“E vranë në ditën e parë të punës. Para se ta qëllonin me thikë, e masakruan në fytyrë duke i shkaktuar shumë plagë në trupin e njomë. Nuk e njohëm kur e pamë”.
Kështu kanë deklaruar familjarët e Julian Çunit, fatorinos 17-vjeçar që u vra të dielën pasdite për një debat mbi çmimin e biletës.
“E çuan në varr si dhëndër, që nuk arriti i shkreti ta gëzojë atë ditë të martesës”, ka pohuar halla e tij për gazetën Shqip, duke hedhur dyshime për mosndërhyrjen e shoferit.
Të njëjtat dyshime për shoferin ka hedhur edhe i ati i Julianit, në një intervistë për gazetën “Panorama”.
“Ai nuk ka bashkëpunuar në krim, por për mendimin tim edhe shoferi ka përgjegjësi, ka përkrahur autorët e krimit, ka lejuar të ndodhë kjo tragjedi, madje i ka lejuar edhe të ikin nga vendi i ngjarjes”, pohon Bilal Çuni.
Babai i bën apel policisë që: “Ata që i morën jetën djalit tim duhet të paguajnë për krimin e tmerrshëm që kryen. Policia duhet t’i arrestojë sa më parë”.
Ç’po ndodh keshtu me neve?!!!Çohu Enver se vetem ti di si te qeverisesh!
Ngushllime, ç’te themi tjeter! He qeveri e poshter. Ah sistem antinjerezor!
e pa besuare 100 vite vetem tragjedi ai vende i mallkuare zoge maloke sali etj
Eshte vertete e tmerrshme ! Ngjarje si keto…te lene pa fjale ! C’eshte kjo deshire perverse per te vrare, vjedhur, rrahur e shkaterruar o shqiptare ?!
… Gezuar 100 vjetorin! Keshtu do jemi dhe per 100 te tjera, se nuk ndryshojme ne, jemi te pagdhendur !!!
ngushllime te perzemerte familjes. fatkeqsi e madhe qe vazhdoin te jetoin keto lloi plehrash ne gjirin e shoqeris tone,uroi qe ligji te veproi
Nuk ka fjale per te pershkuar dhimbjen e familjes. Djali si drita te ta vrasin per hic gje. Kjo eshte e pa pranueshme dhe policia , qytetaret nuk duhet te heshtim dhe te hiqemi sikur s’ka ndodhur asgje. Po na vrasin femijet dhe po heshtim. Me vjen ndermend thirrja e Migjenit: OH Si s’kam nje grusht te fuqishem ti bie mu ne zemer malit qe hesht. BOLL kemi heshtur. Juliani i ri, i pafajshme nuk duhet te vdiste dhe ata qe e vrane duhet te denohen sa me pare dhe jo tia hedhin pa u lagur sic ndodh rendom. As vdekja e tyre nuk e lan gjakun e njome te 17-vjecarit – s;pati njeri aty te ndalonte kete krim te pashoq. …………
O bo bo! Cfar beni keshtu more djem si mund te vrisni nje djale minoren qe nga halli nuk ka vajtur te studioje por ka vajtur te punoje. Cfar po ndodh keshtu ne Shqiperine tone? Ah Sali Berisha Sali Berisha ti i ke fajet te gjitha qe ke vene minister te brendshem nje kalama te papjekur si Flamur Noka. Kur do te vije ajo dite qe te zbatohen ligjet ne Shqiperi ore njerez? Mendojeni se ajo qe i ndodhi atij djalit te bukur qe shikoni ne fotografi mund ti ndodhin kujt’do nga neve ose femijeve tane.O zot o zot cfare dhimbje e madhe me keputet shpirti mua per ate pa lere per familjen e tij cfar plage e madhe qe eshte hapur. Shoferi nuk ka nderhyre se ka pasur frike per jeten e tij se mund ta kene kercenuar edhe ate ose shikoni se mos eshte ndonje hakmarrje se shqiptaret jane te poshter per te vrare per hakmarrje vetem kunder qeverise rrine si dele keta por per hunjte e gardhit ta hapin koken me sopate. Ngushellime familjareve te djalit, zoti u dhente kurajo ta perballojne kete dhimbje te madhe.
po normal se policia eshte per te kapur ndonje femije qe vjedh flamur dhe ta rrahi si kafshe ne mes te rruges,,,,cfare te thuash a ka ngushellim per kte familje qe ia masakruan djalin si drita,,,kriminelet kushedi ku do jene duke pritur te marrin ndonje kocke qingji te festojne festen e panvarsise,,,,skandali i shekullit!
Cfar fatkeqsie esht kjo??!! Fatkeqsi esht kur te bie dicka e keqe nga natyra..rrufe, permbytje etj. Kjo esht keqèsi e pik..nuk esht e mundur nje e keqe e till…e keqe sepse halabakve nuk u esht mjaftuar e rrahura..i esht duhur ti marrin jeten…un nuk e di nga u buron gjith kjo e keqe!!!
Eh, more fatkeqe te lindur, pse e cuat arkivolin e atij egjelli 17 vjecar ne varreza?! Arkovoli i tij duhej cuar perpara Kryeministrise per te dekoruar shtetin e zi qe po nderton Sali Berisha e co.