Kur ora po afrohej rreth dhjetë e mëngjesit, në Sheshin e Flamurit retë u hapën pak duke lëshuar disa rreze dielli.
Si asnjëherë më parë Vlora nuk kishte parë kaq shumë njerëz të mbledhur në Sheshin e Flamurit. Disa thonë se jemi të kursyer nëse themi se ishin 500 mijë të pranishëm nga çdo trevë shqiptare. Po ashtu me qindra e mijëra emigrantë ishin kthyer për të qenë në Vlorë në këtë festë.
Ora u ndal pak kur përpara Sheshit të Flamurit zbriti nga makina e tij presidenti Bujar Nishani me të shoqen e tij. Me një dosje në dorë, për të maskuar problemin që ka me dorën e majtë, ai mbahej tek një truprojë. Pas shumë vështirësive, ai arriti të shkonte pranë vendit ku do të ngrihej flamuri.
Ishte pikërisht momenti i ngritjes së flamurit që çoi peshë të gjithë të pranishmit. Më pas Nishani vazhdoi mundimshëm rrugën për në tribunë, ku do të mbante fjalimin pas kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Ky i fundit foli me pasion dhe me fjalët e përzgjedhura kujdesshëm për një rast të tillë.
Në tribunë krahas presidentit Nishani ndodhej edhe homologia e tij kosovare, Atifete Jahjaga, kryeministrat Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, kryetarët e parlamenteve në dy vendet, një përfaqësues i lartë i Partive Popullore Europiane, ministra, deputetë e diplomatë.
Fjalimi i Nishanit ishte i mërzitshëm, pa shije e nuk tërhoqi vëmendjen as të turmës e madje as të të pranishmëve në tribunë.
Për fat në mes të fjalimit të tij aty pranë u afruan disa kosovarë të hipur mbi kuaj, që tërhoqën përshëndetjet e të gjithë pranishmëve.
Kryeministri Sali Berisha, që kishte rrëmbyer një qeleshe për ta vënë në kokë, më shumë ziente nga zemërimi se turma brohoriste sa herë përmendej emri i Edi Ramës.
Papritur thirri një roje pranë tij dhe i kërkoi një shishe me ujë. Nga sikleti e nxori një grup kosovarësh, që mbërritën në shesh duke improvizuar ardhjen e kosovarëve në Vlorë. Ata mbërritën në tribunë dhe njëri prej tyre mbajti një fjalim shumë të shkurtër, por të ndjerë.
Pas kësaj nisi festa. Zyrtarët më të lartë të shtetit, përveç atyre të opozitës, nxituan drejt Tiranës për të marrë pjesë në disa homazhe tek varrezat e dëshmorëve të kombit. Kështu ka ndodhur gjithmonë. Mazhoranca në pushtet e feston bashkë edhe 28-ën, edhe 29 nëntorin. Nuk dihet se ku ndodhej Ilir Meta, por një zëvendës i tij nga Tirana bënte thirrje për të përkujtuar Enver Hoxhën.
Festa vazhdoi përgjatë gjithë ditës në Vlorë, ku kishin mbërritur shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e diaspora.
Ishte një organizim me shije, që nuk çalonte askund, edhe pse kryebashkiaku Gjika ishte ankuar se nuk kishte marrë fondet për të realizuar këto festime.
“Jam ndjerë i braktisur në këto festime. E kisha menduar si një organizim në formë piramide. Për fat të keq nuk ndodhi kështu, por për fat të mirë ky organizim erdhi nga poshtë lart,” tha Gjika në mbrëmje.
“Nga pikëpamja ime i vendos notën dhjetë këtij organizimi, por nga pikëpamja e qytetarëve që ishin këtu i vendos një notë më të madhe,” vijoi Gjika duke dhënë edhe një mesazh: “Pse duhet të presin shqiptarët njëqind vjet për të bërë një festë. Janë të gjitha mundësitë nëse do ketë një vullnet të mirë që të ketë çdo vit një festë të tillë”.
Dhe në të vërtetë ai ia atribuoi këtë festim me shije faktit se socialistët dinë të organizojnë një gjë të tillë. Kurse kreu i PS, Edi Rama, tha se zyrtarët e lartë shkelën protokollin e shtetit kur u nisën drejt Tiranës, por në të vërtetë ishin shqiptarët që nuk e braktisën Vlorën. Ata ishin të gjithë aty, për të nderuar kryeqytetin e Shqipërisë më 28 nëntor.
I rrethuar kudo nga entuziazmi i të pranishmëve në Vlorë, Edi Rama zbuloi se pse kishte vendosur një lule ngjyrë lejla në kostum. “Është një shkrirje mes ngjyrës së kuqe të Shqipërisë dhe asaj blu të Bashkimit Europian,” tha ai. “Por në fakt ky është simbol i Rilindjes,” theksoi Rama.
Dhe rilindja zakonisht nis në Vlorë.
Gezuar te gjithe shqipetareve festen e pavaresise ,qofte ky nje vit me ndryshime ne jeten e shqipetareve dhe shqiperise ,,,urime te gjitheve komentueseve te temes kudo ata qofshin
ky nuk eshte artikull,,,,,,por turp
O DAKU TURPI JU MBULOI JU.
E PA BOTA E TERE BUKURINE E KETIJ ORGANIZIMI.
BRAVO GJIKA.
BRAVO RAMA.
BRAVO VLORA.
BRAVO DHQIPTARET DASHAMIRES KUDO QE JANE.
Rreshtet e fundit ishin te panevojshme. por vertet qe shqiptarët bashkohen ne Vlore sot. Vlora sot eshte kryeqyteti i Shqipërisë, sepse gjenden shqiptarë nga të gjitha trojet atje për të festuar pavarësinë e Shqipërisë. atje ku mblidhen shumë shqiptarë nga të gjitha trojet për një qëllim të mirë dhe të përbashkët, at’here mund në KRYEqytet, qoftë edhe për një ditë. Këtu nuk përjashtohet edhe festa ne Morinë.
Nuk ka rilindje pa ndeshkim te krimineleve te veshur me pushtet.Berisha,e Meta ne burg eshte fillimi i rilindjes.
gezuar te gjithve,,po u turperuam me ata kafshe qe i hyne tortes si te babzitur sikur po te hanin pak me shume do vinin dhjame,,,e qelben kete feste ato kafshe ne tirane me torten,,mgjth rrofte festa e pavarsise,,bravo vlora….
O njerez kush ka nje profil ne you tube ju lutem futuni dhe beni report tek shenja flag qe ta heqim se eshte skandaloze
RROFTE SHQIPERIA ETNIKE, RROFTE SHQIPERIA E MADHE, VETEM SHQIPERI NATYRALE ASGJE TJETER. POSHTE TRADHETARET TANI POLITIKANE QE PO E SHESIN KETE SHTET TE SAKATOSUR
—-i uroj gjithe komenyuseve ne kete blog jubileun e flamurit –le te jete VLORA ne kete jubile nismetarja e rilindjes shqiptare
Ju lumte Vlona!GEZUAR!
Me Vloren ne krye Shqiperia ka hapur RRUGET E LIRISE E PERPARIMIT!!!
Me MALOKERINE ne krye(Ahmet Zogolli dhe Sali Berisha),Shqiperia ka perjetuar MJERIMIN,POSHTERIMIN DHE SHKATERRIMIN!!!
Plus te gjitha ketyre FATKEQESIVE,me Sali Berishen kryeminister e president,Shqiperia po shkon drejt SHUARJES si shtet dhe shqiptaret te PERCARE ,GATI PER T’U BERE MISH PER TOP I SERBISE!!!
GEZUAR 100 VJETORIN E PAVARESISE TE GJITHE SHQIPTAREVE KUDO…
Ky shkrim shume shkrim tendencioz dhe i keq. -Sot eshte dite feste dhe duhen lene menjane ambicjet partiake –nuk duhet helmuar gezimi i njerezve me babezine tuaj per pushtet
Dhe sa per dijeni qe ta dish ti qe ke bere shkrimin Saliun ka me mijera simpatizante ne Vlore….
Nuk merret pushteti duke perfituar dhe abuzuar me festen e pergjitheshme te kombit
Fjalimi i Nishanit per nga niveli i pergjigjej atij te nje kapteri, cfar dhe ai perfaqeson.Fjala e kryetarit te bashkise Shpetim Gjika ishte shume mbreselense,Saliu nuk mund te bente president nje gjeneral,e provoj me Moisiun dhe u be pishman.
SHPETIM GJIKA NJE PATRIOT DHE INTELEKTUAL
ca thua o Tefta ,seriozisht e ke ?
Bravo, Vlore e bekuar e rilindjes kombetare.
Rroft Shqiperia dhe shqipetaret ku do gjinen ne ket moment historike.
S kishte gje per Gjiken
qe te liente griken
Gjika na thote …. Jam ndjere i braktisur ne keto festime
Mos u be merak o Gjike
sa kane ikur do te vine
rruhu mos te thone je pyke
edhe cule me nje vrime.
Haroje braktisjen e shqiptareve,vetem Qosija dhe ai ambasadori amerikan
qe ju vare medalionin ,te te kujtojne dhe je i pari ne kete,festim te madh, te Karafileve dhe trendafileve edhe e tortes se pa pare.
Diku ne nje te perditshme lexova disa rreshta te nje gazetari qe e kishte pare pervjetorin e 100-te te Pavaresise se Shqiperise ne nje kendveshtrim tjeter:
“Perballe krenarise dhe gezimit te ligjshem shqiptar, ne kete dite jubilare, tek fqinjet e Shqiperise te bie ne sy e kunderta.
C`fare ndryshimi perballe deprimimit te ndjenjes kombetare tek serbet, mungeses se rrugedaljes tek boshnjaket dhe konfuzionit tek maqedonasit.
Ne Serbi tingellon sot retorika nacionaliste si refren vajtues:
Tradheti, deshtim, perulje jane tre notat e ketij refreni.”
Ka patur plotesisht te drejte autori i ketij shkrimi. Shqiperia tregoi ne kete jubile vitalitet dhe gjalleri perballe fqinjeve tane te ndrydhur.
Respekt dhe perulje per heronjte e Pavarasise!
SHPETIM GJIKA TE FALENDEROJME NGA ZEMRA PER GJITHE ORGANIZIMIN (ME GJITHSE I LENE NE BALTE NGA QEVERRIA EKONOMIKISHT) :NJE FESTE SHUME DINJITOZE ASHTU SI VETE LABERIA ! THANK YOU; DANKE SCHON; MERCI BOKU; TESHEKYR ; SPASIBA ;FALLA ;SERDECZNIE DZIEKUJE ;MOLTO GRACIE MERAMILIOZA
Pershendetje Tefta ,nese vertete quhesh keshtu.falenderimet i takojne popullit te Vlores ,per durimin qe kane treguar me nje kryetar qe ka disa vjet qe i ka vene kazmen Vlores.Nese ne kete pervjetor ka bere ndonje gje ,ka bere vec detyren per te cilen paguhet dhe detyre qe e ka majmur jo pak . Ka ik koha e elozheve ,eshte koha per njerez qe me sinqeritet ti tregojne kryetari ku i pikon catia, shtepise sone qe quhet Vlore
raimondi, edhe thua se sot eshte feste dhe ti leme ambiciet partiake dhe pastaj na tregon se sa mbeshtetes ka saliserbi ne Vlore!
Ka more po si nuk ka: paraja eshte e poshter dhe e prish njerine e shkrete. Lapangjoza dhe lepires-kockash ka dhe ne jug, nuk ka vetem ne veri( aty eshte densitet i madh se hedhesi i kockave preferon langojte e vet).
Vetem se eshte feste po do te thosha ca bema te dhenderit te serbise, qe Ramizi e kish bere sekretar te partise se shokut Enver.
kur ha buke do besh therrime e kur qethesh humbet qime kur ha torte do bohesh pis ka per te thon i Pari i shpis gjithe ashtu sic ishin tok treguan veten si malok vaj me det se cna ka gjet treguan veten dhe sivjet tash erdh radha per urime rrofsh e qofsh SHQIPERIA ime me nje ze te gjith ne kor ta gezosh 100 VJETOR
Sa thjeshte mund te perzihen mizat e keqija dhe u mbyllet realisht goja:
Bashkim, tek e verteta e thjeshte dhe vetem pune.
Per te miret qe mund te heshtin, sidomos gjate festes, informacionin i meposhtem. Le ta shijojme se bashku pa u bezdisur. I Falemi Nderit.
Per te gjithe ata shqiptare qe s’kane mundesi te shohin logon e googles me flamurin shqiptare mund te klikojne tek kjo faqe dhe do te hapet Google me siglen e 100 Vjetorit te pavarsise…. http://www.paragrafi.org/
ti o shok qe paske shkrujt keto budallallik edhe ata qe ta botojne i paskeni thone mendjes ..(ik pirdhu)..hahahhaa