SPECIALE/ Sekrete dhe gënjeshtra: Fundi i mohuar i viktimave të komunizmit

7 Dhjetor 2012, 19:27Sociale TEMA

Ish-të burgosurit e diktaturës duan të vërtetën dhe dëmshpërblimin, por kërkesat e tyre kanë rënë në kurthin e politikës së vrazhdë të vendit.

Nga Aleksandra Bogdani, BIRN

I lirë pas 17 vitesh burg, Fatos Lubonja filloi të rrëmonte në të shkuarën.

Kërkonte të zbulonte se si në moshën 23-vjeçare pwrfundoi në katalogun e mjerë të komunizmit shqiptar: një i burgosur politik,  i reduktuar në një emër e një numër.

Zbulimi i së vërtetës e udhëhoqi prej arkivave të policisë sekrete, drejt e tek numëratori publik, ku gjeti një tjetër emër dhe numër, që ndrynte shpresën e një përgjigjeje.

“Ju e kuptoni pse u kam marrë. Dua t’u takoj”, i tha Lubonja, pasi i ra numrit. Burri nga ana tjetër heshti për disa sekonda, i bindur megjithatë se mund të fitonte veçse kohë. Ishte ish-agjenti i policisë sekrete që kish përgatitur dosjen për dënimin e Lubonjës. Emri i tij është Llambi Kote dhe e njihte publicistin, shumë më mirë se ç’njihej prej tij.

U takuan në katin e nëndheshëm të një lokali në Tiranë, në fundin e vitit 2010. Asokohe, ish i burgosuri ishte në të 60-at, ndërsa oficeri që i dha një dorë të mirë arrestimit të tij po shtynte të shtatëdhjetat.

Mes diktaturave komuniste të Europës Lindore, ajo e Shqipërisë ishte më e ngrata dhe e çuditshmja. Paralelisht me shtypjen e armiqve, lideri paranojak, Enver Hoxha ndaloi thuajse të gjitha kontaktet me vendet e tjera. Një grusht të huajsh vizituan Shqipërinë dhe vetëm pak shqiptarë u lejuan të udhëtonin jashtë.

Brenda burgut të madh të vendit të tij, Hoxha krijoi ca të tjerë më të vegjël. Armiqtë e supozuar të shtetit u dërguan në këto kampe, të ndërtuara sipas modelit të gulakëve stalinianë. Të burgosurit u detyruan të punonin në projektet madhore të qeverisë, e shumë prej tyre vdiqën për shkak të kushteve të tmerrshme.

Rreth 200 mijë njerëz kaluan përmes këtyre kampeve. Në një shtet me 3 milionë banorë, thuajse një në 15 kishte një të afërm të burgosur apo të internuar nga komunistët.

Sot, vetëm 2700 ish-të burgosur janë ende gjallë. Të dëshpëruar  e të varfër, pjesa më e madhe e tyre kanë marrë vetëm një këst të kompensimit të premtuar nga qeveritë post-komuniste. Gjatë grevës së urisë në Tiranë, muajin e kaluar, dy ish-të burgosur politikë i vunë zjarrin vetes. Njëri prej tyre vdiq më pas nga djegiet.

Të pasigurt për dëmshpërblimin, të mbijetuarit kanë kërkuar gjithashtu hapjen e sekreteve të pista të shtetit komunist, fshehur në arkivën e policisë së vjetër sekrete, Sigurimit. Deri më sot, shteti nuk e ka përmbushur apelin për hapjen e dosjeve.

Gjatë intervistave për Balkan Investigative Reporting Network, disa zyrtarë konfirmuan se një pjesë e mirë e dosjeve janë shkatërruar. Sipas tyre, ato që kanë mbijetuar nuk ka gjasë të shohin dritën e diellit, pasi janë ruajtur si karta loje në kapitalin politik të liderëve modernë të vendit.

“Thashethemet për ish-bashkëpunëtorët mes politikanëve kanë qarkulluar prej vitesh, por deri më tani, publiku shqiptar ka parë vetëm pak dosje”, thotë Fatos Klosi, ish-shefi i policisë sekrete në vitin 1998.

“Kjo çështje është përdorur për shantazh politik, për të frikësuar ata që mund të frikësohen”.

Pas rënies së komunizmit, Shqipëria është dominuar nga dy parti: Demokratët dhe Socialistët. Të dyja palët kanë mbushur me premtime viktimat e komunizmit, ndërkohë që akuzojnë njëra-tjetrën për injorimin e kërkesave të tyre.

Në vend që të shfrytëzohej për paqtim, e shkuara e dhimbshme e Shqipërisë është kthyer në një instrument force për arenën politike.

Asgjësimi i dosjeve

Lubonja ishte në fillimet e një karriere premtuese si akademik, kur autoritetet zbuluan ditarët e tij sekretë, mbushur me pakënaqësi për regjimin e Hoxhës.

U dërgua në burgun famëkeq të Spaçit, ku edhe kaloi 4 muaj në një birucë të izoluar në shenjë proteste. Pas pesë vitesh burg, vuajtja e tij u zgjat me një dënim të ri për përfshirjen në një organizatë armiqësore brenda kampit. I burgosur në vitin 1974, Lubonja e pa veten të lirë vetëm kur komunizmi u shkërmoq, në vitin 1991.

Në Shqipërinë e re, Lubonja bëri karrierë si publicist e shkrimtar, i trazuar megjithatë nga e shkuara e tij. Cili nga miqtë e tradhtoi? Ku kishin përfunduar ditarët e tij, të konfiskuar nga hetuesia?

Nga ajo rendez-vous me ish-agjentin sekret në Tiranë, Lubonja priste një mbyllje. Një fund që nuk mundi ta gjente. Kote u dredhonte dyshimeve të tij përmes pyetjeve të veta. Lubonja mbeti i shtangur prej faktit se sa pak në të vërtetë kishte ndryshuar.

“U tmerrova që ai kishte ende pushtet mbi mua, jo unë mbi të.  Sepse ai dinte ç’kishte ndodhur, ndërsa unë kërkoja të dija”, tregon Lubonja.

U ngrit i pashpresë prej takimit. Nopran dhe i paepur, Lubonja megjithatë ende habitet teksa i rikthehet dialogut me Koten. Ish-oficeri i shërbimit sekret mbrohej me vuajtjen e tij, se edhe ai u godit ca vite më vonë nga regjimi e iu desh t’i përvishej punës në një fabrikë.

“U përpoq të më bindte se ishim njësoj, të dy viktima të kohës sonë”, thotë Lubonja.

Ideja se të gjithë vuajtën njësoj nën komunizëm dëshpëron ata që humbën më shumë se të tjerët.  Politika e shtetit kundrejt së shkuarës duket se e mbështet këtë ide,  pa qenë nevoja ta shprehë me fjalë.

Ish-të përndjekurve politikë iu premtua dëmshpërblim, por në fakt, trajtimi i tyre ka pasur pak ndryshim nga ai i qytetarëve të zakonshëm. Arkiva e Sigurimit, e cila do të duhej të zbulonte kush spiunoi kë gjatë komunizmit, mbetet sot e gjithë ditën e mbyllur.

Një shembull tjetër, ai i Gjermanisë Lindore, ku u hapën dosjet e famëkeqit Stasi thuhet se ndihmoi shoqërinë e traumatizuar në adresimin e së shkuarës së vet. Në Shqipëri, e shkuara mbetet kruspull nën rrogoz.

Arkiva origjinale mbante dokumentet e armiqve të dyshuar të shtetit. Shumë prej të dhënave për ta janë siguruar nga miqtë e ngushtë, të afërmit apo kolegët.

Nga qindra- mijëra dosje sekrete, të grumbulluara gjatë 45 viteve të diktaturës, zyrtarët pohojnë se kanë mbijetuar  rreth 14.000 të tilla. Shumë kanë humbur. Një pjesë janë shkatërruar qëllimisht nga komunistët e fundit.

“Një pjesë e mirë dosjesh u asgjësuan në fillim të viteve ‘90”, thotë Kastriot Dervishi, drejtor i arkivës së Ministrisë së Brendshme që prej vitit 2005.

Përgjatë dekadës së kaluar, duket se arkivat u lanë në mëshirë të fatit. Ish-shefi i policisë sekrete, Klosi thotë se kur u emërua në detyrë, në vitin 1998 zbuloi se një pjesë e madhe dosjesh ishin lënë të kalbeshin brenda disa thasëve.

“Ne gjetëm dosje të hapura, me fletë të grisura e të shpërndara në dysheme”,thotë ai.

E shkuara si vegël politike

Gjithsesi, politikanët e të dyja kaheve nuk marrin përsipër shkatërrimin e arkivave. Mesila Doda, deputete e PD-së në pushtet ngulmon se partia e saj është e vendosur në hapjen e dosjeve.

“Edhe pse kanë kaluar 20 vjet, për Shqipërinë është thelbësore përballja me të shkuarën”, thotë ajo. “Dosjet duhet të hapen”.  Doda akuzon opozitën socialiste për minimin e ligjit të lustracionit, iniciativë e PD-së që prej vitit 1995.

Socialistët m’anën tjetër akuzojnë rivalët e tyre për premtime boshe ndaj viktimave të komunizmit.

Ish-kryeministri Pandeli Majko thotë se arkiva e Sigurimit  është vetëm një prej problemeve të mprehta, trashëguar nga komunizmi.

Rrugën pa krye me hapjen e dosjeve ai ia faturon klasës aktuale politike, për të cilën thotë se është një miks ish-komunistësh e njerëzish që kundërshtuan regjimin.

“Martesa mes tyre ka krijuar një identitet të dyfishtë, çka e bën kontrovers dhe të vështirë përballjen me të shkuarën”, thotë ai.

Në të vërtetë, socialistët dhe demokratët kanë në radhët e tyre shumë ish-komunistë, po aq sa edhe njerëz që mund të mburren se kanë qenë në krahun e qëndrestarëve. Realiteti ka treguar gjithsesi se kundërshtarët e regjimit, që janë sot në politikë ishin po aq afër qendrës së pushtetit në diktaturë.

Kjo pasi Hoxha zbehu dallimin mes armiqve dhe besnikëve: bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ishin vazhdimisht nën dyshim dhe vëzhgim, si armiq potencialë të shtetit.

Shumë shqiptarë besojnë sot se zyrtarët e të dyja partive, spiunë o të spiunuar qofshin, kanë arsye t’u tremben arkivave. Rrjedhjet selektive prej arkivës së mbyllur janë përdorur shpesh për sulm apo shantazh ndaj figurave të spikatura.

Për më tepër, ish-shefi i shërbimit sekret, Klosi lë të kuptohet se frika për dosjet e panjohura është shumë më e vlefshme për politikanët, se informacioni që gjendet brenda tyre.

“Asgjë s’do të ndodhte nëse ne do t’i hapnim dosjet. Por askush nuk ka qenë realisht i interesuar për t’i hapur ato, se e shkuara është përdorur si një vegël e politikës”, thotë ai.

Një trashëgimi në zhdukje 

Në disa vende të Europës Lindore, të burgosurit politikë të komunizmit u pritën krahëhapur në shoqëri. Disa madje u ngjitën në zyrat më të larta të shtetit: Vaclav Havel, Arpad Goncz and Lech Walesa u bënë liderët e Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë.

Shqipëria vazhdon të mbetet një ndër vendet më të varfra të Europës. Rrugëtimi i vështirë nga diktatura dhe izolimi u pasua edhe me periudhën e anarkisë në mesin e viteve ’90. Ish-të përndjekurit politikë u rropatën për ndërtimin e një jete të re, mes turbulencave të dy dekadave të fundit.

Me prona të konfiskuara gjatë kohës së burgut dhe me familjet “e paketuara” në kampe internimi, të liruarit në kaosin e pas-komunizmit u përballën më vështirësi të shumta. Kishte nga ata që u strehuan në godina të braktisura e që sot jetojnë me frikën e dëbimit.

Lavdrim Ndreu, i cili sapo ka hyrë në të shtatëdhjetat e kaloi pjesën më të madhe të jetës në një kamp internimi. Në 20 vitet e fundit, ka jetuar në godinën që dikur përdorej si kaldajë për skuadrën e futbollit “Partizani”.

“Siç e sheh, jetët tona nuk kanë ndryshuar shumë që atëherë”, thotë ai. Këto ambiente janë ndarë mes ish-të përndjekurish të tjerë, të cilët i quan “kushërinjtë e mi të kampit”. Ai ende pret nga qeveria të legalizojë këtë pronë në emër të tij.

Sipas Simon Mirakës, kreut të Institutit të Rehabilitimit të ish-të Përndjekurve, shumë prej të burgosurve vuajnë nga problemet me shëndetin, për shkak të keqtrajtimit. Një pjesë prej tyre u martuan vonë, pas lirimit dhe aktualisht po përpiqen të sigurojnë jetën e të vegjëlve.

Qeveritë e mëparshme premtuan gjithashtu kompensime. Ligji i miratuar në vitin 2007 u njeh ish-të burgosurve politikë dëmshpërblimin prej 2 mijë lekësh (€14.3) për çdo ditë të kaluar në qeli.

Qeveria aktuale e ndau kompensimin në tetë këste. Përgjatë pesë viteve të fundit, vetëm një këst është shpërndarë plotësisht.

Greva e urisë dhe vetëdjegiet e kësaj vjeshte në qendër të Tiranës zunë faqet e para të gazetave. Politikanët “tregtuan” fajin, duke akuzuar njëri-tjetrin për dirigjim të protestuesve apo injorimin e tyre.

Greva e urisë tashmë është mbyllur. Përtej publicitetit për kauzën e ish-të burgosurve politikë, mbetet e paqartë se çfarë u arrit përmes saj. Disa analistë ngritën pikëpyetje nëse qeveria mund t’i përballojë kostot e premtuara të kompensimit: një vlerë që kap shifrën e 400 milionë eurove.

E ndërsa vitet rrjedhin, komuniteti i të mbijetuarve është në zhdukje. Së bashku me zhdukjen e të dhënave në arkivë, po fiken edhe dëshmitarët e dorës së parë të brutalitetit komunist. Shqipëria moderne ndërkohë po tregon pak interes për rrëfenjat e vuajtjes nga kampet e burgut.

Këtë verë, BIRN u përpoq të kontaktonte me Koten, ish-punonjësin e policisë sekrete që përgatiti çështjen kundër Lubonjës. Nuk ishte i gatshëm për intervistë.

I biri thotë se Kote vuan nga skleroza. “Është e kotë të flasësh me të”, pohon ai në dyqanin e shkëmbimit të parave. “Lubonja ishte me fat që e takoi dy vjet më parë”.

Për të burgosurit politikë, harrimi i së kaluarës shkon krah për krah me mohimin e saj. Lubonja beson se shoqërisë i duhet të njohë ç’ka ndodhi nën diktaturë, në mënyrë që të arrijë të kuptojë realitetin e sotëm. “Regjimi ishte si një xhaketë force, që u dha njerëzve formën e vet”, thotë ai.

Për Shqipërinë e sotme, Lubonja ofron një tjetër krahasim. Është si një xhungël, thotë ai, ku ish-të burgosurit politikë u gjendën në bisht të “zinxhirit ushqimor”.

E shkuara e trazuar

Në lindje të Shqipërisë, viktimat rumune të komunizmit po luftojnë gjithashtu kundër indiferencës së shtetit, ndërsa koha rrjedh pa ndalim.

Telefoni tringëllin zhurmshëm në zyrën e Octav Bjozës, atlet i dikurshëm, sot kryetar i Shoqatës së ish-të Burgosurve Politikë.

“Kjo është puna ime së fundmi zonjushë, funeralet”, thotë ai si për t’u shfajësuar. Sapo mësoi vdekjen e Gheorghe Jijie, një ish-i burgosur 93-vjeçar.

Shoqata e Bjozës kishte mijëra anëtarë në vitet ’90. Sot kanë mbijetuar diku te 4 mijë.

“Shumë të burgosur politikë vdiqën në varfëri e në pritje të drejtësisë”, thotë Adelina Timtariu, studiuese e Institutit për hetimin e krimeve të komunizmit në Bukuresht.

Ish-shërbimi sekret, Securitate  prodhoi më shumë se 2 milionë dosje të qytetarëve rumunë. Njësoj si në Shqipëri, shteti ka bërë veç ca çapitje për hapjen e tyre. Përmbajtja mbetet gjerësisht e panjohur për publikun.

Shumë vëzhgues besojnë se komunistët rumunë dirigjuan “revolucionin” e 1989. Kur diktatori u rrëzua, drejtuesit e lartë të partisë ruajtën përtej fasadës pushtetin e tyre.

“Partia Komuniste ruajti influencën”, thotë Cristian Vasile, një anëtar i komisionit të ngritur për analizimin e dosjeve të Securitates. Ai thotë se shumë anëtarë të kësaj partie ruajtën pozicionet pas vitit 1989. “Edhe pse disa bashkëpunëtorë u denoncuan, vetëm pak dhanë dorëheqjen nga postet publike”.

Megjithatë, vendet ish-komuniste nuk mbeten vetëm në mungesën e vullnetit për ta parë në sy të shkuarën. Ndoshta, është vetë natyra depërtuese e diktaturës që fut në ankth shumë shoqëri, kur vjen puna tek adresimi i krimeve.

Demokracia në Spanjë është më jetëgjatë se në Rumani e Shqipëri: që prej daljes nga qeverisja e krahut të djathtë të Francisko Francos në vitet ’70. Edhe këtu, përpjekjet për të zbuluar mizoritë e kryera nën regjimin e shkuar kanë ngecur në baltë. Rreth 114.000 spanjollë mendohet të kenë vdekur në vitet 1930-1940: gjatë dhe pas luftës civile që solli në pushtet Francon.

Fushata e hetimit të këtyre krimeve u drejtua nga Baltasar Garzon, një gjyqtar spanjoll i rangut të lartë, i cili ndërtoi një karrierë të tërë me vënien në vend të drejtësisë për viktimat e diktaturave.

Grupet spanjolle të krahut të djathtë kundërshtuan hetimin e tij mbi regjimin e Fancos, duke pretenduar se ai kishte shkelur disa nene të ligjit të amnistisë së vitit 1977. Garzon u lirua nga akuzat në shkurt të vitit 2012.

Gjithsesi, ai u dënua në një proces paralel për akuzën e urdhërimit të përgjimeve ilegale. Në të vërtetë, ky vendim i dha fund karrierës së tij në Spanjë.

13 komente në “SPECIALE/ Sekrete dhe gënjeshtra: Fundi i mohuar i viktimave të komunizmit”

  1. alba aba says:

    Ju shkoi jeta duke u qare si ne diktature dhe demokrature. A vlen te shkruani per kete fakt? Per ta analizuar realisht faktin, me qellim qe perfundimet e dala te jene nje prurje, gjetje,produkte dobiprurese per shoqerine e ardheshme, brezat e rinj, demokracine e vertete etj. E tashmja vdiq, ka vdekur, duket ashiqare. Dhe ne te gjithe jemi vrasesit e saj. Le te mendojme per te ardhmen duke pare prapa me guxim dhe zgjuarsi patriotike. Si shpegohet qe desidentet trima ne diktature u bene pula ne demokraci? Nuk ka sens. Nuk dua te fyej kerkend, aspak, kurre. Por nuk bindem dot me kete lloj desidence te shterruar ne kohe dhe ne hapsire. Prinderit tane ishin me pak te ditur se ne por ishin trima, luftuan, bene shtet, le te ishte RPSocialiste-diktature proletariati por ishte shtet ama dhe njihej e respektohej kudo, pavaresisht ndasise pol-ek-sociale. Nuk po zgjatem me, sepse me ka kapluar bindja e patundeshme se ne te gjithe jemi nje tufe koqesh shembullore per nga mendjemadhesia dhe gomarlleku qe na karakterizon. Nje cope Sali na sjell te gjitheve verdalle prej 22 vitesh dhe ne i hame mollen cdo dite me llafe, llafe, dhe llafe. Prandaj te leme te genjeshtrat te zeme te vertetat. Albania is dead forever.

    1. Astrit Tupe says:

      Po mor zotni. Me sa duket edhe ti “qenkwrke” pjell e asaj lategorie qw projektuan e provun me ndwrtu RPSSH-nw. Paskeni le (lind) x kwtw punw ju.

  2. Tironci says:

    Bjilloj jeni mer Lal. Ene tos lubonja e ka honger prej rregjimit te babes te vet. Ene ai qe ja futi tosit ja futen mrapa!

  3. Mark says:

    Deshperimi i ka sjelle verberine kesaj shtrese te shoqerise shqiptare. Keta kane qene mbeshtetesit me te flakte te sekretarit te PPSH-se Sali Berisha qe brenda dites u shnderrua ne anti-komunist.

  4. ANDREA says:

    Ka shume pasktesira ne komentet dhe analizat e teto Sandres, por bashkohem me “kerkesen” e saj: Te hapeshin dosjet, te hapen dosjet dhe te rigjykoheshin apo rigjykohen sipas ligjeve te asaj kohe, por tashme te shkeputur nga trupa gjykuese tendencioze, por te mbeshteten ne trupe gjykuese te cliruar nga pushteti i asaj kohe, nga presioni i ambjentit te asaj kohe, dhe nderkohe te ballafaqoheshin, perse u ndeshkuan me burg, cfare kerkonin te ndeshkuarit me burg, sa perqind(%) e akuzave qendronin te verteta, a u realizuan endrat e tyre per Perendimin, a e gjeten lumturine ne sistemin e enderuar, per te cilen edhe u ndeshkuan me burg.
    Sikur te zhvillohej ballafaqimi i dosjeve me te vertetat, dhe ne baze te ketij ballafaqimi te konkludohet mbi masen e pafajsise te te burgosurve politike, dhe qe ketej natyrshem do te dale masa e akuzave te rreme, pa te vertete brenda akuzes, por njekohesisht do te dalin ne “shesh” te vertetat qe natyrshem i ndeshkuan me burg.
    Nuk behet hapja e dosjeve sepse kane per tu ridenuar perseri ata qe u denuan para 22vjetesh.
    C’ka kerkonin Ata me syte nga Perendimi i diellit u be relitet, u rikthyen analfabetizmi, malarja, kenetat, erresira, hakmarrja-gjaksia, por erdhen dukuri te panjohura para 90-s: anarshia, papunesia, grabitja dhe pasurimi nepermjet te grabitjes se gjithckaje q’u ndertua per 50 vjet, prostitucioni, trafiku i vajzave dhe droges, SIDA, korrupsioni, e tj.
    Ndersa te burgosurit politike kerkonin kete sistem qe na pllakosi me ndihmen e vet Ramiz Alise dhe te mbeshtetsve te tij – vegla qore por tashme jane bere , shumica e popullit po vuan, nuk ka shprese per pune, per te ardhmen, dhe me barkun bosh po shijon LIRINE e kerkuar prej shume prej te burgosurve politike, bile menjehere pas clirimit.
    Kam bindjen se reagimet e fundit te disa prej tyre, vetflijimi i Lirak BJKOS, jane tregues i reagimit te tyre karshi realitetit shqiptar si edhe ndaj perfaqsuesve te Perendimit qe e vadit kete realitet, duke mbjelle eshe Ata “ullirin” e tyre plote me kokrra te arta.
    Teto Sandra, me lupen e vegles se Ramizit hodhe ca mendime te cilat te largojne nga Toka e shumices se Popullit. Largoje ate dreq lupe, dhe shiko realitetin ku jetojne sot ish-te burgosurit politike. Dhenia e nje shume-lemoshe nuk ka per te rregulluar jetesen e tyre. Ata duan te ardhmen e femijve te tyre, nuk shohin drite ne Tunelin ku i ka futur Berisha-i perzgjedhuri i Perendimit dhe ShBA-se.

  5. tefta says:

    NE VENDET E EUROPES PERENDIMORE , KUR FLITET APO SHKRUHET PER NJE VEND TE SISTEMIT SOCIALIST TE EUROPES LINDORE , PERDOREN TE NJEJTAT FJALI DHE ARGUMENTE PER TE GJITHE SHTETET ISH SOCIALISTE

  6. realiteti shqiptar says:

    s’behet stan me lepuj, populli.

    Shqiptaret jane mbajtur ne prapambetje edukimi,shkollimi,studimi,nga komuniste qe pas vitit 1941 dhe deri sot.
    Shume pak studiuan vertetesisht,shumica u la ne idiotizem, edhe sot shkollat jane formale,universitetet nje kotesi,qe te shtypen nga qeverite neokomuniste per ti shushatur shqiptaret ne dele o pula te lagura.
    Te pa diturit,analfabetet,varfanjaket,i heq pas hunde si te duash.
    Femijet e politikaneve nuk studiojne ne tiranistan ne paloshkollat e kalbura neokomuniste.

  7. Luan Burimi ish i burgosur politik. says:

    Zoti Lubonja,ambasada amerikane dhe ambasadori Aleksande Arvizu ju premtoj ,dhe nuk ju ndihmoi u bënë 22 vjet qe amerika eshte ilegalisht ne shqiperi.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
    Kur dihet pjesa me e madhe e juaj ka ne akt akuz se juve donit ameriken dhe demokracin e saj por ne fakt amerika nuk po bene asgje per te drejtat tuaja.

  8. Ish i burgosur politik Luan Burimi says:

    Zoti Lubonja a shikon kush punon ne ambasaden amerikane.
    1- Astrit Pullazi, nga Tirana.
    Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës.
    Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!». Dhe jo pa të drejtë.
    2- Belul Cuka, nga Peshkopia.
    Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Për të mos rënë në sy të atyre që ia kanë njohur bëmat në kohën e diktaturës, e ka transformuar mbiemrin nga ―Cukalla‖ në ―Cuka‖.
    Krenarinë për të kaluarën e tij Beluli e përmbledh në këto fjalë:
    «Kudo që e çoja me veturën luksoze ―grushtin e hekurt të diktaturës‖ dridhej foshnja në bark të nënës.»
    3- Besnik Maloçala, nga Vlora.
    Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës.
    Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari:
    «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»
    4- Emrí Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.
    Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj ―armikut të
    klasës‖, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
    «Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
    Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
    «Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
    I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».
    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.
    Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
    «Sikur shoku Enver të më pyeste: ―Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?‖, unë do t‘i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
    Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.
    6- Selami Liço, nga Peshkopia.
    Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive
    armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët: «Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!» Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në ―Bllok‖.
    7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.
    Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me ―ajkën‖ e të punësuarve atje.
    Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në ―Bllok‖. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes‖:
    «Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t‘i thoshte babait: ―Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s‘njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua‖».
    Për meritat e veçanta të babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.
    8- Bashkim Male, nga Erseka.
    Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
    «Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.
    9- Sadik Hasko, nga Skrapari.
    Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
    «I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm ―Enver‖. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
    «Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo-amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë».
    10- Veli Varfri, nga Tepelena.
    «Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.
    Ndërsa tropojanët rrëqethen kur kujtojnë krimet e tij si komandant kufiri në Lug të Zi dhe thonë:
    «Edhe sikur të mos quhej ―Lug i Zi‖, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
    Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.
    11- Bardhyl Poda, nga Erseka.
    Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj.
    «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.
    12- Qemal Bashkurti, nga Tropoja.
    I pyetur nëse do të dëshironte që t‘i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:
    «Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»
    13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.
    Dëshira e tij më e madhe në jetë:
    «Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»
    14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.
    Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
    «Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»
    15- Aleks Ndini, nga Korça.
    Shprehja e tij më e spikatur:
    «Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: ―Ç‘vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë dikur këmbën shoku Enver!‖»
    16- Peti Çala, nga Fieri.
    Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi:
    «Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»
    17- Shkëlqim Xhagolli, nga Përmeti
    «Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç‘do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.
    18- Hajri Mazaj, nga Vlora.
    I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij, të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
    «Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.»
    Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
    «Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»
    19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.
    «Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.
    20- Mels Arapi, nga Vlora.
    Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet:
    «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»
    21- Isa Lumani, nga Erseka.
    Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej ―veprave‖ të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.
    22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.
    «Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.
    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.
    «Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.
    24- Halit Haliti, nga Erseka.
    «Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.
    25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.
    Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t‘iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:
    «Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij.
    Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»
    Kur «atdhetari i vërtetë» Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:
    «Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së «imperialistëve amerikanë» në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën «Lavdi Marksizëm-Leninizmit!» ta zëvendësojmë me ―Lavdi prapaskenave të politikës!‖».
    26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.
    Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë «meritë të spikatur», Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.
    Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri. Ja lista me të dhënat e plota të viktimave të Rrapos:

  9. qesh says:

    Ja qe nuk i gjeni dot dometheniet.Amerika edhe me perpara keta persona i ka pasur agjente ose ajo qe eshte me e mundeshme eshte se:SI KOMUNISTET DHE PUNONJESIT E SIGURIMIT DH USHTARAKET KANE QENE ME TE DEVOTSHMIT DHE ME TE NDERSHMERIR.TANI ju hani…….,se ata e dine qe te perndjekurit kane qene sherbetor te tyre dhe denimet i kane marre me hak sepse kane shkelur ligjet e vullnetin e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje