Rama: Ditë historike, shtet kuturu

28 Nëntor 2012, 22:42Politika TEMA

I ftuar në studion e Top Channel në Vlorë, kreu i opozitës Edi Rama komentoi përfundimin e ceremonisë zyrtare dhe vijimin e festës në sheshin Ismail Qemali.

“Është një moment për t’i shprehur mirënjohjen dhe konsideratën më të lartë kreut të bashkisë së Vlorës, që me pengesa dhe mungesa të mëdha kapërceu këtë sfidë të jashtëzakonshme. Gjithashtu falenderoj qytetarët e Vlorës, që dhanë një nismë solidariteti me bashkinë, për të hapur dyert për mijëra qytetarë të ardhur, që janë gdhirë në Vlorë falë mikpritjes së tyre. Ishte e pritshme jo vetëm nga Kosova, por edhe nga treva të tjera. Askush nuk mendonte se 100-vjetori do të ishte i tillë dhe Shqipëria e bashkuar në Vlorë”, deklaroi Rama.

I pyetur nga TCH nëse ka qenë i qartë mesazhi për një politikë të bashkuar në Vlorë, Rama u përgjigj:

“Nuk e di këtë, por besoj se ne kemi bërë detyrën tonë dhe vazhdojmë ta bëjmë atë ndaj këtij qyteti, duke qenë këtu për të respektuar protokollin e shtetit, ku thuhet se pas ceremonisë ka një darkë të shtruar nga kryetari i bashkisë”.

Edi Rama i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes se, cila është simbolika e lules në ngjyrë blu të errët vendosur në xhaketë.

“Është ngjyrë vjollcë, një përzierje e së kuqes, ngjyra e flamurit tonë, me ngjyrën e flamurit të BE-së dhe është njëkohësisht ëndrra e rinisë shqiptare”, saktësoi Rama. Kreu opozitës shprehu keqardhje për shmangien që maxhoranca i bëri drekës zyrtare.

“Dreka zyrtare këtu në Vlorë besoj se është një detyrim jo vetëm zyrtar, por edhe etik dhe sigurisht një nderim i parashikuar nga protokolli për gjithë miqtë e ardhur. Ajo është shmangur për të vendosur kurorat për të ashtuquajturën festë e çlirimit, kur nuk ka pikë dyshimi që Shqipëria është pavarësuar më 28 nëntor 1912 dhe është çliruar nga pushtuesit më 29 nëntor 1944”, shtoi Rama.

Kreu i opozitës, Edi Rama, shkroi në Twitter përshtypjet mbi festën e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Ditë historike, pjesëmarrje emocionuese nga çdo trevë shqiptare,mikpritje fantastike e shtet kuturu pa protokoll”.

Më tej, po në Twitter, Rama i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut të Vlorës, familjeve vlonjate dhe gazetarëve që ndoqën festimet në qytetin e flamurit: “Mirënjohje dhe respekt për Shpëtim Gjikën e Bashkinë e Vlorës që mes pengesash e mungesash ia dolën kryelartë sfidës së këtij organizimi gjigand. Mirënjohje e falenderim i përulur për disa mijë familje vlonjate që hapën dyert e mikpritjes për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Preshevës! Faleminderit me respekt gazetarëve të ekraneve që respektuan historinë, Vlorën dhe mbarë kombin duke vënë në qendër kryeqytetin e pavarësisë”.

25 komente në “Rama: Ditë historike, shtet kuturu”

  1. loni says:

    bravo vlora,,,gezuar te gjithe shqiptareve festen kombetare,,poshte maloket tradhetare,,poshte cecenet qe na ncorren bojen para botes duke i hyre tortes si te babazitur,,,rrofte shqipria jone krenare..

    1. Tirona-RR fortuzi says:

      rrofte shqipnia e bashkuar,,,ishalla armiqte jashte edhe mrena,dalin ke semaforet qe tia ndajne marmiden ne mes

      1. sara says:

        gjithkush ka endrra dhe e kupton se sa e veshtire eshte ti besh ato realitet,, do e kete te veshtire dhe rama em gjithe kto mynxyra te bera nga bisha vici-dolit por ishalla hiqet ky mizerje se kjo eshte endrra primare e gjithe ne popullit te paperlyer si ca qener qe shajne e fyejne pa baza vetem se lepijne ca kocka

    2. jimmi says:

      KUTURU KA 100 vjete ai vende me ne krye kriminele e hajno me salije rame Bace berishen

    3. flogert says:

      Dje u be bashkimi kombtar. te tjera marrezi skan e kuptim pasi sdo bejne kurre pjese ne faqet e ndritura te historise “bace Hadutet”

  2. Humor says:

    Ha ha sikur Edi te kete qeleshe behet me i gjate se statuja e Ismail Qemalit.Atij plakut ne te majte te fotografise i shkon shume qeleshja.

  3. Purgator says:

    Qeleshen jelekun dhe breket i ka antiplumb.

  4. leon says:

    E VTMJA GJO QE I KISHTE HIJE K/CARIT ISHTE QELESHJA …

  5. ona says:

    Te lumte Edi ja aritet qellimit me gjithe veshtiresite e parashikuara nga qeveria me ne krye Sale ordinerin,ju uroj qe mbas kesaj dite vetem te mira paste ky popull i vuajtur, rezultati u pa me torten qe vuri Lule Basha ne qender te Tiranes,per te ardhur keq po nje realitet i hidhur qe njerzit tureshin per nje cope torte,kjo tregon mireqenjen qe sipas kryeministrit tone ka aritur vendi.
    Me deshire qe viti 2013 te jeni ju ne krye te vendit , dhe mbi te gjitha ke nje shoqe, nje grua ne krahe te mbrekullushme me te gjitha cilesite e mira te nje gruaje intelektuale.
    Pershendetje nga Chigagua.

  6. tefta says:

    I LOVE MEINE VLORA

  7. parameci says:

    ja sa t’plasi lufta tjeter dhe kur ti shofesh ti shqiptarqiqt ,ata qe sot pordhnojn si te forte,duke ikin me vrap rrugve te botes te xhaxhi amerikani per tu mbrojt.
    shtet pa byth ,pa bole,
    tamam si ata butaket e ujrave…

  8. tafami says:

    ej!
    po ismail kadares pse nuk ja botoni komentet apo “ruhet nga shteti” ai…
    po pyteni te pakten se c’ka per te thene per torten e bashes….apo kurbanin e sales…a i kujtojn ndopak osmanllinjt???

  9. G.Rushi says:

    Qeleshja e saliut me torten dhe shqerat tregoi qe e ka bosh nga kapaciteti per te drejtuar dhe komanduar.
    Torten e xhavaliten shqerat nuk i theri,ti leme mekatet e tjera qe do nxjerin komentatoret sipas filozofose popullore : jashte nje kut brenda nje m.t .
    Ate qeleshen eshte mire ta mbaje deri ne votimet e reja mbi koke,i shkon shume.

  10. LORA says:

    Isha sot ne Vlore.Pjesemarrja dhe gezimi e solemniteti i Shekullit te pare te Pavaresise ishin mbreselenese.Fonia ishte mjerane,sa qe nuk degjohej dot ne shtrirjen e pamate te njerezve ne te do krahet e bulevardit.Ne kohet moderne te teknologjise nuk do te perbente ndonje shpeze vendosja e monitoreve te medhenj qe te mund te shihej nga ata qe ishin me larg dhe nuk e kapnin dot skenen.Nuk dua te besoj se Bashkia Vlore nuk mund te merrte me qira pajisje te tilla qe te behej e mundur nje e tille perhapje zeri sic e meritoni njerzit, me dhjetra mijera qe vazhdonin te vinin me makina private dhe autobuza deri ne oren dhjete.Moti beri sic ua donte zemra njerezve;u prish kur u realizuan punet.
    Kur kthehem ne shtepi, lexoj ne internet lajmet nga Tirana.Medet,kete shperfytyrim nuk mund tua bente njerezve as armiku yne me i urryer.Vihet re se brekedhjeri i historise mezi mbahet t’i thote botes se te pegeren e tij,,,,,,medet.Eshte hakmarrja monstruoze,mbi votuesit e tij,meqe nuk e ka arritur e nuk do ta rrije kurre qe te hedhe hijen e tij te ndyre mbi shumicen derrmuse te shqiptareve.Shumica derrmuese e shqiptaeve ishte sot ne Vlore dhe me Vloren.Kjo e vertete,e pervelon ne cdo detaj dr.dhjeramanin dhe qeverine e tij kusaro-kriminale.

    1. Epirioti II says:

      Lora, dakort qe fonia duhet te ishte me mire , por kush e kish menduar qe do te ishte nje dyndje aq e madhe, jashte cdo imagjinate, pa folur pastaj per buxhetin me pikatore qe ju dha Vlores.

      E verteta eshte qe askush nuk e cau koken se nuk po merrte vesh cfare u tha ne podium. Madje me shume se gjysma as nuk e shikonin dhe as nuk e degjonin fare se c’behej. Por te gjithe kenaqeshim me atmosferen, me batutat pikante te turmes, me mallengjimin e pleqve qe kishin ardhur nga fshatrat e Kosoves, me kenaqesine qe te pakten nje here nuk u fol per socialiste dhe demokrate e me pas me kenget dhe vallet pa fund.

      Veteorganizimi dhe disiplina e njerezve ishin fantastike. Mbeta pa mend se ku u futen me mijere makina e qindra autobuze. Vetem kur u kthyem u kuptua sa shume ishim. U desh 2 ore per te bere rrugen Vlore-Levan (15-20 km).

  11. ona says:

    O LOri po cfare te merte bashkia me perpara ,a e di ti se sa fonde ju dha nga sala Bashkise se Vlores ,vetem per ta deshtuar kete feste,kryesorja eshte qe cdo gje ishe per se mbari,pra duhet dhene nje FALENDERIM I MADHE PER BASHKINE E VLORES

  12. Shtate qytete perbejne kostelacionin e Lirise, Pavaresise dhe Teresise Tokesore te Shqiperise: Kruja e Skenderbeut, Prizreni i Sulejman Vokshit, Shkupi i Hasan Prishtines, Vlora e Ismail Qemalit, Tirana e Enver Hoxhes, Prekazi i Adem Jasharit dhe Prishtina e Ibrahim Rugoves.

    1. Epirioti II says:

      Nuk merzitesh po te shtoj te vetmin yll qe i mungon, Lushnja e Aqif Pashe Elbasanit (te cilit i jemi shume borxhli per mosdhenien e meritave qe i takojne). Aqif Pasha ka patur nje rol jashtezakonisht te rendesishem ne shpalljen e Pavaresise. Ai qe i pari qe ngriti flamurin ne Shqiperi ne Elbasan me 25.11.1912, nje dite perpara se ne Elbasan te mberrinte ushtria serbe. Qe i vetmi qe luftoi per Princ Vidin kunder Haxhi Qamilit. Dhe ishte babai i Kongresit te Lushnjes, pa te cilin ndoshta nuk e do kishim fare shtetin shqiptar.

  13. Shoku im burgaxhi says:

    Qeshin serbet ! Njeriu i tyre ne Tirane po i lun fene misionit te vet.

    Plehre njeri. Sali kafsha eshte ligesia vete.

    1. Epirioti II says:

      Nuk mund te thuhet me sakte.

  14. Ja kjo eshte e verteta….bravo Vlora …bravo qyteti i vertete i pavaresise,ka lezet shpirti ta shohesh…krenaria e popullit shqiptar..bravo te gjithe pjesemarresve atje….bravo Shpetim Gjika per organizimin……

    Turp bashkia e lulit ne tirane…turp per torten e pavaresise..turp per fjalet qe the ne shesh se ka torte sa per dy sheshe Skenderbej….turp per berishen qe mblodhi fakiret e i genjeu se mbas torte ka dhe mish qengji….turp per te ftuarit e nga bota,presidente a kryeministra perendimore qe nuk ta fyrshellyen ne festen qe ti e privatizove si te tenden…deshtim per cdo gje qe marrin persiper…nxirje faqe ne sy te botes…..TURP QE JENI AKOMA NE QEVERI……

  15. Vasil Gjika says:

    Krenar per Shpetim Gjiken, bashkeqytetaret e mi ne Vlore dhe gjithe Shqiptaret qe ishin ne Vlore.
    Duket shume qarte diferenca midis njerezve te pacivilizuar, pa vizion, me patriotet dhe njerezit qe ishin ne Vlore qe me shpirt dhe zemer festuan me dinjitet kete dite te rendesishme.

    Pershendetje nga Pekini.

  16. ANDREA says:

    A MUND TE QUHET NISHANI PRESIDENT I SHQIPERISE?TURP PER NJE POPULL QE PRET NGA AI TE VENDOSE DREJTESI DHE TE BASHKOJE SHQIPETARET

  17. artur says:

    Sa thjeshte mund te perzihen mizat e keqija dhe u mbyllet realisht goja:
    Bashkim, tek e verteta e thjeshte dhe vetem pune.
    Per te miret qe mund te heshtin, sidomos gjate festes, informacionin i meposhtem. Le ta shijojme se bashku pa u bezdisur. I Falemi Nderit.
    Per te gjithe ata shqiptare qe s’kane mundesi te shohin logon e googles me flamurin shqiptare mund te klikojne tek kjo faqe dhe do te hapet Google me siglen e 100 Vjetorit te pavarsise…. http://www.paragrafi.org/

  18. qytetar says:

    PASHE NJE ORGANIZIM SHTETROR NE VLORE
    DHE NJE ORGANIZIM FSHATARESK NE TIRANE
    TE LUMT ZOTI GJIKA
    TE QOFT HARAM ZOTI BERISHA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje