Historiani i njohur Arben Puto shprehet për një sërë çështjesh që lidhen me Pavarësinë, ku mes tyre ndalet kryesisht në rolin e kryeministrit shqiptar Berisha dhe sidomos në figurën e Ahmet Zogut, që sipas tij, meritonte të varrosej thjesht në vendin e vet, por pa protokollin zyrtar të një republike.
Nga Ben Andoni, JAVA
Ka një ndërhyrje të vrazhdë në histori, e cila është shumë e dukshme në këtë vit, që përkon me 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Zoti Berisha është dukshëm protagonisti i kësaj ndërhyrje të pashembullt. Si e shikoni ju këtë fenomen në këndvështrimin tuaj?
“Po. Ka një ndërhyrje të vërtetë në fushën e historisë, e cila lidhet më shumë me ndërhyrjen e politikës në histori. Në kushtet e tanishme demokratike, kjo duhej të konsiderohej si e palejueshme, por kjo po na ndodh realisht. Dhe, iniciatori i vërtetë i kësaj ndërhyrje, është kryeministri i vendit Sali Berisha. Ai pretendon publikisht ta ribëjë historinë. E, me sa duket, mendon se mund ta bëj ashtu si bëri edhe në fushat e tjera: krejt pa pyetur njëri. Ai ka një mendim për vetveten, që e barazon veten direkt me kultin e Enver Hoxhës, sipas të cilit vetëm Ai është i zoti të vendosë pikat mbi “i”. Madje, këtë mendim, së fundi e ka edhe për historinë kombëtare. Por, mund të ketë lexuar nga fusha e historisë, apo duket edhe se ka dëgjuar, por historia nuk është asfare pjesë e formimit të tij të përgjithshëm. Ajo, që ai kumton, s’ka asfare sens historik, madje është krejt antihistorike. Shikoni, p.sh. se si i fillon fushatat e interpretimit të historisë. Disa javë më parë bëri një rivlerësim të Luftës Nacional-Çlirimtare nga një mohim i plotë i ‘Luftës Civile’ tek një nga faqet më të ndritura të historisë që e rreshtoi Shqipërinë në anën e Koalicionit Antifashist. Por, sipas tij, luftën nuk e bënë shqiptarët por e organizuan misionarët amerikano-britanikë të zbritur nga lart. Këtë përçartje të paimagjinueshme madje ua drejtoi edhe veteranëve, duke u thënë: Thoni të vërtetën, Brigada e Parë Sulmuese u organizua nga oficerët anglezë në Vithkuq. Disa e kanë parë si rishikim të perceptimit të tij, kurse unë e shoh si mohim të Luftës Nacional–Çlirimtare. Po ta njihte më mirë historinë do të kujtohej se kjo është një tezë e vjetër greke. Në Luftën e Vlorës, grekët thoshin se ajo nuk ishte epope e rezistencës shqiptare, por thjesht organizuar prej vetë italianëve për të mos lejuar pretendimet greke mbi Shqipërinë jugore. E njëjta gjë me ta ndodhi edhe për Luftën Nacional-Çlirimtare. Kryeministri grek Caldaris, në Konferencën e Paqes në Paris më 1946, deklaroi se në Shqipëri nuk ka pasur lëvizje të vërtetë rezistence. Kanë qenë vetëm disa aksione të izoluara të nxitura nga jashtë. Shqiptarët, vërtetë arritën të ngrinin një ushtri të vërtetë partizane, por këtë e bënë oficerët anglezë. Në kohë të tjera, këto gjykime shkonin deri aty, saqë pretendonin se të rinjtë ose populli shqiptar nuk kishte vetëdije apo aftësinë e duhur të organizohej. Populli shqiptar ishte vetëm për mish për top dhe mund të organizohej vetëm nga të tjerët. Ndaj, më së shumti, ky interpretim, ngjason me tezën e vjetër greke…”.
Cila është teza greke dhe e huaj në përgjithësi për rezistencën shqiptare?
“Teza greke nuk u la asnjëherë, edhe pse në Konferencën e Paqes më 1946, Shqipëria erdhi me përvojën e madhe të Luftës Nacional-Çlirimtare. Kryeministri Caldaris, e përsëris, do deklaronte në këtë Konferencë se nuk ka pasur asfare rezistencë dhe se shqiptarët nuk e kanë ndërgjegjen e duhur kombëtare për t’u organizuar. Sipas tij, përgjithësisht ka pasur disa banda, disa çeta, apo disa elementë të veçantë të nxitur nga jashtë dhe këto, që thjesht kanë bërë disa sulme të drejtuar kryesisht kundër minoritetit grek. Pra, nuk ka pasur rezistencë shqiptare. Këto janë thjesht shtrembërime, nuk mund të quhen risi. Është i njëjti mendim por në një variant tjetër, që qarkullon sot me pushtetarët tanë”.
A është tepruar disi në këtë përvjetor me konceptin e rishkrimit të historisë nga politika…?
“Për sa i përket Pavarësisë, Berisha ka dalë me kohë me idenë e rishkrimit të historisë. Çdo të thotë rishkrim? Asnjëherë s’është e thënë se historia mund të mbetet atje ku është ndalur dhe që mund të mjaftohet thjesht në arritjet e mëparshme. Historia është një proces në lëvizje të vazhdueshme, pasi dalin fakte të reja apo dalin interpretime të reja, dhe jeta do pasqyrohet ashtu si edhe është e zhvilluar historia. Kjo e fundit s’ndalon në një pikë fikse, por, në rastin e Shqipërisë, kjo më duket se nënkupton të hedhësh poshtë të gjithë atë që është bërë deri më tani. Për mua kjo s’është e drejtë. Për mendimin tim, duket qartë se Berisha do ta përmbysë historinë e Pavarësisë Kombëtare. Dhe, si po e bën? Edhe pse janë të kota këto përpjekjet e tija për shkrimin e historisë, ai dhe njerëzit pranë tij, pretendojnë për zbulime. Kështu, pretendon kur flet për shembull për ‘zbulimin’ e Lidhjes së Prizrenit. Të mendosh se ne e kemi festuar 100-vjetorin e saj më 1978 me aktivitete të mëdha, biles edhe me botime e zhvillime simpoziumesh prestigjioze mes të tjerash”.
Si shprehet kjo ndërhyrje në programin e 100 vjetorit të Pavarësisë?
“Sa më afër 100 vjetorit, aq më shpesh Berisha ka ngulmuar për të hedhur poshtë ‘historinë e falsifikuar’ dhe për të vendosur të vërtetat historike, por si ia thotë mëndja atij. I gjithë programi i qeverisë së tij për 28 Nëntorin e ka këtë fill lidhës që e bashkon. Që do të thotë nënvleftësimi i madh i Ismail Qemalit dhe ngritja e Ahmet Zogut. Me këtë prirje, kjo festë, duket krejt e përmbysur. Ndërsa tradicionalisht ka qenë Vlora si kryeqyteti i parë, ku është bërë festimi i Pavarësisë, tashmë në këtë 100 Vjetor, kryeministri po mundohet të mbushë radhën: Pra, për të hequr vëmendjen dhe për t’ia marrë Vlorës peshën si qytet i pavarësisë. T’ju sjell në vëmendje disa shembuj: Para disa muajsh, me gojën e kryebashkiakut të Tiranës, u tha se Pavarësia është shpallur në Tiranë më 26 nëntor. Të kujtojmë se këto janë thjesht ngjarje lokale, dhe janë bërë me udhëzimet e mëparshme të vetë Ismail Qemalit, i cili kërkonte që të bëheshin aty-këtu gjeste të tilla në mënyrë që të krijohej ashtu si duhej atmosfera për ngjarjen e madhe që pritej të bëhej. Por, të kthehemi në Tiranë: Çfarë u tha? E kam shkruar momentin se si u hap mbledhja. Fjalën e mbajti beu Toptanas, Refik bej Toptani, i cili do shprehej se, “Vëllazën, me hidhërim të madh po ju lajmoj se puna e pru që me u nda me vëllaznit tanë turq. Ai flamur që u valëvit 500 vjet do të ulet e do të ngrihet flamuri kuq e zi me shkabën dykrenore”. Kjo, pra, ishte gjuha e përdorur. Shembulli tjetër është disi qesharak. Ai lidhet me profesorin e historisë që pretendon se gjeti në Vjenë një dokument të pavarësisë. E vlerësoj që e gjeti. Por e gjeti dhe e solli menjëherë duke ia dhënë kryeministrit, pasi e di se atij i shkon kjo logjikë. Berisha na doli menjëherë në televizor dhe konfirmoi këtë ngjarje të madhe me këtë dokument ‘të madh’, që na bënte të njohur se Pavarësia është bërë që para 28 Nëntorit!!! Unë mendoj se ky njeri do me çdo kusht ta shfuqizojë Vlorën”.
A nuk duket si e tepruar që peshën më të madhe specifike të këtyre festimeve e mori ardhja e eshtrave të mbretit Zog?
“Padyshim, kjo është pjesa kryesore e shtrembërimit të festimeve, që lidhen me 100-Vjetorin. Praktikisht, çfarë po ndodh që figura kryesore e këtij 100 vjetori ta meritojë të jetë Ahmet Zogu? Unë, në studimet e mia, arrita të gjej referencën e një veterani amerikan, që ka bërë një ‘Histori të Shqipërisë’ në 3 vëllime. Aty përmenden disa fjalë të Zogut, që më janë dukur mjaft interesante dhe që mbajnë si kohë fundin e jetës së tij. Sipas kësaj reference, ai ka thënë: ‘Jam gati të shkoj në atë vend, si qytetar i thjesht i asaj republike (Republika Popullore e Shqipërisë), sepse edhe unë vetë, para se të bëhesha mbret, isha republikan’. Këto janë fjalët e cituara prej tij. Për hir të së vërtetës: e kuptoj ardhjen e eshtrave në vend, si përmbushje të amanetit të tij personal njerëzor. Por që të mbizotërojë ky lloj programi, ku dominon figura e Zogut me përmasa kaq të tepruara, më duket vërtetë e tepërt. Harrohet se çfarë ishte Zogu? Zogu, me të vërtetë ka sunduar për 15 vjet historinë shqiptare dhe është e vërtetë se ka vendosur një gur në themelin e shtetit shqiptar. Ai ka arritur disa rezultate për konsolidimin e shtetit shqiptar, por s’është kjo biografia dhe pasqyra e veprimtarisë së tij. Kryesor mbetet akti i tij, kur u largua nga vendi më 1939. Apo le të kujtojmë ardhjen e tij më 1924 me ndihmën e kryeministrit serb Pashiç, që e detyroi edhe të bënte vrasjet e Bajram Currit dhe Hasan Prishtinës. E si të mos mjaftojë kjo: Merr dhe ikën, duke marrë të gjithë pasuritë. Për mendimin tim, ky personazh, ka pasur vetëm dy ambicie: Pushtetin dhe pasurinë. Të mos harrojmë edhe faktin se ka marrë ryshfete të mëdha nga italianët. Madje, në dokumentet italiane për Traktatin e vitit 1926, reflektohet se si ka marrë 200.000 milion Lira me shpjegimin ‘Senza ricevuta’. Të mendosh një pritje madhështore, në një vend që është Republikë, por që na e kthyen si Monarki. Më ka bërë përshtypje të keqe edhe Presidentja e Kosovës. Znj. Jahjaga tregoi se nuk ka ndjenjë qytetarie, kur thotë se me ardhjen e Zogut u zbatua drejtësia hyjnore?! Harron se Zogu ka vrarë Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën. Dy personalitete të irredentizmit shqiptar, dy personalitete të larta nga Kosova, që vunë vërtetë pikat mbi “i”. Gjithsesi, na erdhi mirë me reagimin e Kryetarit të Parlamentit, Jakup Krasniqi, i cili tha se nuk njoh as Mbret e as Princ. ‘Vendi është Republikë dhe si i tillë për mua s’ka regjim tjetër’. Kjo duhet shkruar me gërma kapitale. ‘S’ka as mbret dhe as princ’”.
Si njohës i mirë i Të Drejtës së Shtetit, cilat janë momentet më të rëndësishme të 100 viteve të ekzistencës së shtetit shqiptar?
“Momentet më të rëndësishme janë: Shpallja e Pavarësisë si akt. Pastaj, duhet të konsiderohet rimëkëmbja e shtetit shqiptar pas Luftës së Parë Botërore. Kongresi i Lushnjës, me vendimet e tij, mund të jetë një tjetër moment i rëndësishëm. Dokumenti, që e quaj po ashtu me rëndësi, është ai që firmosën italianët për të ikur nga Vlora. Ngjarje tjetër është edhe pranimi në Lidhjen e Kombeve me 1920, po në atë vit. Një ngjarje e madhe është Lufta Nacional- Çlirimtare, e cila mund të konsiderohet si një luftë epope. Pas Luftës së Dytë Botërore do të quaja mohimin e Monarkisë, pas vendimit që merret nga Kongresi i Përmetit. Kuptohet se ky vendim merr përmbajtje konkrete me vendosjen e qeverisë së re. Akt i madh është edhe dalja nga Traktati i Varshavës. Ajo ka një rëndësi të jashtëzakonshme, pasi, deri më atëherë, Shqipëria identifikohej me politikën e jashtme të BRSS dhe konsiderohej si satelit i BRSS. Vërtetë kishte një kauzë të përbashkët që lidhej me Ideologjinë, por, me aktin e largimit, u tregua se kishte një kufi. Shqipëria arriti të shkëputej me të gjitha pasojat që mund të kishte dhe pati. Nga kjo pikëpamje duhet shënuar se, kjo kthesë, mund të themi që është demokraci, në kuptimin e drejtë të fjalës. E jo vetëm të shpallësh, por edhe ta zbatosh. Duke iu kthyer edhe njëherë 100-Vjetorit duhet thënë se ai nuk mund të shënohet pa u vënë në vendin e duhur kthesa e madhe e viteve ’90. Ajo kthesë hap një epokë të re në historinë kombëtare. Për herë të parë, Shqipëria mund të njohë e të çmojë vlerat e një shoqërie të hapur e të lirë demokratike. Por nuk kemi arritur që veç shpalljes dhe të zbatojmë. 100 vjetori duhej të mund të festohej më mirë me një demokraci të konsoliduar, të arrirë, pa situata konfliktuale, pa kriza që e cenojnë rëndë. Mbetet gjithnjë një aspekt që duhet të kthehet në realitet”.
A mendoni se ka domethënie mos përmendja e saj sot?
“…Duket sikur politika nuk ekziston, pasi çdo gjë varet nga lart, ku Berisha i ka përqendruar të gjitha mbi vete. Ai është kthyer në një autokrat të vërtetë në sistemin e një qeverie demokratike, që është e paimagjinueshme në vendet demokratike. Sali Berisha mund të quhet përgjegjës për dy gjëra: që është bërë autokrat absolut dhe që ka krijuar kultin e tij. Ka krijuar kultin se ekziston vetëm ai. Ai nuk lë dhe ministrat të flasin, dhe ndaj flet dhe për histori. Një çështje tjetër është se ka izolim të vendit. Jo në kuptimin e vjetër të fjalës dhe mbylljes hermetike, por izolim, gjithsesi. Mburremi me pjesëmarrjen në NATO e heqjen e vizave, por objektivi kryesor është hyrja në BE. Të mos harrojmë se na kanë rrëzuar dy herë dhe po bëhet e treta. Atëherë, kur rrëzohesh…dhe nuk reagon, kjo do të thotë se diçka nuk shkon”.
Në mbyllje, a duket reagimi i Z.Qosja që i afrohet ndjesisë që keni ju për këtë përvjetor?
“Rexhep Qosja është një personalitet i shquar në të dyja anët e kufirit, Ka një kulturë të gjerë. Fusha e tij kryesore është historia e letërsisë. Por ka bërë edhe gjëra interesante për historinë kombëtare, pasi njeh mirë zhvillimin e çështjes shqiptare në planin ndërkombëtar. Ai është prezent në momentet kyçe, është autori i një vepre mbi çështjen shqiptare të botuar në frëngjisht posaçërisht për Konferencën e Rambujesë. Çfarë do të thotë në thelb Qosja me intervistën e tij? Thotë se ajo periudhë 50 vjeçare e regjimit totalitar është pjesë e historisë, e nuk mund të injorohet, sikur s’ka qenë. Dhe nuk duhet parë vetëm në njërën anë. Nuk lë pa përmendur të këqijat, plagët, ekseset. Regjimi është i dënuar, veçanërisht për politikën represive ekstreme, për politikën e ndjekjes jo vetëm të fajtorëve (realë apo imagjinarë), por edhe të persekutimit të familjeve, të fëmijëve, në kundërshtim të hapur me parimet bazë të drejtësisë. Qosja mund të shtonte dhe masat e skajshme të izolimit që kanë qenë me kosto të lartë, ndalimin e fesë.
Lista mund të jetë më e gjatë, por Qosja merr guximin të japë një gjykim objektiv, të shikojë atë periudhë dhe në anën tjetër. Është një guxim që pakkush e tregon këtu tek ne. Antikomunizmi është strehë më e sigurt. Rexhep Qosja numëron një varg arritjesh të rëndësishme të asaj periudhe. Popullsia që vuante urie mori bukë, dhe që ishte një mjerim i thellë. Të kujtojmë “Legjendën e Misrit” të Migjenit. U ndërtuan institucione bashkëkohore, institucione që ka një shtet. Çuditesh veçanërisht me arritjet në fushën e kulturës, arsimit edhe në ekonomi. Mandej, kur flitet për këtë, Qosja ka parasysh mungesat, dështimet mu këtë anë tonën përgjithësisht, pavarësisht nga ndonjë rezervë. Qosja bën një vlerësim objektiv të 100 vjetorit të një shekulli të tërë, në radhë të parë nga ana pikëpamja e vlerave kombëtare. Nga analiza e Rexhep Qoses nuk del i larë Enver Hoxha për mëkatet që ka bërë, por del e larë Shqipëria e tërë, me 100 vjet pavarësi të përshkruar mjeshtërisht, pasi ajo periudhë ka pasur dhe anën pozitive: U ngrit Universiteti, sistemi albanologjik, Akademia. Për këto dhe të tjera, e vlerësoj Qosen dhe mendimin e tij për përvjetorin”.
Shpresoj ta kuptojne idiotet vleren historike dhe ligjore te 17 nentorit dhe mos kapen tek komunistet, ballistet dhe menermreti qe pinte whiskey e luante golf ne Londer.
Synimi grek ishte i qarte: te merrte gjysmen e Shqiperise.
O Puto…
Po ç’keni me Zogun, or Burra!
Ju rrojtet e punuat e moret nderime nen epoken e Partise dhe te Enverit.
Por, pikerisht per kete periudhe, nuk e nuk e nuk e thoni dot nje fjale…! Nuk e mburrni dot se ishte zezonë e rrafshët, por as e shani dot, se ju vetë e bët ashtu…
U iku jeta dhe vepra dhe lavdia per shalësh!!!
Dhe, qe te mos rrini pa folur, i ktheheni Zogut!
40 vite te ketyre 100 viteve, ia vodhet sy nder sy popullit shqiptar, dhe prape nuk kujtoheni te kerkoni ndjese…
Ndjese, qe nuk bet dot histori per ta, per shqiptaret…
Zogut iu rikthye produkti tipik i komunizmit me emrin Sali!
Per malokun Argjirokastriti:
Je ne me Zogun,por KERMA ZOGOLLI,cfare ka me ne,qe na eshte ngjitur si MUTI PAS KEPUCES???
Zef i nderuar,
me beso, nuk jam as nga veriu, as me Zogun-si Mbreteri,
por duhet te mesohemi te pohojme, te pohojme ate qe vlen te pohohet, tek te gjithe ata qe vete ne, veriore dhe jugore, shqiptare te shqiperise se vogel apo shqiperise natyrale, i besuam, i votuam, u sherbyem, tjeter se me njerin me pak e tjetrin me shume, ndodhi te zhgenjeheshim…
Zogut sigurisht nuk mund t’i harrohen vrasjet e disa figurave qe atij i shfaqen edhe atje ku eshte, por le te kujtojme ate qe nuk na e kishte treguar asistent doctor profesor Putua dhe ata qe mbaheshin per te mencur pas Enver Hoxhes (dhe qe ia hedhin tere fajet te vdekurit, pa marre asgje ne kurrizin e tyre!): Hasan Prishtina duhet nderuar per ate cfare beri- dhe askush nuk e pengon dot nderimin e tij, por ne njerin nga atentatet qe i ben Ahmet Zogut, ne Vjene, hasan prishtina ishte aty afer ne nje klub dhe priste lajmin e vrasjes se tij…!
Mund te mendojme ndryshe, qe e meritonte apo jo Zogu vrasjen, por si qytetare te sotem, dhe si te deshiruar per nje histori sa me reale, duhet te kuptojme se ne ate kohe ne shqiperi e ballkan e kudo, keshtu ndodhte. Nuk mund t’i kerkohet Zogut te vdekur te behet demokrat, as socialist as legalist, madje! E mendon ti, psh, Ahmet Zogun ne Partine e Ekrem Spahiut?! Qofte edhe si kryetar Nderi!!!
Lexo shenimet e fundit te Ana Lalajt. Ka shkruar edhe Dje, por ka lexuar tere keto vite, ka ndricuar veten, dhe shkon per nga e verteta, e vetmja gje qe na sherben te gjitheve, pavarsisht se kush eshte me qira ne ndertesen e kryeministrise…
Profesor Puto thote: “Antikomunizmi është strehë më e sigurt.”
Fjali teper e vertete, zoti Puto. Antikomunizmi esht strofkulla e injoranteve, arroganteve, koke-feudaleve, fetareve anti-kombetare, politikaneve zhvates e dembela, intelektualeve me diploma e mendime fallso, ekonomisteve te berrylit, etj, etj… Te gjithe keta per te mbuluar idiotizmin dhe paaftesine e tyre (njerezore dhe profesionale) fshihen nen mjegullen e madhe mbi 20 vjecare(!) me emrin anti-komunizem!!!
Ky soj pseudohistoriani do vdes me mendimin bolshevik se “beu eshte i poshter”.
Refik Toptani eshte nje patriot i madh dhe menyra e te shprehurit te tij ka te beje me situaten dhe fanatizmin qe sundonte atëhere ne Tirane dhe pergjithesisht ne Shqiperi.Po te shprehej me tone te ashpera kunder Stambollit, mund te shkaktonte irritimin e fanatikeve, ashtu siç ndodhi me bustin e diktatorit ne ’91, ku ky “sho”, dhe soji i tij, deshen ta ringrinin. Ne kete linje ai eshte si heroi i vet i preferuar; Haxhi Qamili:)
Ne mos gaboj Refik Toptani propozoi ne Elbasan flamurin e kuq, me shqiponje por me Gjysem hene siper kokes.
(Ka nje foto ne nje liber te nje udhetari francez).
Te me korrigjoje kush ka kujtese me te mire…
Mire e ke ti LLESH:Beu nuk eshte i poshter ,por QEN BIR QENI!!!
Bejleret,agallaret,bajraktaret dhe soji e sorollopi i tyre,I KANE PIRE GJAKUN NDER SHEKUJ KETIJ POPULLI,NDAJ E KANE MERITUAR URREJTJEN E POPULLIT DHE PLUMBIN BALLIT!!!
Kur shof qe ne çfar rreziqesh per coptim ka kaluar Shqiperia,kur shof se ne ç’gjendje ndodhet sot vendi yne them me plot gojen: RROFTE ENVER HOXHA!
Kur shof se ne ç’gjendje ndodhet Shqiperia me plot gojen therras: POSHTE SALI BERISHA!
Or ti Llesh leshi. U bere ti te vlersosh kush eshte historian e kush jo. Ik ,mbathja!
Njerèzit me inteligjencè normale dinè dhe kuptojnè se ku duhet tè gjejnè vetèveten. Se me kè tè ndajnè bindjet dhe pèrvojèn e tyre. Vèrtetè kèto burime janè tè pakta dhe nuk i gjen çdo ditè por, zotèrinjtè Rexhep Qosja dhe A.Puto janè njè garanci e lartè besimi, janè pasqyra e asajè qè i duhet sot shqipètarit.
Sali B. ishte si njè èndèr e keqe, si njè ‘mish’ krejt i huaj nè trupin e shqiptarit, pjella e mbrapshtè e njè deleje tè zezè…..
Ai dhe soji i tijè nuk ka se çfarè tè festojè nesè me shqiptarèt nè Vlorè,
Shqipètarèt festojnè trimèritè e tyre, ngadhnjimin, respektin dhe dashurinè pèr njèri tjetrin, pèr tè gjithè ata qè e ngritèn nga mènxyra.
Nga ajo mènxyrè pjesè e tè cilès èshtè dhe vetè Saliu i Sheqeres qè mbolli kudo veç krypèn.
Gèzuar Shqipèri ! Gèzuar shqipètarè i pastèr, i ndershèm e patriot !
Kjo festè èshtè pèr ata qè dikur u mblodhèn nè Lezhè e nè Prizren. Pèr ata qè u mblodhèn nè Vlorè nè 1912 e qè po vijnè sot e do tè vijnè nesèr e sa tè ketè jetè shqipètari….. Kjo nuk èshtè festè pèr Hamzatè, Esatè,zogistè, ballistè e salistè. Pasi ata kanè festuar nè Stamboll, Athinè dhe Beograd.
Rroftè Shqipèria etnike !
O Lesh futu ne teme zotnia po thote qe te thuhet e verteta ashtu sic ka ndodhur dhe jo sic thote serbi e greku.Ingranohu me artikullin pastaj komento o krap qe nuk u bete dot njeres o kafshe pylli.
Enveri ka bere historine me te madhe te kombit shqiptar.Ai me 70.000 partizane,ajka e ketij kombi,nuk lane shkemb e shkrep te ketij vendi pa shkelur.Eshte e madherishme,per vendin tim,per historine e vendit tim te vogel.Keta shkruajten historine,keta nxoren ne ankand tradhetaret e ketij vendi.Mos u perpiqni me kot te shkruani historine e Shqiperise me benevreket e qepura te bejlereve dhe agallareve.Enveri diktoi historine sipas te vertetes.Ndryshe nga Sali psikopati e disa aguridhe te tjere,Enveri i ka njohur personalisht shumicen e atyre qe pretendojne se kane bere histori.Turp te keni,matrapaze,antishqiptare.Enveri eshte shpata qe do u rije gjithnje te koka.
Bravo Glauku!!Koment per se mbari!!Shume bukur:
” Kjo festè èshtè pèr ata qè dikur u mblodhèn nè Lezhè e nè Prizren. Pèr ata qè u mblodhèn nè Vlorè nè 1912 e qè po vijnè sot e do tè vijnè nesèr e sa tè ketè jetè shqipètari….. Kjo nuk èshtè festè pèr Hamzatè, Esatè,zogistè, ballistè e salistè. Pasi ata kanè festuar nè Stamboll, Athinè dhe Beograd.
Rroftè Shqipèria etnike !”
U ngrit Universiteti, sistemi albanologjik, Akademia. U be edhe njesimi i gjuhes shqipe, mungesa e te ciilt ka qene historikisht argumenti kryesor i armiqve te kombit per te na lene pa shtet. Pa folur per te gjitha ato pasuri qe cdo i babezitur i radhes me sadopak pushtet, ka 22 vjet qe vjedh e nuk nginjet. Lere luften antifashiste qe kemi po 22 vjet qe thuajse ia kemi harruar komandantet. Tani u kujtuam ti degdisim si refugjate anonime per te kerkuar strehim politik ne Angli. Ore, ku jane shkolluar gjithe keta derdimene qe, po te kish qene regjimi i Zogut, do te ishin ose duke mjele delet ose duke pjekur geshtenja, qofte apo zier salep? E kemi kthyer Enver Hoxhen ne nje gur filozofal me fiksimin e cartur se, sa me shume e godasim, aq me te besueshem jemi. Kopje e keqe e anes me te keqe te vete Enverit. I cili, me gjithe mekatet e pafalshme, e dominoi kete shekull shteteror per thuajse ne gjysmen e tij. Dhe e meriton shume me teper se Zogu te zere vend qendror ne histori. E keqja eshte se nuk i leme vetes asnje shans per reflektim dhe korrigjim, pra per qytetari. Cdo teprim jep efekt te kundert.
Faleminderit Profesor per intervisten,te urojme shendet dhe te mos pushosh se shkruari te vertetat e historise se vendit tone,e sidomos te ketyre 22viteve gjoja demokracie,mbasi ishte nje fat per ne qe ju e disa figura te larta te historise si K.Frasheri,P.Xhufi,P.Milo e plot te tjere i preket si te thuash me duar ngjarjet e ketyre viteve,ku ju duhet tja lini historise e jo te behet historia nga disa surrogato politikane qe momentalisht kane pushtet por jane INJORANTE e qe behen te mencur ne cdo gje qe thone,a thua se po u bere kryeminister i di te gjitha.Ndersa tjetra do te donim qe ju te ishit ndermjetesi i bashkimit i te dy te medhenjve qe ka Kombi Shqiptar momentalisht,qe tu jepnin doren njeri tjetrit I.Kadare me R.Qosen.
Ska si te dale ndryshe salushi, me shurren e Enverit eshte ushqyer.
profesor e ndjej shqetsimin tuaj, por nje gje me lejo te shpreh. nuk ka zot e perendi te shbej historine e nje populli te shkruajtur me gjakun e martireve te kombit. nje popull qe historine e ka shkruajtur mbi ate qe eshte e verteta tregon injorance dhe mos seriozitet. kush do te shkruaj te pa verteta, brezave qe do te vine do ti tregohet ajo qe ka ndodhur dua sduan disa qe kane marre misionin e gabuar te riberjes se historise.
Antikomunizmi,per fat te keq(do theksuar me te madhe,PER FAT TE KEQ) eshte flamuri me i ndotur,me i perdhunuar,me i zhelosur ne keto 22 vjet pseudo-demokraci dhe ne kete 100 vetor te shtetit shqiptar! Sepse e rrembyen,e uzurpuan dhe vazhdojne ta perdhosin duar te ndotura spiunesh si puna e Jozefina Topallit dhe Sali Berishes,te cilet kane mbledhur rreth vetes te gjithe kontigjentin anti-shtet dhe anti-ligj ne kete vend!!!…
Ka burra te medhenj ky komb si puto e qosja. Ka plot te tjere. Gjynah qe e udheheq nje sharlatan. Te mbushen syte me lot kur I lexon.
Mencuria, atdhedashuria,njohurite e tyre jane si nje oqean I tere.
Ndoshta shpejt do te vije koha dhe keta te respektohen ne nivelet qe u takon duke I shpallur dhe heronj te kombit. Se perballja e ketyre njerezve te ndritur me llumin e krijuar eshte e veshtire.
Por ky llum I krijuar nuk mund te turbulloje oqeanin e tyre te kthjellet.
Syte mi mbushe me lot profesor.
Shqiperia do fitoje.
Qose dhe Puto flasin me gjuhen e shkences dhe objektivitetit historik
,ata nuk flasin qe tju bejn qefin te tjerve ose thene Bossav.
Ata nuke jane kengetar te oborreve mbretrore e te toboreve.
Te hudhesh posht e pa vlere nje histori 50 vjeqare me te gjitha te mirat dhe te kqijat e asaje kohe,ne nenqmojme vetveten tone.
– Ta fshijme komunizmin
– Ta kujtojme luften nacinal-qlirimtare
– Konferencen e Bunjajt pere bashkim e Kosoves me shqiprin
– Punen e pa kompromis pere ndertimin e vendit
– Zhduki analfabetizmin edhe ne majat me te larta te Tropojej
– Zhduki vlavrasejet Kanunore
– Ndertoj shkalla,Fakultete,akademishkencave kombtare e ushtarake
– Reagoj i me rsisten te pa luhatshme turrjes greke ne kufi te Shqipris
– Mbrojti Shqiprin nga kthetrat Jugosllave pere si republik e tete e Jugosllavis
– Ndertoj fabrika e kombinate pere perpunimin e hekurit,tekstilit dhe ushqimit
– Nderoj hidrocentrale
– Zhduku varferin e bukes
– Ngriti kulturenkombtare dhe historin e figurave kombtare dhe te deshmorve
– Zhdukte dallimet veri- juge
– Moqalet i beri fusha buke
– Sistemine ujitjes
– Nje ushtri qe do ti benete balle cdo agrsori
– Doli nga blloku i Varshves e kuptoj se ky bllake komunist ishte bllok i rrenve
– Doli edhe nga bllokuirrenve komuniste te Kines
– Gaboi qe nuk u ngop me keto rrene pore ishte vone
– Nuk gabojdhe ndryshoj sistemin pa viktima
– Mirpo hallka e sistemit komunist ishte edhe si hallke interesi e fuqive te medha psh. Greqija ka qen raste tjeter jo qe nuk kapase komunista ne ate vende etj…
Të raftë pika
Lok fshatari të raftë pika
Të ka zgjedhur republika
Që n’fillim gabimin bëri
Në vënd tën duhej puntori
Ish vegjlia nër qytete
Gjoks i vu luftës për vete
Se la fronin lok fshatari
Mori ç’gjeti ka hik i pari
Si hajduti në errsirë
Na la vëndin faqe nxirë
Lok fshatare të republikës
E presin si hero t’ditës
Po na qesh e gjith njerzia
Protokoll bën katunaria
Ka dal dursh filozofia
E gjith kjo me paret e mija
Dashtë zoti që ky horri
Ka sjell mrapsh ç’ka mori
Se për namin faqen nxirë
E lan çunat me gjak t’mirë
Me 17 pastruan Tiranën
29 tërë vatanin
Ishte hikja jote ndyrë
E la bosh të ket menxyrë
Arben Puto, kalemxhiu me i talentuar i MASHTRIMIT ne sherbim total te Enver Hoxhes, fajtori me i madh per shtremberimin e historise se vendit tone dhe pergjegjes kryesor per INDOKTRINIMIN enverist te shqiptareve i kishte dhene motren kryexhelatit Manush Myftiut, qe do te thote se ka qene kunat me kete gjakatar komunist. Keshtu qe eshte e qarte pse flet GENJESHTRA sic ka folur tere jeten e tij. Arben Puto nuk ka si te flase ndryshe vecse te konfirmoje ate qe ka sajuar me doren e vet vite me radhe me urdher te SADISTIT Enver Hoxha. Degjojme qe flet si dallkauk ordiner per vjedhje te floririt te Bakes se Shtetit dhe nuk u jep pergjigje pyetjes: Pse floriri i Bankes se Shtetit ndodhet ne Londer? Si historian qe eshte duhet ta dije mire arsyen. Sepse Enveri me urdher te Titos vune minat ne Kanalin e Korfuzit dhe vrane ushtaret angleze si mish per top. Me pas Enveri edhe Saliu kerkuan nga anglezet qe t’i kthenin floririn e konfiskuar, bile derguan seksere tebtile disa here, por askush nuk u hodhu qurret. Per cfare VJEDHJE te floririt behet fjale. Qe matet me tonelata, kur dihet qe Zogu u largua me rruge tokesore nga Korca me karroca me kuaj. Nje nate fjeti tek Beu i Gorices dhe te nesermen u largua per ne Selanik. Kush ka dy pare tru ne koke e kupton se historia e “VJEDHJES SE FLORIRIT” eshte sajuar ne bodrumet e KOmitetit Qendror, nga historiane si Arben Puto. Qe te dalim tek nje ceshtje me kryesore: Pse nuk flet ky kunat i Manush Myftiut se ku shkonin LEKAT e prodhimt shqiptar gjate periudhes se Enverit? Ku shkonin LEKAT e floririt te Rubukut, te kromit te Bulqizes, te nafts se Ballshit, te asfaltit te Selenices, te energjise se hidrocentralecve, te cigareve dhe duhanit, te shalqinjve dhe domateve per eksport, te konjakut dhe veres dhe shume e shume artikuj te tjere. Te gjitha keto prodhoheshin nga fabrika, qe i kishin FALUR “miqte” e Enverit, te cilet i nderronte si Mbreti grate. Po te besh nje llogari fare te thjeshte del se vendi yne ka eksportuar me dhjetra miliarda USD mallra, nderkohe qe standardi i jeteses ishte 200-300 USD per fryme ne vit. Ku kane shkuar keto miliarda ne valute amerikane? kesaj pyetje duhet t’i pergjigjet kalemxhiu i Enverit Arben Puto para se te flase dhe mashtroje per vjedhjen e floririt nga ana e Zogut. Per ceshtje te tjera idiollogjike si Kongresi i Permetit me Republiken e tij te ZISE dhe MJERIMIT eshte e kote te debatosh me kete DOROLEC te historise enveriste.