Gjobë 100 mijë euro 36-vjeçarit, arrestohen katër persona

23 Nëntor 2012, 14:30Politika TEMA
Gjobë 100 mijë euro 36-vjeçarit, arrestohen katër persona

Policia e kryeqytetit ka bërë me dije se ka arrestuar katër persona, të cilët akuzohen se kanë gjobitur një 36-vjeçar me 100 mijë euro, duke e kërcënuar atë. Sipas burimeve të policisë, Juland M., 36 vjeç, është kërcënuar me anë të telefonatave dhe SMS-ve me jetë, nëse nuk do të paguante gjobën prej 100 mijë eurove.

Katër të arrestuarit për këtë ngjarje janë Ervin Gjana, 22 vjeç, Altin Dardha, 22 vjeç, Rustem Koçi, 21 vjeç dhe Ravjola Lila, 24 vjeç.

“Arrestimi i tyre u realizua pas një pune profesionale dhe procedurale hetimi, ku këto shtetas kanë shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie shtetasin Juland M., 36 vjeç, kundrejt shumës së parave prej 100.000 eurove.

Kapja e këtyre shtetasve u bë dje në mesditë në rrugën “Bardhok Biba” nga Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë në bashkëpunim me Sektorin Operacional të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre telefona celularë me të cilët dyshohet se këto shtetas kanosnin nëpërmjet telefonatave dhe mesazheve shtetasin Juland M.”, thuhet në një deklaratë të policisë.

14 komente në “Gjobë 100 mijë euro 36-vjeçarit, arrestohen katër persona”

  1. Drago says:

    Mos eshte ky Altin Dardha i Beratit ky?????

    1. xhixhi says:

      A.Dardha i beratit nuk jeton me,po ky tipi mesiper ndoshta eshte nrehur nga emri qe mban

    2. armand says:

      Jo Drago.Ky eshte vetem 22vjeç dhe i bie qe ne 97 te kete qene vogelush 7 vjeçar.Altin Dardha i Beratit,sipas policise,eshte ekzekutuar ne Greqi nga Arjan Paja.Ky i fundit eshte vrare ne Durres se bashku me nje shef policie nga banda e Lul Berishes.Ishte tjeter histori ajo o Drago.

  2. elza says:

    denimi i perjetshem. ska tjeter.

    1. elinor says:

      Elza, une them t’i heqim gjykatat krejt se s’kane c’na duhen. Cdo krim te denohet me burg te perjetshem. C’na duhet te merremi me procese gjyqesore e jo po kush ishte organizatori dhe kush jane bashkepunetoret?! Futi mor te gjithe mrena dhe hidhi celesat ne det!
      Vetem budallenjte mendojne se kercenimi ndaj jetes si dhe vrasja jane te njejtat krime!!

    2. perparimi says:

      Te tmerrshem ,nga keta shqipetar te felliqur kemi nje nam shumw te keq kudo ne bote
      sidomos ne ITALI GREQI ETC . KETO NUK DUHET TE DALIN NGA BURGU
      KRIMINELET MBETEN KRIMINEL .

  3. elinor says:

    Kjo Ravjola al’formaggio qenka kumandarja mesa shoh une por nje pyetje kam: vetem njeri nga keta e ka te dashur apo te tre e duan me gjithe shpirt? ?

  4. Goni says:

    Me provat materiale paska bere namin policia. Po me keto prova atyre sju japin dote asnje dite burge more police.

  5. duro says:

    shqiptar te poshter e kriminela duhen djegur me benzine

  6. toli says:

    mire ja kan bo se ky shteti jne oshte per ti qi ropt me i vra te gjith me rradhe se i kan lone njerzit e shkrete pa pune pa katandi nuk kane zgjidhje tjeter njerezit vec me bo krime ca duhet te bojn simas shtetit tone ato duhet ti japin denim sa me te lehte per faktin se jane adoleshente ……

    1. shpati says:

      AVASH-AVASH,SE DO TA KERKONI ENVER HOXHEN,POR NUK DO TA GJENI,VETEM NE VARR!!!
      Kujtuat ju se duke RREZUAR SOCIALIZMIN,DO GJENIT LUMTURINE????
      HAAAAAAA!!!
      KAPITALIZMI KY ESHTE:NJERIU PER NJERIUN ESHTE UJK”!!!!
      E THOSHTE ENVER HOXHA,POR JU KUJTONIT,SE PO ERDHEN NE PUSHTET BIJTE E BEJLEREVE,AGALLAREVE,BAJRAKTAREVE DHE TERE HAJDUTET E SPIUNET E GREKUT E SERBI,DO TE NDREQEJ SHQIPERIA????
      JA,KY ESHTE NJERIU I RI KAPITALIST!!!
      PER DITE VRASJE,PERDHUNIME,DROGE,AKSIDENTE etj!!!

  7. Shqiperi Etnike says:

    Te kalben ne burg maskarenjt. NUK PO GJEJM DOT DREJTESINE KETU

  8. sillo says:

    Tek ne duhet te punohet me shume nepermjet televizionit qe keta tipa qe shkojne ne burg ti tregojne atyre qe jane jashte se sa mire eshte te biesh ne burg.Ketu ku jetoj kam koshi qe eshte psikolog ne burg.E di si me thote “edhe krimineli me irrezikshem pasi kalon disa dite pendohet per ate qe ka bere ” dhe e thena nga goja e tyre nga brenda eshte shume edukuse dhe bindese per ata qe jane te prirur per krime.Por tek ne gjithcka merret vetem me politike partish 24 ore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje