Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje, por edhe opinionin publik në Britaninë e Madhe. Një qen i familjes ka kafshuar për vdekje një bebe të vogël, që kishte vetëm tetë ditë që kishte lindur.
Bebja Harry Harper, vdiq pasi qeni e kafshoi vetëm një herë në kokë, duke i thyer kafkën.
Qenin e racës terrier e vranë më pas, por fëmija nuk u mbijetoi plagëve, edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital.
Dyshohet se qeni ishte bërë xheloz pas ardhjes së bebes në familje.
Një ekspert i qenve thotë se kjo racë është shumë posesive si natyrë dhe bëhet shumë xheloz.
Në Britaninë e Madhe ka pasur edhe raste të tjera të sulmeve të këtyre qenve mbi anëtarët e vegjël të familjes.
Muajin e shkuar qeni pati sulmuar edhe një kukull.
Familja e bebes thotë se kanë mbetur të shkatërruar nga kjo ngjarje e rëndë.
Kjo eshte nje drame qe nuk ja uron as armikut.
Me kujton nje novele te Cvajgut me titull “Xhelozia”.
Kafsha behet xheloze per te ardhurin e ri