Nishani bën homazhe në Ditën e Çlirimit: Po respektoj... ligjin. Për kryeprokurorin do ua heq kuriozitetin shumë shpejt

29 Nëntor 2012, 12:14Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani, i cili vetëm një vit më parë nuk e nderonte Ditën e Çlirimit më 29 nëntor, por më 28 nëntor, bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”. Duke folur përpara mediave, Nishani tha se po respektonte ligjin, që përcakton se Dita e Çlirimit është më 29 nëntor. Në këtë mënyrë i bie që Sali Berisha po e shkel ligjin.

“Në këtë 100 vjetor të pavarësisë, një nderim i veçantë padyshim i kushtohet të gjithë atyre që u ngritën dhe ranë në luftën për Çlirimin e Shqipërisë nga kushtetuesit në Luftën e Dytë Botërore. Sot ne të gjithë kremtojnë veprën dhe vizionin e tyre që u bashkuan pa dallim feje krahine e ideje në mbrojtje të tokës dhe flamurit tonë, ne sot në këtë kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë shprehim nderimin tonë për ta. Vepra dhe kontributi i tyre anë sot më shumë se kurrë të realizuar, ideali i tyre është i jetësuar, sot Shqipëria janë një vend dhe komb i lirë, aleate reale e NATO-s, botës së Perëndimit. Sot Shqipëria ecën e sigurt drejt integrimit në BE, ndaj sot më shumë se kurrë kemi ç`ti themi brezave që vijnë, kontributi i tyre që nga ngritja e flamurit e deri sot nuk ka shkuar kot. Çështjet e këndvështrimit të partive janë çështje të tyre, presidenti më shumë se kushdo duhet të respektojë përcaktimet ligjore dhe atë që kuvendi ka miratuar, 29 nëntori është festa kombëtare që kujton çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesi nazifashist”, tha Nishani.

I pyetur në lidhje me refuzimin e pjesëmarrjes në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë të ministrit të jashtëm grek Dimitris Avramopulos për shkak të deklaratave të kryeministrit Berisha, kreu i shteti theksoi se Shqipëria s`ka asnjë pretendim territorial për fqinjët.

“Momente të tilla të festimit të 100-vjetorit të pavarësisë janë pjesë e rëndësishme të kujtesës dhe të historisë sonë.  Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë pasur qëllime të këqija ndaj fqinjëve apo për të rrëmbyer territorin e fqinjëve por sot më shumë se kurrë edhe pse kanë qenë të penalizuar nga koha shqiptarët kanë respektuar parimet më të larta të bashkëjetesës dhe fqinjësisë së mirë  fqinjësisë së mirë. Shqipëria s`ka asnjë pretendim territorial për asnjë shtet fqinj. Shqipëria nuk përbën asnjë cenim të interesave territoriale të kujtdo tjetër. Ne do të rikujtojmë historinë tonë me probleme që kemi pasur por ne kemi deklaruar që shikimi ynë është drejt së ardhmes dhe kjo e ardhmja është në bashkëpunim me fqinjët”.

Presidenti Nishani është pyetur nga mediat edhe për emrin e prokurorit të ri të përgjithshëm për të cilin deklaroi shkurt: “Edhe pak ditë dhe do t’ua heq kuriozitetin”.

Ndërkohë një incident është shënuar sot te Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet. Dhjetëra veteranë kanë bllokuar hyrjen e Varrezave të Dëshmorëve duke mos lejuar edhe gazetarët dhe operatorët të hyjnë për të pasqyruar homazhet që do të zhvillohen sot me rastin e 68-vjetorit të Çlirimit.

Ata nuk janë lejuar nga Garda të hyjnë te monumenti “Nënë Shqipëri” pasi aktiviteti i tyre nis në orën 11:00.

20 komente në “Nishani bën homazhe në Ditën e Çlirimit: Po respektoj… ligjin. Për kryeprokurorin do ua heq kuriozitetin shumë shpejt”

  1. eli-tiv says:

    ..i shkreti respekton ligjin nga halli…vjet nuk e respektoi..rezultati..==>qeveria e partia ne pushtet nuk respektojne ligjet…krijne ligje “instant”…nje perdorimshe..:}

    1. shpati says:

      Nderuan nje TRADHETAR si Ahmet Zogolli,por nuk thane nje fjale per KRYE HEROIN E LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE,LEGJENDARIN ENVER HOXHA!!!
      Hiqen sikur do vendosin historine ne vend,por si FASHISTE,bejne sikur e harrojne se ate lufte HEROIKE e udhehoqi PARTIA KOMUNISTE ME ENVER HOXHEN NE KRYE!!!
      Ose respektoni HISTORINE E VERTETE,ose TREGONI SE JENI ANTI SHQIPTARE!!!
      Akuzoni Enver Hoxhen se RETUSHOI HISTORINE,por ju CFARE PO BENI????
      Bashkepuntoret e NAZI-FASHISTEVE,BALLISTET E ZOGISTE nuk i lidh asgje me kete lufte,ndaj doemos,qe do ta quajne LUFTE CIVILE,se nuk mund ta thone qe ishin BASHKEPUNTORE TE PUSHTUESVE!!!
      POSHTE FASHIZMI!!!
      POSHTE KELYSHET E BEJLEREVE DHE AGALLAREVE!!!
      POSHTE SERBO MEDHENJTE ME SALI BERISHEN NE KRYE!!!

  2. mjeku says:

    opa po e ngren koken Bujari keshtu fillon pak nga pak deri sa te mos e pyesi me te madhin…. do te ndodhe valle keshtu???

  3. al says:

    veprim shume i drejte i presidentit nishani. i pari i shtetit duhet te jete shembulli kryesor per zbatimin e ligjit dhe kushtetutes. lavdi heronjve dhe deshmoreve qe dhane jeten per ditet qe gezojme sot.

  4. sali says:

    MOS KENI ILUZIONE TE KOTA.KY KA MARRE LEJE TE BERISHA.ME KETE VEPRIM DON TE DESHMOJE”pamvarsine e vet”keto lojera behen per fushat.DHE LIL META,PO DESHMON SE ESHTE I PA MVARUR.DON TE HAJE NE TE DY KRAHET.KETO JANE QENDRIME DALE BOJE.PSE NUK GUXON BUJARKA TE KUNDERSHTOJE PER PREKURORIN E PERGJIGJITHSHEM…….

  5. une says:

    vete per gja presidenti

  6. Ura e Bunës says:

    Veprimi i respektimit te ligjit eshte i vertet,por nuk eshte kjo arsyeja!Nishani eshte bindur perfundimisht nga nje dosjer botuar kohët e fundit tek gazeta Telegraf per te verteten e luftes antifashiste,rolin e pamohueshme te komunisteve dhe Enver Hoxhes si drejtues i saj.Te vertetat mbi nacionalistet qe paten ndikim te lehte ne fillim te pushtimit,por pastaj e prishen ekuilibrin duke u bëre shkaktarë te largimit nga Konferenca e Pezes.Me tej Nishani eshte bindur edhe per rolin e Isa Toskës i blerë nga fashistet per terror ne popull si dhe beri.Keto te verteta te reja Nishanit ja postoi miku i tij nga Italia që ka perkthyer edhe shkrimin dhe ka komentuar te vertetat.Jane historianet italiane ata që pasi kane studiuar dosjer e kohes tregojnë cështë shkruar nga komandantët italiane,ditarët dhe të vraret e shumte italiane gjer dhe kolonelë e komandantë fashistë.Nishani qe ka humbur shoqerine me mikun e tij,si me kane thene,ndaj kupton budallallëkun,bindet dhe shkon ne varrezat e Deshmoreve dhe vendos kurore.Dhe ka bere mire,por duhet ti shpjegoi komunistit stalinist njeriut duarpergjakur dhe torte lapanjozur Sali hicit,se Lufta Clirimtare eshte e shenjte dhe nese me Skënderbeun kemi humbur edhe Shqiperine edhe pse luftuan 25 vjet,e nuk u mposhtëm,me komunistet u radhitëm me fitimtarët botrorë,jo si Balli Kombetar që ka spiunuar tek gjermanët edhe italianët,dhe me gjak fituam Shqiperine per here te parë!Nishanin e pruri në varreza të dëshmorëve,shkrimi i javës së kaluar i Telegraf,”Dosier”,si kam njoftim prej njeres nga vajzat e shkëlqyera qe ka dhe qe gjer tani i ka turperuar Nishani!Me mire vone se kurrë!Deshmoret e luftes clirimtare,drita jonë e pashuar!…Mjerë ata që shkelin mbi dëshmorët dhe ditën e clirimit!

    1. Dani says:

      Vizita tek deshmoret me 29 eshte thjesht respektim i ligjit si President. Ajo qe me intrigon jane batutat alla Konica gjate pritjes. Mgjt, deri ketu jemi tek fjalet, jo aktet. Rastin e pare e ka ne dere, me punen e Kryeprokurorit. Nuk se kam besim, por te shpresojme se ashtu “si shqiptaret” qe permendi, eshte edhe ai nje nder ta dhe do te respektoje ofiqin qe i kane dhene. Gjithmone per gjithkend ka shanse.

  7. i says:

    vjet?? nuk e respektoi..rezultati..= qeveria dhe partia ne pushtet nuk respektojne ligjet dhe kushtetuten” kete e din te gjith vetem ju se kuptoni” .. kuriozitetin seshte ndonje e re per ju te ish ministris brendeshme qe perdorni doreza…e godisni te paret…

  8. I Larguari says:

    I krishter i mire behesh ate dite qe e ndjen prane frymen e ZOTIT .Prandaj le ti lutemi Perendise te jape kurajo Nishanit ne misionin e paqes e drejtesis per popullin shqipetare

  9. ilir says:

    Bujar NIshani nuk ka faj. Ai qe i ka te gjitha fajet eshte doktor adhamudh berisha. Nje njeri qe po percan anembane shqiptaret. Krijon ne koken e tij idera te cmendura si kjo e festes se clirimit. Bashkine e kamezes e lyen flamurin kuq e zi ne gjyre blu, per 100 vjetor valevitet flamuri i PD. Njerez te shpifur dhe te imorale. Sali te te vij zor dhe shporru njeher e mire nga politika dhe nga vemendja e ketij populli te vuajtur. Zhduku more pis

  10. l says:

    Muaj Nentor,eshte muaj i veçant,pa hezitim mundet te themi se eshte muaj i SHqiptarve.Ai,nentori eshte i ngarkuar me data e ngjarje nder me te rendesishme te popullit SHqiptar,dhe ne veçanti datat 28 e 29 nentori,si dy binjake,qe plotesojne njera tjetren,qe ndriçojne njera tjetren,qe i japin kuptimin e plote luftrave heroike,ne vite te popullit SHqiptar per liri e pavaresi,per mbrojtjen e trojeve etnike,dhe ne kete shekullin e fundit per ta liruar nga kthetrat e pushtuesve serbo-sllave E TJE,te me shume se gjysmes se teritoreve te pushtuara. Amaneti i 28 Deshmoreve,pa permendur qindra te tllle qe rane ne luften çlirimtare ne Kosove qe presin te vlersojme idealin e vepren e tyre,te luftojme te behet realitet amaneti i tyre per bashkimin e tjojeve etnike shqiptare ne nje shtet te vetem,me emerin perfaqesues-SHQIPERI.Mendoje se festimi i 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise solli diçka te re,ndryshe nga heret tjera.Per here te pare shohim te rrugetojne per ne Vlore me qindra shqipetare,nga Presheva,Plave e Guci,Tetove,Shkup e Gostivare,Kosove,mergimtar nga e gjithe bota,,dikushe me makine,tjetri ne kuaj si dikur moti kur i ngrit flamuri,-nuk munguan edhe ate qe nga viset veriore rrugetuan ne kembe.Te gjithe me flamur kombetar,te gjithe per nje qellim.Tjetra,-Vlora me bujarin,fisnikrine,dashurine erespektin per vllajn tregoje se eshte Vlora e burrerise,trimerise e mikpritjes,-por edhe djepi ku lindi e u perkund ne ditet e para te lindjes shteti shqiptar.Edhe dicka tjeter,diku furishem siç jane te percaktuar subjekte e levizje si Aleanca Kuq e ZI,UNIKOMB V.V., e te tjere te percaktuar per referendum per bashkim kombetar.Edhe individ,drejtues shtetror e partiak dukush me gjysem zeri,dhe i detyruar te thote diça ne situaten atdhetare te krijuar,dikush tjeter me ze te qarte e te fuqishem u shprehen para popullit.Pa u zgjatur eshte nje moment reflektimi qe kerkon vemendje e prokupacion per kthese ne perpjekjet per ribashkim kombetar.Beje apel,çdo njerit qe e ndien veten shqoiptare ne trojet etnike dhe ne emigracion,te perkrahin ,te firmosin peticionin dhe te pregatitemi per referendum mbar popullore…..

  11. nastradini says:

    JAZEK SHQIPTAREVE QE KANE NJE PRESIDENT ENVERIST!

    Bujari Nishani, Presidenti DORDOLEC i Sali Komunistit dhe njeheresh Kapter Besnik i Enver Hoxhes eshte njeriu me pa moral ne Shqiperi. Qe si ZAR i Saliut dhe i PD-se ne pushtet po cudit enveristet ne TEMA dhe shkon e ben homazhe ne varrezat bolshevike dhe i kendon hymne 29 nentorit, dates qe solli ZINE komuniste ne trojet shqiptare. Sepse me 29 nentor Shqiperia u “CLIRUA” nga nacional-socialistet e Hitlerit dhe u “PUSHTUA” nga bolshevike-komunistet e Stalinit. Qe e kishte deri vone permendoren ne mes te sheshit Skenderbej. Te gjithe ata fanatike enveriste kunder Saliut dhe PD-se tani duhet te therrasin: “Rrnofte e Kjofte Jari Nishani, se na e ka bo qefin shume me homazhet per 29 nentorin!” Por shume vete do te cuditen: “Por si more e ka bo me koke te vedin? Nga blu asht ba i kuq si shalqini i pjekur. Mos ka shkue me LSI-ne e Ilir Metes dhe e ka abandonue Saliun?” Kjo pyetje po i mundon shume edhe enveristet edhe berishistet dhe nuk dine si te pergjigjen: Jari-Bujari Nishani asht i Enverit ne kahun e PS-se apo ne kahun e PD-se dhe te Saliut, qe edhe ai ishte do kohe me pare sigurims i Enverit? Situata asht bo e veshtire dhe per momentin mund te themi vetem se:

    JAZEK SHQIPTAREVE QE KANE NJE PRESIDENT ENVERIST!

    1. antonio says:

      Ky “nastradini”,qe na shkuan si te kete ngrene nje kazan me MUT,harron,si kelysh fashisti qe eshte,se 29 nentori eshte CLIRIMI I MADHJ i Shqiperise nga PARTIZANET HEROIKE!!!
      Ketij kelyshi ballisto-zogfist nuk i vjen mire,se nuk e lidh gje me kete dite lapidare!!!
      Ndaj Enver Hoxha ketyre LAROVE ua kishte gjetur vendin:NE BURG OSE GJYSMEN E LEKUT PAS KOKE!!!
      Keta lamashe anti shqiptare,jane njelloj si prinderit e tyre te dikurshem,qe kane bashkepunuarme te gjithe pushtuesit!!
      LLAP SA TE DUASH,O PUSHT nastradini,por vec urrejtjes popullore,nuk ke gje tjeter!!!

  12. Maja e Hekrit says:

    Nastradin,ndonjehere ben komente te mira.Ketu je vene ne cark.Nuk din ka me ja majt!Jari gjithe kohen ka kene i mojtë.U perpoq me morr teseren e PPSH,si deputetet e parlamentit mjeku i zemres prej Berati,Mehmet Xheka,futbollisti deputet Kreshnik Cipi,babai partizan,pushkatoi edhe Ramize Gjebrene…,ministri Bode ish vullnetar i Enverit,Saliun nuk po ta quj se e ke dasht shumë ma sêparit e njitash po don me e hudh si qepen…Nastradin ke gabu me Jarin,flet ene nga Presidenca me antar partie te Hysni Milloshit dhe ai futi Milloshin tuj i garantu udhetim jasht shtetit me konkuru kunder Rames me fitu Basha,nana e te cilit asht mikja e ngushtë e Sokol Hoxhes e Basha ngja me dike ne gene,nëse din me perngjasu ftyrat e udheheqsave qe i ke njoft e duartrokit ene ti dikur e s’munet me e mohu se ke diku ene foto…Jari asht i pari që ban publikisht at që nuk munet me e ba me binjen e tij individuale,por te diktu!Meta njashtu flet te verteten per komunistet qe ban at qe kushnijte e tu e te grus nuk e ban ne luftë.Te tjere moren rrugen e gabu me Ballin Kombetar qe prishi Konferencën e Pezes se komunistet dum sdum i donte populli inteligjenca.Ata ban edhe Republiken me 11 janar 1946 dhe Sala ket nuk e ka sulmu,as ti nuk e sulmon dot se Republika asht sot e pashkallmueshme veper komuniste…Nastradin nuk ka pas lufte civile,nuk ka historjan ta thote kete se kur ka pushtim ka o lufte kunder pushtuesit o bashkpunim a heshtje me te!…Nuk po’ jen dakort?Komunistet asht e vertet u sabotun nga Rusia,Anglia,Amerika qe u lane ne bllokun e lindjes.Curcill bani ndarjen e madhe dhe pse e harroi nje dite Shqipnine,te nesermen ja dha Stalinit.Stalini desh me ja ngjit jugosllavise,por nuk pranoi Tito se Hoxha asht nacionalist komunist e me Kosoven bahen mazhorancë e nuk ka ma Jugosllavi!Lexo Titon takim me Stainin.Tito kish teorine Kosova nen Jugosllavi,por pa andrra bashkimi me Shqipnine,Shqipnia e Hoxhes e vorfen,pas Kosoves ne zhvillim me met Kosova nen Serbi e mos me pa kurrë pas per bashkim…Hrushovi thote se Hoxha ishte spiun kinez ndersa Xoxe agjent i Tito qe Stalini ja tha Hoxhes,kur u prish me Titon.Asht nje tjeten qe zavendesoje Xoxen ne krah te Hoxhes e pruni Berishen vazhdues i projektit te Beogradit.Hoxha natyrisht ka ba gabime,por asht drejtues i Luftes vigane,e pranojne italianet ne dokumenta qe e kerkojnë ta kapin dhe nuk e gjejne dot,si thone vet.Por dhe gjermanet e thone!Hoxha bani sus Hrushovin dhe asht pluralisti i pare ne kampin e komunizmit,ka shkru New Jork Time,por dhe vet Hrushovi ne nje liber…Luftën e klasave komunizmi e njeh,por e thelloi paraardhesit i Berishes.Ai beri burgosjet,vrasjet,interrnimet thote prof.Pirjavec per te kuptu Kosova se Shqipnia asht terr dhe s’duhet me u shkeput prej Serbise!Pa shiko ket linje,se kaihere shkrun mire kur punon 16 ore si Berisha qe i ke besu dikur e une jo….Pa shiko pse iku Kina,u vrane vet brenda “kalasë”komunistet?Shiko pse thote prof.Pirjavec se “Hoxha qe ne vitet ’60 financonte irredentistet kosovare ne Zvicer,Gjermani,Bruksel?Perse Kina(atheri vend 49)bani kombinate ushtarake,pruni avjone,tanke…dhe ka hik per politike se lidhej me ShBA?Shikjo ene kush kerkoi me u lidh me Gjermanine dhe e sabotun Shtraus qe erdhi e ngriti dollia per Hoxhen ne Berat?Shiko kush nihmoi familjen e Gervalles te vra nga UDB,dhe perse shtypi beogradit,Borba,shperthen kuner Hoxhes?Asht lufte vllavrasese kjo?Perse Alia,Berisha nuk e perkujtun asnjiherit Gervallen,Zeken irredentiste,bozhure te kuqe te Kosoves?Shikjon qe ka shume?Vellavrasese munet me u qujt 1997,por historjanet e Beqirve nuk e vendosin se del Sala…Ka tjena.Rreximi i bustit qe naten Ramizi i ka hjek bulonat me sigurimin dhe deputetja komuniste-artiste,R.Bulku u instruktu diku nga l.Pobrati me ba si bani…Kupto bre se asht gjithshka “projekt”e ti ke kenë me Salen projekt,e dij mirë…Sala asht Ramizi dhe Ramizi dore e gjate e Beogradit ne Tirane.Nuk po jen dakort,bre burr?Kush e ka zavëndesu Koci Xoxen?Mendon se UDB e ka la venin bosh?Jari asht njaty ku duhet me kene sipas projektit!Ti nuk je tash projekt,shkrun mire,po nji ktu ke gabu randë!Lufta clirimtare nuk vdes,nuk ka lufte vellavrasese,ka strategji te Beogradit dhe ket ti nuk munet me e pa,ani se je shqiptar i vertet me pak mentalitet të gabum!…Jari ka me ba ene tjena,Meta dha nji sinjal,por ku ka me shku serbogreku Sali?Shnet e n’se m’shan por nuk muj me t’leju me m’sha ka lokja,ani se lokja asht ba ene për at pune,me neru mikun,ka Lugu i zi,e jo ka Guri i bardhë!…

    1. nastradini says:

      Ke shkrue shum gjate o Maja e Hekrit prej Celikut te Partise se Punes, prandaj nastradini don me t’u pergjigje shkurt:

      Jena bo prej verteti shume te CORODITE: Nga nje ane duem Evropen dhe Amerikonin, por me shume duem Enverin si Baben tone. Megjithese na i kishte bo te gjithve nonat. Nga shpia e Bahri Omarit, kunatit te vet kryefashist i Tirones, qe e vrau me pas, se donte t’i nxirte te palarat me likuidimet e pabesa te shokeve te vet bolshevike, qe i ben homazhe Jari Nishani sot.

      Jena bo prej verteti shume te CORODITE: Nga njera ane i bejme homazhe kamunistave BOLSHEVIKE ne varrezat e tyne, nga ana tjeter i bejme homazhe ushtareve BRITANIKE te vrame e te sakatosur nga keta kamunista te Enverit.

      Jena bo prej verteti shume te CORODITE: Ne mes te Tirones asht sheshi dhe busti i Avni Rustemit qe asht bo nga Enveri nga CUB ne HERO vetem se ka vra Kryeministrin e tij, prane tij kalon bulevardi Zogu i Pare, Mbreti qe ka vra po kete CUB vrastar.

      Jena bo prej verteti shum te CORODITE: SE SHQYPTARET KANE LUJT MENDSH DHE DUEN KTHIMIN E KOHS S’QEPS TE ENVERIT 20 vjet pas renies se murit te Berlinit.

  13. tefta says:

    CESHTE KJO GJUHE QE FLET MUSTEQE MIU

  14. tefta says:

    NJE GJUHE RRUGACESH PERDOR PRESIDENTI;SI PER 29 NENTORIN DHE PER KRYEPROKURORIN

  15. lali says:

    Per nastradini : Gomari ka me shum se i zoti… ik nga ke ardh…se nuk je SHqiptar…çdo nje SHqipetar eshte nje mbret”.. Ne Saharan” TENDE???,perça e sundo o islamik ekstremist qe ecen akoma me gomar dhe mjeker te pa lare… Me ate liber” qe te ka shpelar trurin e gomarit”, ka vetem akrepa,gjarperij” dhe 40 gra” ne boten tjeter”…*Enverin*…. akoma ska inteligjenc qe ta gjykoj ne rethanat dhe etapat e kohes tij*.Por un mendoj se ishte me SHqiptar se ty..Ne SHqiptaret kerkojm evolucion, qe te jetojm te bashkuar ne mes njerezve te mir me ligje dhe kushtetut te vendosur nga Populli SHqiptar…Shqiperia eshte Republik laike dhe jo islamike….Per shpaten” ste ndegjova….

  16. beso..... says:

    Gezuar atyre me siper :
    1- Sic ka botuar A. Tare ne 1952 ne bisedime Zogu – Tito eshte kerkuar qe edhe po te vije Zogu ne pushtet do kete perseri Haxhi LLeshin dhe Myslym Pezen !!!!????( Mehmet Shehu poliagjent !!??)
    2- Presidenti me veprimin e tij eshte ne regull pasi protokolli percaketon qe ne raste Festash te percaktuara me ligj vendosen kurora ne varrezat e DESHMOREVE te KOMBIT – vereni ato nuk jane varreza te deshmoreve te luftes se dyte po te gjith atyre qe kane luftuar dhe rene per Shqiperi ne vite . Shikoni me vemendje emerat dhe kuptoni.Aty vendosen kurora dhe ne diten e luftes kunder Serbo – Malazezve ne 1912 edhe kunder grekeve ne 1914 etj .
    3- Kur vendosni te kujtoni vetem te renet e luftes se dyte permendni sepakut komandantin e Brigates se I- Mehmet Shehu dhe Komisari Tuk Jakova .Jo vetem Enverin qe ishte ne Berat kur luftohej nga Tirana ne Shkoder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje