Privatizimi i Albpetrol-it, një kompani amerikane padit qeverinë për fushat e naftës

27 Nëntor 2012, 17:27Politika TEMA
Privatizimi i Albpetrol-it, një kompani amerikane padit qeverinë

Ndërsa qeveria vazhdon në heshtje të plotë negociatat për shitjen e Albpetrol, pa bërë publike asnjë detaj, në dritë dalin disa fakte të reja që mund ta përballin procesin me një ngërç ligjor.

Një kompani amerikane, e kontraktuar në vitin 2010 nga qeveria shqiptare për të bërë kërkime nafte në disa zona tokësore, pretendon se qeveria i ka hequr pa të drejtë disa zona për t’ia bashkangjitur kompanisë Albpetrol. Kompania me emrin “Sky Petroleum” pretendon se qeveria ka prishur në mënyrë të njëanshme kontratën, e cila përfshinte bllokun tokësor numër katër, atë me numër pesë dhe zonën e Dumresë, duke ia bashkangjitur listës së aseteve që do shiten së bashku me Albpetrol.

Çështja aktualisht është në gjykim në Gjykatën e Arbitrazhit. Më parë “Sky Petroleum” dhe qeveria shqiptare janë përballur në një proces gjyqësor për këtë çështje. Siç tregon ky dokument zyrtar, që mban datën 20 janar të këtij viti, një gjykatë amerikane në Teksas i ka dhënë të drejtë kompanisë amerikane duke urdhëruar Qeverinë Shqiptare që të ndalë transferimin e pronave në fjalë, derisa të dalë vendimi final nga Gjykata e Arbitrazhit.

Vendimi është injoruar nga pala shqiptare dhe ndonëse çështja është në gjykim në arbitrazh, qeveria nuk është tërhequr nga shitja e këtyre zonave së bashku me Albpetrol. Por nëse edhe Gjykata e Arbitrazhit do i japë të drejtë kompanisë amerikane, atëherë Shqipëria rrezikon të përballet me një tjetër gjobë./TCH

10 komente në “Privatizimi i Albpetrol-it, një kompani amerikane padit qeverinë për fushat e naftës”

  1. Adoleshent says:

    Zemerimi rritet o Sali Berisha, ti ke 1000 truproje un kam 1 popull mos e harro.

  2. Vlora says:

    E DI BERISHA SE TOM NDRECA JA FUQI EDHE NE AMERIKE.

    1. Tan Gjykatat neper bote qi jon kundra Doktorit dhe Berluskonit jon toga te kuqe komunistash

  3. alban4eva says:

    hajt hajt, se per te miren e Shqypnise e ban Berishi.. Salehu po i pivatizon per vete te gjitha keto pasuri, qe mos tu bien ne dore te huajve..
    pra, cdo gje e ban per te miren e ketij populli Salehu yne i madherishem, qe allahu i ndricofte shpirtin kudo qe te jete..

    rrofte Saleh shpella sa malet e Serbise dhe GerQIse…!!!

  4. real says:

    Brenda nje jave kater sulme kunder ketij investimi te sukseshem…

  5. Doni ALBO says:

    Edhe amerikanet pa i fut hundet gjithkund ku ka nafte nuk e lejne, cdo pasuri nenetokesore ne token shqiptare i takon vetem shqiptareve e jo amerikanit as larg qofte kurves greke ose shkaut.

  6. Argita_B says:

    Nese biznesi zhvillohet ne Shqiperi atehere kompania amerikane ne fjale duhet ti drejtohet gjykates shqiptare. Vendimi i nje gjykate amerikane eshte i pa vlere.

    1. Korabi says:

      Ceshtjen e zgjidh gjykata e arbitrazhit, sepse kompania eshte e huaj dhe po padit palen tjeter qe eshte shteti shqiptar, dhe nuk mund te jete i besueshem vendimi i nje gjykate qe eshte pjese e shtetit qe eshte pale ne konflikt, pra kemi te bejme me konflikt interesi, prandaj eshte gjykata e arbitrazhit qe i zgjidh keto ceshtje. Por poblemi nuk eshte ketu, problemi eshte qe mbetem duke paguar para per pislleqet qe bejne keta bastardet,(po kujtoj demshperblimin per general electric qe do bente trenin elektrik, pronaret arabe te dy kullave tek kryeministria, me shume probabilitet CEZ dhe se fundmi dhe Sky Petroleum)

  7. ciu says:

    ku kane fund dallaveret e berishe family-t qe kur te ikin nga pushteti te marrin dhe gjithe te mirat e ketij vendi me vete. kur ti konfiskohen pasurite dhe te dalin dalaveret e familjes berisha do shohim gallate nga makuteria e ketyre mallkimeve me shembelltyre njerezore. por mallkuar qofte ai qe vjen mbrapa ketyre po nuk ja konsfiskoi te tera pasurite qe kane bere ne kuriz te nje kombi te tere, si ato semundjet kancerogjene qe e hane nje trup deri sa e vdesin , ashtu dhe familja berisha dhe klani i tyre po e shkaterron shqiperine.

  8. Fabricio says:

    po cfare fbi thoni,po kjo eshte shkelje soneavitrti.cdo fbi-ja ketu?po nuk behemi shtet ne se nuk e duam vendin tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje