Imami gënjeu për “plehrat e Enverit”, ka eksportuar edhe armë të blera pas 2005-s nga Irani

27 Nëntor 2012, 13:06Politika TEMA
Imami gënjeu për “plehrat e Enverit”, ka eksportuar edhe

Një nga arsyet që dha ministri Imami për arsyet e eksporteve të përshpejtuara të armatimeve shqiptare drejt vendeve si Kongo etj, ishte “pastrimi i depove të ushtrisë shqiptare nga plehrat e kohës së Enver Hoxhës”. Por e përditshmja DITA ka botuar sot dy dokumente, në të cilat shihet se ndër armët e filmuara në Kongo janë edhe rreth 1 mijë copë automatikë të një lloji që në literaturën ushtarake ndërkombëtare njihet me termin AKM  GP25.  Sipas dokumenteve botuar në DITA këto armë nuk janë “pjesë e trashëgimisë” së Hoxhës sepse janë blerë pas vitit 2005 nga MEICO shqiptare në Kinë dhe Iran e më pas janë eksportuar drejt vendeve si Kongo.

Shkruan DITA: “Filmimet e bëra nga agjencia Reuters në qytetin Goma të Republikës Demokratike të Kongos janë vetëm maja e ajsbergut e tregtimit drejt zonës së konfliktit të Kongos të armëve shqiptare. Trashëgimi e komunizmit apo fryt matrapazllëku tranzicioni? Po të shikohet me kujdes filmimi i Reuters-it, ku duken arkat me predha 120 mm mortajash shqiptare, do të dallohen të paktën edhe dy “artikuj” të tjerë eksportuar nga Shqipëria në Kongo, ndër të cilat AKM  GP25. Ndër rreth 450 000 ton “plehra” armësh e municionesh, që Hoxha la në depo nuk ka pasur as edhe një copë automatik të këtij lloji. Siç dëshmon dokumenti që po botojmë ky lloj automatiku u kërkua të blihej nga MEICO vetëm 55 ditë pasi qeveria Berisha 1 bëri betimin në vitin 2005. Dokumenti tregon se në tetor 2005 MEICO në mënyrë të ethshme me një “listë pazari” në dorë kërkon të blejë sasi të mëdha armatimesh, nga shtete interesante si Kina, Koreja e veriut apo edhe Irani. Importimi i këtyre artikujve u krye nga firma shtetërore e Iranit të Ahmedinexhadit, Modelex Export Centre. Sipas licencës së lëshuar nga autoriteti kompetent shqiptar, kjo sasi automatikësh me granatahedhës duhet të eksportoheshin për në Kongo brenda tetorit 2011…”

http://respublica.al/artikuj/2012/11/27/imami-genjeu-per-plehrat-e-enverit-thote-dita-dhe-boton-nje-dokument-mm-ka

8 komente në “Imami gënjeu për “plehrat e Enverit”, ka eksportuar edhe armë të blera pas 2005-s nga Irani”

  1. loni says:

    ky imami do denohet ndonjehere per trafik armesh????kete thoni ju te ps nqs fitoni ne 2013,,,dhe je gjithe kupolja me malok ne qeveri,,a do denohen ndonjehere per gjithe keto abuzime qe kan bere me pasurite shteterore apo jo???kete thoni ojjjjjjjjjjjjj ps,,malokeve do ti vij fund apo jo..

    1. DaDy says:

      konet dhe qenushet lehin,,bobat ikin para

  2. era says:

    Mos u merzisni. Trimi Visho Ajazi asht duke i shqyrtue te gjithe keto gjana se per kete pune asht kone kthye pi Kanadaje.

  3. safa says:

    Vishoja vjen nga nje vend normal,po e prishi Saliu do kete fat Cerriku.

  4. emigrant says:

    berisha-meta per krimet qe kane bere bejne kunder popullit do ndeshkoen apo jo.

  5. Emigranti_UK says:

    Populli yne i ka qef genjeshtrat dhe nuk jeton pa to. Sali Nastradini me qeverine etij po u prrallisin me shume se Enveri.
    Vazhdoni dhe votoni per to se drejt Kongos po na dergojne.

  6. alban4eva says:

    detyra e pare e qeverise qe do vije ne pushtet, duhet te jete urgjentisht denimi i kryemafiozeve shqiptare, jo vetem per trafikim armesh te paligjshem, po per gjithcka, duke filluar qe nga vrasjet ne mes te bulevardit..

    nese nuk vihet drejtesi per vrasjet ne mes te bulevardit te njerezve te pafajshem, mos kerkoni hetime per shitje armesh, se nuk ka kuptim..

    Saleh plehu dhe te gjithe ata qe e rrethojne duhen futur ne burg, pike…!! perndryshe fjalet e tjera qe na thone afer zgjedhjeve jane boshe..

  7. Sandri says:

    IMAMI ËSHTË VETË NJË PLEH I ENVERIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje