Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se mandati i Ina Ramës ka mbaruar dhe ky duket se është fakt i kryer për të. Në një njoftim të publikuar pas takimeve me përfaqësuesit e partive parlamentare, thuhet se ai e ka sqaruar përfaqësuesin e PS, Gramoz Ruçi, se mandati i Ina Ramës mbaron tani në nëntor dhe këtë e ka pranuar edhe Gjykata Kushtetuese.
“Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, z. Ruçi shprehu qëndrimin se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm aktual nuk përfundon në fundin e këtij muaji, por në muajin maj të vitit të ardhshëm.
Presidenti i Republikës sqaroi, se në respekt të Kushtetutës së vendit dhe ligjit organik të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës ka një mandat 5-vjeçar.
Mandati përbën periudhën kohore gjatë së cilës i emëruari ushtron funksionin e tij.
Në referim të të gjitha praktikave gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, fillimi i mandatit i referohet ditës së emërimit apo betimit (nëse kërkohet betimi) dhe përfundon në të njëjtën ditë dhe muaj të vitit të fundit të afatit të përcaktuar në ligj,” thuhet në njoftimin e presidencës.
Po ashtu në njoftim thuhet se përfaqësuesit e partive kanë vlerësuar procesin e konsultimeve dhe kanë pasur kërkesa të njëjta për kreun e ri të Prokurorisë së Përgjithshme.
“Të gjithë përfaqësuesit e forcave politike vlerësuan pozitivisht procesin e konsultimeve si një mundësi dhe hapësirë për të prezantuar pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me çështjen e objektit të takimit.
Në tërësi, përfaqësuesit e forcave politike shprehën pritshmëritë e tyre për një nivel të lartë profesionalizmi, integriteti dhe pavarësie institucionale nga figura e Prokurorit të Përgjithshëm”.
Ja ku jemi mbas 100 vjetesh shtet,me nje president qe edhe para 100 vjetesh kurr nuk do e bente njeri te parin e ketij vendi te mbaruar..edhe po u hoq ne maj edhe po u hoq ne nendor asnje gje nuk ndryshon..ajo e ikur eshte edhe pa e hequr ndaj opozita mos te lodhet kot..edhe perfundimi dihet qe Saliu do vendos nje qe i do bytha atij si tani ,si me von…Ina Rama ashtu si bamit Topi kur te iki te filloj e te na bej nje parti te vockel apo te filloj e te behet kundra Saliut,si gjith te tjeret qe kur kan dicka ne dore per ti sherbyer popullit e kombit bejne si gorre,i gezohen asaj rroges edhe nuk kan burrerin te hedhin as celsat kur nuk ua varin ose kur i poshterojne,,keshtu beri Alfred Moisiu,keshtu kan bere me thjetra te tille duke harruar se shance te tilla nje here te jepen ne jete per tu treguar burr,patriot e pushtetar!!ndaj Gramoz mos harxho asnje minut per kete problem,se nuk nxjerr gje ne shesh,pregatitu per variantin me te keq te mundshem ,,
Po çfar do presin tjeter prej nje Presidenti qe nuk ngre dot breket e veta.Ai e din shum mire se osht i detyru me i shku pas qefi Berishes.Ai e din shum mire se deri ne vitin 2008 kur u bon nryshimet Kushtetuese,Prokurori mund te qendronte ne ate post pa afat te kufizuar.Pra nga dita qe hyn ne fuqi ndryshimi i kushtetutes fillon dhe llogaritet dhe afati 5 vjecar i qenrimit ne detyre te Ina Rames.
O Jaro,aman se burri jeton per dinjitet,po ti je as i gjall e as i vdekun.
Si tha Berisha do e çoj Presidentin ne Vlore qe te ngrej Flamurin..dhe syte e tij dinak qeshnin dhe te tallnin..Ti Komandanti i pergjithshem do ngresh flamurin ne Vlore,…me nji dore,apo do ta bejn per ty me buton elektronik.
Hapu dhe e futu i gjalle mor Jaro.
Vitin tjeter do shkarrkohesh nga detyra,si Presidenti kukull i Sal Gamorit
Z. Nishani eshte sherbetor i Berishes. Ai po merr persiper te mbroje nje familje kriminale sic eshte familja Berisha.
http://gazetavotra.blogspot.ca/2012/11/levizja-came-deklarate-per-median-rreth.html
Po hiqeni aman se dhe ajo spo ben ndonje gje trasparente.
Fshini provat qe ju implikojn dhe genjeni veten se do jetoni ne qetesi, sdo ta gjeni kurre o te mjer, kurre!!! Harrojeni se do vdisni ne shtrat, aty ku vrat do ndeshkoheni.
Mos e ushqeni veten duke marr shembull Enverin qe si beri gje njeri per 45 vite, do e shikoni. Vonojm por nuk harrojm.
KUQ E ZI e kam FLAMURIN!
Po pse o Gramoz nuk i hodhe nje gjarper tek zyra, sa te levizte nishani do kishte ikur gjarpri me gjithe kelyshet ahaha ben shaka Taqo se nuk do bejme gjarprin hero kombtar se kemi sorrat e berishes
Duke cituar te madhin Qose ne intervisten e dhene Rudina Хhunges “e rendesishme eshte qe nje lider ta njohin jo vetem per 5, 10, 15 apo 20 vjet por per gjithmone” ne rastin e pseudo presidentit tone mund te shtoj “e rendesishme per kete lider ne fjale eshte te mos e injoroi edhe historia”. Eshte presidenti me kot qe ka patur ndonjehere Shqiperia. Edhe Zogu tradhetare ishte, por te pakten kishte nje koke mbi shpatulla. Ky nuk ka absolutisht asgje!
P.S. Pasaktesite ne citimin e Qoses, mbeten te miat.
Zoti Nishani nuk keni rruge tjeter vetm ashtu si po e beni http://www.proletari.com/?p=6016
Nishani ka vetem nje rruge: ate te admiral Kanaris dhe gjeneraleve gjermane ne fund te luftes se dyte boterore. Zoti i dhente kurajo!
O vullnetari im, pyet saliun per kete pune ai i di me mire ekto gjera, se ka bere universitet privat tek une per pune shteti.
Nuk e pyet njeri Nishanin as Berishen prokurorin e cakton Ambasada amerikane http://www.proletari.com/?p=6016
Mire por me ne po tallet e gjith bota ne vazhdojme te kemi problem buken per femijet.
o jar sumlliu ku do te futesh kur varkarit ti thyhen lopatat !!! Andej nga ke dale nuk futesh !!!
GJYKATA KUSHTETUSE ESHTE BERE VEGLA E PD TANI DHE NUNDET TE PRANOJE DHE PER 4 VJET PO I THA SALIU JO ME 5 VJET.KURSE TI PO TE ISHTE E DREJTE GJYKATA KUSHTETUSE DUHEJ TE TE SHKARKONTE SI PRESIDENT,E PARA SE JE I PAAFTE FIZIKISHT DHE MENDERISHT,E DYTA SEPSE KE SHKELUR KUSHTETUTEN KUR SI PRESIDENT I REPUBLIKES PARLAMENTARE I RE NE GJYNJE TE VETSHPALLURIT MBRET AHMET ZOGUT,QE POPULLI ME REFERENDUMIN E 1997 ITHA JO MBRETERISE ASHTU SI I KISHTE THENE NE 24 MAJ 1944 NE KONGRESIN ANTIFASHIST TE PERMETIT.LARO JE O TOGER I SHKOLLES SKENDERBEJ.
Une sdi te jete shprehur Gjykata Kushtetuese per kete gje.
Di qe jane shprehur konstucionaliste te ndryshem, ish anetar te gjykates kushtetuese, por jo anetaret aktual te gjykates.
Dhe me sa kam degjuar ih anetaret e gjykates, jane shprehur kunder ketij veprimi.