Fjala e plotë e ish ambasadorit Xhon Uidhers, në ceremoninë e marrjes së titullit “Qytetar Nderi i Vlorës”
Përpara se të vija në këtë podium kisha ndërmend disa gjëra që doja të thosha. Por dua ta nis me diçka që nuk e kisha menduar fillimisht. Dua ta nis duke e siguruar kryetarin e Bashkisë Gjika se Vlora ende zë një vend të veçantë në zemrën time. Kjo është hera e parë që kthehem në Shqipëri që kur u largova si ambasador në vitin 2010. Kthehem tani si një qytetar i thjeshtë amerikan.
Por ajo që dua të them është kjo: kur erdha sot në Vlorë, ju pashë ju të gjithëve, pashë gjithë këta njerëz të mrekullueshëm nëpër rrugë dhe u ndjeva sikur jam kthyer në shtëpi. Jam shumë i lumtur teksa shoh këtë audiencë dhe shoh shumë kolegë të vjetër dhe miq: kryetarin Rama dhe bashkëshorten e tij, znj. Dade, znj. Leskaj, dhe z. Veliaj dhe mikun tim të mirë Sokol Balla.
Por ajo që unë dua të shpreh është kjo: nderi që më është bërë mua sot është nderi më i madh që unë kam marrë ndonjëherë në jetën time private apo diplomatike dhe unë dua të falënderoj Kryetarin e Bashkisë Gjika, dua të falenderoj Këshillin e Bashkisë, dua të falenderoj qytetarët e Vlorës. Nuk jam i sigurt nëse e meritoj këtë, që të asociohem me individë të shquar si zoti Rexhep Qosja, të asociohem me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, të asociohem me njerëzit e këtij qyteti të mrekullueshëm. Nuk i gjej fjalët, thjesht nuk i gjej fjalët, por duhet ta pranoni mirënjohjen e thellë për këtë çmimin që po më jepni. Dhe ju bëj një premtim: Ju premtoj që gjithmonë do bëj çmos që t’ju bëj juve, qytetarëve të Vlorës, krenarë.
100 vjet më parë, thuajse në të njëjtën ditë, 83 burra u mblodhën në këtë vend dhe firmosën një copëz të vogël letre. Ishte e gjatë vetëm dy fjali, por duke firmosur këtë copëz të vogël letra të shkruar me dorë, këta 83 burra trima firmosën një zotim të shenjtë që deri në ditët e sotme, Shqipëria të jetë e pavarur dhe e lirë. Disa fjalë të shkurtra por thanë gjithçka që duhej të thuhej. Me firmosjen e këtij zotimi këta njerëz vunë jetën e tyre në rrezik. Ashtu siç e tha dhe Ismail Qemali atë ditë, ata përballeshin me rreziqe të jashtëzakonshme. Ata përballeshin me rrezikun e pushtimit, ata përballeshin me rrezikun e ndarjes, ata përballeshin me rrezikun e kolonizimit, por megjithatë vizioni që i frymëzoi ata ishte aq i fuqishëm sa më në fund, të gjitha rreziqet u mposhtën dhe lindja e Shqipërisë filloi me ata dhe me veprën e tyre. Të gjithë ne u kemi atyre borxh një mirënjohje që është e vështirë të shprehet. Unë ju uroj juve dhe popullin e Shqipërisë për atë moment historik dhe për atë ditë të jashtëzakonshme.
Vizioni i tyre i mposhti rreziqet. Sot Shqipëria përballet me kërcënime të reja, por Shqipëria ka një vizion të ri. Sot vizioni i Shqipërisë nuk është më që të jetë thjesht e lirë dhe e pavarur. Ky është një vizion demokratik. Është vizioni i një shoqërie të sunduar nga ligje të drejta dhe të barabarta. Është vizioni i shpresës për drejtësi, liri, institucione të pavarura, për drejtësi dhe ndershmëri. Unë i kuptoj sfidat që ju presin, por besoj po ashtu tek Shqipëria dhe populli shqiptar. Dhe unë besoj tek ju për shkak të asaj që dija për ju përpara se të vija këtu dhe për shkak të asaj që mësova kur erdha këtu.
Përpara se të vija këtu dija për Skënderbeun, por kur erdha këtu zbulova që fisnikëria e tij është ende me ju. Unë dija për Nënë Terezën dhe mësova se mirësia e saj është ende me ju. Dija për Musine Kokalarin dhe mësova se dedikimi i saj është ende me ju. Dija për Isa Boletinin dhe mësova se guximi i tij është ende me ju. Dija për Rexhep Qosen dhe Ismail Kadarenë dhe mësova se gjenialiteti i tyre është ende me ju. Dija për Ismail Qemalin dhe mësova se vizioni i tij është ende me ju. Dhe së fundi, unë dija për qytetin e Vlorës dhe mësova se shpirti i pavarësisë dhe lirisë që lindi këtu është ende me ju. Dhe për shkak se kjo fisnikëri, për shkak se kjo mirësi, ky dedikim, ky gjenialitet, ky guxim dhe ky vizion janë ende me ju, unë nuk kam asnjë dyshim se Shqipëria do të ketë një rilindje të lirisë dhe se ashtu siç i udhëhoqi vizioni i Ismail Qemalit ata burra trima, vizioni i Shqipërisë moderne dhe populli i Shqipërisë do t’ju lejojë të tejkaloni të gjitha krizat me të cilat përballeni sot. Ju do ta përmbushni vizionin e demokracisë tuaj, ju do të krijoni mundësi, ju do të krijoni një Shqipëri që është e begatë dhe e lirë.
Rroftë Vlora, rroftë Shqipëria.
Burre i zgjuar qe e do Shqiperine me shume se sa ca Shqiptare…
NUK KA MESAZH ME TE QARTE SE OPOZITA DO TE FITOJE ZGJEDHJET E 2013 PER ATO QE KUPTOJNE.
Gjithmone kam patur respekt per z.Withers.Eshte nga te paktet ambasadore qe ka folur realitetin.
Respekt e mirenjohje per ambasadorin e nderuar Withers!E meriton titullin.
Nuk kam asnje fjale per te shtuar. Jam larg dhe fjalet e ketij njeriu te madh me bene te perlotem. Rrofte Vlora, Rrofte Shqiperia dhe aleati yne i madh USA
NUK KA MESAZH ME TE QARTE ME QE TREGON SE OPOZITA DO TE FITOJE ZGJEDHJET E 2013-ES.
Edhe nqs fiton mos prit mrekullira por justifikime. A e ke degjuar Ramen apo drejtues te tjere socialiste te deklarojne qe Berisha,Meta,Basha e shume lango te tyre do te denohen per krimet qe kane bere? Asnje fjale. I vetmi qe premton denime eshte Spahiu i kuqezinjve por partia e tij zor se fiton vota te mjaftueshme per te qeverisur.
O Lili, akoma nuk e ke kuptu qe kush premton denime e ben vetem per vota sepse ai eshte i pari qe nuk denon asnje. Denoi njeri Fatos Nano nga ata qe bene gjemat ne 1997 dhe 1998. Po Berisha qe do i rraste ne burg gjithe mamuthet e korrupsionit ? Dy muaj mbrapa i beri shok. Po Meta qe do therrmonte Berishen ne 2009, tani i ben serume qe te rri ne kembe.
Ne nuk duam nga Rama te denoje njeri, por te beje shtetin ligjor dhe demokratik. Ky i fundit eshte rrul i pandashem qe i rrulos te gjithe qelberirat qe po shqyejne kete vend.
Ne duam nga Rama te zhvilloje ekonomine, dhe integrimi ne EU vjen vete, bashkimi me Kosoven vjen vete, dhe urrejtja nder shqiptare shuhet.
Nuk ka shtet ligjor pa i dhene fund pandeshkueshmerise.Dhe pa shtet ligjor nuk ka zhvillim ekonomik.Nqs Rama nuk i ben gjerat ndryshe nga Nano,Meta apo Berisha atehere nuk ka ndonje ndryshim nga ta. Rilindja shqiptare qe Rama e permend kaq shume nuk ka kuptim kur vrasesit e hajdutet enden rrugeve te lire te vrasin e te vjedhin perseri.Kushti kryesor qe cdo shqiptar ti jape voten Rames duhet te jete denimi i Berishes,Metes,Bashes,Mediut.Pastaj me radhe plehrat si Ristani,Sashenka,Toma,Kuliqi etj.Kjo nuk eshte hakmarrje politike por zbatim i drejtesise.
I lutem z.Sokol Balla te ja marre nje interviste ketij ish ambasadorit dhe ta pyese per Berishen qe ky ishi te kete mundesi ta shaje Beishen.Per arsye se Berisha e pushoji nga puna dhe e dyta motivacioni i vertet qytetare nderi per kete ishin eshte:Shan bukur Brishen me porosi te Rames
Te dashur shqipetare,ju lutem degjoni.Keni momentin me te lumtur per te degjuar te mencurit.Eshte dita e bekuar!Kini miresine dhe qetesine te degjoni arsyen….Me siguri propoganda do te mundohet si kurdohere tju erresoje pikerisht ate me esencialen,NDRYSHIMIN…Dhe kjo do te filloje qe sot qe neser….RRofte SHqiperia!RRofte Panvaresia!RRofte REPUBLIKA!Iperjetshem qofte kujtimi i atyre qe s’kursyen asgje per kete ATDHE!Urojme qe viti qe vjen te mos jete viti i mbrapshte,por viti i perparimit dhe prosperitetit!
Kelmendasi,
Kam lexuar disa komente te tuat, por nuk e dija se je ne nje nivel kaq te ulte,
N j e m e d i o k ë r i Vertetë!
Eshte e drejta jote te besosh Berishen, siç eshte edhe e drejta ime te mos jem dakord me ty.
Por , te lutem, mos denigro Figuren e nderuar te ketij
A M B A S A D O R I
T Ë
S H Q U A R ,
Perfaqsues i nderuar i nje shteti te madh qe ka bere aq shume per Shqiperine!
KY JANE EMIGRANTET DHE INTELEKTUALET E MIREFILLTE ?
ASKUSH NUK DON TA SHOHE ME SY KRIMINELIN SALI ME
SHTET RRUMPALLE DHE GROGE.
HANI PINI O DERRA ME LEKET E DROGES.
Faleminderit Z.Uithers.Fjale te thjeshta fjale zemre.Nderkoh qe na permall na mbush me shume optimizem duke na rritur edhe krenarine tone so komb.Ju uroj jete te gjate.Burrat si ju deshmojne qe duan demokracine dhe lirine e vertete te Shqiperise.
bravo po jam pak kurioz ke ftese sot ne ate darken pacavure te xhozit qe do mbahet ne Vlore, gjithesi jam i siurt se nuk do shkosh se nuk ia vlen te perzihesh me ata plehra.
Po po po po ,Shqiperija do te kete rilindje te lirise e besoj dhe une
vetem kur ju te Vashington DS mos te prisni ne zyrat tuaja sekretaret e
partise komuniste te kthyer ne pseudodemokrate per tju sherbyer interesave tuaj ne kete politike ,dhe jo popullit shqiptar.
RESPEKT ZOTI WITHERS
Jeni dhe do te mbeteni nje mik i mire i shqiptareve,te vleresojme per kohen kur sherbyet si ambasador i SHBA dhe kemi nderin te na vizitoni si qytetar i thjeshte
Letër e Hapur drejtuar:
– Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
– Ambasadorit amerikan në Tiranë.
– Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte:
«Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj.»
Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:
«Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80 milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.
Rastësi?
Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
«Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011.»
E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97– ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:
Dari Meli
3609 BROADWAY, Apt. 4L,
NEW YORK, N.Y. 10031
U. S. A.
Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12
Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
Tiranë.
Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.
Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzetë vjet para kësaj date.
Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.
Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.
Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.
Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?
Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.
Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?
Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.
Zoti Ambasador Arvizu
Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.» Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër… I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.
Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni
Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.
Agim HamitiP.S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’i a nis atë falas në pdf.
Keqkuptim, Shiko si kapitalist, mendo si socialist, dhe fol si komunist.
Se kuptoj pse duhet te shpallen qytetar nderi z.Udhers z.Qosja per ca arsyje, vetem qe mbeshtesin opoziten e kundershtojne poziten?! me duket shum e kote!!
po sipas perllogaritjeve qe zogu ka lind me 1895 i bie te kete qene 17 vjec, por ca ka nenshkrujt ky ca ka dit nje 17 vjecar ku e dim mire qe ne ate kohe burrat kuvendonin mes burrave mos na e ndryshoni historine o maskarej se si ham ne shqiptaret keta perralla mreti i saliut e i melises eshte taman fytyra e maskarejve te asaj kohe me keta te sotmen saliu e ka hallin diku tjeter se ai po futet ne histori si maskara dhe e din mire se ai ska asgje te perbashket me demokracine dhe kerkon te justifikohet me zogun
Me falni fatmiri!! Ju lutem mundesisht mos valle e keni fjalen qe zogun e Paskan futur tek lista e atyre heronjeve qe kane nenshkruar historine!! Sepse kam mundesine ta verifikoje se cilet kane qene ata atdhetare te medhej!!!
Je souhaiterais rencontrer mr. Sagesse N
Thjesht,FALEMINDERIT ZOTI WITHERS.
Kush e pjerdh me kete legen ky ka dale jashte loje me kohe
po ndonje llaf per 29 nentorin ,,,,??????
Ky e ka ne terezi, se eshte ne pension tani.
Kur del ne pension do te thote se nuk e ben dot mire punen qe beje.
Dhe ky nuk mund ta beje dot me punen e diplomatit, prandaj eshte ne pension.
Hajde pleqeri te mbare dhe bej vizite tek mjeku here pas here per shendetin nga Koka e deri te komet.
Those se do me u be mysliman si dikur Obama, por sikur nuk tha gje sot. Mbase do me shku ne Irak se aty ka plot myslimane, kurse shqiptaret jane ateiste dhe pjesa tjeter jane pro Europianoperendimore dhe me te njejtin besim si popujt, pjese e te cileve do jete se shpejti edhe Shqiperia – ne BE.
hahahahaha
nje mik i sinqerte ! e ka thene shume here hapur qendrimin e tij kritik ! faleminderit !
O NJEREZ TE MIRE,O POPULL I MENCUR ME TE DREJTE KERKONI QE TE DENOHEN TE GJITHE ATA QE FOLEN NE EMRIN TEND DHE MASHTRUAN ,VODHEN,DHE BENE KRIME MONSTRUOZE SA DHE NE DIKTATUREN E ZOGUT DHE TE ENVERIT NUK I KISHIT PROVUAR.ATA DUHEN DENUAR PA EKUIVOK ,PA MEDYSHJE ,DHE PA DYSHIM.POR BENI GABIM KUR E VINI NE DYSHIM QE A DO TI DENOJE RAMA ATA.RAMA NUK DO TI SHIKOJE ME SY ,POR E DETYRON POSTI UDHEHEQES DHE KERKESAT PER TE QENE I URTE QE TI SHOHE DHE TI TAKOJE DHE PER ME TEPER TE PERPIQET QE ME POLITIKE TI PECAJE QE TI MPOSHTE ME KOLLAJ.E VETMJA GJE QE MUND TE VINI NE DYSHIM ESHTE A DO TI DENOJE ME DREJTESI SIPAS KRIMIT APO DO TI DENOJE ME SHUME SE CKANE BERE,NESE I EREN SYTE NGA UREJTJA.AI DERI TANI PO TREGON EKULIBER ME GJITHSE POSHTERSITE E KETYRE KRIMINELAVE JANE TE MEDHAJA,SI NDAJ POPULLIT DHE ATDHEUT DHE NDAJ TIJ PERSONALISHT.POR UNE SHPRESOJ QE ME NDIHMEN E MENDJEVE TE NDRITURA TE KOMBIT DHE TE NJEREZVE TE NDERUAR NGA JASHTE QE JA DUAN ME TE VERTETE TE MIREN SHQIPERISE NESE MER PUSHTETIN RAMA DO TI DENOJE ME LIGJSHMERI DHE NDERSHMERI ATA SIPAS KRIMIT QE KANE BERE.DUKE I LENE SI NJEREZ TE VUAJNE DENIMIN E MERITUAR NE KUSHTE TE NJE BURGU JO HAKMARES DHE NJERZOR QE TE SHERBEJNE SI SHEMBULL DENIMI PER TE GJITHE QYTETARET QE E SHKOJNE NE MENDJE TJA KENE ME HILE KETIJ POPULLI HEROIK,MARTIR.KETE MOS E VINI NE DYSHIM SEPSE RAMA DO DIJE TE KAPERCEJE UREJTJEN PATOLOGJIKE TE SHKAKTUAR NGA POSHTERSITE E TYRE ,DUKE E KETHYER NE NDJENJE QETSIE QE E DREJTA DO TE TRIUMFOJE DHE ATA DO MARIN ATE QE JA BENE BORXH POPULLIT.
Respekte per ish ambasadorin. E kuptoj qe zoteria na respekton dhe thote fjalet me te mira, por sa per miresi, humanizem, guxim, aha, aha, ketu i ka ngecur gozhda shqiptarit.
Vetem ne kete pervjetor shqiptaret kane pare makabritetet me te medha, numrin me te madh te aksidenteve rrugore, njerez te vrare per kanun, dhunime, perdhunime, shkelje ligji, kushtetute….
Ah zoti ambasador, shqiptaret nuk jane ata qe duken ne dite festash.
Me nje ndjenje te telle kombetare ne radhe te pare si nenshtetas Shqiptaro-Amerikan ku kam mundur te integrohem ne zakonet,kulturen dhe jeten amerikane mbi 15 vjet, e admiroj ish ambasadorin amerikan John Withers per fjalet e tija per Shqiperine dhe Shqiptaret me nje te ardhme jo te larget te nje demokracie Europiane.
Sipas mendimit tim si do ta perfytyroja une 28 Nentorin,100 vjetorin e shpalljes se panvarsise ne qytetin heroik te Vlores.
Ne krye te vargut te madh te madh te qeveritareve dhe politikaneve te ishin dy burra ose gra qe i kane punuar dhe kane dhene shume per kombin
Shqiptar le ta zeme Akademiket Rxhep Qosja si perfaqsues i kosoves dhe Ismail Kadare si perfaqsues i Shqiperise. Dhe te dy ne momentin e duhur se bashku do te ngrinin fjamurin qe ngriti Ismail Qemali qe u kurorezua me aktin e shpalljes se panvarsise te firmosur nga ata burra.
Ne reshtin e dyte duhet te ishin ne mes Kryetari i bashkise se Vlores i shoqeruar ne dy krahet e tij nga Presidentet e Shqiperise dhe Kosoves dhe ne dy krahet e tyre te alternuar ish presidentet e Shqiperise dhe te Kosoves te gjithe ketyre viteve te kesaj Demokracie te brishte.
Ne reshtin e trete Kryetari i pozites dhe opozites ne qender te pasuar nga te gjithe kryetaret e partive parlamentare po pa perjashtuar edhe dy partite e reja AKZ dhe FRD.
Ne rjeshtin tjeter te perfshihen Qeveritare , Deputete dhe njerez te shquar te Shqiperise dhe Kosoves ne fusha te ndryshme nga shoqeria Civile.
I them te gjitha keto sepse shoh dhe jetoj dhe marr pjese aktivisht ne zhvillimin e Demokracise Amerikane.
Te me fale lexuesi per nje detaj te vogel qe do tu tregoj ne javen e fundit te fushates elektorale per zgjedhjen e Presidentit.
Menjehere mbas Hurricane Sandy Presidenti Obama (tani i rizgjedhur)dhe konkurenti i tij Mitt Romney ndrprene fushaten elektorale dhe u moren vetem me masat e emergjensise per likujdimin e pasojave te permbytjeve dhe rikethimit sa me shpejt te Energjise se nderprere.
Demokrati Barack Obama se bashku me Republikanin Chris Christie The Governor of New Jersey bashkepunuan se bashku vetem per Interesat e Shtetasve te New jersey.
Mesazhi im eshte ky: Sa e larget do te jete ajo dite kur Qeveritaret,Politikanet,Shoqeria civile pertej interesave te tyre meskine te veprojne per Shqiperine,Shqiptaret e sidomos ritjes te te ardhurave ekonomike te cdo familje ne Shqiperi apo Kosove.
Mihallaq Furxhi
Oakland Community College
Michigan USA
Ky ish ambasador,ose nuk e ka pasur dhe nuk e ka idene se c’eshte komunismi dhe idoktrinimi qe ka lene mbrapa,ose eshte vete nje komunist i kamufluar atje ne ameriken antikomuniste.
Nezir,
more shok,sepse nuk e besoj te jeshe ndonje zoteri:Paskeni ndermend qe sh.Rama ta emrokeni prokuror,ose kryetar gjykate,pasi si k/minister nuk i ka ata kopetenca qe i rekomandoke ti,qe ti denoi gjithe ata persona sipas rekomandimit tend.Apo keni shprese se do te vendoset perseri regjimi i “diktaures demokratike(!) te proletarjatit”, ku denimet i bente direkt partija dhe xh,Enver.Nuk thone kot shqiptaret se per ate kohe iu qane zemra juve,pamvarsisht se si shtireni e qaraviteni per mungese demokracije.Numroi mire me gishta ata qe ke nder mend te denojsh se mos ke harruar ndonjerin.Mjafto ti kete akuzuar ndonje Brace apo Balla,apo Tahiri e tj.shpifsa e karafila si puna jote,dhe nuk ka me nevoje per asnje lloj gjykimi,pasi akuzat e tyre jane vertetuar “plotesisht”se sa te verteta e te besueshme jane…
Gezuar dhe per mijera vjet 100 vjetorin ! Fjala e z. Withers eshte nje mesazh dashurie I fuqishem I nje qytetari dhe diplomati American qe e njohu dhe e do me zemer shqiperine! Te jesh qytetar nderi I Vloren ne kete 100 vjetor eshte nje nder I madh, por edhe vlora eshte e nderuar me qytetar te tille! Shqiperia do te rilindi ! 2013-ta eshte rilindija e dyte e shqiperise dhe shqiptareve !
JU FALEMINDERIT ZOTI WITHERES , PER FJALET E NGROHTA NE FESTEN TONE TE PAVARESISE DHE PER FJALIMIN E NJE POLITIKANI TE VERTETE TE DEMOKRACISE AMERIKANE; GOD BLESS YOU !
e tha dhe perrallen e fundit edhe ky butaku,,,,,ik o zoti butak se per i pa afte te hoqen nga tirana , dhe tani po na jep edhe leksione,,,,te ftoj te vish te festosh ne qershor fitoren e PD me sali berishen kryeminister.
futi edhe nje teke raki dhe ec kaq duan shqiptaret dhe marrin gaz e nuk dijne te ndalen…
eshte diplomat ky, kot nuk e ka emerin diplom dhe mat, te zen mat me fjal qe diten jan fjale si mjalti dhe naten jan si thika pas shpine se keta asnjeher nuk e mbajne ate fjale qe thojne diten…
—
shihni kur sala te fitoje perseri dhe pastaj te shani kete diplom matin hahahahahahaha
popull injorant