Nga hetimet ka rezultuar se oficeri i antidrogës, Anoril Cani, furnizohej me drogë tek Ilir Shehaj dhe më pas e shpërndante heroinën e kokainën në Elbasan duke shfrytëzuar të qenit pjesë e forcave të rendit.
Iliri: E peshova unë!
Anorili: Mbajte për vete?
Iliri: Mbajta, plumbin e fundit e mbaj për vetë unë, po më shumë kam heqë gati një gram e gjys, më shumë, po njëherë.
Anorili: Më shumë.
Iliri: Më shumë ishin peshu. Nuk e kam idenë sikur kishte nja pesë gram, sa kishte?
Anorili: Po s’e kam peshu.
Iliri: Po kam heq gati gjysmën, i çik më pak ta kam dhënë ty.
Anorili: Dy gram duhej të ishte, e mbajta, s’po shtrëngohem me Gjyshin.
Në bazë të kësaj bisede të zbardhur rezulton se pas kësaj, Anoril Cani ka siguruar lëndën narkotike dhe është nisur me makinën e tij për ta transportuar tek shtetasi Gentian Gjoka.
Mbi këto të dhëna, siç shkruhet në gazetën Panorama, policia ka ndërhyrë për të kryer kontrollin e makinës në pronësi të shtetasit Ilir Shehaj, por që në atë moment drejtohej nga Anoril Cani.
I pyetur pas arrestimit, Ilir Shehaj ka deklaruar se lëndën narkotike e ka siguruar në Turqi. Këtë lëndë ai e ka sjellë në Shqipëri dhe ka menduar se Anoril Cani, duke qenë punonjës policie, mund ta ndihmonte me aktivitetin kriminal dhe me datën 15 nëntor i ka dhënë Anorilit drogën për ta shpërndarë tek shtetasit nga Elbasani, që ishin të njohur të oficerit.
Edhe Anorili ka pohuar se është përdorues i kokainës dhe drogën në Elbasan ia jepte Everest Haxhollit, i cili e shpërndante.
Po ky Gentian Gjoka, mos eshte ai kapua qe sherben si menazher i Kryetarit te Bashkise se Himares Jorgo Goro per grabitje te pronave dhe dhenje leje ndertimi, e shetiste gjithe veren ne makinen e tij, mik i ngushte dhe bahkepronar i ndertimit me Raf Selmanllarin per disa apartamente ne Dhermi?
Po ket Anorilin (se kisha nigju me par ket emer) me at fytyr te zbardhme nga perdorimi i droges, kush e ka punesu ke pergjimet dhe ke antidroga.
Nuk e kuptojshin eprort e tij se ishte i drogum ????
Kush e ka rekomandu tek kta sektor te ranesishm dhe kush e ka mbajt nen sqetull ??