Do vijë dita kur bota do ta ketë zili Shqipërinë e Kosovën

28 Nëntor 2012, 11:11Politika TEMA
Do vijë dita kur bota do ta ketë zili Shqipërinë e

Shkrimtari Dritëro Agolli, nëpërmjet një urimi për 100-vjetorin e Pavarësisë, ka thënë për GSH se do vijë një ditë që Shqipërinë e Kosovën do i kenë zili.

Nga Dritëro Agolli

Festimet e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, uroj që të na frymëzojnë ta bëjmë Shqipërinë ashtu si ëndërruan ata që ngritën flamurin në Vlorë më 28 Nëntor 1912 me Ismail Qemalin në krye dhe ata që e përgatitën këtë shpallje, rilindësit e mëdhenj dhe të tjerë që luftuan kundër pushtuesve të të gjitha ngjyrave, deri tek ata fashistë e nazistë.

Uroj që këto festime të na nxitin të ndërtojmë një demokraci të vërtetë, me një kulturë të lartë demokratike, pa mërira dhe acarime, të cilat sjellin vetëm konflikte dhe prishje të atmosferës, edhe të punës, edhe të shpirtit. Unë kam besim se atmosfera festive do të na vërë në mendime të punojmë më shumë për ngritjen e mirëqenies ekonomike dhe kulturore të popullit, që brezat e ardhshëm të jenë krenarë më shumë se sa jemi ne për të parët tanë.

Ne jemi në atmosferën e një feste të madhe, ku kritikat nuk shkojnë. Është njëlloj si, në një dasmë t’i bësh vërejtje nuses apo fustanit të saj; por ndonjë dëshirë mund të shprehet me zë të ulët. Fjala vjen, dëshirojmë që harmonia e demokracisë ta përmirësojë administratën, që nga zyra e atij që jep një certifikatë, deri tek zyra e kryeministrisë që nxjerr një dekret.

Veç kësaj, mendoj se ka ardhur koha të kemi një administratë të qëndrueshme, pa e ndryshuar krejtësisht në çdo katër vjet që bëjmë zgjedhjet, pasi po vepruam si deri më sot, do të mëkojmë vetëm nëpunës me lepurin në bark: Obobo, për tre a katër vjet do më degdisin!

Nejse, t’i lëmë këto!

Unë besoj pa lëkundje, se Shqipëria në të dyja anët e Drinit, shkurt me Kosovën, do të begatohet siç thotë populli, që bota ta ketë zili.

Mbetet vetëm të punojmë bashkë, të kundërshtojmë kur duhet, pa u sharë. Në këto çaste na vijnë në mendje fjalët e Naimit të paharruar: “Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakëz dritë”. Gëzuar festën e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë!

28 komente në “Do vijë dita kur bota do ta ketë zili Shqipërinë e Kosovën”

  1. tourkofagos says:

    Ta gezojme tok Panvaresine. U kam q… robte grekeve e serbeve.
    Kam bere gabime o njerez po e kam patur ngaqe kam qene i zemeruar.
    Zoti e bekofte kete toke te shenjte

    1. e verteta says:

      Turkofagos!
      Me pelqen reflektimi yt. Kjo tregon se ke brume.
      Jam dakort me ate shprehjen e pare. Te lumte.
      Degjoje kete:
      Se Zoti vet e the me goje
      Qe kombe shuhen permbi dhe’,
      Por Shqiperia do te rroje
      Per te, per te luftojme ne.
      Tung.

    2. tironci - usa says:

      Tourkofagos…Do e shenoj ne kalendar kete urim te perzemert qe ke dhene publikisht ne forumin shqiptar TemA! Qofte ky urim i yti i sinqerte e me dashuri! Vjen nje dite qe Zoti i madh ia ndryshon zemren njeriut per te mire. Tani besoj se mund te vije nje dite ta pime nje kafe bashke e te gezohemi se jemi shqiptar! Te faleminderit per urimin o njeri qe paske zemer te madhe!

  2. ujk marsi says:

    Shelege e bukur ne porte. Hahahah te bera musliman o qerrata! Kisha vene bast qe do te te beja me se s’ben musliman, ja ku ja arrita qellimit ne kete dite te bekuar. Mire de mire mos qaj, njeriu eshte nje qenje qe gabon, mjafton qe e ke kuptuar gabimin dhe bere autokritike.

    1. Kastrioti says:

      Nuk paskeni kuptuar sagjë: “tourkofagos”-i i këtushëm nuk është “turkofagos”-i i vërtetë.
      Pra, mos u gëzoni kot ,o turkoshakë, se turkofagosi ju erdhi tashmë sipas mides suaj. Jooooo, joooooo. Ç’m… të jesh bërë për vete ti dele e mërdhirë marsi, rri vetë siç je bërë. Por turkofagosin që njohim në komente- NEVER, JAMAIS,MAI,NIE,….
      Rroftë Shqipëria me shqiptarë të papërzier!

  3. tourkofagos says:

    Po qaj me ngasherim. Oooo perendi ca kam bere!

    Kerkoj falje vellezer

  4. andej nga viti 2112 ndoshta says:

    O Dritero djali !!! leri iluzionet edhe perrallat …e ardhmja nuk vjen vetvetiu … si do vij e ardhmja duke shitur shqiperine tek te huajt sic ben maloku qe kemi ne pushtet… duke vjedhur cdo gje ..mbar e mbrapsht ….duke shkaterruar ushtrine …duke shtuar papunesine …. duke ndenjur 12 ore ne kafene … apo me rini te degjeneruar dhe te droguar …keshtu do vij e ardhmja ??? e ardhmja nuk vjen me udheheqes te korrupruar qe e kan mendjen me vjedhur me vra edhe me pre … nuk vjen e ardhmja me iluzione por ajo do pregatitur per dite vazhdimisht me pune ne te gjitha fushat e jetes … shpresat mund vijne nga viti 2112 o dritero djali !!!!!!

  5. artur says:

    Sa thjeshte mund te perzihen mizat e keqija dhe u mbyllet realisht goja:
    Bashkim, tek e verteta e thjeshte dhe vetem pune.
    Per te miret qe mund te heshtin, informacionin i meposhtem. Le ta shijojme se bashku pa u bezdisur.
    Per te gjith ata shqiptare qe skan mundesi te shohin logon e googles me flamurin shqiptare mund te klikojne tek kjo faqe dhe do te hapet Google me siglen e 100 Vjetorit te pavarsise…. http://www.paragrafi.org/

  6. leka says:

    Ky gerxho,vazhdon ta shese shpirtin dhe ne moshe te shtyre,per interesa te ndyra.Bytha si ka gjetur karar,nga karrigia e Enverit tek e ps-es dhe tani,per te rregulluar pazaret e familjes, ne prehrin e Saliut.Allabim bereqavers efendem Agolli.

    1. Mustafa prej Tropoje says:

      Po kjo eshte e vertet qe do vi koha qe Shqiperine do ta kene zili ne Europ,dhe kjo ka per te ardhur kur te kete vdekur ky mut plak spiun i ish sigurimit,e qindra te tjere si ky,pastaj edhe brezi i ri i Zenit e i Argites,e i femijeve,femijeve,femijeve e femijeve………… te tyre ,at’her mbas 700 vjetesh do jemi bere

  7. po sipas meje e ardhmja e shqiperise e eshte e larget e shum e varfer me politiken e kurrupsionin e sotem

  8. elinor says:

    Ajo dite do te vije me padyshim o xhaxhi Driteroi, por jo perpara se ne dhe nja 5 breza mbas nesh te na kene henger krimbat!

  9. skenderi says:

    kur te vije ajo kohe o dritero pijetari, do jete shembur bota

  10. MEMEDHETARI says:

    Babaxhani Dritero kerkon te “betonoje” farefisin ne zyrat qe u ka “falur” krimineli Sali Berisha…
    Ky qenka problemi me i madh i Shqiperise dhe i shqiptareve,per Driterone…

    Po,Dritero,i tille paske qene
    Paske pare thelle interesat,
    Do ish me e hijshme me na thene:
    “Amanet familjen,nipat,mbesat”…

    Falem Dritero,qe bej sarkazem
    Sepse prap`meritat s`t`i mohoj,
    Se e di qe ti je mik – jo hasem
    Por per dreq,lajthitjet s`t`i duroj…

    Falem,Dritero,por une kam pritur
    Te flisje ca fjale per Saliun,
    Nuk besoj se ti “s`e paske ditur”
    Qe ai ndan Jugun dhe Veriun…

    Falem,Dritero,por kam shpresuar
    Te flisje si burrat,si dikur!!!
    Nuk besoj se ti s`e ke kuptuar
    Qe Saliu pshurri mbi Flamur!…

    Falem,Dritero,per ironine,
    Te njoh prape si “Nderi i Vatanit”-
    Por dhe ti fort mire e njeh Saline –
    Me te zi se bytha e kazanit…

    1. beso says:

      kjo eshte vjershe shume e bukur.Gati e njoh stilin dhe doren.Urime!

    2. Taulant says:

      Ve bast jeten qe eshte pena e shkelqyer e A .Dukes,mbeshtetur mbi Elegjine Agollit per Enverin…Falme Enver se fjalet mu renduan,Falme Enver se fjalet si lidh dot……

    3. martin says:

      Kam shume respekt per te madhin Dritero por sot me shume respekt kam per ty MEMEDHETAR me beso shume respekt dhe faleminderit per kete poezi fisnike qe do te desha te ishte autokritika e Driteroit.Faleminderit dhe gezuar 100 vjetorin e Pavaresise.

    4. Selim Kupa says:

      Falem Dritero se po te lendoj pak
      Se po s’ta thash me ngel merak
      Ngjite majat me Enverin
      Se spiunllikun e kishe ne gjake

      Falem Dritero se te lendova
      Me kta vargje qe une i shkrova
      Se deri dje ishe spiun
      Dhe ket fakt desh e harova

      Se nuk shquhesh si shkrimtar
      Por je kthy ne dordolec
      Do te ish ne nderin tande
      Me mire te ishe bere kalec

      Falem Dritero,per keto fjal
      Dhe ketu jam tu u ndal
      Nuk jetohet kjo kohe trazuar
      Me lavdine e kaluar

      1. Selim Kupa says:

        Jo per ndonje gje,por keto vargje mora shkas nga nje interviste,e dhene diku ne shtyp nga Dritero Agolli,kur nder te tjerash thoshte se ai se bashku me Kadaren, ne nje lokal diku ne Itali kishin share regjimin e Enverit….Dikush qe nuk e di se cfare ishte e quajtura “Vija e sjedhjes” e ish sigurimit mendon se te dy keto paskan qene disidente qe ne ate kohe,por ai qe e di mendon ndryshe,Opertivet e sigurimit kane kontaktuar me te dy qe para daljes nga shqiperia,dhe i kane udhezuar qe ne prani te njeri tjetrit te nisnin e shanin regjimin,,kjo me qellim qe mbase kesaj bisede do te kriohej bindja nese keto ishin besnik,dhe nese thonin te verteten,pra i kontrollonte te dy,dhe keto sipas bisedes me operativin nisnin te shanin regjimin,dhe me vone ta raportonin te dy ne menyre te pavarur,pik e presje,kuptohet per kete nuk penalizoheshin mbasi ishte plan masash qe nenshkruhej nga kryetari i Deges Punve te mbrnsheme,e tani dele e na shet peralla me mbret,tutje spiun i regjur leri ligjeratat o bythe lepires i Salush Efendiut.

  11. l says:

    tourkofagos , Te lumte.Te njoh prape si “Nderi i Vatanit”

  12. mali says:

    Dritero, shko ne librarine qe kishe frike se mos ta hiqte lulka i bashkise dhe nuk le urim pa i bere nje cope hajduti,vrasesi, dhe koqetredhuri.

  13. luma kuqe KUKES says:

    Ky njeri deri sa te vdese,eshte betuar te vdes SAHANLEPIRES.Shko o pjerdhu.Shko o plak matufe laje b…..th e Berishes panvarsish qe te dridhen duarte JE I MESUAR>

  14. greku serb says:

    ik er plak matuf e rrej veten tande,se te tjeret nuk i rre dot!
    apo ke gjet ca shqiptare trapa e kokbosha ti qe te besojn tash e 50 vjet!!
    do e paskan zili te tjeret morracaken shqipni!!
    bota vec largohet nga morri shqiptar e ti po don me na i shit morrat per deshe!!
    domosdo,se ti merr sala per kurbanin e pavarsis…

  15. Ben Chicago says:

    o dritero
    do tja kene zili kosoves dhe shqiperise ne mijevjeçarin e trete
    sa te jete saliu era qen do ti vije ketij vendi

  16. Roberta says:

    Kur do te jete ajo dite, kur?

    Deri tani ai grusht vend ka humbur sh dhe eshte lare me gjak. Te kish pasur burra te mencur qe ta vozisnin, sot ne nuk do kishim marr udhet e botes.
    Nuk do t’u kishim dhene vendeve te tjera (qe na kane mikpritur dhe trajtojne si te barabarte me ta) djersen tone, talentin tone, mendjen tone, krijimtarine dhe artin tone qe na del nga duart dhe nga mendja por do t’ia kishim dhuruar vendit tone.
    Dhe per te marr pjese ne nje maratone internacionale si shqipetare, Federata e atletikes se lehte te kerkon rryshfet. Atehere ca na ngelet me?

    Dersi sa ajo toke te kete vampire, perfshije ketu si te djathtet dhe te majtet, nuk ka per te ngritur koke dhe deshperohem per kete.

    1. tironci - usa says:

      Ajo dite do vije kur te pergjigjemi koke per koke perpara te Madhit Zot! Quhet Dita e Gjykimit! Lum ai qe beson si nje i verber!

  17. Ky truthari po ku e di mir, se cdo behet ka dell rilindassh ky dhe gjak rakie .Kush jan ata idiot qe merren me kte trap me pesqind fytyra.
    Mesiguri qe me kte mall qe shikon sot ne shqiperi ku me shume jane plera se shqiptar mesiguri do behet nji kukullan madheshtor nji dite jo te larget Ishalla ruhet ky ritem qe filloj ne 91

  18. drita bashaj says:

    Interesant se si edhe fytyra dhe deformimi i trupit merr ne pleqeri formen e qenies qe i ngjan karakterit tend: si nje zvarrites dhe lepires i neveritshem. Nuk mund te sjelle nje mesazh. Jo se s’di, po jane mpleksur shume interesat dhe nuk e lene zerin te dale, si i thone fjales:politika ne plan te pare. As atij tjetrit, Ises, s’ja degjuam dot mesazhin. Pasi beri nja dy muaj zhurme per nje palo doreshkrim e per Nobel, iku u zhduk. Sa here qe eshte situata per nje qendrim te hapur, keta poetuce te mjere perdredhin gjuhen ne gojen e mbyllur dhe i gelltisin fjalet ne stomakune tyre te ngjizur me realizmin socialist
    .100 vjet per nje komb evropian eshte si nje vit i nje femije: jep garanci per egzistencen, poe eshte shume larg pjekurise.Le ta gezojme Shqiperine sot dhe te mesojme te perkujdesemi per te se ajo eshte akoma nje foshnje. Do shume dashuri! Drite ju befte jeta e mijera shqiptareve qe e deshen ate me shume se cdo gje ne bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje