Zyrtare: Euro 2020, në disa shtete njëkohësisht

6 Dhjetor 2012, 19:22Sport TEMA

Federata Evropiane e Futbollit, UEFA, ka shpallur se kampionati evropian në vitin 2020 do të organizohet në disa qytete në gjithë Evropën, e jo vetëm në një shtet mikritës.

Këtë njoftim e ka shpallur sot sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, pas takimit të Komitetit Ekzekutiv.

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ishte i pari që e kishte hedhur idenë e mbajtjes së kampionatit në disa qytete evropiane, me qëllim që të evitohet çmimi i lartë i organizimit në kohën e krizës financiare në shumë vende evropiane.

Vendimin e sotëm e kishte kundërshtuar vetëm zëvendëspresidenti i UEFA-s, Senes Erzikk, nga Turqia.

1 komente në “Zyrtare: Euro 2020, në disa shtete njëkohësisht”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje