Vlora, qyteti që 100 vite më parë i dha frymën e lirisë gjithë Shqipërinë, sot është mbipopulluar nga shqiptarë nga mbarë trevat shqiptare.
Mbi 200 mijë vetë kanë populluar ditën e sotme bulevardin “Skelë”, për të nderuar këtë qytet dhe figurat historike të saj.
Përfaqësues të opozitës po nisen nga hotel “Pavarësia”, për të çarë përmes kësaj turme njerëzish drejt sheshit të “Flamurit”, ku do të marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe në vendosjen e kurorave në varrin e Ismal Qemal bej Vlorës, ndërkohë që kryeministri Berisha dhe Presidenti Nishani priten të mbërrijnë në Vlorë me eskortë rreth orës 10:00.
Një bust i Skenderebut po leviz përmes bulerdit nga nje grup kosoavresh, ndërsa ndihet qarët se Kosova dhe Maqedonia janë aty për të motivuar Vloren si kryeyqtet i Pavarësisë.
Një parrullë është vendosur në çdo makinë nga të ardhurit ku shkruhet Struga pro Vlorës,Dibra pro Vlores ,Prizreni pro Vlorës…
Mora vesh qe ata te FRD-se nuk i kishin qas ne protokoll.
Pra, ne kete feste mungon Blerim Cela dhe Lisandro Saracorja. Mekat i madh per kete 100 vjetor!
FRD : Partia e kembes se Nxjerre nga Rrethi !