Topi në Gjirokastër: Vriteni frikën, dilni në votimi dhe merrni ndryshimin në dorë

1 Dhjetor 2012, 20:59Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike zyrtarizmi degën e saj në Gjirokastër.

Topi uroi sërish nga Gjirokastra si për festën e pavarësisë, ashtu edhe për atë të çlirimit. FRD solli në vëmendje mungesën e pjesëmarrjes në votime, çka sipas zotit Topi, tregon mungesën e besimit tek politika dhe trajtimit jo të drejtë të saj ndaj qytetarëve.

“Ka shumë njerëz që mbështesin Frymën e Re Demokratike, këtu dhe në gjithë Shqipërinë. Ne e ndjejmë këtë, kudo që shkojmë, dhe shohim se pavarësisht frikës apo presioneve për vendet e punës, qytetarët na bashkohen kudo, në të gjithë Shqipërinë”, tha Topi.

Ai akuzoi maxhorancën aktuale si përgjegjësen kryesore për ngërçin e vendit dhe mos-marrjen e aprovimit për statusin e vendit kandidat. Sipas tij, as parlamenti nuk është i denjë të përfaqësojë shqiptarët, është larg standardeve që meritojnë ata, nuk është në gjendje të transmetojë në publik debatin e lirë, argumentin e as fjalën e të gjithë deputetëve.

“Demokracia në Shqipëri është akoma larg standardeve që presin qytetarët, sepse politikat qeverisëse janë vënë në shërbim të familjeve dhe mbështetësve të interesave të njerëzve të qeverisë. Ata janë të privilegjuarit që abuzojnë me të mirën publike,” u shpreh Topi.

“Gjobat janë në nivelin 94-95%, ndërkohë që taksat janë 72-73%. Ky është tregues se kjo qeverisje bazohet mbi gjobat, duke i bënë ato në mënyrë selektive e duke krijuar edhe monopole privilegjesh, që çojnë edhe në falimentim”

Më tej, ai tha se FRD, me përcaktimin e saj si forcë vendimtare, do të bëjë të mundur që përmirësojë shërbimet për shtetin dhe për qytetarët.

Një ndër pikat kyçe që FRD dhe Topi i mëshojnë dhe që u ritheksua në Gjirokastër, është mungesa e besimit të njerëzve tek politika dhe synimi i FRD-së për të rikthyer njerëzit tek kutitë e votimit. “Të mos i sforcojmë më njerëzit të paraqiten në aktivitete partiake nën presionin e humbjes së vendeve të punës. Mesazhi im i qartë është: Vritni frikën. Jini kurajozë. Mos kini frikë të ngrini zërin për problemet tuaja. Ushtrojeni të drejtën e votës dhe merrni në dorë ndryshimin e jetës suaj”, iu drejtua kreu i FRD-së qytetarëve gjirokastritë.

Kreu i FRD-së përmendi edhe frikën që ka kapluar politikën e vjetër, që vrapon nga njëri aktivitet mediatik në tjetrin, me frikën për të parë e dëgjuar atë që po shkaktojnë lëvizjet e reja politike.

Zyrtarizimi i degës së Gjirokastrës kulmon zgjerimin e FRD-së në jug, menjëherë pas hapjes së degëve të Përmetit dhe asaj të Sarandës, hapur një muaj më parë.

19 komente në “Topi në Gjirokastër: Vriteni frikën, dilni në votimi dhe merrni ndryshimin në dorë”

  1. Dean says:

    Shiko se kush flet per friken,ish-Presidenti qe e kaloj mandatin e tij me FRIKE ne bark.Pika budallait,me jepni edhe 1 here Pushtet se e di une se c’a bej.A thua se nuk ishte ky ne maje te Piramides se shtetit shqiptare.

    1. marsela says:

      Teper e drejte kjo Dean. Ky nje her qe pati ne dore te bente presidentit, doli dhe tha “DO PROTESTOJ ME HESHTJEN TIME” Nje burre shteti nuk e thot kete gje, dhe nese kishte per te dhene doreheqje atehere, beheshin zgjedhje t parakoshme dhe FRD kishte per te marr 100 fishin e votave qe pretendon te marri tani…..

    2. Shtegtari says:

      OPE TOPE O PAPAGALOS, merre me leng se mishi u heng

    3. semo says:

      shume i drejte komenti juaj. Veti Topi(a) ka thene ne intervista se Kisha Mundesi ta rrezoja Berishen kur isha president. Po pse nuk e beri se kishte frike, dhe frikacaku gjithmon ka frike dhe flete per friken.

  2. Dike Mullai thote- says:

    “Me beni edhe nje here NUSE, pa do te dij si te NUSEROJ”! Por Ty te c’virgjeroi Berisha!!!

  3. safeti says:

    A mor Sali ste besonim kur demaskove Topin, paske pas te drejt ky qenka nje bajge. Si e paske afru ne PD ket zorraxhi karierist klinik ne gjendje te rend.

    Nese ka pas llafe qe dikush mund te jet spiun i grekut dhe e besonim edhe jo. Ky grekun ish minister i Nanos minoritarin Spiro Peci e beri keshilltarin juridik dhe personazhin me te rendsishem te presidences. Spiro ishte lidhja e nanos me greqin si u gjend ne presidencen e Topit vetem ai e di. A ka njeri me dyshime se Topi esht ambasador i greqis??

    1. elio says:

      Jepja me te qare tani oooo Safet…jeni bere si djemte e plakut Mere…mire per Topin po te njejten gje e thoni edhe per Mustafaj, Oketa Meksi,Biberaj etj etj????…Aaaaaa Bamke Greku ste ka mbetur gje tjeter vec te shkosh tek kisha e madhe (qe eshte ndertuar me lejen Brojkes) e te lutesh per fatin e PD-se…

  4. luis says:

    Ti Safet quan shqiptar vetem Sali Efendine me gjithe sojin tend prej budallai.
    Po ta them troc se po te ishte Shqiperia me tipa si ti dhe Saliu i befsha mutin atij vendi,por shyqyr se ka edhe plot burra te mire e nder keta eshte edhe ky zoteri,apo e deshe edhe kete si vehten tende.

  5. hajriu says:

    ….dilni në votimi???????? Po u flet dropulliteve me duket , mire e ka , dili te votimi o drpuliti…..hahahaaaa

  6. Protesta says:

    Shqiptaret kane lindur me lepur ne bark dhe frika do u dale vetem ne varr. Amerika nuk e aprovon ndryshimin politik ne Shqiperi ne favor te AK dhe FRD dhe do i ka dhene ok Saliut t’i vjedhe prape votat: http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  7. pirati detit says:

    ashtu si e vrave zotrote friken ne 21 janar?

  8. F.Ylli says:

    FRD + AK + te gjithe te pa kenaqurit pa perjashuar askend jane e arthmja e Shqiperise,kesaj shtrese i perket PUSHTETI.
    Kalbesirat azgje te sakte s’mund te bejne e kane virusin e kaosit ne tru.

  9. beni says:

    Une nuk çuditem me faktin qe Bamiri kerokn te boj karriere politike jashte PD, as me faktin qe gjate 5 viteve ne Presidence nuk mund t’ia kthente fjalen shpellarit…!
    Une çuditem me faktin se si ka mundesi nje ish nen-kryetar i PD dhe President i Shqiperise nuk arriti te beje 5 vetem 5 vetem 5 burra mga PD me vehte dhe te rezzonte qeverine e Shpellarit me vota perpara 28 nentorit. Edhe Oketa qe i shkon pas Bamirit thote se nuk do votoj kundra Pd edhe pse jam ne FRD, ç’eshte ky teater qe luhet me shqipetaret.
    Keta jane njerez mafioze qe mundohen te marrin disa vota te majtes dhe sidomos Rames dhe pastaj te bashkohen prape me Shpellarin Sali.
    Do te ishte mire qe Z.Rama te mos pranoje koalicion me Bamiret dhe AK se sa me shume kalon koha aq me shume po e shohim se i sherbejne RRUMPALLES nga Vucitoli.
    Bamirit iu vrane bashatdhetaret ne mes te bulevardit dhe nuk guzoj me akuzu RRUMPALLEN. Edhe sot qe eshte “i lire” ai nuk akuzon Shpellarin per krime por thote Bjellarusie, etj etj etj.
    Turp dhe vetem turp.

  10. Arber says:

    Besoj se Topi ka per te dal pa tope ne 2013,se nuk e kuptoj kush do e votoj.Te majtet jo njehere se ky ka qen dora e djathte e Saliut,dhe ato qe nuk duan Edin dhe Saliun nuk e gjejne veten te Topi.Them pa dyshim qe do votohet shum Aleanca Kuq e Zi se jane te vetmit qe po dalin perdite dhe po i dalin kundra qeverise,plus fjalet qe i ka thene Kreshnik Spahiu Sales nuk ka pasur politikan ose opoziti ne keto 22 vite qe ti kete thene kundra Saliut.Prandaj votat e te pakenaqurve nga te dyja palet i shkojne AK pa dyshim.

  11. Leone-53 says:

    Kuzhdo qe ngre zerin kunder kesaj qeverie te koruptuar “hedh” nje gure ne DEMOKRACINE ERE qe po ngrihet ne vendin tone.
    Me vjen shume keq per ata qe komentojne gjera pa “bereqet”.
    Asnjehere s’eshte vone!

  12. vz gjirokastriti says:

    PER ARBER ,pershendetje nga gjirokastriti,une ndjek gjithmone gjerat e
    vecanta,qe vertet te kenaqin,mund te shkruash mijra faqe dhe nuk te ngelet ne vemendje as nje resht,mund te shashe terre jeten,por keto te
    shara jane te zakonshme dhe nuk te bejne pershtipje,por kur lexon pak
    fjale ,Besoj se Topi do te dali pa tope ne 2013,kjo te kenaq pa mase,se
    eshte nje gje per te qeshur.
    Arber ne shqiperi u krijuan ne 91 shin dy kovacana nje PD dhe PS qe
    prodhojne vegla pune,kush del nga keto kovacana,per tu shitur tek ndo nje hallaxhi fshatar ,kjo vegel prishet per tre dite se eshte e skarcuar,keto kovacana jane bene apostafat te tilla,qe kush hin ati dhe
    del prej saj nuk vlen me,i ka mbaruar misioni

  13. kalorsi i zi says:

    Mon père s’appel Georges et il est Noble

  14. Besa says:

    Po ik o Bamir se ti e ke tregu cfar je,ishe president dhe rrije urte. Leri perrallat se ste beson asnje!

  15. Behu me buure says:

    O Bamir, dil dhe protesto … eshte demokraci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje