Hidhet shorti, ja kush do jetë pjesë e Kolegjit të ri Zgjedhor

7 Dhjetor 2012, 14:34Politika TEMA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka hedhur sot shortin për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve, që do jenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor, i cili do të shqyrtojë ankesat zgjedhore për katër vitet e ardhshme.

Sipas KLD, në total kanë qenë 48 kandidatura nga gjykatësit e Apelit dhe janë përzgjedhur këto tetë emra: Ilir Toska, Andi Civici, Fuat Vjerdha, Valbon Çekrezi, Edlira Petri, Petrit Ceno, Gjinovefa Gaba, Kriton Spahiu.

Kolegji Zgjedhor që i parapriu këtij, u akuza rëndshëm nga opozita socialiste për vendimet e dhëna. Po ashtu vendimet e tij u kritikuan edhe në raportin e OSBE/ODIHR.

Detyra e parë që do të ketë ky kolegj do të jetë shqyrtimi i një padie në lidhje me ndarjen e mandateve zgjedhore.

Opozita thotë se Kolegji Zgjedhor nuk e ka tagrin për të bërë ndarjen e mandateve zgjedhore. Sipas tyre, vetëm KQZ ka këtë të drejtë. Por KQZ ka dështuar në arritjen e një konsensusi për miratimin e hartës së re.

1.   Andi Civici – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë;

2.   Edlira Petri – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë;

3.   Fuat Vjerdha – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër;

4.   Gjinovefa Gaba – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë;

5.   Ilir Toska – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë;

6.   Kliton Spahiu – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës;

7.   Petrit Çeno – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës;

8.   Valbon Çekrezi – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

13 komente në “Hidhet shorti, ja kush do jetë pjesë e Kolegjit të ri Zgjedhor”

  1. Vlora says:

    gjinovefa gaba ANTARE E KOLEGJIT ZGJRDJOR??????????/

    turp per kete vend ku eshte katansisur.

    iku sashenka erdhi gjinovefa.

  2. andisi says:

    Ilir Toska nuk eshte nga ato qe korruptohet.
    Sikur sistemi i drejtesise ne Shqiperi te kishte jo me shume po te pakten gjysmen e gjyqtareve si Ilir Toska do kishim pase realisht shpresa per ndryshim ne Shqiperi.
    Eshte i vetmi gjyqtar qe jeton ne nje apartament 70 m2

  3. fatosi says:

    Te jete ky konfigurimi politik i anetareve te Kolegjit ?
    Ilir Toska – PS
    Andi Civici – PS
    Fuat Vjerdha – PD
    Valbon Çekrezi – PD
    Edlira Petri – PS
    Petrit Ceno – PS
    Gjonovefa Gaba – PS
    Kriton Spahiu – PD

  4. Don Cico says:

    te pakten , me c duket nga emertimet spaska asnje Alpin..

    1. kola says:

      ska nevoj te jene alpin , se koka esht alpin , keta veqse han m,, kot , hahahah

    2. ilir says:

      me dhive te qesh ….nice

    3. don don cico co says:

      Sapo i pashe ca alpine andej nga shtepia tate!

      Te fala Sala.

    4. mergim tari says:

      O DON CICO je i MADH,

      O sa kom qesh me fjalen ALPIN

      Por mire thote ai miku tjeter aty. Nuk ka nevoje te jene alpin, se ne kemi ate te Kilimanxharos qe gjen menyren ti beje te gjithe alpin. Nese nuk behen i con per GJAH.

      Ne duhet te largojme Alpinistin qe te shpetojne edhe malet edhe fushat.

    5. NjeQytetarOptimist says:

      e bukur…

  5. akili says:

    Forca Gjinofeva, merr hakun vlonjat kunder Sashenkes sovjetike qe u shit per asprat qe i dha Eduart Halimi ne Selanik ne qershor 2011…

  6. albani says:

    nordik nuk ka, ne nisje jane te ps por rruges behen me saliun …..

  7. ali says:

    Po me ne fund rane edhe disa njerez dinjitoz si Toska e Gaba, ne kolegj!

  8. geno says:

    Si eshte e mundur qe edhe ne shortet qe hedh Saliu, u bie emri femijeve, kuneterve, mbesave, kunatave te sherbetoreve te Saliut????!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje