Artan Xh. DUKA Prof.As.Dr.
Muri i (Berlinit) i Morinit
Më në fund, shtet me tre shifra. Një nga ato momente ‘Ku ishe ti kur?’ që mat jetën e një kombi qysh kur me plakun e Kaninës filloi rrugëtimin shteti, që i mirë, i keq, demokratik, monarkik, kuisling apo monist, mbeti i yni me ‘çelsat’ e historisë në dorën tonë.
Një miks përjetimesh teksa bashkë me 100 vjet krenari, përzjehen dhe 100 vjet peng dhe padurim për unifikim kombëtar real dhe jo demagogjik (në rastin më të mirë) kur pretendohet se ‘bashkimi’ do të ndodhë në Bruksel, alibi kjo për të maskuar inferioritetin dhe vasalitetin ndaj fqinjëve apo sabotuar dhe dekurajuar faktorin nacionalist shqiptar. Në Bruksel shqiptari mund të ‘bashkohet’ me grekun dhe me sërbin(!), ironikisht duke çeduar më tej në sovranitet (kësaj rradhe ndaj BE) por mes vëllezërve koha nuk pret dhe fillimi i jetësimit të Shqipërisë së 1912, përmes rrëzimit të ‘murit’ të Morinit në Jubileun e Pavarësisë, është ‘dominoja’ e parë që do të marrë me vete muret e tjerë mes shqiptarëve.
Metri historik apo demokratik!
Për ironi, ky jubile, na gjen të ndarë artificialisht deri në protokollin e festimeve dhe këndvështrimin e historisë. 28 Nëntori është kremtim i shtetësisë dhe syzet politike krijojnë veç dasi. Duke ndarë faktin historik nga roli i shtetarit (monopol i historianëve) dhe ideologjia (domein i politikës dhe publikut), kjo datë ka vënd për të gjithë ata që u identifikuan formalisht apo faktikisht me simbolin shtetëror dhe kombëtar.
Do të donim që një shekull shtet të ishte një shekull demokraci por në këtë jubile të shqiptarizmit të aplikosh me prioritet apo eskluzivisht metrin politik, gjymton mozaikun e shtetësisë. Test ky i emancipimit demokratik që nuk flak foshnjën me ujin e ndotur, nuk ka komplekse ndaj të shkuarës, nuk konsideron asgjë tabu dhe gjithshka e debaton në dritë-hijet e saj.
Jubileu i pavarësisë është kremtim i patriotizmit dhe ky i fundit lidhet me kombin duke mos u definuar apo ngushtuar vetëm në terma demokratik. Sikurse të jesh demokrat, jo automatikisht është liçensë për patriotizëm, teksa në 20 vjet demokraci, jo rrallë u provokua apo cënua sovraniteti kombëtar prej veprimeve apo mosveprimeve të vetë qeverive shqiptare.
Përtej komplekseve që provokon politika, mbijetesa e kombit, pavarësia dhe zigzaget e shtetit shqiptar, krahas Kastriotit e bashkëluftëtarëve të tij, rilindasve idealist, Qemalit dhe tribunëve të pavarësisë, kuptohet plotësisht si përmes Teutës, Gentit dhe Konstandinit ilir, Ali Pashë Tepelenës, Topullit, Vidit, Zogut, Nolit (deri dhe syresh që përfunduan kuislingë duke gjykuar se okupatori i përtejdetit ishte pro Shqipërisë etnike) ashtu dhe Hoxhës, Alisë, drejtuesve në demokraci, Presidentit Uillson, Klinton, Bush, Kryeministrit Bler, shtetit austriak etj. E po kështu, epope si LANÇ, rindërtimi dhe zhvillimi i vëndit, emancipimi shoqëror etj kontribute brezash që ngjizën në pakthyeshmëri shtetin përballë shovinizmit ballkanik.
Debati publik rreth Zogut dhe ai i ndrojtur ndaj Hoxhës në këtë jubile të shtetësisë, nuk ka përse të kompleksojë sa kohë citohen fakte historike dhe është integral duke ndarë rolin si shtetar prej atij të politikanit dhe ideologut me ndjeshmëritë përkatëse. Antienverizmi nuk të bën automatikisht demokrat dhe për më tepër patriot, sa kohë të tillë janë dhe syresh që kanë bërë duvanë e të huajit që mban ende peng territore dhe fate shqiptarësh. Nëse aplikojmë metrin e demokracisë në citimin e protagonizmit në shtetësi, historia do të ishte gropa-gropa mbuluar me kapakë ‘Mos e hap’ njësoj si tekstet në monizëm kur zhgaraviteshin me zell fytyrat e ‘revizionistëve’ apo ‘armikut’ të klasës sipas rastit. Nëse në përvjetorin e demokracisë protagonizmi diktohet nga ideologjia, në atë të shtetësisë, diktohet nga fakti historik me Hoxhën pjesë të tij.
Festë dhe ftesë për reflektim
Është koha për të festuar por me dinjitetin e pritshëm për një shtet me tre shifra, vënd aspirant për BE dhe anëtar i NATO. Monopolizmi i skenografisë, flijimet deklarative alla ‘kurban-bajram’ me reminishenca të paganizmit mitik me 1000 qingja si kodet e 1001 netëve, zbukurimet si ‘kali i arixhiut’ me flamur me shqiponjë memece etj, nuk janë dekor për një datë unikale që meritonte një simbolikë unike që bashkon të shkuarën me të ardhmen (p.sh. Hark Triumfi apo obelisk tjetër impresionues që do të ishte ikona e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë njëlloj si Kulla Ejfel për Parisin, Statuja e Lirisë për Amerikën etj) dhe deri një shëtitore-muze (pse jo bulevardi) me monumentet e figurave të shqiptarizmës përgjatë etj. Një show ‘bjeri gajdes gajdexhi’, prej një mazhorance që pasi preku votën për pushtet, bën histori pa historianë dhe përçan në ditën e bashkimit duke e bërë 2013 njëkohësisht sfidë demokratike dhe patriotike teksa ndërkohë që fqinjët na bëjnë karshillëk, ajo provokon karshillëkun mes nesh.
Një shtet 100 vjeçar duhet të garantojë dinjitet qytetar dhe kombëtar. Ku të mos jetë rutinë vetvrasja, vetëgjyqësia dhe hajnia sepse vritet shpresa dhe drejtësia po inspirohet krenaria kombëtare, besimi tek e ardhmja, paqja dhe dekurajohet paragjykimi dhe segregimi politik pa dallim nga rilindasi idealist, kleriku atdhetar, monarkisti patriot, komunisti i sakrificës, veterani dhe heroi i luftës dhe i punës, disidenti sublim, ‘007’ që u mor me të shiturin tek fqinji shovinist (që sot prezantohet disident) dhe çdo qytetar tjetër i përkushtuar ndaj vëndit të tij. Një shtet që respekton pronën e ligjshme dhe promovon zhvillimin teksa thembra e akilit sesa tapia mbi pronën (që si po realizohet merr peng zhvillimin), mbetet sipërmarrja private e mbrojtur dhe stimuluar prej legjislacionit dhe administratës korrekte. Një shtet që e vlerëson fatin e të pasurit të Amerikës në krah si shans unik për kauzën kombëtare duke qënë luajal, dinjitoz dhe mos abuzuar me mirëbesimin me bëma sa antidemokratike por aq dhe antikombëtare si Gërdeci, marrëveshja e ujrave, cënimi i votës, kultura e mosndëshkimit etj.
Aq sa festë, ky jubile është dhe ftesë për ‘rrëfim’ për shumë gjëra që duhet të ishin bërë ndryshe, duke filluar me qëndrimin ndaj 29 Nëndorit që pason. Para se t’i hedhim gurin e ‘mëkatit’ shoqi-shoqit, t’ia hedhim vetvetes. Përballë një mazhorance të shanseve të humbura kombëtare, kryeaxhenda opozitare duhet të jetë kohezioni dhe unifikimi kombëtar përmes jetësimit, falë votës së lirë, të rilindjes kombëtare si shprehje e një vullneti mbarëpopullor, shkëndijën e të cilit e ndez vetëm një opozitë e bashkuar. Siç një shtet me tre shifra meriton.
Duhet rrezuar ai mur sic eshte rrezuar muri i Berilinit ne 89′. TE GJITHE PERPARA PER SHQIPERINE ETNIKE. RROFTE SHQIPERIA E 100 VITEVE SI KOMB!!
Shqiptaret i ka kapluar urrejtja dhe nuk shohin asgje jashte mentalitetit te tyre feudal.
Per lideret shqiptar, paraardhesi ishte nje armik, nje diktator, nje xhandar i popullit te vet qe shtypi dhe shfrytezoi.
Kete paudhesi e paten te gjithe lideret qe udhehoqen Shqiperine, duke filluar nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha dhe Sali Berisha.
Gjith sejcili nga keta puna e pare qe ben, shkul nga varri paraardhesin, qysh ketu ne si popull, duhet te shohim se kush qenka ky qe kerkon te na udheheqi ne prosperitet sic na premtoi, e fillon punen e tij si shtetar me zhvarrime dhe sharje, qe per cdo njeri te formuar e kupton se pikerisht ky udheheqes nuk ja ka haberin te qeverise, se ky kerkon qe te metat e tij handikapate, ti mbuloje me ekstremizmat e tij, duke share dhe zhvarrosur e rivarosur, sipas ambicjes se tij.
U zhvarros Enver Hoxha, u rivarros Ahmet Zogolli, kush mund te me thote ndonje mua se sa ndryshoi jeta e tij me keto akte makabre, qe nje qeveritar ne vend qe te beje punen e tij per te nxjerre ligje ne favor te popullit te vet, ben punen e vorraxhiut, sikur shqiptaret e zgjodhen kete plehre vetem qe te na nxjerre te vdekurit nga varret dhe ketu pastaj shqipatret do te ngopeshin me demokraci, sikur kjo te ishte edhe buke edhe gjelle.
Nje cope mishi qe pretendon te beje liderin dhe qe ne fillimet e tija si pushtetar, e fillon me akte makabre punen e tij si pushtetar, duhet te rrezohet pa nje pa dy, pa bere demin final, qe shkaterron cdo gje qe i del perpara, qe ne rastin e Sali Berishes, shqiptaret kane dale te humbur dhe kur mendon qe nje ish komunist karierist, nje ish spiun i sigurimit te shtetit, nje ish deshmitar i gjyqeve politike, te vihet ne krye te shtetit, kjo tregon se shqiptaret jane nje popull i pa formuar qe kane rrojtur gjithmone ne diktature, qe nuk dine gjerat elemtare te demokracise, qe fryhen me fjale boshe te lidereve te tyre anadollake.
Te mendosh sot per bashkim, eshte shume heret, cdo gje ka kohen e vet, ate kohe qe vendet me demokraci e kane patur para dy apo tre qidvjetesh.
Ne nje vend qe eshte rikthyer anafalbetizmi masiv dhe gjakmarrja, smund te pretendosh me shume, dhe eshte kjo arsyeja qe Berisha sundon, se sundimi i tij bazohet ne shperfytyrimin e shqiptareve, qe te mos na vije keq, ne komunizem te pakten, shkollimin e bene ne shkolla dhe me mesues e profesore profesioniste, qe per ideal nuk kishin thjesht partine, por mesimdhenien.
Dhe ajo mesimdhenie nga profesioniste, beri ate qe shume shqiptare qe mbaruan universitetet para 90-tes, arriten te hyjne ne tregun e punes, neper bote si profesioniste.
Ne fund mund te them vetem qe:
Sali Berisha eshte shkaterruesi i pagabueshem i Shqiperise dhe shqiptareve, kjo sipas projektit te Akademise serbe, qe ne themel te punes se saj, ka shkaterrimin e historise se shqiptareve dhe adaptimin e saj nen historine e Serbise.
Rilindja e nje populli, demokracie, civilizacioni eshte i lidhur drejt perdrejt me procesusin e drites dhe eresires, kuq e zi, + me -, te cilat nuk mund te jetojne dot pa njera tjetren gjithashtu krijojne shkendijen, embrijonin e jetes, femijen. Ky procesus eshte kohori dhe mund te shprehet me te gjitha ideologjite te dobishme qe formojne historine nga e cila ushqehet mendimi, inteligjenca dhe krenaria e egzistences. Madheshtia e popullit shqiptar qendron pikerisht tek ky embrion tek kjo shkendije qe nderton keshtjellen per tre dite, fale kjo experiences kontradiktore te historise se tij dhe del me rezultatin cfar nuk te vret te ben me te forte.
Demokracia nuk mund te exportohet per arsye kulturore, historike por ajo shprehet ne kohe dhe rilind pikerisht nga identiteti dhe faktori historik.
Rilindja e popullit shqiptar nuk eshte vetem i tij por eshte embrijoni i demokracise te religjonit Islamik boteror e cila ka premisat te rroki pranveren arabe dhe te rindezi driten ne orientin e pergjakur nga vllavrasja te vendosi serish madheshtine e ketij religjioni paqedashes tolerant dhe krijues te diturise ne dobi te njerezimit.
Kjo shkendije eshte ne duart e z Topi dhe pergjegjesia historike e tij te mos denoje historine por ta vleresoje sepse nuk ka shkendije pa kontradikte. Kjo eshte rilindja ku cdo shqiptar duhet ti perulet me nder sepse ky eshte fati qe vendos Shqiperine mes dy demokracive boterore dhe bashkimit te dy familjeve. Une si cdo shqiptar them Mirdita rilindja ime.
Respekt per ju Z Duka,
topi te bente mire punet kur ishte president. tani eshte me mire te vazhdoje te flase me heshtjen e tij.
Ti ore zoteri jo profesor, por as per hallvaxhi nuk ben me kete shkrim. si qenka hyrja ne europe “cedim” se kjo fjale nuk eshte as shqip, ne shqip dote thote me dhene, por nejse muri i Morines mbahet nga politika aktuale qe nuk ka nje plan afatgjate per bashkim. nuk ka asnje arsye qe ne me 28 nentor te jemi ne Morine sepse 100 vjetori kujtohet ne Vlore te tjerat jane probleme afatgjate qe ne duhet ti zgjidhim politikisht por jo duke perdorur te vetmen dite ne vit qe ne kemi per te kujtuar pavaresine. ti ke kopjuar artkullin e meposhtem dhe e ke kthyer ne propagande per ak fashiste te spahiut.
http://www.respublica.al/opinion/2012/11/20/pavaresia-e-kujt
Per,Horrin e Bulevardit jam plotesisht me mednimin tend me perjashtim te frazes se fundit,kurresesi shkendija ehste ne duart e B.Topit,sepse po te kishte pak burreri Bamiri,nuk kishte pranuar ate perdhosje qe i beri Saliu me ngjerjen e 21Janarit,se fundi burri,dreqi ta haje ka pak dinjitet,e nuk ishte pak por President,por ta kishte shfrytezuar ate rast ku dhe mbeshtetja nga Opozita dhe nga Populli nuk do ti mungonte ne diskretitimin e atyre qe e poshteruan ne sy te Popullit.Nuk flitet me heshtje,si ha njeri ato pallavra.
Ndjese ndaj Horri i Bulevardit!me fal per gabimin e mesiperm mbasi u ngaterrova me komentin e Kaloresi i Zi,ndjese.