PS informon diplomatët për manovrat e mazhorancës me rishpërndarjen e mandateve

26 Nëntor 2012, 18:42Politika TEMA

Partia Socialiste ka informuar trupin diplomatik shqiptar, si dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare lidhur me manovrat që qeveria është duke bërë nëpërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile.

Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri i shoqëruar nga ekspertët e kësaj fushe, Bledi Çuçi e Koli Bele, janë takuar paradite me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe Komisionit Europian, për t’i informuar ata lidhur me ecurinë e zbatimit të Kodit Zgjedhor të miratuar me konsensus mes palëve, por që duket se nuk po ecën në të njëjtën mënyrë edhe gjatë zbatimit praktik të tij.

Pas takimit Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat. “U shpjeguam përfaqësive diplomatike situatën e krijuar në lidhje me çështjen e ndarjes së mandateve. Dhamë argumentet tona, të gjithë analizën që kemi bërë dhe që është paraqitur edhe në KQZ, por në mënyrë më të përmbledhur për ta. Takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi, për të kuptuar cili është problemi dhe për të parë çdo të bëjmë më tutje”, është shprehur deputeti socialist.

Partia Socialiste ditët e fundit ka kundërshtuar idenë e ndarjes së mandateve sipas qarqeve në KQZ për arsye se Ministria e Brendshme nuk ka dhënë ende informacion në lidhje me shtimin e popullsisë në mënyrë jo normale në katër komuna të Kukësit. Më herët në një prononcim publik, Gjiknuri tha se në Kodin Zgjedhor është parashikuar qartë dhe prerë se mandatet përcaktohen nga KQZ dhe nëse do të jetë Kolegji Zgjedhor institucioni që do bëjë ndarjen e mandateve për çdo qark, kjo do të ishte shumë e rëndë për besueshmërinë e procesit zgjedhor të 2013, pasi ligji nuk e autorizon Kolegjin për të gjykuar çështjen në themel për një gjë të tillë. Do të ishte më e udhës që Ministria e Brendshme të jepte informacionin e kërkuar dhe çështja të zgjidhej nga KQZ me konsensus.

7 komente në “PS informon diplomatët për manovrat e mazhorancës me rishpërndarjen e mandateve”

  1. Miti says:

    LUFTA CIVILE MBAS ZGJEDHJEVE TE QESHORIT TE 2013-ES TASHME DUKET E SIGURTE.

  2. Din Kruja says:

    Kjo eshte mjaft qesharake. Kesaj i thone te shkosh te qahesh tek baba per te birin. Te pakten deri tani Sala gezon suport ekstrem nga vendet e BE-se dhe nuk i ka problem keto te qara te PS-se. Edhe ne 96-ten BE e perkrahu fort Salen duke i lene dore te lire per cdo gje, deri edhe per te rrahur kreret opozitare ne mes te sheshit ne prani te shume mediave nderkombetare. E gjitha kjo ndodh pasi ne krye te PS-se qe nga krijimi i saj nuk ka patur burra me moral te larte, por njerez nga me te dobetit.

  3. Sum Gruda says:

    Eshte nje ironi qe vjelljet ne zgjelljet e ardheshme kane filluar qe dje.
    Por une nuk kuptoj si formohet “Grupi” filozof i Partise socialiste,
    eshte e ditur se PS. eshte nje gje kombtare por te ishte qene edhe nje person nga Veriu do ishte me mire nje blok i unifikuar ne sy te perendimoreve. Nuk eshte nje gje e mire as Xhuknuri, Cuci, Beke si ne kohen e Enverit.

  4. Besa says:

    O Rama, po nga I gjete keta ekspertet e zgjedhjeve: Cuci-bele? Po cben mo ditezi? Po pse mo ke kohe per eksperimente zoterote? Ore, po nuk fitohet me keta mo! E ke marre seriozisht ti apo do na lesh me Saliun? Ore, cfare te bejme se nuk duam Salen, se ti qenke trap fare! 8 vjet opozite ti, e kujton se do fitosh me djem te “bukur” .

  5. alban4eva says:

    hehehe, po pse, ca kujtuat ju te PS-se, qe Saleh plehu do ti lere pa vjedhur zgjedhjet edhe kesaj radhe?? hehehehe..
    mire o mire.. ku pyet Saleh kurva per diplomate te huaj, u jep ca dollare dhe euro atyre dhe e mbyllin gojen ata, biles e quajne Saleh plehun burre shteti.. paraja blen gjithcka.. edhe kesaj radhe, Saleh kurva do vjedhe si kafshe.. ky pis qerohet vetem me revolucion.. pike..!!!

  6. arsen says:

    Po a ka fatkeqesi me te madhe?
    Ti hiqet Korces dhe Beratit (QYTETE ME KULTURE E TRADITE) nga nje deputet…dhe ti jepet malokeve dhe drogaxhinjve te Kuksit e Fierit???
    A krahesohet zgjuarsia, kultura, shkollimi, tradite e Korces dhe Beratit me lalet e myzeqese, apo edhe me keq me lumianet e barinjte e Kuksit?
    KESHTU DO SHKOJME NE EUROPE?
    Injoranca dhe vlgariteti na cuan ne therje delesh e deshesh,
    Ne glorifikim te funderinave Zogiste e tradhetareve te popullit.
    Rrofsh o shtet!
    Shtet i fuqishem ballkanik
    Pak e keni o shqipetare te pabese!
    Pak e keni….

    1. Tayson says:

      arsen
      Qe kan hequr deputet kjo perben nji shqetesim .
      Por qe ti te dalesh ktu me pretendime te tilla ,
      duke ber krahasime te natyres idiote ,se nji beratas e korcar qeka me i afte se nji fierake ne cdo drejtim kjo eshte mendje shkerdhatash ,qe synojn percarje .
      Nga te kemi ty mo arsen ? Se dukesh shume inteligjent mer bir kurve ,nga korca berati ,apo je ndonji shkerdhat greko serbe qe i fryn percarjes .
      Nga cili fshat je kataputltuar ne qytet ti mer gabel .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje