Duke festuar të ardhmen shqiptarçe të Hungarisë

28 Nëntor 2012, 19:27Politika TEMA

Kryeministri hungarez, Viktor Orban u prit në Shqipëri me nderime të mëdha. I njohur për BE-në dhe botën si njeri me tendenca autoritariste, ai ka gjetur këtu tamam homologun e tij. Një media hungareze tallet me këtë vizitë

Nga Erik D’Amato, Politics.hu

Viktor Orban është në Shqipëri, një nga disa krerë shtetesh që viziton vendin e vogël ish- stalinist për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane. Ndërkohë që mediat e huaja janë fokusuar kryesisht tek planet për therjen e 1 mijë qengjave për të festuar këtë rast, ne tek Politics.hu jemi natyrisht më të fokusuar tek fakti se si lidhet kjo me Hungarinë.

Kjo është ajo që dimë deri më tani: sipas medias shtetërore, Orban u takua më herët me homologun shqiptar, Sali Berisha dhe citohet të ketë thënë se edhe hungarezët e ndjenë momentin kur shqiptarët nisën të festojnë. Ai tha se dy vendet kanë shansin që të bëhen fitimtarët e Europës në dekadat që vijnë. Orban tha se shqiptarët dhe hungarezët kanë një miqësi të thellë bazuar në faktin se të dy vendet kanë vuajtur shumë gjatë shekujve, duke theksuar se shqiptarët e hungarezët janë njerëz që e duan lirinë, por kanë qenë të detyruar të jetojnë me litar në fyt për shumë vite.

Me fjalë të tjera, sipas Viktor Orban, Shqipëria dhe Hungaria kanë një të kaluar të përbashkët, por edhe një të ardhme të përbashkët. I intriguar nga ky vëzhgim, kam kaluar pak kohë duke kërkuar për të kaluarën e afërt të Shqipërisë dhe qofsha i mallkuar nëse nuk ngjan me të ardhmen e afërt të Hungarisë.

-Kryeministri jopopullor dështoi në arritjen e një mazhorance gjatë zgjedhjeve të fundit dhe mbeti në pushtet duke joshur një deputet disident nga opozita.

-Partitë e opozitës pretendojnë se zgjedhjet janë të manipuluara.

-Kryeministri injoron pretendimet e opozitës, e cila futet në grevë urie për të protestuar për manipulimet.

-BE tenton të negociojë për krizën, por dështon.

-Protestat përshkallëzohen për vjedhjen e votave dhe korrupsionin dhe bëhen të dhunshme.

-Kryeministri pretendon se protestat janë një grusht shteti kundër qeverisë.

-Kryeministri tenton të tërheqë vëmendjen nga protestat anti- opozitare duke bërë diversione spektakolare si ai për koncertin e Ledi Gaga.

-Partia e kryeministrit afrohet me përkrahësit e mbretërisë në tentativë për rikthimin e saj.

8 komente në “Duke festuar të ardhmen shqiptarçe të Hungarisë”

  1. Treviso says:

    Me thuaj me ke rrin, te them se kush je.
    Jane dy halet e Europes qe te qelbin.

    1. Un shof veqse 2 burra shteti ne foto. Vallai edhe Zotnia Alievi i Azerbaxhonit duhej aty ne mes dhe kompletohej grupi

  2. bicim says:

    Skenderbeu me Janosh Huniadin.

  3. jahjagagaja says:

    Po gjate luftes se dyte boterore?qendrimi i Hungarise ish ai i xhafer Devave apo i deshmoreve kunder nazi-fashismit?rrenjet te òojne tek pupulizmi i Adolf Hitlerit.

  4. iliri says:

    hiqeni kete foto .nuk ja vlejne keta te jene krahe ISMAIL QEMALIT

  5. SKENDER BEU I VJETER says:

    JEVGU I VUCIDOLIT GJETI VLLA KURBATIN E HUNGARISE DHE SHKEMBEN EKSPERIENCEN SI TE DREJTOJE KLANIN E GOMER RITESVE.

  6. ILIRET says:

    A e degjuat mbrrockullen e fundit te budallit qe na qeveris, ne takimin me kete Urbanin.
    Shqiptaret nuk e dine se, vendimi per pavaresine e Shqiperise, u mor 100 vjet me pare, ne Hungari.
    -Komentin bejeni vete. Mjere ne per ate qe kemi ne krye, qe e deformon historine , sipas rastit..

  7. artur says:

    Sa thjeshte mund te perzihen mizat e keqija dhe u mbyllet realisht goja:
    Bashkim, tek e verteta e thjeshte dhe vetem pune.
    Per te miret qe mund te heshtin, sidomos gjate festes, informacionin i meposhtem. Le ta shijojme se bashku pa u bezdisur. I Falemi Nderit.
    Per te gjithe ata shqiptare qe s’kane mundesi te shohin logon e googles me flamurin shqiptare mund te klikojne tek kjo faqe dhe do te hapet Google me siglen e 100 Vjetorit te pavarsise…. http://www.paragrafi.org/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje