne doren e te huajve ngaqe cdo hallke e shoqerise shqiptare nuk sensibilizohet dhe as nuk reagon ndaj qeverisjes se mbrapshte te Saliut dhe per kete i duhet ketyre kancelarive perendimore te bejne opoziten ndaj Saliut i cili ka uzurpuar cdo nyje te pushteteve.
    Opozita ne saje te ketyre kancelarive nuk mundet as nuk i lejohet qe ajo te jete promotorja e levizjeve radikale me prejashtim te dhenjes se fakteve me cka qeveria abuzon.Ne rast te kundert opozites kancelarite europiane dhe ajo amerikane do i hiqnin te drejten per ta ardhur ne pushtet.
    Eshte krejt e pavend dhe e neveritshme reagimi i shume komentuesve se Edi Rama nuk po ben opoziten e duhur duke e fajesuar direkt ate.
    Te gjithe kryetaret e partive si nga e majta dhe e djathta po rrine ne vendnumero thjesht per faktin duke veshtruar nga te huajt se kush do jete i bindshem per ta per te ardhur neser ne pushtet.
    Perendimoret nuk e pelqejne destabilizimin kur kete e sjelle nje force politike per te ardhur ne pushtet.
    Vetem popullit nuk kane se cfare ti bejne neqoftese ky vet ngrihet dhe i ben presion qeverise te dorezohet.Vetem ne kete rast te huajt nderhyjne fuqimisht per te ndryshuar situaten.
    Perderisa ne vetem lehim dhe nuk organizohem le tja leme fatit zgjidhjen tone.

  31. kalorsi i zi says:

    Vallja e vdekjes dhe rendesia e bishtit
    Natyra vendosi perballe kampionin e shpejtesise “geparin” dhe “gazelen” per te kercyer ne ritmin e saj ku refreni eshte mbijetesa. Ne njeren ane cilesive te predatorit i shton edhe ‘rendesine e bishtit’ duke i dhene keshtu titullin timonier per dredherite, zig-zaget. Nga ana tjeter “gazeles” e cila nuk e ka te zhvilluar ‘timonierin’ bishtin i ngelej e vetmja rruge te forconte muskujt e kembeve me te cilat e detyron geparin te hyje ne teritorin e “luanit” dhe te largohet duke perdorur po ate timonier qe e ben dredharak. Morali kesaj historie ? Bishti nuk eshte vetem zbatuesi por edhe karakteri i urdheruesit dhe luani eshte populli. Mbreti lind ne qender sepse te dy krahet prodhojne diktatore, eshte qendra ajo qe ruan ekuilibrin e jetes. Populli shqiptar eshte populli me i lashte i njerezimit dhe me i vuajturi por eshte i pavdekshem sepse ka shpirtin me te pasur sesa te gjithe pasurite e botes. Flamuri shqiptar eshte sinonim i dy civilizacioneve me te vjeter te botes inteligjente, Egjiptit dhe Epirit te dikurshem populli shqiptar eshte fyzioni i ketyre dy civilizacioneve dhe se shpejti do te vendosi shpaten me kuroren mbreterore, fleur de lys, mbretin e vertete qe del nga qendra, shpirterorin, mendimin te ndertuar nga vuajtjet shekullore. le sfinx

    1. kalorsi i zi says:

      Zeus- Horus dhe me 21-dhjetor fillimi kalendarit Gregorian. Fleur de lys

  32. Din Kruja says:

    O Luis nuk i ka kerkuar njeri Edit te organizoje revolucione apo levizje radikale, as te destabilizoje vendin, por te zhvilloje opozite me kulture demokratike.
    Kur Sala i thote deputetit te PS-se nena dhe motra jote kurverohen ne hotele, dhe Xhozi nxjerr viktimen prej zhelesh duke e denuar me jave qe te mos marre pjese ne parlament, Edi duhej te kishte reaguar qe te mos perseriteshin me poshterime te tilla. Nje rruge duhej te ishte te braktisnin parlamentin deri sa kryetarka ti kerkonte te falur deputetit te PS-se dhe denonte kryetarin e partise saj.Keto nuk jane radikalizna por mjete demokratike. Poshterimi i deputeteve te PS-se ka vazhduar pothuajse ne cdo seance te parlamentit qe nga shtatori 2005. Keto njerez pra deputetet e PS-se kur dalin ne popull nuk kane asnje dinjitet.

    Edi ka genjyer me dhjetra here, ndryshe ka deklaruar publikisht dhe ndryshe ka vepruar ne parlament. Mund ta ruaje dinjitetin duke i pyetur me pare te huajt se si duhet te votojne ne parlament, ndryshe e poshteron si vehten dhe partine qe drejton kur e ben “dridhe Like”.

    Edhe me protestat Edi ne shume raste ne vend qe te perballet me Qeverine, ka shkuar dhe eshte ndeshur me popullin. Bllokimi i autostradave dhe rrugeve nacionale para 2-3 vjetesh ka qene nga marrezite me te medhaja te Edit, ka qene nje nga menyrat per te pakesuar simpatizantet dhe votuesit e krahut te tij politik. Ne rruge nuk bllokohet qeveria, por populli.

    Si perfundim Edi sa u be anetar i PS-se njekohesisht u be dhe kryetari i saj. Ky eshte rast per tu regjistruar ne Gines.

  33. tomori i beratit says:

    O ed rama.Je apo nuk je KRYETAR I OPOZITES.Si more bur 1001 shkelje qe po behen dhe ju GJUM.Kujt i duhet Twiteri yt.Shumica e popullit nuk ja ka haberin.Ngriu ore kryetar.Leviz.Takoi nje e nga nje ambasadoret .Dergoju leter (ne se nuk shkon dot)gjith udheheqesve ,qeverive Europiane,SH.B.A gjith BOTES MBAR.—–NGREHU o EDI RAMA.Tregoji botes se çpo ndodh dhe se ç’po pregatitet per 2013.E sigurt qe po vjen nje tjeter 97 akoma me e zeze.Nuk ka me asnji institucion kushtetues.I ka mar sali vrasesi.Nuk ka me prani te OSBE ne Shqiperi.E ka KORUPTUAR(bler)sali qeni Dil o EDI ne konferenca shtypi per dite ,per ore,sepse çdo or e çdo dit saliu po dhunon kushtetuten .Mos bej pazare me salen o EDI RAMA .Ai nuk e do SHqiperin ne Europ.Kete e di çdo njeri i ndershem.LEVIZ o KRYETARI I YNE -O SOT O KURRRRRRRRRR-

  34. kel ukaj says:

    Ne nje vend modern e me demokraci vlejne keto deklerata. Z. Edi nuk e ka forcen e duhur per ta tredh Sali Qenin. Z. Edi eshte person i kulturuar e human, por per ta tredh kriminelin duhet te jesh “shqiptar”. Manovra e Salise dhe e marionetes se tij turkut Bujar eshte per te nxjerr kuj me opoziten dhe me shqiptaret pasi pas pese muajsh do te jete nje Kryeprokuror tjeter i zgjedhur nga …. pushtat. Nuk ka aspak rendesi sot apo pas pese muajsh e rendesishme eshte te nderrohet qe tani e kunder kushtetutes. Eshte shume e rendesishme pasi keshtu pak nga pak Saliu do te beje varrin vehtes dhe birit te tij.
    Nuk eshte turku per kushtetuten eshte per ta dhjere kushtetuten siç eshte tashme e dhjere e e permjerre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje