Edhe sa të tjerë duhet të vdesin?!

6 Dhjetor 2012, 18:15Politika TEMA

Nga Adrian Thano

Një nga librat që na ka lënë pas i ndjeri Ardian Klosi quhet “Katastrofa e Gërdecit”. Ka botuar aty një hetim të shoqëruar me foto e dokumenta mbi shkaqet,  shkaktarët dhe  viktimat e krimit shtetëror të Gërdecit.  Në këtë libër ka një pjesë për 18 vjeçaren Resmije Osmani, një nga 26 viktimat e krimit, babai i së cilës, Kujtimi, u vetëvra 3 vjet më parë, ndërsa nëna, u vetëvra dje.

Shkruan Klosi: “...Tmerrin më të madh e panë ata që nuk vdiqën menjëherë, e si pakkush Resmije Osmani (Kranja nga i shoqi), edhe ajo 18-vjeçare, nëna e një foshnjeje  4-muajshe. Me shpinën krejt të djegur, si hoqi dhe rrobat e përfshira në flakë, Resmija arriti të rendë deri larg, u fut brenda një bunkeri, ku dhe i shterrën forcat. Ka ndenjur aty për 6 orë afër duke thirrur për ndihmë,  derisa e kanë dëgjuar… Pas peripecish të papërfytyrueshme në ambulanca e spitale, ku njëherë e deklaruan të vdekur e pastaj të ringjallur, u dërgua të nesërmen në një spital në Itali. Dha shpirt atje pas një agonie të gjatë më 12 prill 2008...”.

Jemi ngjethur e kemi provuar ndjesi të ndryshme për Gërdecin: në fillim tronditja nga pamjet shokuese të momenteve të shpërthimit; pastaj, nga fytyrat e fëmijëve të vrarë. Më pas nga të sakatuarit në spitale (e mbani mend atë vajzën e vogël pa krah?). U revoltuam nga mashtrimet e Sali Berishës; kemi ndjerë turp kur pamë thasët me lekë që zbrazeshin në tavolinën e Bashkisë së Kamzës (e mbani mend atë zorzopëri të pashoqe?); gëlltitëm krenarinë prej psikopati të vrasësve (Gërdeci votoi për PD-në, na thanë). Na ngatërruan më tej në spiralet pa fund të gjyqeve që vetëm drejtësi nuk bënë.  Pastaj u mësuam…  Sot shohim Berishën, Mediun, ministrat, (për atë Zot, a mundeni t’i shihni duke qeshur??), djaj që gjejnë forcën të vijojnë jetën të qetë:  “Ne e kemi harruar, harrojeni dhe ju”…

Por kockat e fëmijëve të vrarë të Gërdecit janë aty. Vetëm pak metra nga autostrada ku kalojmë përditë. Fëmijë të tretur. Fëmijë… Vetëm zbrazeni kokën 30 sekonda dhe thjesht mendoni: Fëmijë! Fëmijë o Zot, fëmijë.

Aty do varroset nesër edhe Tushe Osmani. Ne as që e marrim dot me mend vetminë e saj. As ato që ka menduar e mjera grua minutat e fundit në këtë jetë. Nuk ka më kuptim as dhimbja, pa veprim. As shkrimet në gazeta për fat të keq. Nuk mund të vazhdohet më kështu.  Thjesht, nuk është më e mundur./Dita

11 komente në “Edhe sa të tjerë duhet të vdesin?!”

  1. tani says:

    sa mire do ishte qe te shkruanin me shume gazetare per gerdecin.njerezit nuk duhen te harrojne dhe drejtesia do vi. mund te vonoj po do vi. lutem me gjithe shpirt ate qe pesuan ata njerez te varfer, ata femije te pafajshem. ta pesojne dhe ata njerez qe e shkaktuan kete tragjedi. ata njerez qe levizin neper tirane me makina lluksoze, ata njerez qe nuk e dine si eshte te jetosh pa buke dhe drita. ata njerez qe po shesin gjithcka ne vendin tone vetem dhe vetem te behen me te pasur.qe femijet e tyre te jetojne si princa ne perendim dhe grate e tyre te shemturara dhe pa shpirt te veshin rroba firmato.

    1. Saliu ne litar says:

      Kjo tragjedi dhe te tjera qe kane ndodhur dhe ndodhin perdite anembane Shqiperise kane vetem nje emer : Sali Kafshe Berisha.Ky njeri duhet denuar me vdekje,ne menyre qe dhe banditet e tjere politikane te majte e te djathte ti mbajne bythet drejt.Kjo katrahure duhet ndalur.Cohuni o njerez,cohuni te pastrojme vendin nga fundurinat politikane,gjykates,prokurore.Cohu o elita e vendit dhe organizo popullin ne protesta.Po nuk rrezuam kermen nga pushteti, dhe ata qe do vine me pas keshtu do te bejne.Duken se c’muter jane qe tani pa marre pushtetin.Rrine dhe hapin syte si gallofe,dhe presin cfare do tu thote kryetari.Cohu o Ajka e kombit,te qerrojme bastardet.

  2. joni says:

    mallkimi i ketyre njerezve qe ju shkaterua jeta nga gerdeci do t i ndjeke nga pas gjithe jeten dhe nje dite do paguajne ne nje fare menyre sado pare dhe pushtet te kene ata qe e bene

  3. martin says:

    O Edi ku je a je gjalle.Boll me me replika e twiter.Ku e ke PS dhe opoziten Athua nuk keni zemer.Dil edhe i vetem nuk te shan kush.Dil e flit ashtu bukur sic ke talentin te flasesh.Dil dil dil.Vetem kur te te shohin ty njerezit nqs ju ka mbetur nje fije personalitet do te te vijne pas dhe revolta do te behet masive.Por dil njehere ne shesh dhe nqs nuk do te vije populli mbrapa nuk do te jete turpi i yt por i popullit qe do te thote paska mbaruar pra paska vdekur shqiptari ndersa ti Edi Rama do te mbetesh ne histori kujto dhe i vetem trim ne lufte.

  4. Donjet Liridoni says:

    Jam shokuar, kur para pak minutash, ne fb, i fshehur nen pseudonimin “Demokrat Tironas” njeri shkruante “Akoma ju me Gërdecin?”.
    Sado e me cfaredo qe t’i turresh ketij perversi, prape nuk je i “larë” me të.
    Po doja t’i thosha se tragjedi te tilla si Gerdeci ka kaluar mjaft njerezimi, si dhe luftera boterore. A e di ky pervers se edhe sot, pas kaq vjetesh nga 9 Maj 1945 jane ne kembe dhe veprojne aktivisht organizata, sidomos hebrejsh, ne kerkim te KRIMINELEVE TE LUFTES dhe perpjekjet e tyre disa here kurorezohen, duke çuar ne banken e te akuzuarve edhe te moshuar, mbi 90 vjeç? Para disa muajsh, nje i tille, qe kishte vrare ne kampet e nazizmit 15 mije vete, doli para gjyqit.
    Drejtesia mund te vonoje, po nuk harron!
    Do njeriu te pershendese autorin e shkrimit A. Thano dhe s’ia ben dot zemra, kur vrasesve ende s’iu ka hyre nje gjemb ende ne kembe!

  5. dymi says:

    Bravo Ardian! Njerez,zbrazeni mendjen dhe mendoni:Kush na drejton, kush na genjen, kush na vret, kush qesh me injorancen tone(duke na treguar mishrat e dhembeve te tyre te felliqur)sepse i besojme e kacafytemi per ta,sepse manipulojme e fallsifikojme,neper komisione zgjedhore,vota per ta? Njerez po behuni nje here te mencur,dreqi e mori!

  6. alban4eva says:

    pa u qeruar Saleh kurva, ky vend nuk gjen qetesi, ta dini.. nuk ka kthim ne normalitet nese nyuk hiqet qafe Saleh shpella, Saleh pedofili..

    1. jon says:

      saliu nuk iken ,madje tani ne ate mosh eshte me mire i gjalle se i vdekur.duhet goditur tek femijet ,tek mbesat e niprat ,tek pasurite e tije ne qipro ,saliu na duhet i gjalle qe te mohoje ate qe ka bere…perndryshe edhe edi o kushdoqofte ne nje vrim do i bien fyellit

  7. ilir says:

    une e kam blere kete liber dhe zoti deshi qe ta lexoje keto dite dhe te perjetoj ate qe po ndodh ne shqiperi.ska gje me te vertete kur thone qe ne jemi ne nje enderr te gjate dhe zjohemi vetem kur vdesim,ne shqiperi nuk eshte enderr vecse.tek libri i klosit pervec mjeshtrise se tij si shkrimtar per te percjell emocionet me ate qe shkruan ,ne faqet e fundit ndodhe fotot e disa viktimave dhe te nga ngjarjet e gerdecit.midis te tjera eshte dhe nje FOTO e nje kryetari komune (duket qe eshte pjese e fermes se derrave te pd),QE KA VENE LEKET MBI TAVOLINEN E KOMUNES PER TJA U SHPERNDARE FAMILJARVE TE VIKTIMAVE.NUK E DI PSE SA HERE QE E SHOF ME VJEN NE MENDJE DENONCIMI I FAMILJARVE TE 21 JANARIT QE DENONCUAN HIENAT E BERISHES QE DESHEN TE BLININ GJAKUN E VIKTIMAVE.
    ne gerdec arriten ta blejne pra dihet kush fshihet pas vrasjes,sic dihet kush fshihet pas pushkatimit ne qender te tiranes….nje foto flet me shume …shifeni ju lutem

  8. Nadia Shabani says:

    Merrni ligjin ne duart tuaja sepse vetem kjo rruge ka mbetur per te ndeshkuar ata qe shtypin dhe shfrytezojne popullin e varfer.

  9. Denisi says:

    Zoti gazetar Thano, sa shqiptare u vrane me 1997, e mban mend? Kush i vrau, rrufeja? Gjersa ti dhe gjithe gazetaret dhe intelektualet shqiptare e quajtët të mirëqene riciklimin ne politike te shkaktareve te asaj katastrofe (ose u pajtuat ne heshtje me të) pse habiteni tani nga mosperfillja e Berishes ndaj jetes se 26 viktimave te Gerdecit dhe familjareve te tyre? Pyetjes qe ke perdorur ti si titull te ketij artikulli historia i ka dhënë kete pergjigje: nje popull i nenshtruar qe pranon te qeveriset nga vrases nuk ka te ardhme tjeter veç viktimizimit te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje