100 vjet

27 Nëntor 2012, 11:54Politika TEMA
100 vjet

Nga Pandeli Majko

Në një pamje stacionare të historisë së Shqipërisë nuk ka dyshim se jashtë rregullave të historianëve e shikon atë si një fatalitet. Ai fillon me dy Batot e kryengritjes kundër Romës së Ilirisë ku njëri prej tyre tradhtoi si për të hapur një sipar vazhdimësie që ndoqi pas rrjedhën e kohës së shqiptarisë. Ajo vazhdoi me Skënderbeun dhe nipin e tij Hamzain, më pas për të vazhduar tek Ali Pashai i tradhtuar nga të bijtë e më pas për të mbërritur tek Ismail Qemali, Esat Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramiz Alia dhe deri në ditët tona.

E gjithë kjo nga një këndvështrim i caktuar ngjason me një “kupë helm” që brezi i ri duhet ta pijë ngadalë për t’ju nënshtruar idesë poshtëruese se ka diçka brenda vetë shqiptarëve që nuk funksionon. Na kanë “mësuar” sidomos pas viteve 90-të se pas retushimit të historisë në periudhën e komunizmit “të vërtetat” tona historike janë përgjithësisht të hidhura dhe shpesh të ngjallin mërzi. Në këtë përvjetor të njëqintë të pavarësisë falë politikës dhe historianëve kaotik publiku është ndarë në dy a më shumë palë që përmes një thuajse marrëzie furnizohet me të vërtetat e doktrinës së “çmitizimit”…

100 vjetori i pavarësisë na sjell tek pyetja më se njerëzore – “Kush jemi dhe ku duan të shkojnë shqiptarët?” Një pyetje e re në periudhën e rilindjes shqiptare dhe e vjetëruar tani në këtë përvjetor pavarësie. Të njohësh vetveten është një sfidë kombëtare. Ajo që po ngrihet si thuajse krim është edukimi i shqiptarëve të rinj me mungesën e respektit ndaj vetes dhe me idenë se pas çdo të vërtete historike të kombit qëndron dicka tjetër, e cila mund të zhgënjejë besimin ndaj saj.

Cinizmi i pafuqisë së brezave të humbur intelektualësh shqiptarë në vitet e post-otomanizmit si pasojë e diferencës kulturore me pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare është kthyer në një kulturë dhe metodë për të shpjeguar vetveten.

Por ja që nuk është kështu! Historia jonë nuk gjykohet nga ata që kanë qeverisur këtë komb. Një mal nuk gjykohet nga emri i rojës së tij. Kombi shqiptar është një udhëtim i pashoq në brazdat historike dhe mbijetesa e tij flet për forcën se sa dobësitë e tij. Ai ka pranuar të qeveriset nga projekte personale si ato të Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës duke mirëkuptuar interesat e tyre afatshkurtra në favor të interesave të tij afatgjata. Administrimi i një kombi nuk është historia e tij. Në administrim kanë vlerë aktet, por jo kohëzgjatja si statistikë, ashtu siç ndryshon cilësia nga sasia pa shmangur lidhjen logjike midis tyre.

Kombi shqiptar ka të vërtetë veç heronjtë e tij, të njohur dhe të panjohur, të cilët sakrifikuan veten dhe i dhanë ekzistencës kombëtare të vetmen garanci që mund ti pranohet një kombi të vogël. Shqiptarët shpëtuan nga shfarosja. Ata mbijetuan dhe sot në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së tyre janë fitimtarë në marrëdhënie me parashikimet e kundërshtarëve të tyre.

Cilësitë e shqiptarëve pavarësisht nga vrazhdësia e liderëve të tyre në histori kanë shkëlqyer në kushte individuale duke dhuruar personalitete në Perëndim dhe në Lindje.

Të ndodhur nën presionin e fqinjëve dhe trajtuar si “fermë ushtarësh” trojet shqiptare u shmangën arsyeshëm nga një evolucion intelektual i natyrshëm. Por, ata shkëlqyen me aftësitë e veçanta si Papë dhe Kryevezirë duke drejtuar historinë e njerëzimit me cilësi që do ti kishte zili çdo komb me përmasa edhe më të mëdha.

Të metat e shqiptarëve në komunitet i kanë rrënjët tek një elitë e emigruar ose e shfarosur duke lënë shoqërinë pa shembujt e natyrshëm të vetëvlerësimit.

Në këtë botë të rrudhur nga koha dhe përsëritja e saj shqiptarët shfaqen të rinj, optimistë dhe me një nuhatje historike më të mprehur se më parë.

28 nëntori i 2012 e gjen kombin shqiptar me një cilësi të pashmangshme të ngritjes së tij siç është ai i raportit të ri cilësor që po ngre ngadalë por bindshëm me memorien e vet kolektive.

Historia e shkruar shqiptare është ende larg të qenit historia zyrtare e kombit tonë sidomos në të shpjeguarin e qartë të mbijetesës së tij jo si variant rrethanash por si një e panjohur e bukur që ende fle nën lëkurën e cilësive të rralla shqiptare. Mosbesimi ndaj aftësive kombëtare është një e metë e nxitur nga edukata e administrimit të personalizuar duke edukuar besimin e verbër karshi “liderëve” që dinë gjithçka.

Kosova pas 100 vjetësh nuk është nën masakrën serbe në të cilën Isa Buletini e la pas për të shkuar drejt Vlorës së flamurit kombëtar. Kosova është shtet dhe me një shoqëri që ka filluar të reflektojë cilësitë e veta në rajon.

Në Shkup fitoret e shqiptarëve janë të verifikueshme dhe në një presion shoqëror për më shumë cilësi. E matshmja në ecjen e shqiptarëve është edhe nervozizmi i qarqeve radikale në Maqedoni për ndryshimin e statuskuosë së marrëdhënies shqiptaro – maqedonase.

Në Shqipëri shoqëria po tejkalon politikën dhe cilësia e ndërtimit të jetës po vendoset në duart e individit. Biznesi po sfidon mediokritetin e shtetit dhe jashtë çdo konteksti evolucioni pret ndryshimin e paevitueshëm të stanjacionit të administratës. Shqipëria ka ndryshuar statusin e vet ndërkombëtar nga anëtarësimi në NATO falë mbështetjes së SHBA-së. Aktualisht marrëdhënia me Bashkimin Europian po krijon stacionet e “presionit” për ndryshime cilësore duke e bërë Brukselin aleate të interesave të shoqërisë shqiptare.

Statusi i shqiptarëve në Malin e zi, në Serbi dhe çështja e rizgjuar çame po përvijohet si një proces ku shqiptarët po kërkojnë ndryshime duke filluar me vetveten.

Emigracioni milionësh shqiptar nëpër botë është dhe po bëhet çdo ditë e më shumë pjesë e shoqërisë shqiptare duke eksportuar, megjithëse ende në fillim, cilësitë e veta. Shpejt e drejta e votës për ta do ti kthejë në një mekanizëm të ndryshimit edhe sfidues.

100 vjet janë pak për një komb kaq të vjetër sa shqiptarët. Por janë shumë për memorien e tij të “djegur” nga armiqësia dhe luftërat pa fund. Muzgu i mbijetesës ka kaluar dhe koha e çakejve po ashtu.

Për më të rinjtë e shqiptarisë ka veç një mirëseardhje në kohën që po jetojmë. Sfida është përsëri ndryshimi. Tani shumica e gjërave varen nga vetë shqiptarët.

Gëzuar miq kudo ku jeni festën e 100 vjetorit të pavarësisë së atdheut të Ismail Qemalit të ndarë në disa shtete. Uroj dhe shpresoj që ta meritojmë…në Europën e Bashkuar.

Historia e 100 viteve ka qenë një udhëtim që ka filluar nga qyteti i ëndrrave, Vlora. Kthimi aty është më shumë se kujtesë dhe protokoll. Vlora është stacioni nga shqiptarët u nisën bashkë dhe u ndanë dhunshëm në rrugëtimin e kohës… “Rimbledhja” në cdo 28 nëntor në Vlorë është një reflektim kombëtar për udhëtimin e shqiptarëve në kohë dhe për të pëshpëritur me ulërimë zemre amanetin e të parëve te 1912-ës, për të rithënë fjalët e tyre në kërkim të kohës së humbur, sërish dhe më fortë: “Do ja dalim! Rroftë shqiptaria!”

Gëzuar miq! Shihemi në Vlorë!

16 komente në “100 vjet”

  1. Tani says:

    Ik puno o Majko se le nam – ti ne politike je i lindur nga germadhat e djegura berishiane dhe je nje “as kshu e as ashtu” – por je i afte te gllaberosh me oreks te papare benefitet e paligjshme qe te mundesoi politika.. Ne jeten e perditshme je nje fodull i dashuruar me imazhin e vetvetes – nuk ke faj, ku ta njihje ti realitetin e njerezve te thjeshte? Nga student cope cope ne inxhinjeri ndertimi ne kryeminister? Te polli gjeli veze floriri te mbushesh barkun e xhepin por nga mendja te la akoma ne klase te 6-te.
    Sa per kuriozitet, sa ishte pazari me Delijorgjin per 30.000 ton skrap tankesh? Po ate projektin e tunelit nenujor me Italine – halucinacion qe qeshi nje Europe e tere – e mban akoma poshte jastekut?

    1. TAN LAME says:

      Ik germo diku tjeter o Tare…Pand Majkon e ke pas nder studentat me te mire te inxhinierise mekanike dhe jo te ndertimit sic ta kane “thene”…!

  2. coku says:

    PO VELLA NESER NE VLORE PER TE FESTUAR DHE PER TE QENE BASHKE SI PARA 100 VJETESH!

  3. Aldrin says:

    E bukur dhe thjeshte! Gezuar festen e shqiptarise!

  4. Kapterri says:

    I nderuar zoti Majko. Nje hartim i bukur qe na kujton provimet e letersise se klases se 8-te apo gjimnazit. Nje monolog i nje politikani qe u perpoq sipas formules “dhe i vetem, trim ne lufte” per nje shoqeri demokratike, pasi per nje Shqiperi demokratike duhen shekuj. Nje thirrje mes maleve, ku e vetmja pergjigje eshte jehona e shumefishuar qe te kthehet ne vesh si kanon gregorian. Eshte e vertete se shqiptaret e djeshem, te sotem, dhe te ardhem, kane problem me identitetin e tyre. Por ndoshta ne nje shoqeri tashme te perzier ne nivelin global nderkombetar, t´i perkasesh nje kombi nuk duhet te jete nje dileme serioze. Kombe me histori edhe me te dhimbshme se e jona, te cilet sot renditen ne demokracite udheqese te botes, nuk e kane problem perkatesine e mirefillte kombetare. Ne rastin me te mprehte e shfaqin ate ne fushen e sportit kur krenohen me hymnin kombetar. Kombe te tjera ku futemi edhe ne, ende perpeliten ne delirin e patriotizmit dhe jane aq te fiksuar ne kete karakteristike kombetare, saqe jane kthyer ne paranojake duke mbivleresuar historine e tyre dhe duke mbjellur percmin dhe urrejte per popujt e tjere. Nje arme shume efikase per politikane alla Berisha, Putin, Serbe, FYROM-e, Greke, Turq, Azere etj. Krimi qe sipas jush brezi i ri nuk ka respekt per veten do te ishte me mire te interpretohej si krim i mungeses se respektin per tjetrin. Kjo eshte ajo qe mungon ne ADN-ne e shqiptareve te sotem. Kjo ADN ju shkaterrua gjate ketyre 20 vjeteve te kalvarit me te eger moral per nje rrace qe pretendon te jete bashkekrijuese e civilizimit modern. Dhe per kete perdhunim moral jemi bashkefajtore te gjithe. Duke filluar nga prinderit e deri tek politikanet dhe pseudo-politikanet per te mos harruar te ashtuquajturit intelektuale.

  5. ambasadori says:

    ketij Tonit – babaxhonit me siguri i kane hequr naj kapterr prej pune Majkua pranaj ka ket duf ose osht naj laro e Sales,
    hik mer cun mos na caj kaptinen u bo surrati jot me permend Majkon ta lash ate hale goje 1000 here gjote dites ene mos kesh dermon me e permend ,
    u bone ti me analizu

    1. Tani says:

      Nuk jam as laro e Saliut dhe as kam te bej me kaptere o injorant. Po ti se pari mundohu te shkruash drejt e sakte gjuhen e prinderve te tu pastaj ndoshta flasim edhe per me shume. Dhe lere menjane ate nofke se dukesh edhe me qesharak sec je ne mendime. Mendime i thencin..

  6. Patriot says:

    Nese marrim si te vertete demagogjine tuaj te nje rinije te plakur me ide e trashegimni komunistesh,nuk besjome shume tek ju,jo vetem si Majko qe je me origjina te turbullta,por dhe si nje politikan qe me dashje dhe ne dem te shqiptareve riciklove ME NDERGJEGJE E URDHER NGA LART,Sali Berishen ne te tre pushtetet.Kjo nje padije?Jo por nje sherbim per postet qe te dHuruan TY SI STUDENT KACAVJERES xhaketat e kthyera te diktatures deri me sot.Sa per krenarine shqiptare ne vite ajo eshte e shruar ne shkuj,nga perandoret ILIRE romake bizantine tek Papet nga ILIRIA ne Itali dhe kryeveziret SHQIPTARE ne Turqine islame,apo Greqine e suljoteve e te Ali Pash Tepelenes,pa harruar ato pashllare,bejlere e agallare e klerike patriote qe bene sa munden me ne krye Ismail Bej Qemalin,per nje Shqiperi te Lire e te Pavarur.Pavaresi qe eshte dhunuar nga ju dhe xhaketat e ktyera te diktatures komuniste dhe bijte e saj sot ne kete 100 vjetor nuk po e shijone sic duhet Shqiptaret si brenda e jashte vendit.
    Pandeli Majko do te ishte shume me mire qe ju dhe soji juaj,si ne PD dhe ne PS te kishit dhene doreheqje sa nuk eshte vone,se vetem keshtu mbyllet riciklimi i botes se krim-korrupsionit komunist nga xhaketat e kthyera te diktatures dhe pjellat e saj si ju sot ne te tre pushtetet.
    Urim juaj me gisht mbrapa te kujton lot e krokodilit per te shqyer prene e radhes se luftes per pushtet e para te piset pa kufi,brenda mostrave te diktatures komuniste dhe pjellave te saj.Mjat me.
    Populli thote:
    DREJTESI E VONUAR,DREJTESI E MOHUAR NJE BASHKEFAJESI DHE NJE KRIM QE VAZHDON.
    VEPRO TANI,NJE THIRRJE SA PATRIOTIKE AQ DHE NJEREZORE NE MBROJTJE TE MORALIT E DINJITETIT NJEREZORE TE SHKALLMUAR NGA JU DHE SOJI JUAJ SI SALI BERISHA e nano me meten ME SHOKE.
    MAJKO DITA E GJYKIMIT PO AFRON HIQE MASKEN E QENGJIT NE LEKUREN E UJKUT qe shqyen cdo dite shqiptare DHE DIL LAKURIQ SIC TE KA BERE MAJO,DOMETHNE NENA DHE MOS te mashtrosh e te mbetesh PALE ME VRASES E GRABITES SERIAL TE SHQIPTAREVE DHE SHQIPERISE NE VITE.THIRRI NDERGJEGJES MAJKO SA NUK ESHTE VONE.
    ZOTI VONON POR KURRE NUK HARRON TE NDESHKOJE PERSEKUTORE E BASHKEPUNTORE TE MIJRA KIRMEVE NE VITE.BESO O ATEIST PSUDO LOBERAL.

  7. Patriot says:

    I “nderuari kapter,te bejsh falin politik si pjese e te gjitheve jo vetem qe eshte ne mohim ndaj rezistences shqiptare ne vite,pra opozites se vertete po eshte dhe nje humbutire dashkeqe ne kete farse prpkurorije e gjyqesori qe dhe kur ka vrases deh grabites te faktuar cirret me patrupsi si,viktima u kapo kurse kriminelet iken ne drejtim te paditur.Kapter t’i qendrosh korrekt apo besnik shmagjes se ndeshkimit te vrasesve duke i ja ngjeshur pergjegjesine popullit.gje qe dhe ne diktature nuk u be,eshte marri e shkuar marrise dhe bashkefajesi.Grabitesit,mashtruesit,dhunuesit dhe vrasesit e lirise njerezore kane nje emer dhe kjo dihet doni apo nuk doni ju dhe soi juaj,xhaketat e kthyera te diktatutres komuniste dhe pjellat e saje sot qe ne vite riciklojne vetem boten e krim-korrupsionit ne te tre pushtetet brenda bandave pedeiste e socialiste qe kane grabitur ne vite voten popullore.
    Kapterr deshe te flisje dhe ti po fple kot si dikure brenda demagogjise se perdale komunisto-nazifashiste si rrej rrej se dicka do te mbetet dhe sherbe,perca e sundo,per te sunduar e grabitur popullin ne vite.Majko doan apo nuk doni ju eshte pjese e kesaj jashteqitje shqiptare qe ne vite jeton brenda demagogjise moshtruese komunisto-nazifshiste.
    Bindu dites se qofte largut,pra djallit dhe jashteqitjes shqiptare po i vjen fundi dhe ky eshte nje fund i turpshem dhe pa kthim.Uroj qe te mos jeshe pjese ne te.

    1. shqiperia says:

      Mbas 100 -vjeteve nuk pritej kjo politike primitive ,por pritej nje rruge
      me e perparuar ,per te arritur nje ekonomi dhe demokraci te zhvilluar.
      Shteti e ka kuptimin e vet real vetem atehere, kur qytetaret e tij jetojne te
      dinjetetshem dhe ne mirqenie te mire sociale
      Nuk duhet filozofi e madhe per te kuptuar politiken qe ndjek berisha.
      Perpjekjet dhe kontributi real mungon.
      Shqiperia vazhdon te mbetet njeri nga vendet me te varfera dhe pa prespektive per
      generacionet e ardheshme.
      Perse gjithe kjo armiqesi e madhe per kete vend , per kete popull ???

    2. Kapterri says:

      O patriot i nderuar. Ke marre kot si pushka e jevgut ose me mire si rraketat amerikane patriot. Neqoftese je nxehur e grindesh me bishtin tend ashtu sic ben qeni kur e pickojne mizat, futi nje coca cola dhe qetesohu. Qetesohu dhe shkruaj te pakten fjali qe i marrin vesh ato qe dine shqip. Dreqi e merr vesh se cfare do te thuash ne komentin tend. Ja ke fut si kau peles. Nje fjale e urte afrikane thote “gabimet jane si malet. Ne jemi ne majen e malit tone, dhe tregojme me gisht nga mali i te tjereve” Dhe ti patriot e te ngjashem me ty jeni ulur kembekryq ne malin tuaj prej m….i

      1. Patriot says:

        O kapterr e bire shiti,po gabimet per njerezit jane,si thote dhe vete populli ne vite,por mjere ti qe e ke vene kapelen mbi balle rreth e qark me varak ku vetem bishti te mungon ta quajme per uturak.Te shkruajshe eshte kulture,por te zhgaravitesh si ty o pjelle e djallit te kuq eshte mekat dhe krim se bashku.
        Ne Shqiperi krimi ka emer dhe kete e din si ti o bajge komunistesh te konvertuar ne demokrate,socialite e nje djall e gjyse,por nuk te vjen mbare dhe flet si Berisha maje plehut,kur kerkon qe fajin t’ja faturoje kolektivit, dhe vete te vazhdoje bashke me ty,o pampers berishjan te mashtroje,grabise,terrorrizoje e shtoje viktima te tjera nga pas,vetem e vetem per pushtet e para te krim-korrupsionit pa kufi.
        Kapterr bindu dhe beso se dita e gjykimit per mijra krime makabre ne vite te bere nga politikane e persekutore,apo jashteqitje shqiptare sikurse dhe ju po afron,sado qe ju kerkoni t’ja faturoni shoqerise krimet tuaja dhe te ustallareve tuaj.Bindu se shume shpejt ato PATRIOTET e SHBA-se,ju dhe soji juaj do t’ju japin nje fund te turpshem dhe pa kthim.Perdja e hekurt e IZRAELIT ndaj terrorrizmit ne Gaza e vertetoje nje gje te tille.O mbetje e spermatozoides ne divanet e zyrave te diktatures komuniste enveriso-saliiste.

  8. D.Ylli says:

    E VERTETA.
    ti majko je as mish as peshk,po te jesh burre c’mekate ke si komunist duhet ti pranosh para gjithe shqiptareve, derisa s’e ben kete je ne nje liste me mekataret qe rijne si pulat nen shi.
    Pa hapur dosjet s’ka shqiperi unike.Si e kishe pseudonimin qirie majko?
    populli s’mbron asnje mekatar ne c’do parti te jete,ai do te verteten ne c’do gje.E verteta eshte e pa azgjesushme.

  9. beni says:

    Fotoja shume domethenese,por ne vend te zogjve duhej te ishin pleshta.

  10. beso says:

    shume interesante kjo puna e dy Batove.Qysh njeri ia futi tjetrit?Sa per shembull mund te shkonim tek Abeli me Kainin.Ne jemi nje komb shume normal si gjithe kombet e tjere.Grindemi shume is gjithe popujt mesdhetare,biles spanjollet jane me grindavece e punojne me pak se ne,por ka edhe nje ane te mire kjo,se grindavecet i trembin pusht-etaret dhe keta vjedhin me pak.Ti zoteri i nderuar i ke hipur biçikletes tani dhe ben sikur nuk je pjese e asaj shpures politike qe ka 20 vjet qe i bie te njejtes melodi.

  11. Olimbi jeta eshte llogari says:

    Duke festuar 100 vjetorin e shpalljes se Pavaresise,duhet te largohemi sa me shpejt nga euforia qe na ka pushtuar,per tu ulur me kenbe ne toke
    Ne kete 100 vjetor kemi hyre ne nje borxh ne ritje,pasojat e te cilit do ti kene ne kuriz ne dhe brezat qe do vine.Ajo qe te ben pershtypje eshte se vazhdojme te blejme mish dashi me lek borxh,pa na u dridhur dora.
    Borxhi qe po ritim,vjen ne nje kohe kur jane bere shkurtime masive te fondeve ne te gjitha instutucionet,deri ne pushtetin lokal.
    Ku shkojne leket,qe ne thellojme borxhin ?
    Kemi privatizuar pothuajse gjithçka,borxhi vazhdon te ritet.
    Me ç’fare do te shlyet ky borxh.
    Sirenat e alarmit nuk po i degjojne pushtetaret,eshte me te vertete fatkeqesi kombetare,papergjegjshmeri totale.
    Prokuroria duhet te marre ne duar hetimin e ketij borxhi te papergjegjshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje