Kristiano Ronaldo nuk di ku të fshehë çamçakëzin (VIDEO)

7 Dhjetor 2012, 11:30Sport TEMA

Kristiano Ronaldo është kthyer disa vite mbrapa në kohë, duke i ngjarë një fëmije të vogël, në ceremoninë e Çmimit Kombëtar të Sportit Spanjoll, të organizuar në Pallatin Mbretëror “El Pardo”. Kur takohet familja mbretërore, ekziston gjithmonë etiketa që duhet ndjekur, por Ronaldo theu rregullin numër 1, duke u paraqitur në këtë mbrëmje duke mbllaçitur çamçakëz.

Kur i kërkuan lojtarit që të hiqte çamçakëzin nga goja, Ronaldo fillimisht buzëqeshi me këtë kërkesë, por më pas e kuptoi se duhej të bënte siç i kërkohej. Por tani ai përballej me një dilemë të rëndësishme: Ku mund të hedhësh çamçakëzin në një pallat mbretëror?

Pasi pa rreth e rrotull për një vend ku të fshihte çamçakëzin, Ronaldo më në fund vendosi të sakrifikonte kostumin e tij të shtrenjtë, duke e futur atë në xhepin e tij. Pak minuta më vonë, duke mos patur më çamçakëz në gojë, Ronaldo pranoi nga duart e Mbretëreshës Sofia edhe titullin e sportistit më të mirë Ibero-Amerikan.

2 komente në “Kristiano Ronaldo nuk di ku të fshehë çamçakëzin (VIDEO)”

  1. Qi fi A says:

    Gjera qe ndodhin. Ronaldo eshte mbret ne fushen e futbollit, pak pordhaxc e ndoshhta jo mjaftueshem i edukuar… po dashnoren e ka yll ama. Aty me rri mendja ?
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/irina-shayk-guess.html

  2. Landi says:

    Ky eshte “merr nga dhite e bej zabit”, i rrofshin kembet se mendja i ka lene shendene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje