Doktori gjerman akuzon: Londër 2012 kishte 60% të dopuar

8 Dhjetor 2012, 12:49Sport TEMA

Çështja e Lens Armstrong ka tronditur botën e sportit botëror dhe ka treguar edhe se si mund të dopohesh pa u kapur kurrë realisht në kontrollet antidoping. Kjo ka shtyrë profesorin e mjekësisë të Universitetit të Mainz, Perikles Simon, që të deklarojë për “Bild” se përdorimi i dopingut në Lojërat Olimpike Londër 2012 ka qenë alarmues.

“Unë kam frikë se shpërndarja e dopingut në atletë të të gjitha sporteve gjatë Londër 2012 ka arritur shifrën 60%”, ishte deklarata e bujshme e doktorit 39 vjeçar që mbahet ndër më të mirët në botë për kontrollet mbi dopingun në gjene. “Nuk mendoj më për një sport të pastër kur bëhet fjalë për këto nivele”, shtoi ai.

Dyshime shumë të mëdha kanë rënë menjëherë mbi paraqitjet më mbresëlënëse të dy Olimpiadave të fundit, ato të Usian Bolt që regjistron rekord pas rekordi në mënyrë të pabesueshme duke u konfirmuar si njeriu më i shpejtë i planetit.

“Dopingu ndoshta është mënyra e vetme për të qenë i suksesshëm për ata që konkurrojnë në këto nivele të larta. Do të ishte çmenduri të mendosh se në garat e sprintit mund të përmirësohesh kaq shpejt. Mendoj se 4/10 e sekondës në një garë 100 metrash mund të përmirësohen vetëm me doping”.

Sipas tij, autoritetet në Gjermani duhet të lejojnë kontrollin e të gjithë analizave të vjetra që janë të ngrira dhe ekzistojnë në laboratorët e agjencive anti-doping. “Zbulohen gjithmonë mënyra të reja, nga të dy palët. Vitin e kaluar, në Gjermani rezultuan pozitiv vetëm 4 raste nga 8 mijë kontrolle. Por duhet që të kemi në dorë edhe analizat e vjetra, që janë të ngrira në laboratorë të ndryshëm në vend. Atletët nuk e dinë se çfarë testesh do të zhvillojmë në të ardhmen”, tha ai.

5 komente në “Doktori gjerman akuzon: Londër 2012 kishte 60% të dopuar”

  1. ajax says:

    Doktor te lutem beji 1here analiza Barces dhe Spanjes se kane qe nga 2006 mbas boterorit te gjerm.qe jane ne maje te futb.

  2. rezi says:

    Duhet te fillojne nga kombetarja italiane e futbollit, jam i bindur se ata perdorin nga keto lloj substancash (shikojeni Pirlon tani dhe cfare beri kur ishte ne Europian) dhe kane nje kod heshtje njesoj si mafia. Mos harroni doktori i Amstrong ishte nje italian, cdo pisllek boteror, ne cdo fushe, ka nisur nga italianet……….

  3. Leo says:

    Dhe sidomos duhet te fillojne nga atletet e vendit organizator qe KURRE me pare s’kishte marre aq medalje pergjate historise se olimpiadave!
    Gjysma e atleteve angleze ishin “full of drug” ne ate olimpiade, gjithashtu amerikanet dihet boterisht qe jane te pakapshem ne substancat sintetike te prodhuara neper laboratoret e Kalifornise e Manhatanit; kinezet po ashtu s’kane lene gje mangut, italianet jane skandal fare se gjysma e Serise A eshte e dopuar deri ne palce, nga Trufentusi, Millaci, Interuci, Lacieta etj. e deri tek skuadrat me te vogla; Franca & Gjermania dihet boterisht qe drogen ne sport e perdorin me kova edhe pse nuk kapen kollaj nga kontrollet.
    Perfundimisht ata qe ndjekin sportistet e ketyre vendeve, jane idiote qe jetojne me iluzione!

  4. matabashkim says:

    Po nuk ka Sporte me ne Bote pa Droge!Ky po thuashe eshte Legalizuare.Po ju kujtoje nje Ndeshje( Bajan Loste per Chempjens lige ne Moske,dhe fitone 2 me o,Lozi nje loje te Bukure,ne cdo Sekonde kishte Levizje te lojtareve,dhe Memet scholle beri Dy Gola.mbase kesa Ndeshje,3 dite me vone Lozi me St Paulin Liga e Dyte,dhe u Rafe nje me zero,nje Loje e Ngordhure,Nje Bajarni i pa Fuqishem) A e dini Pse Vdesin Lojtaret ne Fushe? Se Doktori ja Jepe Supstancat e droges ne Ushqim,por edhe lojtaret vete Marin keto Supstanca,pa lejen e doktorit.Kemi te bejme me dy lloje Droge ne Trupin e nje djali te Ri.Deri tani nuk ka vdekure as nje Maratoniste,se nuk mundet te mari kete Supestanece,kete Supstanca kane Vlere vetem per 20 Minuta deri ne 45 Minuta,kaqe,Ju kujtohet Ndeshja gjermani Suedi 4 me Zero.dhe pjesa e Dyte e moren Shoket Drogen,dhe Barazuan,kishim nje Loje komplet Ndryshe.Dy Pamje sa vete populi Gjermane u habit dhe u be nje Diskutim mbi drogen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje