Edhe profesori Nikolla Pano e ka një mesazh për 100 vjetorin: Kujdes me zgjedhjet e ardhshme

27 Nëntor 2012, 20:15Politika TEMA

Zëri i Amerikës ka intervistuar disa personazhe të rëndësishëm si diplomatë e ish- diplomatë apo edhe emra të njohur të komunitetit shqiptaro- amerikan. Duke nisur nga Hillari Klinton e duke përfunduar tek Pano, të gjithë kanë një mesazh: Kujdes me zgjedhjet e ardhshme

Historiani shqiptaro-amerikan, Nikolla Pano, gjithmonë i ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe ka kontribuar në trajtimin akademik të çështjes shqiptare për vite me radhë. Në një intervistë për VOA në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, profesor Pano vlerëson arritjet e vendit përballë pengesave të mëdha historike dhe  përmend disa nga sfidat që duhet të kapërcehen.

Duke i hedhur një vështrim historisë së Shqipërisë, profesor Pano thekson rëndësinë e këtij momenti për Shqipërinë.

“Mendoj se në një rast si 100 vjetori i vendit është e vlefshme të kthejmë vështrimin pas dhe të shikojmë përparimin që është bërë në Shqipëri, pavarësisht nga Lufta e Dytë Botërore, pavarësisht nga periudha e gjatë e komunizmit, ku me gjithë disa arritje në disa drejtime të jetës së vendit, problemet tepër serioze sollën sfida shumë, shumë të vështira që qeveritë e Shqipërisë që nga viti 1991 janë përpjekur t’i zgjidhin”.

Mes këtyre sfidave, Profesor Pano përmend përparimin që duhet bërë në reformimin e institucioneve dhe sidomos në fushën e drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit, përmirësimit të gjendjes ekonomike dhe të drejtave të njeriut, përfshirë lirinë e shtypit, të drejtat e grave dhe të shtresave më të mënjanuara të shoqërisë. Ai thotë se Shqipëria ka një sërë provash përpara.

“Kemi përpara zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm. Këto zgjedhje do të ndiqen me shumë vëmendje dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara, si edhe miq të tjerë të Shqipërisë, presin të shohin përmirësime të dukshme dhe reale në procesin zgjedhor”.

Duke folur për rolin amerikan në mbështetje të Shqipërisë, profesor Pano thekson se Shtetet e Bashkuara gjithmonë u kanë qenë pranë shqiptarëve që kur Presidenti Ëoodroë Ëilson nuk lejoi copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë në periudhën e Konferencës së Paqes në Paris në vitet 1919-1920.

“Shtetet e Bashkuara ndihmuan për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar hapat për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara kanë qenë në krye të përpjekjeve për të konsoliduar institucionet që Shqipëria po ndërton, për të forcuar shtetin demokratik, ekonominë e tregut të lirë, si edhe përmirësimin e kushteve sociale për popullsinë”.

Profesor Pano thotë se mbështetja amerikane për shqiptarët vazhdoi më tej kur Shtetet e Bashkuara u bënë faktori kryesor në zhvillimet që i paraprinë deklaratës së pavarësisë së shtetit të Kosovës.

“Ashtu si me Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje për ta bërë Kosovën një shtet funksional, përfaqësues dhe demokratik me institucione të forta”.

Dhe në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, profesori shqiptaro-amerikan përcjell urimin e tij për popullin shqiptar:

“I uroj popullit të Shqipërisë sukses në përpjekjet e tyre për të modernizuar dhe për ta zhvilluar më tej vendin, e uroj popullin shqiptar për sukseset që kanë arritur. Gëzohem kur shoh patriotizmin e popullit shqiptar që ndonëse shanset për të kundërtën ishin të mëdha, ai arriti të ruajë pavarësinë dhe tërësinë territoriale dhe të zërë vendin e vet në komunitetin evropian, anëtar i të cilit është me të drejtë”, përfundon zoti Pano.

7 komente në “Edhe profesori Nikolla Pano e ka një mesazh për 100 vjetorin: Kujdes me zgjedhjet e ardhshme”

  1. elinor says:

    Mos e ke merak! Per zgjedhjet e ardhshme po kujdeset saliu personalisht.

  2. Deri para shume kohesh ju z.Pano benit kryq per Berishen,tashti qe ” ai ja u piu lengun”si ty edhe disa shqiptaro-amerikaneve te tjere i leshoni tani bubullima.JOOOooooo z.Pano,ujku Berisha i tille ka qene qe ne vitet 92-97,edhe atehere ai i vodhi hapur zgjedhjet kurse ju nuk moret mundimin te thoni dy fjale ngushelluese per kete popull qe doli nga diktatura dhe ra ne diktature……?

  3. raimondi says:

    komunikuar ne telefon per nje problem te Enciklopedise Amerikane, Collins.

    Enciklopedia Amerikane kur fliste per Shqiperine i quante ortodokset shqiptare si pakice greke
    Atehere une mora ne tel Profesor Nikolla Panon dhe i thashe per problemin,
    dhe pastaj i propozova qe Profesori meqnese kishte emer ne USA, ta merte ne telefon dhe tu thoshte ta korigjonin, ose perndryshe ti kercenonte qe ne do hapnim padi penale kunder shtepise botuese te Enciklopedise

    Profesori pranoi ti telefononte ata te Enciklopedise amerikane, por nuk kishte numrin e tyre te telefonit
    I thashe une qe do e gjeje une_-Dhe vajta ne bibloteke , kontrollva perseri Enciklopedine ,
    gjeta numrat e telefonave te saj , dhe pastaj ja dhashe profesorit

    Profesori e mroi ne telefon seline ku gjendeshin botuesit e Enciklopedise dhe ju kerkoi qe ta korigjonin , perndryshe komuniteti shqiptar do hapte padi penale kunder tyre….
    Ata i thane qe ne botimin tjeter do e korigjonin, sepse ato enciklopedite ribotoheshin cdo vit

    Dhe pas nja 2 vjetesh une e kontrollva Enciklopedine dhe ata e kishin korigjuar, nuk i quanin me ortodokset shqiptare si pakice greke , por popullsi shqiptare

    E thashe kete kuriozitet meqense profesori paska bere kete urim , dhe besoj se Profesor Pano e meriton te dekorohej ne kete 100 vjetor, se eshte zeri me i kulturuar u shqitpareve ne USA

    Dhe shtypi amerikan i referohet gjithmone fjales se profesorit kur vjen puna per te shpjeguar ndonje fenomen te Shqiperise ….Porse diaspora shqiptare ektu ne USA , ngaqe drejtohet nga ca budallenj balliste nuk e therrasin profesorin kur bejne aktivitete ndaj edhe nuk bije ne sy ne shtypin shqiptar

    Por , po e perseris edhe njehere Profesor Nikolla Pano konsiderohet nga shtypi amerikan njeriu me i kulturuar nga shqiptaret e Amerikes,

  4. Tirona says:

    Reforma duhet bere ne rradhe te pare ne klasen e politikes shqiptare, me keta politikan qe ka sot shqiperia nuk mund te beje dot reforma.Duhet hequr kjo klase politike dhe ne vend te tyre duhet te vjne ato njerez qe jane dipllomuar dhe kane pasur suksese si lidera ne vende te ndryshme te perendimit.Kemi shume intelektuale qe po shkelqejne ne karieren e tyre si ne SHBA ashtu edhe ne BE, keto intelektuale duhet te thiren qe te drejtojne politiken shqiptare,kete gje nuk e bejm as une dhe as ju qe komentoni sepse skemi gje ne dore, kete nuk e bejne politikanet e sotem sepse kan frike se ju zejne vendin , kete mund ta bejne vetem ambasadoret e SHBA dhe te BE.

  5. kel ukaj says:

    Kombesine nuk e kam zgjedh, rasti me ka dhene kombesine shqiptare. Se do te ishte ne dore te personit tim kurren e kurres nuk do ta zgjidhja kete komb te dhjere. Shtetesine shqiptare nuk e kam zgjedh une, me ate kam lindur, por se do te ishte ne dore te time kurren e kurres nuk do ta zgjidhja shtetesine shqiptare. Gjuha shqipe eshte gjuha e nenes qe per 38 vjet nuk jam marre vesh kurre, nuk jam kuptuar nga shqipfolesit. Se do te ishte ne dore te time nuk ja vlen te shpenzosh kohe per gjuhen shqipe. Shqiperia eshte e bukur, eshte vendi me i bukur ne bote, eshte toka e premtuar nga Zoti, por shqipetaret jane, injorante, barbare, nuk mund te jetojne ne ligje e qytetrim e mbi te gjitha jane skllever te Sali Qenit. Duke njohur shqiptaret e poshtersite e tyre fati na ka ndihmuar ta leme ate vend te mallkuar. Mallkuar Ai komb! Mallkuar Ai vend qe i vret profetet e saj me gure. Mallkuar Ai komb qe jeton ne turp nen thundren e Sali Qenit e klyshve te tij. Mallkuar Ai komb, ku qytetari nuk eshte qytetar, puntori nuk eshte puntor, fshatari nuk eshte fshatar, polici nuk eshte polic, nenepunsi nuk eshte nenepunes, minister e kryeminister nuk jane te tille, ku gjykates e prokurore nuk gjykojne e akuzojne, ku presidenti eshte qyp e nuk eshte president. Nuk jam aspak krenar se jam shqiptar, perkundrazi eshte fatkeqesi te jesh shqiptar. Shqiperia eshte i vetmi komb qe nderon e respekton kriminelet qe i ngre ne krye te vendit.
    Zoteria se ka idene se ne 2013 nuk ka zgjedhje as zgjidhje. Zoteria nuk kupton se per numerimin e votave ne nje komune ju deshen shqiptareve dy muaj per te nxjerre rezultatin, per nxjerrjen e rezultatit ne Afganistan jane desht vetem nje muaj. E çfare urojne keta njerz e te ashtuquajtura personalitete per 100 vjetorin.
    Une uroj çlirimin e te gjithe atyre qe e meritojne lirine. Te gjithe atyre qe respektojne lirine e tjetrit. Uroj zhdukjen e shtetit shqiptar, pasi per 100 vjet nuk ka qene ME e PER qytetarin shqiptar. I ashtuquajturi “shtet shqiptar” nuk eshte krijuar NGA e PER shqiptaret eshte dhuruar nga te huajt dhe qeverisen si nje gje e huaj per qytetarin. Ju garantoj se te gjitha alternativat jane me te mira se Enveri e Saliu dhe gjithe sa do te vijne. Shikoni shembullin e ri Kosoven. Kosova eshte shteti me i korruptuar ne Europe dmth qytetaret e Kosoves qeverisen me keq se sa ne kohen e Serbit. Shumica e qytetareve te Kosoves vuajne me keq se nga Serbi per shkak te mungeses se punes, lirive ekonomike e politike, mungeses se respektit per lirite e drejtat e njeriut, vrasjet e masakrat kunder qytetare kosovare dhe ku kriminelet nuk ndeshkohen. Lexoj ne internet deshmi rreqethese nga Kosova ku burra vriten para grave e femijeve te tij. Po ndertojne te njejtat gjera qe jane ndertuar ne shqiperi = skllaveri.

  6. SKENDER BEU I VJETER says:

    PROFESOR PANUA KUJDESET TE MOS E MBROJE BERISHEN PER ZULLUMET QE I SOLLI SHQIPERISE POR TE ULE UREJTJEN QE POPULLI KA KUNDER BERISHES PER TA DENUAR ME DREJTESI.KY ESHTE THELBI I MESAZHIT TE PROFESORIT HISTORIAN.

  7. per kel ukaj says:

    o kel ne ketu nuk jemi te lexojme ty o zoteri, por dicka nga zoti nikolla pano!Tipa si ty vijne e ikin i merr lumi treten, ndersa personalitete si zoti nikolla lene emrin ne historine e shqiperise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje