Kryetari i PS-së në Kukës, Ylber Duraku, ngre dyshime për manipulimet që po bëhen për ndryshimin e numrit të mandateve. Sipas tij në shumë njësi vendore ka një shtim të palogjikshëm të popullsisë.
“Nga të dhënat që kemi, dhe nga kontaktet që kemi pasur me shumë banorë në rrethin e Kukësit, në lidhje me popullsinë në njësitë vendore rezulton se ka një rritje të palogjikshme të popullsisë në këtë rreth. Kjo vjen si pasojë e shtimit fiktiv të popullsisë. Shtimi fiktiv ka të bëjë me shpërndarjen e mandateve që po bëhet këto ditë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të përfituar sa më shumë mandate në këtë qark”, pohon ai.
Duraku pohon se listat zgjedhore në këtë qytet akoma nuk janë spastruar nga dublikimet.
“Jo, absolutisht jo. Madje nga kontaktet që ne kemi, dimë që nuk janë pastruar listat nga dublikimet. Ne kemi kërkuar informacion duke pasur edhe aksesin që na ka dhënë Kodi i ri Zgjedhor që i jep opozitës aksesin në Gjendjen Civile. Për pastrimin e listave ne po bëjmë punën, por është e njëjta situatë si ajo e vitit 2009 deri tani në nëntor 2012. Listat e 2009-ës ekzistojnë si në bashki, që është njësia më e madhe, ashtu edhe në njësitë e tjera,” deklaron ai për Shekullin.
Ai vë theksin edhe në një tjetër problem, ku Bashkia e Kamzës ka tentuar për të tërhequr certifikata nga njësitë komunale të Kukësit.
“Në njësinë vendore të Malit të Zi (Kukës), që është njësia më e madhe vendore në rrethin e Kukësit dhe që qeveriset nga ne, kemi informacione se Bashkia Kamëz ka kërkuar certifikata familjare të njerëzve që jetojnë në Malin e Zi. Realisht administrata e komunës së Malit të Zi nuk ka njohje për këtë kërkesë që ka bërë kryetari i Bashkisë Kamëz që drejtohet nga demokratët”, nënvizon Duraku.
filloi kjo pune te mare ere. kam thene disa here po nuk eshte botuar. nuk ka rruge tjeter vetem te jene shtuar si derrat.
FJALET DHE THASHETHEMET PER LUFTE CIVILE NE QESHOR TE 2013-ES QENKAN TE VERTETA.
HAPNI SYTE MORE SEPSE NGA KY SHPELLARI CFARE NUK PRITET PRANDAJ JENI ATY SHIKOJINI GJERAT
ME SA DUKET FJALET DHE THASHETHEMET PER LUFTE NE NE QESHOR TE 2013-ES JAN TE VERTETA. SALI SERBI I KA TE HUMBURA ME CFARDO QE MUNDOHET. SE KETE HERE POPULLI NUK DURON ME.
Mos ju rrej mendja se do kete zgjedhje demokratike.
Kjo do te thote se, kushti per zgjedhje te ndershme nuk u plotesua.D.m.th. zgjedhjet e qershorit 2013, konsiderohen te deshtuara. Duhen pergatitur zgjedhje te tjera. Dilni ne deklarata dhe kujtojani nderkombetareve. Keshtu qe nuk duhet hyre ne zgjedhje me SRB-in kryeminister.
Vertetojini akuzat dhe nese jane te verteta, ligji duhet te veproj ashper. Jo vetem ligji zgjedhor por edhe ai per falsifikim etj. etj.
Po Kukesi nuk eshte Rio De Zhaneiro…nje qytet e vogel eshte,e duhet ta njihni njeri tjetrin,po ashtu edhe vizitoret e atyre diteve.Faktoni nje jo banor qe te votoje dhe ndaloni votimin ne vend.Nqs nuk ka ligj per raste te tilla,duhet kerkuar,qe personave qe bejne votime te tilla,po u konstatuan,tu hidhen hekurat.
E mer Mul mer Mul
E di si thote ky shoku im burgaxhi per ty? Huqi del me shpirtin !
Imagjinoni cer listash zgjedhore mund te bejne
Flamur Noka
Arben Ristani
?
Tradhetia e rradhes qe Partia Socialiste do te bej ndaj elektoriait te saj ne zgjedhjet e 2013. Kam frike se do kete rrevolte popullore.
kafsheri saliniane.. po pregatitet rendi i nomarkise ne Albanistan.. Salehu po merr masat..
Mos u lodhni kot, se Berishes i eshte dhene “ok” t’i fitoje me metodat e tij te njohura edhe zgjedhjet e vitit 2013. Merrni masa qysh tani per ato te vitit 2017, nese keni ndopak nuhatje politike.
KUSH TA THA TY MOR MALOK TA THA DELJA APO DHIJA QE KE NE SHPI. IK MOR INJORANT. DO TA SHIHNI JU NE 2013 MBAS LUFTES.