Rock me qofte te “Murat Toptani” (derisa të theren deshtë)...

26 Nëntor 2012, 22:04Politika TEMA

Një vëzhgim në rrugën “Murat Toptani” në kryeqytet. Atje ku bëhet bashkë muzika rock (në tentativë), portreti i Skënderbeut nga Durrësi, qilimat nga Kruja dhe qoftet e tymosura nga Tirana (që shiten si kërnacka të Korçës)… Mediokriteti e deri diku banaliteti i të festuarit të diçkaje që do duhej të ngjallte krenari, por që në fakt ngjall trishtim të përzjerë me një thuajse histeri kolektive deri ditën kur do shikojmë 1000 desh e 1000 qengja të varur me kokë poshtë në sheshin “Nënë Tereza”

Nga Entela Resuli

“Hey sexy lady”, refreni i “Gangnam Style” të Psy është kënga që hapi koncertin e parë për Pavarësi në kryeqytet. Nën ritmin e saj i është uruar mirëseardhja të gjithë atyre që do të kalonin nga rruga “Murat Toptani” ditën e djeshme. Ashtu siç ishte programuar në axhendën e Bashkisë, koncerti zgjati nga ora 12:00 deri në orën 17:00 të pasdites së të hënës. Këngëtarët që u ngjitën në skenë ishin: Marsela Çibukaj, Renis Gjoka, grupi Na, Xhejn Kumëria. Ata tentuan të këndonin rock. Por teksa muzika vazhdonte, pamja poshtë këmbëve të skenës së ngritur në atë pjesë të Tiranës kishte një përzierje ngjyrash pa lidhje… Ndërsa aromat ishin edhe më të përzjera, ndonëse në fakt të çante më shume hundët era e qofteve.

Është kthyer në traditë. Sa herë ka festa, aty ngrihen tenda, zbarkojnë qofte dhe pihen birra. Rruga “Murat Toptani” në kryeqytet është oazi i ambulantëve që bëjnë bukë me qofte, apo me gjize e shesin birra me krikëll (në shume raste aq të vjetra sa bien erë të keqe). Edhe sot kishte pak a shumë këtë pamje. Rrezet e fundit të diellit depërtonin në tymin që ngrihej nga zgara e qofteve, ndërsa njerëzit mbanin radhën për të dhëne atë porosinë standarden: një bukë me tre qofte!

Si për t’i dhënë një atmosferë më kombëtare, gjeje aty dhe një të ashtuquajtur panair me emërtimin “Blej produkte shqiptare”.

Renata Çela ka ardhur nga Durrësi. Ka vendosur stendën e saj në krah të rrugës dhe shet aty që nga statujat prej druri apo metali të Skënderbeut e deri tek çibukët e cigareve. Ajo thotë se “Skënderbeun në pllakë plumbi ma ka punuar bashkëshorti”. Çmimet varionin nga 7 mijë lekë deri në 25 mijë lekë të vjetra. Këto tri ditë kanë shënuar kulmin për sa i përket shitjeve për të. Më shumë ka ecur “Skënderbeu”, “Ismail Qemali” dhe pamjet nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Nuk mungojnë as qilimat e ardhur nga Kruja ku çmimi shkon deri në 300 mijë lekë të vjetra. Klientët e saj më besnike janë qytetarët nga Kosova.

Afrohemi në skenën e ngritur enkas për këngëtarët. Adoleshentët e shkollës “Ekonomike” që gjendet aty pranë kishin lënë pak më herët mësimin pasi ritmi e muzikës i “ndillte” drejt saj. “Nuk na i ndjen për Pavarësinë,” thotë Vinçenc Metaj, “po erdhëm të dëgjojmë pak muzikë e me pi noj birrë”. Arsyen se përse ka ardhur në koncerte e justifikon më fjalën: “Kam shkollën afër”. Ndërsa 18-vjeçari, Mustafa Hoxha, kur e pyesim se si po e përjeton pavarësinë, përgjigjet: Rehat!

Në fakt të vetmit që janë disi të vëmendshëm ndaj koncertit ishin pikërisht adoleshentët teksa dëgjonin të këndohej “Sex On Fire”. Ndërsa të tjerët kalonin, shikonin dhe shpërndaheshin… Kështu vazhdoi deri në 17:00 pasdite kur koha u freskua dhe drita ra… Koncerti rifilloi sërish në orën 20:00, këtë herë me këngë patriotike të kënduar nga Big Basta, Lazy feat Elia, Bimm-Bima, Egen Nr, Noizy, Tuna, Mc Kresha, Lyrical Son, Lavda, Dafina Zeqiri.

 

Rita Ora vjen pa lekë, Adelina Tahiri paguhet një mijë euro

Ajo mbërrin sot në Tiranë, pasi nesër do të këndojë në koncertin për 100- vjetorin e Pavarësisë në sheshin “Nëne Tereza”. Rita Ora, këngëtarja shqiptare, tashmë më famë botërore është ftuar të jetë pjesë e koncertit të madh me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë në kryeqytet. Ndryshe nga ç’ishte menduar ajo nuk ka kërkuar asnjë pagesë për ardhjen e saj në Tiranë. E ka quajtur këtë vizitë si një dhuratë në këtë vit jubilar për vendin tone. Nga ana tjetër ajo ka kërkuar standarde të larta teknike të skenës e fonisë dhe dëshiron që koncerti të transmetohet në Televizionin Publik Shqiptar dhe jo në ndonjë televizion privat. Disa nga këngëtarët që do e shoqërojnë koncertin e saj janë: Bojken Lako, Anjeza Shahini, Noizy, të cilëve u janë ofruar 1 mijë euro për të kënduar në koncertin e Orës, ndërkohë Rita vetë vjen falas për pavarësi…

16 komente në “Rock me qofte te “Murat Toptani” (derisa të theren deshtë)…”

  1. kola says:

    rita ora eshte kngetare vari trapin. cteknikekerkonajo po kjo eshte jje preteks per te justifikuar 420.000 Euro qe PD nepermjet miniatriae te komunikimit i merr nga Ministria e komunikimit per ti perdorur per fushate. sigurisht neper firmes te saj ASLV qe ben tekniken dhe qe morri jese ne tender sa per numer.

    1. Shtegtari says:

      Trapin te ta varin ty o Kole-koqja, aq “vari trapin” eshte Rita sa dhe Rihanna po behet xheloze ndaj saj

      1. raimondi says:

        Po une s’e kuptoj c’te mete ka se shiten qofte dhe njerezit edhe festojne edhe shijojne dicka duke ngrene , pa shpenzuar nga xhepi i tyre ?

        Ca pune i prish socialisteve moderne kjo menyre festimi ?

        Se ne kete menyre duke dhene ushqim falas ne nje feste ndodh kudo ,
        ndersa ketu tek ne quhet sakrilegj meqense e ben Sala ?

        A jeni normal ju te gazetes dhe te PS-se ?

        Nuk ka azgje te keqe te jepet nje dreke falas diten e festes

        Biles Bashkia e Vlores duhej ta kishte organizaur qe te jepte ne date 27 dhe 28 ,
        dreke e darke falas per te gjithe ata qe do vene ne Vlore

        _—-Se ne Vlore do vene nga te gjitha trevat e Shqiperise , dhe do ishte nje gje shume e mire te jepej ato dite ushqim falas per te gjithe,
        qe njerezit te kishin njefare lehtesimi financiar se vijne nga vende te largeta….

        Te kishte falas nga nje pjate me mish, me pak patate, ca sllate , dhe
        nga nje soft drink, per te gjithe….do ishte shkelqyer

        Ja e beri Sala , shume bukur po e ben qe do beje dreke falas me qengja,
        vecse gabimi i Sales eshte qe permend therjen e qengjave

        Ajo nuk duhet permendur –ajo eshte pune qe behet kudo , porse askush nuk e permend –
        -Sala qe permend therjen tregohet idiot, por dhenia e nje dreke falas ate dite eshte gje shume e bukur dhe ndohmon qe te gezojne te gjithe pavaresisht ekonomise se tyre

        Ndersa juve ketu ju ka zene tmerri nga qoftet dhe nga qengjat — dhe e permendni me percmim

        Kjo oponence qe beni ju ne kete drejtim eshte qesharake….

        1. spartan says:

          Si lab qe jam, kam nerva shume te forta te merrem qe ne pike te mengjesit me nje koker Ka.r.i si Rajmondi…
          E di ti mor Bile se fshati eshte fshat dhe festat e fshatit nuk mund ti besh ne mes te kryeqytetit, do qofte… shko ne bathore dhe bej party (meqe shumica nga bathorja jane), pastaj nuk eshte problemi tek festa me ushqim falas, por eshte problemi tek viti me barkun bosh,,, duhet ta kuptosh se ato 2000 dele jane fasada, sprirra eshte realiteti… Ku do e japesh nje dreke per 60,000 veta mor idiot, ne ca vendi te botes e ke pare kete ti… ku ka byth njeri te pjeke 2000 dele ne tirane mor debil, aq me teper ti sherbej… po ju kafshet barbare dhe aq k.a.re qe na keni mbire ne tirane nuk keni faj se jeni rrit me bajga dhe mishi ju duket luks tani…
          me vjen shume keq qe therren ato dele, duhet te beheni nja 2000 shpellare kurban se fundja ju sboni dallim ca mut mishi hani…

          1. raimondi says:

            Qepe ore deficnet i piste, se tregon qe je me te vertet labush primitiv

            Dreka falas jepen kudo –Ketu ne New York jane dhene kushedi sa here , dhe ne rastin e Shqiperise per kete 100 vjetor eshte plotesisht e justifikueshme qe shteti te japi dreke falas , aq me teper qe gjendja ekonomike e shqiptareve eshte me e uleta ne Europe,
            Ndaj dhenia e nje dreke falas ne kete dite gezimi eshte gje shume e mire dhe nje detyrim moral per familjet qe kane te ardhura te uleta ,
            ne menyre qe te gezojne e te shijojne te gjithe ne kete dite feste

            _Per te bere nje dreke te madhe per gjithe qytetaret Bashkia e ka shume lehte, nqs kekron edhe ndihmen e kuzhinjereve te restoranteve te qytetit

            Psandaj, mjafton te bllokoje nje ruge , psh rugen kryesore dhe ne dy anet e ruges vendosen tenda me tavolina qe mbajne ushqimin , por pa karige-
            –Dhe atje sherbejne shperndaresit e ushqimit ne pjata kartoni nga nje racion mishi me sallate, dhe me ndonje frut,e ndonje koka kola
            –Njerezit marin ushqimin dhe largohen e shijojne duke ecur ne kembe e duke pare ndonje koncert etj….Keshtu behet kudo

            E kuptove or kekqypi i laberise qe ben te fortin ne kompiuter?

            Ne fakt ne Vlore ka nje te mete te madhe qe , megjithse ka nejrez inteligjente , ata qendrojne ne hije , dhe jane palacot si puna jote qe vihen ne krye __

            Kjo eshte nje e mete shume e madhe per ate qytet ,
            se duke lejaur te flasin dhe ta drejtojne rrmebythje si puna jote , i del nami qytetit sikur eshte qytet i mbushur me …koqe kandari…..

            ___Ndaj ky 100 vjetor , duhet ti beje intelektualet e Vlores qe te tregohen me te guximeshem dhe me aktiv ne jeten e qytetit _-

            Ku te marin pjese ne menyre permanente dhe te shprehen me guxim e kurajo per cdo gje, qe ka lidhje me menaxhimin e jetes se qytetit te tyre
            ne menyre qe ne drejtimin e qytetit te mbizoteroje mendimi i tyre i kualifikuar jo mendimi i deficenteve dhe halabakeve , si puna e e ketij qe ka bere kete koment ketu me siper….

      2. Kazani po zjen says:

        Mishi te shkohet ne hell,te brendshmet te behen kukurec…..
        Rrofte Sali Sulltan Berisha.

      3. Nemo says:

        po kola do eunuket turkoshake si sinani muharremi e ciljeta e arjola toska, ku merr vesh muziken e Rites

  2. beni durim says:

    beni durim popull edhe 2-3 dite dhe do mbaroi festa e sulltanit ,pastaj prape nga epara ,njerez te pa ngrene ,shuraker e rugeve te tiranes ,qente e macet te ngopura nga kurbanet ,pisllek dhe ere islami

  3. tfts says:

    Rita vjen si karafile. Do ta kishte më mire të shkonte në Morinë bashkë me Tunën tek Aleanca KuqeZi dhe ta bashkonin simbolikisht RKS-n me RSH-n dhe te nisnin peticjonin për bashkim dhe te festonin nje fillim te nje shekullit te ardhshem plot me pune per shqiptaret por kesajhere me shperblim te nje jete me te mire me Aleancën KuqeZi dhe jo si ky shekulli qe lame pas me vuajtje, pune dhe pa shperblim per punen e kryer. AK – e paparë; VV – zgjuarsi dhe perfeksjon.

  4. alban4eva says:

    feste pavaresie me qofte dhe me kenge seksi… vari leshte.. shtet salehu, shtet primitiv… islamizem, vari trapin.. allahu ekber.. ta gezoni afganistanin..

  5. raimondi says:

    Ky artikull tregon ne menyre tipike tipin prodhac te skorpinsave te PS-se qe hiqen si moderne , por qe jane tejet qesharake dhe me nuanca te theksuar te budllait ne grade te fundit

    1. berti says:

      O raimond a e di ti ca jane skorpioncat… Scorpioncat jane nje grup muzikor qe ishte kunder ndarjes se gjermanise… te jesh “scorpions” nuk je pordhac, je luftetar se kerkon clirimin e vendit tend… fiks fare sic po e kerkojme dhe ne sot, clirimin e Shqiperise. pse mer katunar, se di te vishem, te lahem dhe te zgjedh ate qe dua quhem pordhac ? Ske faj, ti nuk e kupton se ajo qe shkruan dhe mendimi qe perpiqesh te percjellesh tregon se sa nga poshte vjen. Mos u perpiq shume, thjeshte kujto femijerine tende sa here ke qare per buke… kaq mjafton te kuptohet dhe karakteri yt – Buka nuk eshte gjitheshka! (ndoshta per ty mbas korrikut do jete gjitheshka)

      1. raimondi says:

        Ju te PS-se , jeni ca trapa qe nuk kuptoni kur nje fjale eshte me shaka dhe kur eshte me te vertete
        Ikni or aman , ju jeni njerez tipik te pagdhendur …..

  6. ALBAN DEGA says:

    Para- Kronike e nje qintvjetori te deshtuar ala- turk

    NJEMIJE QINGJA E NJEMIJE DESH…
    SALI BERISHA SHKOI PER LESH !

    – Kremtim ala- turka i njeqintvjetorit te pavaresise se Shqiperise nga Turqia me qingja e desh te blere sa frengu pulen nga nga nje ish- pushtues tjeter i saj… Edhe kenga eshte gati!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Mbrapsht edhe per se vdekuri

    Ka nje thenie filozofike vendlindja e Sali Berishes dhe i imja, Malesia e Gjakoves…. Berishsin edhe kur mbytet ne lume kerkojeni perpjete e jo pjetposhte ( teposhte ) Mesazhi filozofik eshte se jo vetem per se gjalli por edhe per se vdekuri berishsi shkon mbrapsht…
    A ka shembull me te qarte e me te gjalle te kesaj prirrjeje te berishsit se simboli i tyre me makaber ne historine e Shqiperise, kryeministri Sali Berisha dora vete.
    As programi i tij per festimin e njeqintvjetorin e pavaresise se Shqiperise nuk mudn te bente perjashtim. Perkundrazi e perforcoi edhe me tej kete filozofi popullore te Malesise se Gjakoves kesaj perle te natyres dhe mendjes shqiptare….
    Në mbledhjen e 14 nëntorit kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli, që të merrte masat dhe të siguronte një mijë qingja dhe një mijë deshë, të cilët më 28 nëntor do të vihen në radhë dhe do të bëhen kurban, si një mënyrë për të festuar 100-vjetorin e Pavarësisë.
    “Ju gazetarët e shihni me habi pasjen e deshve, por ju garantoj se nuk është origjinale. Kjo është një praktike e ndjekur edhe nga lartësitë më të mëdha shtetërore…” theksoi Berisha para kamerave te verbiara dhe syve te zgurdulluar te gazetareve nga marria e kryeministrit shqiptar.

    Menuja ala – turka e nje kryeministri ala- turk

    Per cfare lartesish shteterore e ka fjalen kryeministri shqiptar… Si lartesia maksimale shteterore ne Boten e sotme mbahet nena e demokracise boterore- Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Me ka rastisur te marr pjese ne disa ceremoni festive amerikane ne keto gati njezet vjet ne Amerike dhe ne meuute e tyre kishte gjithcka pervec mishit te qingjit e aq me pak te desheve, qe amerikanet nuk i perdorin as per qente.
    Aresyeja eshte madhore, Yndyra, kolesteroli teper e larte vdekjeprures!
    E dyta lartesi shteterore bashkekohore eshte ajo evropiane, ku kemi si synim paresor integrimin si shtet e si komb, qe akoma nuk kemi plotesuar as kriteret e as standartet minimale demokratike per tu bere kandidat ne saje te politikes se gabuar e bolshevike te kryeministrit Berisha dhe katrahurave te tij te njepasnjeshme! As menuja e saj nuk permban nje zgjedhje te tille.
    E treta dhe me e lashta eshte ajo kineze, pa dyshim me e pasura ne Bote …. Larg qofte!
    Ruset kane derrin…

    Duam Baben edhe njeqint vjet pas pavaresise

    Askush me mire se nje doktor , sidomos zemre si Sali berisha nuk e di me mire se cfare perfaqeson qingji e sidomos dashi ne menune e nje feste….
    Atehere pse e zgjodhi pikerisht nje menu te tille !?
    Atehere pse e lartoi ate ne majen e lartesive shteterore te manuve!
    Sepse ora e mendjes se kryeministrit shqiptar eshte ala- turka. Akrepat e saj kane mbetur tek shprehja makaber “ ne kofsh turk !“ apo tek thirrja haxhiqanmilse “Duam Baben!”
    E nje kryeminister ala turka nuk mund te zgjedhe vecse nje menu ala- turka edhe per kremtimin e njeqintvjetorit te pavaresise se popullit e shtetit te cunguar te tij nga pushtuesi peseqintvjecar Turqia.
    Gjysma e se keqes!
    E keqja e madhe eshte se ai jo vetem ben zgjedhjen e gabuar si ne cdo hap te sundimit te tij ala- turk e anadollak gati njezetvjecar, por orvatet ta shese ate si majen e lartesive shteterore , sigurisht dhe vetem sipas ores se tij politike ala- turka e anadollake. Eshte pikerisht kjo mendesi prej skllavi qe e afron Berishen aq shume me Ahmet Zogun saqe e katapultoi ne majat me te larta politike ne kete njeqintvjetor ashtu si qingjat e deshte qe mungonin ne haurin ekonomik te”mrekullise ekonomike” te shtetit te tij, sipas gjuhes e mendesise se tij po aq ala turka!
    A ka ku te shkoje me tutje marria e marrezia e nje kryeministri te nje populli, me properendimori e me proamerikani ne Bote , sic jemi ne shqiptaret!?

    Feste gabelesh e nje qeverie gabele

    E keqja edhe me e madhe eshte se as njemije qingja e as njemije desh nuk u gjten ne ahurin e munguar te ekonomise se sakatuar te Shqiperise se Sali Berishes nga marrezia e tij qe ai e ka quajtur deri edhe nga tribuna e OKB-se se “mrekullia ekonomike shqiptare.. “
    Eshte fakt qe beri e c’nuk beri ministri i tij i Bujqesise Genc Ruli per te siguruar me urgjence njemije qingja e nje mije desh. As ai as kryetari i Bashkise se vjedhur ala – turka te Tiranes Lulezim Basha nuk i gjeten gjekundi.
    Shkurt e bukur qeveria dhe ekonomia e Shqiperise berishiste kapitulloi teresisht ne orvajtjet per te sigurar ziafetet e festes se njeqinvjetorit te pavaresise. Pavaresia njeqintvjecare e Shqiperise ala- Berisha nuk siguroi dot as mishin e pavarur te festes se vet ne nje shtet ku populli per ditelindje ka si urim te pare: Edhe njeqint!
    As njeqint vjetorin e pavaresise se shtetit te vet kjo qeverie nuk po e feston me mishin e trojeve te veta njeqint vjet te pavarura.
    Shqiptaret po e festojne njeqintvjetorin e pavaresise nga Turqia me nje menu tipike ala- turka te nje kryeministri me shpirt e mendesi tipike ala turka ose anadollake me qingja e desh nga nje ish- pishtues tjeter i saj Italia mike!
    A nuk e deklaroi me krenari te cmendur vellazerine me ish- pushtuesin peseqintvjecar dhe debulesen e vellezerve te tij turq per femrat shqiptare pikerisht ne prag te ketij njeqintvjetori!
    Tamam nje feste ala turka ! Tamam nje feste gabelesh e nje qeverie gabele !

    Cfare do te benin qingjat e Naimit po te degjonin kete te shastisur?!

    Valle cfare do te benin qingjat e “Bageti e Bujqesi “ te Naim Frasherit po te degjonin keto deklarata te shastisura te kryeministrit shqiptar….!?
    Me siguri e me e pakta do te lebetiteshin nga syte kembet e sa me larg kopese se munguar te ketij kryeministri e te qeverise se tij gabele qe u detyrua te dilte neper Bote per te siguruar njenije qingjat e njemije deshte e munguar te Berishes dhe te mrekullise se tij ekonomike !!!
    U desh te merreshin rruget e Italise dhe kamionet e Estonise per te siguruar qingjat dhe deshte e munguar te qeverisjes sa te munguar aq edhe te korruptuar te Shqiperise.
    Vendi i mirenjohur per blegtorine e tij ne mbare Ballkanin e Evropen qe kishte numrin me te madh te dhenve, dhive e lopeve per fryme te popullisise ne kontinent deri ne vitet 50 kur filloi kooperativizimi “vullnetare”me qyke te zorit i bujqesise e i blebgtorise keto 20 vjet i rrenoi keto dege jetike te ekonomise shqiptare por ne mos edhe me keq se tufezimi genocidal i paraardhesit dhe idhullit shpirteror e ideologjik te Sali Berishes, Enver Hoxha.

    Nje deshtim spektakular i nje kryeministrit lakuriq!

    Reganomia e tij deshtoi! Modeli e mrekullise ekonomike berishiane pesoi disfate te turpshme ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve. Kryeministri shqiptar doli lakuriq i deshtuar ne syte e shqiptareve dhe te Botes.
    E vetmja gje qe mund te mburret tani ne syte e shqiptareve dhe te Botes mbare jane Aple e djalit te Enverit dhe kurset e tij te reganomise neper transhete e Partise, kur urdheronte student e petagoget zboriste te Fakuktetit te Mjekesise se Universitetit “Enver Hoxha” te hapnin zjarr mbi silueten e ish- Presidenttit amerikan Regan
    Mrekullia reganomike e Berishes e rrenoi bujqesine e blegotrine shqiptare deri ne ate shkalle sa nuk siguroi dot as njemije qingja e njemije desh ne hapesiren kombetare shqiptare .
    Pse !? Cfare pritet nga nje bujqesi e blegtori e nje shteti si Shqiperia qe ne keto njezet vjet demokracie e lirie ka investuar me pak se 6 per qind te buxhetit te saj per keto dege jetike te ekonomise se saj… E vartesia ekonomike eshte edhe vartesi politike….
    Deri ne ate shkalle sa edhe ne festen me te madhe historike te shqiptareve kudo ndodhen ne Bote u detyrua ti marre qingjat e deshte nga nga nje ish- pushtues tjeter i saj si Italia, qe dikur i blente ata nga Shqiperia .

    Nje fabrike parash pa asnje grosh ne humbetirat e saj

    Pse!? Sepse investimet jetike e fitimpruresese ne nje fushe tradicionale si blegtoria e bujqesia organike shqiptare i ka henger e mbuluar zifti i zi i korrupsionit ne rruge qe nuk jane ne gjendje te mbledhin as njemije qingja e njemije deshte e kryeministrit ala turk shqiptar per festen ala turke te pavaresise nga Turqia!
    Nga nje fabrike parash bujqesia dhe blegtoria shqiptare jane kthyer ne nje humbetire pa asnje grosh. Ne saje te politikes “ kuota zero” e Sali Berishes, bujqit e blegtoret shqiptare, pasi i prene e bene zjarr agrumet e frutoret shqiptare sot rrisin blegtorine dhe agrumet maqedone, greke e italiane qe ua blejme ne sa frengu pulen!
    E ku !? Ne nje vend ku vetem nje bari si Zmajl Avdia i Deges se Tropojes, per te mos folur per treva te tjera shqiptare i ka pasur deri ne pese mije krere qingja, dele e desh.
    Po sot !? Viva Italia e deri edhe Brazili per furnizimin me mish te shqiptareve.
    Shkurt e bukur : faktet lakuriqe e nxorren lakuriq ne syte jo vetem te shqiptareve por edhe te mbare Evropes e Botes kryeministrin dritshkurter e anadollak te Shqiperise , Sali Berishen dhe “mrekulline” e deshtuar “reganomike” te tij
    E cfare na ngelet te bejme ne bashkekombasve te tij vecse ne kete njeqint vjetor t’ia marrim ne kor kenges me te re qe askush si ai nuk e meriton:
    Nje mije qingja e nje mije desh
    Sali Berisha shkoi per lesh !

  7. shpatar says:

    Ne Tirane festimet e 100 vjetorit te Pavarsise po behen si ritet e Myslymanve te vendeve Arabe.

  8. wq says:

    Kujdes me rock-un e bllokun se ju bejne demode!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje