INTERVISTA/ Majko: Shqipëria, “Lazarati” i Europës

28 Nëntor 2012, 13:34Politika TEMA

Ish-kryeministri socialist mbron qëndrimin e opozitës për Fierin dhe sjelljen politike të PS drejt zgjedhjeve. Ai thotë se presidenca është tashmë një “institucion i parashikueshëm”. Sipas Majkos konflikti për Zogun është i vjetër dhe shënon çarjen mes të majtës dhe të djathtës në Shqipëri. “Festimet” e 27 nëntorit janë të turpshme, shprehet deputeti socialist.

Nga Skënder Minxhozi, JAVA

 

Zoti Majko, prej javësh vijon debati për votimin e dy ligjeve të mbetura pezull në listën e prioriteteve të BE, si dhe të ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit. Kjo për shkak të kërkeses tuaj për shbllokimin e situatës në qarkun e Fierit. Duke e parë nga pikëpamja taktike, pse nuk duheshin votuar ligjet në fjalë dhe t’i lihej përgjegjësia në dorë qeverisë për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit europian?

 

Nëse do të ecnim me propozimin e pyetjes suaj, duket sikur integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është veç një “detaj teknik” dhe vetëm kaq! Pastaj, vjen raporti politik ndaj procesit dhe përgjegjësia e opozitës, e cila përballë asaj që ofron qeveria aktuale si perceptim, ka veç një rol “mbushës”… Ironia nuk ka fund, kur tortës së krizës i shtohet edhe logjika se problemi opozitar “rajonal” i qarkut të Fierit, nuk duhet të kthehet në pengesë për një qëllim kombëtar si integrimi europian… Të ketë vallë Shqipëria një opozitë parapolitike, që naiviteti i pasionit politik i ka zënë sytë nga emergjenca e votimit të tre ligjeve?!…Jo! Nuk është kështu!

Dramën e kemi para syve dhe ajo flet vetë, kur kupton se Shqipëria ende nuk ka mbyllur procesin e zgjedhjeve lokale të vitit 2011…Fenomen lokal është ky!? Opozita ka përballë një kualicion qeveritar që diskuton t’i marrë në tavolinë, të fundit dhe të vetmin qark që opozita fitoi, siç ishte ai i Fierit…Në këtë proces zgjedhor, drejtësia shqiptare, e dobët dhe e rrudhur nga presioni i qeverisë, foli në favor të opozitës. Cfarë duhet të bënte Partia Socialiste?! Të kthente kokën në një drejtim tjetër, sikur ska ndodhur asgjë? Apo të bënte akrobaci të cilat do ta margjinalizonin përballë fenomeneve të reja politike edhe më radikale që po shfaqen në Shqipëri.

Opozita e majtë aktualisht edhe kështu është nën syrin kritik të publikut, që krizën aktuale politike e lidh edhe me squlljet politike të opozitarizmit të saj në momente të caktuara…Le t’i biem shkurt! Opozita nuk mund të ofrojë “taktika”, pasi situata është e papërgjegjshme. Kjo e fundit është doktrina e postkomunizmit tonë varfanjak në qëllime dhe e pangopur në lodrat për pushtet. Kryeministri Berisha po mbyll për herë të dytë ciklin e shtet-kontrollit në karrierën e tij dhe denatyrimin e rolit të opozitës në vend. Kjo është kthyer në një lojë nervash që fillon nga mbledhja e qeverisë dhe përfundon tek mbjellja e ullinjve dhe takimet me nxënësit e shkollave…Publiku i shastisur nga mungesa e analizës dhe shoqërisë civile, nuk ka opinion. Këtu gjen vend edhe pyetja e re dhe e vjetër në historinë e Shqipërisë – Pse nuk i hapni rrugë…Berishës dhe të marrë fund ky eksperiment neuroz?! Përgjigja është 100 vjeçare dhe ajo vjen e lidhur me faktet e historisë së përbashkët, që na thotë se humbjet tona kombëtare më të hidhura kanë ardhur nga kjo lloj “lodhjeje” shoqërore, të cilat kanë lënë individë të caktuar ta trajtojnë Shqipërinë si mall të babait dhe kundërshtarët e tyre politikë si “kalimtarë” që ju prishin qetësinë publike…

 

Disa vende anëtare të BE mendohet se janë skeptike për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë. Ndër to, Holanda ka artikuluar një vendim informal për votimin kundër në Këshillin e dhjetorit. Si e shihni ju këtë qëndrim të këtyre qeverive?

Ka një debat të brendshëm në Bashkimin Europian dhe që nuk fillon dhe mbaron me Shqipërinë. Të “vjetrit” e BE ndihen të shqetësuar nga një përdorimi i fjalës “dështim” për disa nga vendet lindore ish-komuniste që hynë në familjen europiane dhe që janë kthyer në shoqëri të cilat nuk po kapërcejnë të kaluarën për të ndriçuar të ardhmen. Shqipëria në këtë hapësirë europiane, e cila ka prodhuar mbi gjysmën e historisë së njohur të njerëzimit, i ngjan statusit që ka fshati kokëfortë i Lazaratit në vendin tonë. Ajo mbart një histori të pafund sherresh bajate dhe akuzash të ndërsjellta, që shpesh trajtohen si aspak serioze për tu konsideruar. Europianët e politikës na njohin mjaft mirë edhe për këtë arsye. Politika shqiptare “troket” periodikisht në dosjet e tyre dhe ku gjithmonë protagonistë janë dy vetë dhe ku prej 22 vjetësh njëri prej tyre quhet gjithmonë…Sali Berisha.

 

Ka një përshtypje se opozita po vijon të lëvizë, të marrë kontakt me qytetarët, të ofrojë propozime e oferta politike si dhe të reflektojë rreth programit të ardhshëm elektoral, por sërish mungon ajo që quhet frymë fitimtare. A e ndjeni edhe ju këtë? A është tashmë koha që opozita të shfaqë profilin e saj të qartë në lidhje me atë që do të jetë ofera e saj finale për votuesin shqiptar?

Nuk është besoj mungesa e “frymës fitimtare”…Le ta flasim hapur. Njerëzit kanë deri edhe frikë. Ata janë të shqetësuar se Berisha do ta refuzojë ndryshimin e pushtetit. Ky “vrap” për të kontrolluar shtetin në çdo qelizë dhe deformimin e zbatimit të ligjit në çdo marrëdhënie legale, e cila ka ndarë shoqërinë në “ata” dhe “ne”, ka risjellë një udhëtim drejt të panjohurës, ku ka vetëm një stacion të dukshëm…Ai është i lidhur me datën e zgjedhjeve në 2013. Nën këtë psikozë, “oferta” opozitare fillon dhe mbaron me pyetjet e shqetësuara të njerzve të thjeshtë “Do t’i mbroni votat këtë rradhë”? Dhe “fryma” që pyetët, kthehet në psherëtimën e një shoqërie që prioritet ka më shumë largimin e një pale sesa “ofertën” e tjetrës. Nuk dua të nënvleftësoj punën që po bëjmë ne socialistët në këtë drejtim, por dukshëm zgjedhjet e 2013 po trokasin si referendum. Ai do të vendosë për të mbajtuar ose jo njeriun që deklaron me “oshëtimë” se e ka ndarë mendjen të qeverisë Shqipërinë deri në 2022.

 

Edi Rama u shpreh së fundi se duhet një koalicion i madh, që të përfshijë edhe Topin, Spahiun e partitë e tjera opozitare, por mbajti një qëndrim të ftohtë ndaj LSI. Si e shihni ju këtë pozicionim?

Po çfarë t’u them!? Mos duhet të imagjinojmë ministrat e LSI të na vijnë në fushatë elektorale në tribunat e opozitës? Në qeverisje ftohesh. Opozitarizmi nuk rrjedh nga “ftesa”, por nga vendimmarrjet e gjithsecilit. Nga 2009, edhe PS, edhe LSI kanë ndryshuar mjaft. Pyetjet e 2009 nuk kanë lidhje me përgjigjet e 2013-ës….

 

Çfarë mendoni për atë pjesë të skeptikëve që thonë se Rama është konsumuar po aq sa Berisha, si figurë politike? Cfarë konsumi ka pasur sipas jush kreu i opozitës në shtatë vjet drejtimi të PS dhe një dekadë në krye të bashkisë së kryeqytetit?

Kush është skeptik, të shikojë brenda vetes për të kuptuar çfarë po kërkon nga vetja. Prioriteti shoqërisë shqiptare, sipas meje, sot nuk është të justifikojë të metat e Berishës me pamundësitë e Ramës. Kjo nuk të çon asgjëkundi, veç tek bisedat e nivelit të kafenesë. Ndryshimi sot në Shqipëri nuk ka komoditet etik, pasi gjendja është dramatike. Të “kujdesshmit” ndaj “konsumimit” të Ramës i mirëkuptoj por nuk jam naiv.

Neuroza jonë historike vjen natyrshëm nga piktura qe kemi në kokë dhe diferenca me atë që shohim në realitet. Pas këtij gjymtimi social, për shoqëritë vijnë regjimet të cilat pafuqinë publike e kanë themelin e “fillesës” së tyre dhe që me shkëlqimin e rregullit të kontrollimit, të thonë : “Mirëseerdhët në agoninë tuaj!”…

 

Greqia ka nisur kërkimet në det për burime hidrokarburesh. Cili duhet të jetë qëndrimi i palës shqiptare? A duhet zgjedhur një reagim i fortë apo duhet toleruar një afrim eventual i anijeve norvegjeze pranë brigjeve tona, për shkak të një reagimi të mundshëm të Athinës në procesin e integrimit europian apo në planet për gazsjellësin TAP?

Qëndrim!? Po çfarë qëndrimi duhet të mbajë një qeveri, e cila u ofrua garante për firmosjen e marrëveshjes në fjalë? Në çdo vend normal, pas vendimit të gjykatës kushtetuese, kryministri duhet të kërkonte ndjesë publike dhe të tërhiqej nga jeta publike. Prokuroria duhet të konsumonte një hetim serioz për penalitetin e shkeljes së sovranitetit territorial të Shqipërisë dhe të kishte një reflektim institucional për efektet dhe pasojat e këtij akti të paprecedent në Europë e më gjerë. Por jo! Jetojmë në Shqipëri! Cudia më e madhe zgjat tre ditë! Cudia e dytë fillon me pyetjen “Pse unë?” Dhe e kam fjalën për ata individë që ligji i detyron të veprojnë dhe në zbatim të tij…

Le të zbresim me këmbë në tokën e realitetit dhe teatrit tonë absurd…Mua më vjen turp të merrem me komentimin e “lëvizjeve” të anijes norvegjeze, apo me nivelin psiqik të deklarimeve të Shqipërisë për këtë çështje. Me këtë qeveri Shqipëria përballë kësaj çështjeje, me dhimbje e them, shfaqet qesharake. Po të doni them edhe më. Grekët nuk na kanë faj fare! Ata gjetën dhe morën. Në këtë botë sigurisht asgjë nuk bëhet falas.

Pasojat do të jenë si fillim të paparashikuara, pasi do kërkojnë një nivel të lartë përqëndrimi që kjo histori të quhet ashtu siç e ka emrin. Ajo është një krizë kufitare që asnjë shtetar shqiptar ose grek nuk do të donte ta kishte si një bombë nënujëse në marrëdhëniet dypalëshe me efekte domino.

Uroj të marrë për mirë! Besim nuk kam, nuk e fsheh! Mallkim të madh ju lë historisë së dy vendeve kjo marrëveshje e turpshme!

 

Si ju duket sjellja e deritanishme institucionale e presidentit Nishani? Ai deklaroi para pak ditësh se opozita duhet të votohë tre ligjet. A nuk ju duket një drejtues shteti ende i pashkëputur nga trashëgimia politike të cilës i përket? Dicka që Bamir Topi diti ta bëjë më së miri?!

Nuk kam koment për sjelljen e presidentit. Presidenca është kthyer në një institucion të parashikueshëm, ku pyetja ndaj veprimit të saj nuk është “Si?” por “Kur?”… Pa dashur të fyej statusin e zyrës së Presidentit, mendoj se Hotel Sheratoni ka gjasa të marrë status “zyrtar” për kompromiset politike në vazhdim…

 

Greva e të përndjekurve duket se u harrua, së bashku më grevistin e ndjerë Lirak Bejko. Si e përjetoni këtë fakt?

Keq dhe nganjëherë edhe më keq! Të ishte harruar i ndjeri, do të ishte thjesht keq. Ajo që ndodh është tek e sjellura sociale, sikur kjo nuk ka ndodhur fare. Nuk e di nëse këtë instikt “harrese” thuajse në nivelin e paturpësisë, e kemi të trashëguar nga nevoja për mbijetesë, apo është konformizmi i periudhës së komunizmit me shprehjen e mjerë “bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”… Vdekja e Lirakut na nxiti si rrallë më parë për të kthyer sytë nga të metat tona. Dhe kjo është shumë më shumë se e kundërta!

 

Arben Malaj thotë se nuk është zgjatim i kryetarit të partisë. A egziston fenomeni i zgjatimeve në forumet drejtuese të opozitës?

Edi Rama është kaq i gjatë sa nuk ke çfarë t’i shtosh…A ka të meta Rama? Sa të duash ka! Por të metat e tij unë i vlerësoj ashtu si ato të miat! Unë nuk kam shumë dëshirë që të metat e mia t’i diskutoj në publik me të tjerët! Vlerësoj konfidencën dhe marrëdhënien njerëzore. Ka të meta që janë pjesë e pandashme e individit dhe bëjnë pjesë tek detajet e karakterit, të cilat po i kuptove si njeri atëherë i mirëkupton si politikan… Unë nuk ja pëlqeja pikturat Ramës, veshjen dhe kishim mënyra të ndryshme të të parit të gjërave…Por kjo shpesh kishte sa sherrin, aq edhe humorin! Doni të kuptoni një politikan? Mos i lexoni “programin”, por lexoni “njeriun” që fle brenda tij…

 

Eshtrat e Ahmet Zogut u sollen me ceremoni shteterore ne Shqiperi. Si e komentoni qendrimin e opozites ndaj tij? Po fjalet e Servet Pellumbit, se duhet te ishte nje ceremoni private e jo nje protokoll zyrtar?

Opozita u shmang nga protokolli politik i Partisë demokratike, për atë që u quajt ceremoni shtetërore. Jam përpjekur të kërkoj disa shpjegime, për të përkthyer atë që ndodhi. Në fakt, Ahmet Zogu u trajtua ashtu siç ai është në histori, si gjeneza e së djathtës shqiptare. Noli ka këtë rol tek e majta dhe pas tij vijnë Hoxha dhe komunistët.

Në historinë shqiptare, marrëdhëniet e së majtës dhe së djathtës janë dramatike. Ato fillojnë me vrasjen e Esat Pashë Toptanit nga Avni Rustemi dhe jashtë çdo diversioni, pararendën marrëdhënien e vështirë midis të djathtës dhe të majtës…

 

Ne daten 27 qeveria nis festimet e Pavaresise ne Vlore. A do te jete opozita ne keto ceremoni? A po shkojme drejt nje feste te 100 vjetorit totalisht te ndare ne dy kampe politike? Si e shihni kete rrethane?

“Festimet” e 27 nëntorit janë po aq të turpshme sa edhe festimi datës së Clirimit 24 orë përpara. Kjo mungesë respekti për protokollet e historisë, do t’u kujtohet më shumë se vetë “festimi” qeveritarëve të sotëm.

Shqipëria po troket në këtë 100 vjetor të pavarësisë, për të përkujtuar aktin e madh të patriotëve tanë me një qeveri të tipit më të çuditshëm. Ajo mbledh brenda saj ironikisht bashkë, çamë dhe minoritarë grekë, të majtë dhe të djathtë, republikanë dhe monarkistë, ish të persekutuar dhe ish komunistë.

Në këtë qeveri nuk ke vështirësi të vëresh mungesën e një programi principesh dhe vendimarrjesh. Kjo mungesë respektit për veten dhe historinë politike që përfaqëson secili nga qeveritarët, ka rrëshkitur si virus edhe në respektimin e protokolleve bazë të historisë… Por, ka dicka për të cilën nuk ka si të mos ndihesh mirë.  Në 1912 patriotët shqiptarë tejkaluan pritshmërinë e shoqërisë së topitur shqiptare dhe shpëtuan ekzistencën kombëtare. Në 2012 shoqëria shqiptare po shfaq forma vitaliteti të tejkalimit të “grisë” qeveritare të festës… Në 27 nëntor do të festojnë qeveritarët dhe në 28 nëntor Vlora ka vetëm një “pronar”. Ky është kombi shqiptar, që po vërshon ngadalë por dukshëm, simbolikisht diku me këmbë, diku me kuaj si dikur dhe diku me “qerre” (e çuditshme, por e vërtetë)…Ata po vijnë dhe do të vijnë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva dhe ngado që jetojnë shqiptarë, në Vlorën e mrekullisë së 100 viteve më parë. Aty ku në muzgun e historisë, njerëzit me ëndrra nga gjithë trevat shqiptare, thanë dhe shkruajtën “Shqipëri”…

20 komente në “INTERVISTA/ Majko: Shqipëria, “Lazarati” i Europës”

  1. BERISHA LARGOHU. GEZUAR 100 VJETORIN DHE PAVARSINE E SHQIPERISE! says:

    Majko, sot festohet, prandaj mos bej opozite, por festo me shqiptaret.

    1. DaDy says:

      Po ku pyesin keto per festen,,,keta jane 140 hajdute, pjelle e ppsh-se qe duan thjesht leke.Poshte pd dhe ps.,,Se nje jashteqitje jane,,,ajo e popullit.RROFTE POPULLI SHQIPTAR

      1. raimondi says:

        Ky Majko eshte nje idiot qe s’e ka shokun _-Sot eshte dite feste ky na ben oponencen e tij te pjerdhur…

        Lazaratit i rofsh topet o Majko

        1. Rajmonda says:

          Lexojeni mire,po mire ama.Intervista nuk eshte dhene sot,por Tema e ka marre nga revista Java qe del cdo te shtune.Ne fund te gazeta Tema,ku eshte shkruajtur Nyje,ke dhe revisten Java,apo gazeten Dita,etj..dhe shpesh Tema u referohet atyre.Do shkruaja dhe dicka tjeter,por meqenese sot eshte feste,nuk po ta prish festen.

        2. fl says:

          Je bo bo si Volfarthi o raimond – je qoftexhiu Gezetes Tema ?

      2. albaniafirst says:

        Pse PD-ja pjelle e kujt eshte?
        PPSH-ja i ka pjelle qe te dyja partite kryesore.

  2. Pandi Kristo says:

    EKONOMIKISHT JEMI KTHYER NE SISTEM FEUDAL ME ‘nxenesit e dhjetorit’ jemi ne vitet ’60 pas krishtit ne lindjen e krishterimit.

  3. fshatari says:

    Dhe do mbetet kushdo qe ta drejtoje kete shtet!

  4. Historia says:

    PSE?
    Wodrow Wilsoni pasi mori kontakt me diasporen e shqiptareve te Amerikes nuk lejoi coptimin e Shqiperise, edhe artikulli i fundit ne shekulli kete deshmon:Sidomos FAN NOLI lojti rolin me te math ne kete eveniment historik bashke me Koste Cekrezin dhe Kristo Dakon.
    Eshte shume mekat i math qe keta tre burra s’kuitohen fare ne kete 100 vjetor pse?
    sepse Fan Stilian Noli per pavaresine e Shqiperise ka bere me shume se sa Ismail Beu qe kur ngriti flamurin pervetesoi edhe punen e Nolit me dy miqte e tij.Ajo qe eshte e rende qendron c’ka lexojme tani se Ismail Beu ju njohu Grekeve toka shqiptare per fronin e tij.Noli s’ka gafa te tilla.
    Berishe kete mekat pse e bere ndaj Nolit duke mos e kuituar krejt si te ishte nje shqiptar me pak se i zakonte?

    1. Skela says:

      Ke shume te drejte bile Noli ka qene shok klase ne universitet me Presidentin Wilson. Kete (me duket) e deklaron vete Noli ne te vetmin regjistrim me ze te ketij njeriu te madh.

  5. Zgjohuni Dielli says:

    Majko,perpara se te beje referate alla komunistesh,ti kerkoje falje popullit per mos ndeshkimin e korrupsionit maramendes gjate qeverisjes se tij dhe partise socialiste,dhe nje falje te shoqeruar me doreheqje nga politikat e dites,per mos ndeshkimin e krimeve makabre te Sali Berishes dhe riciklimin e tij ne te tre pushtetet sot.Mjaft me me demagjogji bajate brenda botes se krim-korrupsionit politik ne vite,qe diligjohet e riciklohet nga bandat blu-roze ne Shqiperi.
    Nje rini e plakur me ide e bindje komunistesh te pa ndreqshem eshte e destinuar te perfundoje ne bangen e akuzes,vetem keshtu shqiptaret do t’i thone NDAL riciklimit te botes se krim-korrupsionit nga bandat blu-roze ne vite.
    DREJTESI E VONUAR,DREJTESI E DHUNUAR,NJE BASHKEFAJESI DHE NJE KRIM QE VAZHDON.
    JANE MIJRA NENA DHE GRA TE VESHURA ME TE ZEZA DHE FEMIJE JETIM QE PRESIN DREJTESI DHE JO LLOQE KAVAJE TE TIPIT majko me shoke.MJAFT ME.
    VEPRO TANI,NJE THIRRJE QE DEL NGA SHPIRTI LIRISE E DEMOKRACISE NE BOTE, NE MBRJTJE TE MORALIT E DINJITETIT NJEREZOR DHE MBROJTJE TE LIRISE E DEMOKRACISE TE SHUME SAKRIFIKUAR NE VITE.BOLL ME.
    SHQIPERIA KA NEVJE PER NJE KLASE TE RE POLITIKE DHE JO PER FIGURA TAHME TE ARNUARA E TE VJETRA NGA KOHA,E LOLO TE SKENAREVE TE ARDHESH QE C’DO DITE MASHTROJNE,GRABISIN DUKE LENE PAS VIKTIMAT E RRADHES PER PUSHRET E PARA TE PISET PA KUFI.
    SHTETI I SE DREJTES PO TROKET NE DEREN SHQIPERI,LUM KUSH E KUPTON DHE LEHTESON VETEM PER MARRITE E TIJE NE VITE.BESONI.

  6. e ardhmja says:

    Kenaqem nga disa komentues te zellshem qe japin ultimatume,duke urdheruar te besh ate e kete,sikur ta kene gjithe boten ne dore.Nuk e dine te shkretet qe e kane ne dore vetem kur urinojne ne kembe.

  7. gjrroku says:

    Mos harro z. Pandeli se krahasimet groteske nuk te nderojne Ty si ish kryeminisrer! Nese…ne kohen tende cfare vendi zinim .Nejse.Sot gezuar 100 vjetorin e Pavaresisise!

  8. tiku says:

    Bravo Berishes dhe qeverise se tij per festime madheshtore te 100 vjetorit. E meriton nje BRAVO te madhe per kete pavaresisht nga perkatesia partiake. Une nuk jam me Berishen.

  9. kelmendasi says:

    Cfare kini me Majkon? Pse shan shtetin Shqiptar dhe Shqiperine?
    Po Majko eshte Sllav Maqedonas armik i shqiptarve.Majko detyren po ben.
    Fundja pershesh e kos po han

  10. ln says:

    Feston berisha dhe larot e tij se populli i shkrete po supertorturohet dhe ska nga tja mbaje .Po madheshtine ku e sheh o tiku nga fiku! nuk e sheh shtrembesine ,hapin e pjerdhur sikur e kane mbushur nga frika dhe ne nje siperfaqe totalisht te vogel e te shtrember ,po feston njera koke e shqiponjes.

  11. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    KY KOKEDERR NUK KA DALLIM NGA DERRKUCI RAMA KJO ESHTE GJELOZIA NGA SALIU QE KETE 100 VJETOR SHUME MIRE E KA ORGANIZUAR

    1. Alfabeti says:

      I thone “xhelozi”, jo “gjelozi” o truthare! Kafshe parahistorike!

  12. Edi says:

    Keta te tere bejne si politikane e historiane, analiste ekonomiste.
    Se kuptoj dot cndryshim Kane keta nga babai I tyre ideologjik
    Xhaxhi Enver ishte poliglot dhe I gjithanshem keshtu Jane te tere politikanet tane te sotcshem te te dyja kraheve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje