Një vetëvrasje që ka shokuar Britaninë dhe jo vetëm...

7 Dhjetor 2012, 19:52Lifestyle TEMA

Një infermiere e spitalit Mbreti Eduard VII në Britaninë e Madhe është gjetur e vdekur.

Natyrisht ky nuk do përbënte asnjë lajm për shumë media. Por në Britaninë e Madhe, dhe jo vetëm aty, po ziejnë teoritë për këtë vetëvrasje të mundshme.

Nëna e dy fëmijëve, Jacintha Saldanha shërbente si infermiere në spitalin ku u shtrua disa ditë më parë Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton. Ajo është shtatzënë dje kishte disa shqetësime.

Infermierja ra pre e një rrengu që kishin përgatitur dy DJ të një radio australiane. Ata telefonuan në spital, duke u hequr se ishin Mbretëresha dhe Princi Filip. Saldanha e përcolli telefonatën tek infermierja private e dukeshës, që u dha atyre informacione intime në lidhje me gjendjen e saj.

Ky rreng u bë publik dhe u komentua në shumë media.

Por vdekja e infermieres ka bërë që shumë njerëz të shprehin ngushëllime, përfshi Dukeshën e Kembrixhit, e cila ka theksuar se ata nuk janë ankuar për një gjë të tillë.

Spitali tha se ajo ishte një infermiere e shkëlqyer.

Ndërkohë dy DJ-të austrialianë i kanë fshirë llogaritë e tyre në Twitter, pasi ishin tallur rëndshëm me rrengun e tyre.

8 komente në “Një vetëvrasje që ka shokuar Britaninë dhe jo vetëm…”

  1. Doni Bosko, USA says:

    Tte vdesesh per kete!!!
    Kjo s’la me hu pa thyer ketu ne USA. Edhe te BACHELOR mori pjese. Tani “u qep” e u virgjerua, si Dukeshe e Kembrixhit.
    Foto lakuriq:
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/embrace-beautiful-princess.html

    1. Anim says:

      Ik mor idiot anadollak.
      Ndoshta se ke kuptuar cfare lajmi eshte por te pakten Ki pak respekt per te vdekuren.

      1. S' ANON says:

        BRAVO Anim!
        Ti i paske kuptuar te dyja: Edhe lajmin edhe komentin ?

      2. Shkak-pasoje says:

        Shko mor koqe, gjithe sherri eshte per dukeshen. Shkak-pasoje

  2. paskuqani says:

    PO SA SHUM E VUKA ENE KY ANIMI MER ZOT,mos e vuj kaq shum se nuk i intereson SHQIPTARVE a ka qen e pa prishme kjo pandofla,rob te smun sikur e ka robin e shpis,ktu po vdesin SHQIPTAR per dit nuk e rru njeri ky ka hallin e buçesse mos ja sha njeri.

  3. elinor says:

    Shikoni more ju harbutet pa karakter qe talleni me aktin e infermieres se shkrete; ajo eshte vrare shume nga menyra se si u perdor dhe per me teper per vete faktin se ne Britani kane nje respket te madh per femijet e Dajanes. Ajo eshte ndjere sikur i tradhetoi ata. Duhet ta respektoni per kete sado i gabuar t’ju duket akti i saj.
    Kjo eshte nje mesim i mire per mediat qe te jene me serioz kur behet fjale per jeten private te te tjereve, aq me teper ne raste te tilla ku behet fjale per njerez qe gezojne respektin e te gjithe vendit.

  4. sokol says:

    Po tani o Tema do ma botosh komentin kur them qe rojalet jane vrasesa dhe plehra parazite,apo keni frike angline se ju mbyll gazeten

  5. atsef says:

    Eshte nje vdekje e mbushur me mister,inteligjenca MI5 Angleze eshte nje nga me te sofistikuara dhe ka sume mundesi te kene gisht ne kete vdekje.Ajo ka dhene informacion per familjen mbretrore dhe i kane mbyllur gojen per gjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje