Kryeredaktori i KTV shpjegon skandalin me Berishën dhe stafin e tij për intervistën e 28 Nëntorit

29 Nëntor 2012, 15:53Politika TEMA
Kryeredaktori i KTV shpjegon skandalin me Berishën dhe stafin e tij

“Ne kishim planifikuar që t’i kishim që të dy, Sali Berishën dhe Edi Ramën, me nga një “Rubikon” gjatë programit special të KTV-së në 100-vjetorin e pavarësisë, por ajo me kryeministrin e Shqipërisë nuk u realizua kurrë”, ka thënë Adriatik Kelmendi, autori i këtij emisioni shumë të ndjekur nga shikuesit e Kohavizionit kudo.

“Isha dakorduar më shumë se një muaj më parë me zëdhënësen e kryeministrisë, Erla Mëhilli, që të na caktonte një intervistë me kryeministrin Berisha dhe ajo, duke më falënderuar për respektin që po i bënim, duke i dhënë hapësirë në një jubile kaq të rëndësishëm, tha se do ta caktojë një datë shumë shpejtë.

Do të kalonin rreth katër javë dhe data assesi të caktohej, por gjithnjë merrja sigurimin se gjithçka është në rregull. Përfundimisht, të martën, më 13 nëntor, zëdhënësja Mëhilli me thotë se mund të shkojmë për intervistë në Tiranë pas dy ditësh, pra të enjten, më 15 nëntor, prej orës 12:00, dhe unë pajtohem.

E marr të mërkurën për të konfirmuar edhe një herë para se të niseshim me ekip drejt Tiranës, dhe pas shumë telefonatave pa përgjigje, përfundimisht marr një SMS se intervista është shtyrë për të hënën, më 19 nëntor, prej orës 12:00. E konfirmoj se do të jem aty bashkë me ekipin.

Të dielën, një ditë para intervistës së caktuar, ndodhem në Tiranë me ekipin prej 5 vetash, të gatshëm për realizimin e saj. E thërras zëdhënësen Mëhilli. Ajo nuk përgjigjet. I dërgoj sms. Sërish pa përgjigje.

Të hënën në mëngjes, në ditën e intervistës, e marr sërish në telefon disa herë, prapë nuk përgjigjet. I dërgoj sms me lutjen që të më tregojë a është gjithçka në rregull për intervistën në orën 12:00, dhe asgjë nga ana tjetër. Rreth orës 11:00 detyrohem të thërras në Zyrën për media në Kryeministri dhe një nëpunëse aty më thotë se do t’ia përcjell porosinë Mëhillit.

Pas pesë minutash marr këtë sms nga zëdhënësja e kryeministrit: “Të kam shkruar qëparë dhe të kam thënë më prit se do ta konfirmoj unë orën e saktë. Mos merr kot numrat e Kryeministrisë se askush përveç meje s’ta konfirmon dot orarin. Të lutem shumë kuptoje faktin që unë nuk mund të përgjigjem orë e sekondë në tel, sepse nuk punoj recepsioniste”. E para, s’ishte e saktë që Mëhilli më ishte përgjigjur. E dyta, ajo nuk shprehte fare keqardhje, e as afërmendsh të kërkonte falje, për shkakun që një ekip prej 6 vetash kishte udhëtuar nga Kosova për të realizuar intervistën e dakorduar një muaj më parë, dhe kjo s’po bëhej. Ajo bile bënte të kundërtën dhe në njëfarë forme sikur më bërtiste.

Me vështirësi, por për hir të 28 Nëntorit, u detyrova të gëlltis dinjitetin dhe t’i përgjigjem me mirësjellje me një sms, duke i thënë: “Flm. OK. Po presim”.

Dhe prapë asgjë. Asnjë telefonatë, asnjë sms. Hiç. Rreth orës 16:30 e thërras sërish në telefon, por pa përgjigje. I dërgoj sms duke i thënë që të na kthejë së paku një përgjigje me Po ose Jo, pasi 6 vetë jemi në pritje. Sërish asgjë dhe asnjë përgjigje… madje edhe deri në momentin që po i shkruaj këto radhë. Një sjellje të këtillë nga një zëdhënës institucioni nuk e kam përjetuar në këto 15 vjet që merrem profesionalisht me gazetari.

Në anën tjetër, nga zyra e Edi Ramës më kishin thënë se në ditën që ne do të jemi në Tiranë, do të gjendej gjithsesi një hapësirë në agjendë për ta realizuar intervistën. U lajmërova po në ditën që prisja të realizoja intervistën me Berishën dhe u caktua termini për orën 15:00. Gjithçka shkoi në rregull dhe intervista u realizua.

Në KTV pastaj megjithatë shtruam dilemën morale e profesionale nëse do të duhej transmetuar “Rubikonin” me Edi Ramën, duke mos e pasur edhe Sali Berishën. Mirëpo, duke mos e transmetuar Ramën, ashtu siç ishim dakorduar, do t’i binte që ta dënonim atë që doli korrekt dhe i fjalës dhe ta shpërblenim Berishën që na shpërfilli. Kjo gjithsesi se nuk do të ishte e drejtë.

Kështu që vendosëm që të procedojmë sipas planifikimit, të vazhdojmë me programin special për 28 Nëntor, me ato materiale që i kishim”, përfundon reagimi i Adriatik Kelmendit.

39 komente në “Kryeredaktori i KTV shpjegon skandalin me Berishën dhe stafin e tij për intervistën e 28 Nëntorit”

  1. Aleksander says:

    Jane dy fytyrat reale te politikes z. Adriatik,qe ju e keni detyrim t’ja prezantoni sidomos shikuesve tuaj ne Kosove.Pastaj populli i Kosoves le te gjykoje vete,se ne ne Shqiperi i njohim tashme.

    1. fl says:

      Politikat e punsimit ne rangje te larta sot i ben Erla Mehilli. Ja ku eshte katandisur partia e plakut Sali.

    2. Rrofte Shqiperia says:

      Ca ti besh qe shqiptaret besojne me shume mashtrimet qe thote goja e Berishes se sa analiza e shume personava te shquar. DUKET PSE FITON SALA ZGJEDHJET, SE KA NJEREZ SI ATA TE TORTES QE E VOTOJNE

    3. Dardan says:

      Nuk e kuptoje si ka mundesi te bej lajme ky adriatiki ky esht gazetari me i kote qe ka kosova,

      1. Gent says:

        Dardan gabim je shume,
        nuk e di sa e ke percjell Adriatik kelmendin ti,
        por eshte nje nder gazetaret me te guximshem dhe me profesionalisti ne Kosove,
        mos komento pa e analizuar mire, sepse ne Shqiperi me siguri e njohin pak kete gazetar,
        ti shkruan sikur ke ndonje inat personal me gazetarin e mirenjohur, !!!!!!

        1. Dardan says:

          Gent ,, Ne pergjithsi Gazetaret e mediave elektronike ne Kosove me pake perjashtim te Rtk,se jane shum shum Amatoreske, Jo pse jane budallenje por paguhen shum keqe dhe Organizojne Debate pa u pregadite fare per Debate dhe kur ti ftojne Musafiret pastaje jesin duke belbuar e nuk dine ase qfare ti pysin dhe ket e veren me se shumti te ky Adriatike Kelmendi, dhe keshtu jo rralle her i qesin ne pozite te keqe dhe Injorante edhe te Ftuarit te cilet nuk dine ase si te shprehen perballe nje gazetari Injorante i cili nuk dine t`ju shtroje nje pytje sps ftojne njerez ne Debate pa u pregadite fare per Debate,

          Te jeshe i sigurte se Adriatik kelmendin esht Gazetare shum shum i dobte jo pse esht i pa ditur por se organzon debate pa u pregadite dhe azhurnuar paraprakishte per temen e Debatit,

          1. Gege says:

            Dardan,
            eshte per keqardhje, por e deshmove qe ke inat personal me Adriatikun.
            Ta krahasosh ate me gazetaret e RTK flet per nivelin tend te te kuptuarit te gazetarise.
            Adriatiku, sigurisht eshte gazetari me i shperblyer shqiptar, me shume cmime si brenda Kosoves ashtu edhe ne SHBA. Mjafton ta kerkosh ne google dhe i konfirmon te gjitha shperblimet. Emisioni Rubikon disa vite me radhe shpallet me i miri ne te gjitha programet televizive. Edhe kete konfirmoje lehte ne google.
            S’po e zgjas me teper.

          2. Sofia says:

            Iha Dardan, qenke fare imbecil. Shih gjuhen dhe gabimet qe ben tek shkruan. Ato ta tradhetojne kompetencen vleresuese.

  2. Purgator says:

    Ju lutem gazetare kosovare mos e shqetesoni per momentin kryeministrin pasi eshte i angazhuar me pergenjeshtrimin e deklarates se djeshme e cila i ka hapur probleme me miqte e tij greke.

  3. Gjin Gjoni says:

    Baca i Serbise vdes per te dale ne televizor, non stop 24/7.
    Nuk e ka lejue serbica=shkina! Erla (ne foto) eshte cike e mire po pak e trash.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

  4. Vlora says:

    do pak kohe qe ta njohi edhe kosova kush eshte berisha, ashtu sic e njohu edhe shqiperia.

    me vjen keq per kete televizion.

  5. Sem Luma says:

    O Adriatik!
    Sali Berisha eshte vetem per bertima megafoni e jo per bisede, fjale te qeta e normale – ku jo per cdo “pordhe” te tijen verbale,
    pason “amini” e brohoritja e zagareve.

  6. Shkodrani London says:

    Kete shkrim duhej ta publikoje tek “Rubikoni”,bashke me intervisten e Rames.Kuptoni dicka themelore: Regresi e primitiviteti barbar i Sali Berishes,mundohet te terheqe pas Progresin qytetar e demokratik te Edi Rames.Pra jane ne lufte e keqja obskurantiste,mesjetare e arkaike me te ardhmen e Shqiptareve.Shikoni fotot e militanteve shpellare para tortes se Lules.Nuk asht arrit me filmu grabitjen nga zjarri i qengjave qe po piqeshin tek pedonalja,taman kur po parakalonte ushtria e pathyeshme e Saliut,prej 1500 sakatesh barkalece.Te mendosh se Enveri kishte 61000 ushtare nen arme dhe gjithe popullin ne rezerve.

  7. Tropoja says:

    Ay Edvini ka gisht ktu!

  8. nafte per millosheviçin says:

    po erla ben shurren ne breke kur shikon salen dhe jo ti thote nje fjale, je lidhur me personen e gabuar me vjen keq

  9. Eri says:

    E mor vella i Kosoves mundohesh kot t’i besh respektin nje feudali primitiv si Sali Berisha dhe shpures se hajvaneve qe mban nga pas duke i dhene hapesire ne median tuaj. Jo vetem qe nuk meriton respektin minimal si individ, por aq me pak si kryeminister i vendit ame qe punon nate e dite kunder interesave mbarekombetare.
    Gjej rastin t’u shpreh mirenjohjen gjithe atyre shqiptareve te Kosoves qe iu bashkuan festimeve per 28 Nentorin ne Vlore e Tirane. Respekt e perulje per ata burra e gra qe udhetuan simoti ne kembe e mbi kuaj per te ardhur nga te gjitha viset shqiptare e per t’i bere nderimet atyre burrave qe 100 vite me pare i dhane jete shtetit te pare shqiptar.

  10. ILIRET says:

    Po si mor burr, ai qe asht heroi juaj, jua paska ba keshtu. Ani, ju ma shume e nderoni.
    Ju se dojshit kaq, por kur furnizoi me nafte tanket serbe, per me ju vra, e me ju paksu, se ishit shtu shume, atehere e keni dasht ma shume.
    Ju se kishit dashte kaq shume por kur nuk ka pranu mu taku me Rugoven, e keni dashte ma shume.
    Ju nuk e keni dashte kaq shume, por kur ka burgos Adem Jasharin dhe shume luftetare per clirimin e Kosoves, e keni dashte ma shume.
    Ju nuk e keni dashte kaq shume, por kur e ka qujt UCK bande terroriste, dhe Thaqin marksist leninist, ma pas e keni nderu me shume.
    Ju nuk e keni dasht hic, por kur ai ishte kunder konferences te Rambujese, ku vendosej e ardhmje e Kosoves, e keni dasht pastaj me zemer.
    Ju nuk e keni dasht kaq shume, por qe kur nuk mbajti premtimin per tju dhane portin e Shengjinit, ju tash e doni ma shume.
    Ju nuk e kishit dasht kaq madhnueshem, por qe kur nuk eshte dakort me marreveshejn e interkonjeksionit, per furnizimin me energji elektrike te Kosoves nga Gjermanet, sepse ky heroi juaj do nga Serbet, ju e doni ma shume dhe e keni heroin tuaj.
    Hajt, koja nonen Shqipe…
    Po ky kryeministri juaj, ky servili Thaqi, dhe ajo budallja, qe ju e keni presidente Ah ti futja, na ka fy krejt ne shqiptareve, kur ka shku na varret e deshmoreve me 28 dhe jo me 29 si e ka ligji shqiptar. Se ky SRB-i, qe ne e kemi kryeminister dhe ju hero te kosoves, nuk e njohin ligjin dhe shtetin ligjor…
    Hajt, koja nonen…

    1. LORA says:

      Eshte komenti me domethenes per mua;ju pershendes,”Iliret”.
      Dua te pyes,cfare e detyron gazetarin Kelmendi te beje tash publike ate qe ne kemi 22 vjet qe e dime e qe nuk jemi lodhur duke ua thene te gjithe kosovareve?????
      Druaj se Kelmendi po na ben me dije divorcin,pas pilafit,te medias kryesore kosovare me dhjeramanin e historise se shqiptareve.Duhet t’i kete perveluar shume kurthi pervers i tij,per te fyer(ne turpin e djeshem te Tiranes) frymen perbashkuese te gjithe Kombit tone,qe u shpalos ne Vlore ne formen me te bukur dhe me shpresedhenese.
      Nuk besoj asfare ne ndershmeri te zotit Kelmendi.Do ta besoja nese do te thoshte edhe nje fjale te vetme(eshte detyrim moral dhe profesional per te) per kriminelet pergjegjes shteterore qe derguan mijerat e shtetasve kosovare,me 8 maj 2011,qe te mbytnin vullnetin e zgjedhesve te Tiranes.A e kupton ai dhe koleget e tij se me heshtjen e tyre per kete problematike fundamentale,jane bere pjese e historise se mosbesimit deri ne urrejtje per shtetin e Kosoves,nga ana e qytetareve te Tiranes??????
      Zoti Kelmendi,pa publikur pergjgjesit kosovare te masakres mbi zgjedhjet ne Bashkine e Tiranes,nuk keni shans te merreni seriozisht;cfardo qe te shkruani per dr.dhjeramanin dhe qeverisjen e tij kusaro-kriminale.

      1. Gent says:

        LORA qenke vajze koti,
        fajson Kosovaret qe paska humbur edi rama zgjedhjet ne Tirana,
        per neve Kosovaret, eshte deshire qe te zgjedhet personave me adekuat ne qeverisjen e shtetit dhe bashkive te Shqiperise,
        ne Kosovaret deshirojme qe cdo gje te jet bukur dhe perfekte ne Shqiperi,
        kete e deshirojme anasjelltas, edhe nga ana juaj matan kufirit artificial,

        1. LORA says:

          E gjithe nahija jote eshte e se njejtes prerje(ju ka kurdisur njesoj shefi juaj dhjeraman)dhe e nje pa-aftesie drejtshkrimore uleritese;nuk komentoni(te gjithe ju, pa perjashtim) shkrimin por komentoni,sulmoni komentuesit.Jeni aq medioker sa dalloheni qe ne fjaline e pare se nga cila adrese vini.Po ta mbajti bytha, komento gazetarin dhe problematiken e shpalosur nga ai.
          Hajt qerohu dhe mos e fut me hunden tende te dhjere(ne breket e dhjera te shefit tend) tek komentet e mia.TUNG.

          1. Rodrigor says:

            Lora jo sepse dua t’ju dal ne krahe (sepse dukeni qe nuk e keni nevojen) por i dhate pergjigjen e duhur komentuesit te komenteve qe pervec se kosovar nuk eshte perfaqson nivelin me te ulet te shkrimit te rrugeve (kurrsesi letrar)….Respekte !

          2. seli says:

            Lora apo si e ke emrin, pastroje fjalorin dhe mos trego edukat alla Ramqe sepse eshte turp te sillesh ne kete mynyre.Per ne ne Kosove Sali Berisha eshte Hero i gjalle sepse vetem ai munde te kete pergjigjje per shqipfolesit grekofil siq jeni ju dhe shume te tjere.Sali Berisha ju hjeku rradhet e gjata para ambasadave te huaja dhe shume gjera te bukura ju shtoj ekonomin me shume se gjdo kryeminsiter tjeter, por kot eshte me disa nga ju sepse ju keni syza te erreta dhe qka eshte Shqiptare e pastert si loti ju e quani genjeshter.Ata qe e quajne Sali Berishen shpellar vete kan dale dhe kan jetuar neper shpella dhe tani ata fajesojne Salihun se i ka zbrite dhe ju ka prishe shpellat.
            Babai i im ka vdekur nga meraku qe te vizitoje nje here ne jete Shqiperin, por ai ka menduar se atje te gjithe jane Shqiptare, por une kam ardhe ne perfundim se ne Shqiperi me se paku ka Shqiptare,atje ka Greke, Italiane,Serbe, Malalzeze, Rome e shume qka, por me se paku ka Shqiptare,prandaj edhe keto shkrime kunder Shqipatareve nga keta lexues nuk duhet kuptuar ndryshe perpos njerez me zemer dhe me ndjenja te tjera, por vetem te Shqiptarit kursesi.

            1. ar says:

              Ti Seli je serb!? Pervec kesaj edhe koktrash! Budallait,budallai i duket me i zgjuari,qe ashtu te vleresoj vetveten! ?

        2. ar says:

          Gent zgjedhjet ne Shqiperi jane VJEDHUR nga Sala! Kur te kuptosh se c’ndodh ne Shqiperi me votimet,do kuptosh se kush eshte Sal shpellari!Perndryshe mos u lodh kot,ke bllokim motorri…

  11. keltis kruja says:

    erla mhilli as per recepsioniste nuk bo me ate hunen si mali dajtit

  12. Adriatik says:

    Ajo me kete arrogance tregon qe i ma shpetu kot kontigjentit te semaforeve rrugeve te evropes.

  13. keltis kruja says:

    ca europe thu ti mer lal, semaforin e kasharit e ka shume

  14. Claus says:

    Shkrim qe nuk ja vlen aspak per tu lexuar!
    Mund ta akuzosh per shume gjera Sali Berishen, por per kete qe i ka bere “Rubikonit” nuk ka ndonje gje pervec normalitetit, te mos harrojme qe ai eshte kryeminister, eshte si eshte, ai eshte.
    Nuk eshte se ka lene pas dere ndonje korrespondent te “NY-Times”. Si puna ketij ka me bollek ne Shqiperi dhe Kosove.
    Le ta qaje kete hatermbetje me koleget e tij te Rubikonit por jo ne media. Gjera qe ndodhin kudo me gazetaret ne bote.
    Rubikoni ka kalendarin e vet, nje kryeminister ka te tijin.
    Ta quash kete “Skandal” eshte qesharake.
    Berisha i ka per qejf mediat. Le ti beje nje ftese tjeter dhe jam i sigurte qe Rubikoni do ta nxejerre fytyren e tij, nese e paska marre me aq sekelldi kete muhabet.

  15. e ardhmja says:

    Me falni i dashur redaktor,por ju ne Kosove nuk ju punojne te gjitha kandelet.Jenite semure prej krahinizmit dhe e vleresoni Sali Berishen si gjeto bash muji,pamvarsisht se ai ja u kalon ujin nen rrogoz.

  16. pano sopiqoti says:

    Mos u merzit i dashur.Ka ardhe nga fundi i botes per tu bere qytetar dhe akoma eshte ne rrugen e gjate per te aritur atje ku duhet.BERISHA pranon ata qe duhet te flasin si ai dhe vetem si ai.Mendimi i tij eshte apsolut dhe i pa diskutueshem.Gjejeni se ku e keni gabimin ne maredhenie me Berishen dhe pastaj ftoeni per intervist.Ai ka lene gure vari burra me te mire ndersa ju as qe ju llogarit.Pa le ajo zedhenesja Mehilli.Nuk e kuptoni se ka mare dhe po zbaton huqet e ustait?

  17. Xen Berish Deledashi says:

    piiiiip…,piiiiip….,piiiip
    alo ? na falni ppor Erla Mehilli eshte akoma duke ngrene mutin e madh.
    ju faleminderit per mirkuptimin.
    Meire u degjofshim perseri……

    1. Rodrigo says:

      hahahaha….e madhe fare…. ?

  18. elinor says:

    “Sic q…shihet…”, kesaj Erles nuk i paska shijuar edhe aq pjata e mutit prandaj edhe eshte kaq e irrituar!
    Prit edhe pak Erla se kushedi cfare do te detyrohesh te hash qe te te bejne nje cope recepsioniste!

  19. Adrian says:

    Nuk eshte per t’u cudituar aspak. Mbase keni pritur aq shume kohe per te marre nje interviste nga Doktor Rumpalla do te ishte mire qe ti propozonit Erles nje 500 Euro per nje kafe.
    Sa per informata tua Adriatik i dashur pershkrimi i punes se Erla Mehillit njihet si UDA – Under Desk Assistant ?

  20. Pavarësia says:

    Keqbardhje për kohën e humbur dhe cënim të dinjitetit të ekipit të ,,KTV”! Po, më mirë që ka ndodhur kështu, sepse në këto situata njihen më mirë monstrat që drejtojnë sot Shqipërinë.

  21. vizionari says:

    Kur bjen ne dore protokolli i shtetit te kjo cop kurve ?! Kjo eshte meritokracia shqiptare , me hap shalet te jap vendin e punes .

  22. vlonjat itali says:

    saliut i pelqen shume nje thenie konices shqiperi sta pash kun une ty te kam bere mune

  23. kushtrimi says:

    E njohim tashne shume mire edhe ne ne Kosove se kush eshte Sali Berisha
    (perveq disa miopeve) por per fat te keq nuk ju ndihmojm dot qe ta
    heqni qafe. Kete duhet ta beni ju vete vellezer shqipetare. Shpresoj
    te mjaftojne votat sepse nuk hiqet lehte nga pushteti ky.

  24. landi says:

    Si kudo te takosh koken e mafies eshte e veshtire,sepse egziston rreziku u atantateve.Mos kishit gje cadra me vete?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje