Ngrihet flamuri në Vlorë, një shekull i ri nis për Shqipërinë (FOTO)

28 Nëntor 2012, 11:19Politika TEMA
Ngrihet flamuri në Vlorë, një shekull i ri nis për

Ashtu si 100 vjet më parë, në Vlorë u ngrit flamuri për të shënuar nisjen e një shekulli të ri për Shqipërinë.

Nën një atmosferë madhështore, ku kanë qenë të pranishëm me mijëra persona, flamuri është ngritur në praninë e gjithë krerëve të dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës.

Të pranishëm në ceremoni kanë qenë presidenti Nishani, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, kreu i opozitës, Edi Rama etj, ndërsa nga shteti kosovar kanë qenë të pranishëm presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi, kryeparlamentari Jakupi etj.

Në fillim të ceremonisë, kryeministri Berisha dhe kreu i opozitës Rama kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin.

“I gjithë kombi i ka kthyer sytë nga Vlora, nga qyteti jonë e flamurit dhe te ky shesh që mban emrin Sheshi i Flamurit. Të gjithë shqiptarët u nisën nga të katër anët në një marshim emblematik drejt Vlorës, me kalë edhe me këmbë. Një përshëndetje plot me mall më lejoni t’ua drejtoj atyre që janë larg që nuk mundën dot të jenë këtu me ne. 28 nëntori është një ngjarje historike nga më të rëndësishmet. Ajo është ditëlindja e të parit shtet modern shqiptar”, tha kreu i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Gjika ka theksuar se sot kryefjalë e kësaj dite është bashkimi kombëtar.

“Nëse ka një kryefjalë, kjo është bashkimi, bashkimi vëllazëror në të tërë dimensionet, në të gjithë spektrin e ngjyrave. Bashkim jo si një mbledhje matematikore, por si një bashkim njerëzish. Kjo gjë po ndodh edhe sot. Vlora ka arsye të ndihet krenare, pasi jo vetëm është qyteti që ngriti flamurin, por edhe qyteti që mbajti të ndezur frymën e lirisë. Ishte Vlora dhe vlonjatët që në çdo moment që i thirri historia ata u përgjigjën me sakrifica sublime”, shtoi Gjika.

“Kanë provuar të na e çjerrin, grisin flamurin dhe nuk e kemi lejuar, kanë dashur ta zhdukin, por ne e kemi sjellë përsëri, kanë dashur ta ndryshojnë, por nuk kanë arritur ta ndryshojnë apo ta mposhtin. Ja ku e kemi sot këtë flamur krenar. Historia e vendit tonë dëshmon qartë për gjakun e derdhur, për sakrificat e shumta për të sjellë pavarësinë dhe lirinë,” u shpreh në fjalën e tij presidenti Nishani.

Ngritja e flamurit ne Toronto

19 komente në “Ngrihet flamuri në Vlorë, një shekull i ri nis për Shqipërinë (FOTO)”

  1. frank says:

    GEZUAR 100VJET PAMVARESI.
    RESPECT DHE MIRENJOHJE PER ATDHETARET E KOMBIT.
    pershendetje gjithe shqiptareve edhe 100vjet me te mira me gjithe problemet dhe pakenaqesite shpresojme ne nje te ardhme me te mire per te gjithe pa dallim.

    1. Vlora says:

      NJE PERSHENDETJE TE VECANTE KANE VELLEZERIT TANE KOSOVARE QE JANE ME MIJERA SOT NE VLORE.

      FALEMINDERIT BASHKISE SE VLORES DHE KRYESISHT KRYETARIT TE SAJ Z. SHPETIM GJIKA QE REALIZUAN KETE FESTE MADHESHTORE.

      ROFTE SHQIPERIA

      ROFTE VLORA.

      1. voica says:

        Nuk ka vite pa nëntor,
        nuk ka histori pa Vlorë…

  2. fiku says:

    kUSH PO E NDJEK CEREMONINE E FESTES NE PAVARESISE NE VLORE NUK KA MUNDESI T’I SHPETOJE INJORIMI DHE URREJTJA QE KANE NJEREZIT ATY PER SALI BERISHEN DHE COMPANINE E TIJ QE U PERPOQEN GJATE TERE KESAJ KOHE TA INJOROJNE DHE MINIMIZOJNE VLOREN DHE FESTEN E FLAMURIT. RROFTE VLORA POSHTE DIKTORARET, RROFTE SHQIPERIA DHE FLAMURI ME I BUKUR NE BOTE. PERSHENDETJE DHE GEZUAR FESTEN TE GJITHE SHQIPTAREVE KUDO KU JETOJNE. RROFTE BASHKIMI I TROJEVE SHQIPTARE

  3. E.S. says:

    ndjehem i turperuar nga fjalimi i presidentit, ze i cjerre, fjalim pa substance dhe me nje shqipe ordinere, turp shume turp edhe nje kryetar bashkie mbajti nje fjalim me emocionues se presidenti.

    1. mjeku says:

      edhe pse fatekeqesisht nuk kam pasur mundesi ta degjoje te jap shume te drejte per komentin po do te doja te dija se si ka qendruar pa folur ai GOMARI i madh ai barbari i deleve ose ujku i vertete i shqiperise

  4. durresstar says:

    Gezuar festen e pavarsise,te gjithe shqipetareve!!

  5. Shoku im burgaxhi says:

    Keni ndonje info perse televizioni Klan nuk i transmetoi festimet ne Vlore?

    Pune Aleksander Frangaj dmth apo direktive ?

  6. Dukati gjysma e Misirit says:

    Bekuar qofte kjo dite . Ngrehuni vellezer te kendojme hymnin bashke.
    http://www.youtube.com/watch?v=BZ4cDIdVZgI&feature=player_detailpage

  7. Boi says:

    Jam e gezuar qe sot ne kete pervjetor te rendesishem ishin te gjithe politikanen se bashku.Eshte kjo qe duhet te udheheqe gjithmone kur behet fjale per te miren e kombit.
    Ajo qe me ka bere pershtypje dhe per te cilen me vjen turp eshte prezenca e presidentit qe nuk ngre dot as flamurin.Dhe nuk mjafton vetem kjo por na e mbulojne kur ecen qe te mos filmohet se ecen nje hap e ndalon, nje flajim per te ardhur keq. Kjo figure kaq e rendesishme per vendin sot ne kete dite duhet te ishte e pranishme ne cdo gje por qe u pa dje ne inagurimin e fasades se Presidences a thua se ne kete pervjetor ajo eshte shume e rendesishme(cudi si nuki na inaguroi dhe shtepine ku rri) dhe sot te bente sikur ngrinte flamurin.
    Nje kompliment te vecante per Shpetim Gjiken qe organizoi nje feste kaq te bukur dhe madheshtore me nje protokoll sic e do kjo feste e rendesishme.
    Pre te gjithe simpatizantet e PD kisha nje pyetje: A do ti kishin ftuar politikanet e Ps ata sikur festa te organizohej nga PD????!!!

  8. alban4eva says:

    gezuar gezuar gezuar 100 vjet pavaresi..!!! rrofte Shqiperia etnike..!!!

  9. Arti says:

    GEZUAR 100 vjetori i shpalljes se pavaresise se te gjitha trojeve shqiptare,dita e bashkimit shpirteror te shqiptarteve,uroj qe ky amanet i atyre burrave te cohet ne vend sa me pare…..Kisha qelluar me 28.nentor 1992 ne Vlore dhe kur krahasoj festimet e sotme me ato te vitit .92 shoh se sa shume ka ndryshuar vetedija e krenaria e shqiptareve per veten e tyre.GEZUAR!GEZUAR!!!!!

  10. skenderi says:

    shekull i ri me kryeminister sali berishen eshte nje mallkim qe vazhdon e vazhdon……

  11. deni says:

    Gezuar Pavaresine SHQIPERIA IME…uroj qe shekulli i ri qe sapo nisem, si shtet i pavarur, te na sjell nje qeveri me te mire pa njerez te korruptuar qe nuk na u ndane gjithe keto vite…GEZUAR gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen

  12. Obergruppenfuhrer says:

    Me zemer te gezuar
    e me gjithe shpirt uroni
    zoterinj dhe zoteruar
    gjithe pernjehere thoni …

    RROFTE E QOFTE SHQIPERIA
    E KOMBI E GJUHA JONE
    LULEZOFTE DITURIA
    DHE NDIHMES PACIM ZONE

  13. i says:

    Komentus…Voto kur te vi radha…SHqiperia” jeton 365″ dit ne vit.Nuk mund te jetosh jasht dhe te flasesh per SHqiperin sa te bukur e duam ne e ty,ry,ry e tje….sa per berin ke te drejte..pra duhen ber sakrifica qe te mos na mjaftoj vetem krenaria qe jemi SHqiptar por edhe te tjera virtyte te haruara nga qeveria Berisha…GEZUAR 100 vjetori vjetorin e SHqiperis,le te jet kjo feste nje ftese per reflektimin e SHqiptareve qe te jetojne ne armoni dhe ne miresi, GEZUAR 100 vjetorin.

  14. hajriu says:

    GEZUAR TE GJITHE PATRIOTEVE TE VERTETE SHQIPTAR 100 VJETORIN E PAVARESISE ! SHPRESOJME QE 200 VJETORI TA GJEJE SHQIPERINE PERFUNDIMISHT TE BASHKUR .I UROJ SHQIPTAREVE , GJITHE TE MIRAT E KESAJ BOTE ! RROFSHI E GEZOFSHI!

  15. Ben says:

    Vlora

    Vlora ngriti ne kemb Shqiperin
    Vlora pruri te madhin ndryshim,
    Vlora vendosi kufit,
    Vlora e beri Shqiperin.

    Vlore ti je forca e fjales,
    Me Malon e shpalle mevetesin,
    Vlore te ty u mblodhen delegatet,
    Te ty moj Vlore ndien sigurin.

    Ne Vlore shqipetaret firmosen testamentin,
    Shikoni emrat dhe vendet nga jane,
    Ato jane firmat qe shqiperin tregojne,
    Ato jane historia jone e gjalle.

    Ky testament ne na larteson,
    Dhe i tregon Botes qe ne jemi shqipetar,
    Degjojeni kete gjuh qe eshte me e vjetra ne bot,
    Dhe respektojeni kete popull qe e ka mbajtur gjalle

    Vlore ti bashkove njerzit qe donin lirin,
    Ti je autoriteti i shtetit tone te pare,
    Ti je kerkesa e shqipetarve per drejtesi
    Vlore u hape rrugen shqipetarve te punojne per vatan

    Vlore per ty thurin hymn e kendojne shqipetaret,
    Vlore ti je simboli i liris,
    Vlora u ven emrin vajzave shqipetaret,
    Vlore je e bukur dhe me natyr.

    Nga do te shikosh je e bukur moj zonje,
    Natyr me te bukur nuk ka,
    Gjiri jot flet me goje,
    Zoti te skaliti me dore te beri qe te dalloje.

    Te ti moje Vlore bashkohen kaltersit,
    Karaboruni thot tek une jane mrekullit,
    Pashalimani baza ushtarake me e vjetra ne Bote,
    Te ti ndahen detet Adriatik me Jon.

    Male e kodra si vello te qendrojne,
    Me burimet e vjetra qe rrjedhin nga lashtesit,
    Sazani e Zvernecin mahnitesh kur i shikon,
    Vlore kush te pa dhe nuk e shprehu habin.

    Topalltia me kodrat e veshura me ullinj,
    Kanina eshte ballkoni jot,
    Dielli te sheh nga lindja ne perendim,
    Vlore te magjeps dhe vec te frymezon.

    Nga ti u njoh Shqiperia ne Bot,
    Vlore je kryeqyteti i par i Shqiperis,
    Me ty krenohet Shqiperia sote,
    Ti je forca dhe nervi i Kombtaris.

    Vlore shume djem me helm ti helmuan,
    Shume te tjer ne prita ti vrane,
    Familiet ua internuan,
    Shqipetari vrau e poshteroj Shqipetar.

    Disa me ideologji i afruan,
    Ky helm qe i shkaterroj ngadal,
    Djemte dhe niperit e tu na i vran dhe me turp i mbuluan,
    Ti Vlore e di c’far thane te fundit fjale.

    Sot kohrat kane ndryshuar,
    Po jane te njejtit vrastar,
    Qe perher duan te poshterojne,
    Per helem keta radh perdorin paran.

    Ka dhe nga ata qe jetojne te ty,
    Dhe Himaren tone e quajne Greqi,
    Ai palo shtet i stimulon,
    Fiashkot ne Tirane ndihmojne traverstit.

    Ti moj Vlore di te gjykosh,
    Je e vuajtur dhe e duruar,
    Ti i njeh djemt e tu qe me mburrje thon ” Jame i Vlonjat”,
    Emri jot i bashkon edhe i ka burreruar.

    Eshte koha jote moj Vlore,
    Ti vet ta shkruash historin,
    Me antikitetin ta fillosh,
    Malua eshte Gjigandi qe bashkoj dhe vuri kufit

    Arben Dulaj

    Jacksonville FL 01/12/12

  16. Gjok Martini says:

    Kudo shof hare dhe brohoritje ne “Vloren Heroike” Flamuri krena i Shqipenjes dy krenare valvitet si cdo kurre, festohet 28 Nentor 1912 nje 100 vjetore.
    Shkodra renkon nga grabitsit e lirise dhe historise, Luigj Gurakuqi liberator nuk u pa emri i tije se ishte vrare nga Ahmet Zogu!
    Duke shkue ke Prenk Cali qe mbrojti me gjoksin e tij kufijte e Shqiperise dhe ai qe u burgos nga Ahmet Zogu.
    Historia nuk eshte koha qe te ndryshohet por koha eshte per tu thene ashtu si eshte.
    Rrofte kjo dite e shente e Kombit tone, rrofte Shqiperia me Kosove e Malesiallia me Cameri.
    Rrofte populli liridashes shqipetar kudo qe gjinden!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje